Historia e tyre është e denjë për një film në Hollivud. Banorët e zonës së Shkrelit në Shkodër mbjellin në vitin 2000 mijëra rrënjë bimë kërp industrial, e një familje me kanabisin. Policia mësyn fshatin, asgjëson bimët dhe arrestohen dhjetëra fshatarë. Që atëherë ka nisur një sagë gjyqësore, e denjë për librin e rekordeve Gines. Tre procese gjyqësore janë zhvilluar deri më tani. Njëherë në vitin 2011, kur fituan banorët, më pas në vitin 2005- 2007 dhe tani sërish një proces tjetër, që ende nuk ka sosur. Çështja është nëse bima e mbjellur është kërp industrial apo është kanabis. Policia beson këtë të fundit, kurse banorët thonë se janë të pafajshëm.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar sot edhe Ambasada Britanike, që deklaron se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
“Ambasada Britanike e ka ndjekur nga afër çështjen si edhe dy çështjet e lidhura me të, që kur filluan në vitin 2001. Ne jemi shumë të shqetësuar që nuk është dhënë akoma një vendim. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vazhdimi i kësaj situate të paqartë është thellësisht stresues për fermerët dhe familjet e tyre, dhe vazhdon të kërcënojë reputacionin e shoqatës britanike e cila solli farat e kërpit industrial në fillim. Kjo shoqatë britanike quhet “Partneritet për Zhvillim” dhe është e regjistruar zyrtarisht në Britani, dhe nuk ka asnjë dosje për ndonjë aktivitet të paligjshëm të asnjë lloji. Ambasada do të vazhdojë ta ndjekë ecurinë e kësaj çështje deri në fund, dhe shpreson të shikojë dhënien e drejtësisë sa më shpejt dhe në mënyrë të paanshme për të mirën e të gjithë atyre që janë prekur,” thuhet në deklaratën e ambasadës.
Nese zoti Vilfarth nu prononcohet, kjo pune nuk ka kuptim! Mos u lollni kot!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
Kerp industrial?
Kanabis qe mbillet duhet te jete droge e paster per konsum individual si ai i Lazaratit.
Mbilleni dhe do te shihni qe policia do t’ju lere te qete.
Po baba Mondi si e pi?
Kerp apo hash lazosh?
Le te thone qe eshte hashash si i Lazaratit dhe nuk i prek kush.
Pse se bejne kete??? kete nuk e bejne se prapa tyre fshihen tjera qellime te Edi Rames i cili don te mbushe burgjet me njerez ne kohen e PD qe pastaj ti liroje si nje Robin HUD
Kurre nuk lejon baca. Pike .
Po denojme fshataret e Shkodres per kerp industrial, dhe te lejojme Koltivuesit e Kanabisit ne Lazarat te vazhdojne punen. Kjo eshte motoja e kesaj qeverie.
Ne Shqiperine e quajtur postkomuniste te diligjuar nga xhaketat e kthyera te diktatures komuniste dhe bijte e saj,nuk eshte cudi nje maratone gjygjesh farse.Vetem shurdhi dhe qorrin nuk mund ta ndigjojne e shohin rrealitetin korruptiv te gjykatave shqiptare qe ne vazhdimesi marrin ne mbrojtje politkane te lidhur ngushte me boten e krim-korrupsionit ne vite,te tjeret qe kane sy e shikojne dhe veshe e degjojne,te marre sebashku jane bashkefajtore me kete felliqesire politke te xhaketave te kthyera te diktatures komuniste e te mostrave te saj,qe ne vite riciklojne ne te tre pushtetet vetem boten e krim-korrupsionit politik.DREJTESI E VONUAR,eshte DREJTESI E MOHUAr,por dhe te mbetesh ne kuader te fjaleve dhe te mos denoncosh,do te thote bashkepunim me te.Mjaft me me lloqe Kavaje,o sot o kurre eshte koha per denoncim e veprim,ku me shume te drejte ambasadori i SHBA-se Arvizu shtoje thirrrjen VEPRO TANI.Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutore e ndimes ne to,si dje dhe sot nuk mund te pritet kurre drejtesi,por vetem pasiguri,grabitje,terror,anarshi dhe vrasje,nga politkat e riciklimit te botes se krim-korrupsionit ne te tre pushtetet ne vite.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin grejtesi dhe jo fjale,fjale dhe asgje.Mjaft me,VEPRO TANI ne mbrojtje te moralit e dinjtetit njerezor dhe ne mbrojtje te LIRISE E DEMOKRACISE TE SHUME SAKRIFIKUAR NE VITE.