Besmiri është jo më shumë se 20 vjeç. Është djali më i vogël i minatorit që humbi jetën dje 1000 m nën tokë, të ndjerit Dilaver Koçi. Vetë Dilaveri kishte humbur një vëlla para disa vitesh, ndërkohë që vjet humbi dhe vëllain tjetër në një aksident.
Dje Dilaveri u shua vetë, në errësirën e galerive të Bulqizës.
La pas një familje pa shumë mundësi për të jetuar, mes halleve të tmerrshme të një jete që nuk përballohet dot.
Besmiri nuk ka mbaruar ende gjimnazin, e tashmë i duhet të bëhet burrë më shumë se mosha e vërtetë, për të mbajtur nënën dhe motrat.
E mora në telefon Besmirin. Nuk e njoh, por jam shpirtërisht aty me të në këtë ditë të zezë për veten dhe familjarët e tij.
Mbahej burrë vërtetë, i detyruar të rritet para kohe nga fatkeqësia.
Kjo është Shqipëria që duam? Ky ishte fati që i takonte Besmirit? Sigurisht JO!
Besmir, Zoti qoftë me ty dhe familjarët e tu. Me aq sa kam fuqi e forcë, unë dhe kolegët e mi, të premtoj me shpirt se dhimbjen tënde për Dilaverin, babain tënd, dhimbjen e të gjithë atyre që kanë humbur familjarët e dashur në galeritë e vdekjes, do ta shpaguajnë një me një, deri në fund, këta feudalët bastardë që sot rrjepin lëkurën e një qyteti të tërë, për të pasuruar xhepat e tyre.
Më vjen keq që të njoha në dhimbje Besmir.
po i mbejte premtimet pas na ke por behemi shume, kaq shume si nje lum ne dimer
Vrasesit e Saliut si Agron Kulicaj po e copetojne kete vend e cdo familje te tij. PS duhet ti rrase ne burg te gjithe keta plehra qe po shkaterrojne sot vendin.
Zoti Tahiri!
Respektoj qendrimet e Tua ne pergjithsi, por bastardet nuk shkulen me fjalime e me fotografi. DUHET REVOLUCION DHE AI DUHET TE NISE NGA JU!
Perndryshe, bastardet do te vazhdojne te jetojen te lumtur … edhe kur te kemi vdekur une edhe ti ?
O TEMA PSE NUK I PUBLIKONI SHKRIMET KUNDRA RRYMES TUAJ APO LISTA E ATYRE QE SHKRUAJN ESHTE E MBYLLUR SI LISTAT PER DEPUTET QE NA FUTI NE POLITIKE EDvIni
Marko B’cari, ja qe ti ben pjese ne rrymen tjeter dhe emaili yt u publikua. Ja qe Tema nuk censuron idete e kundershtareve. Kjo eshte demokracia miku im.
O Saimir nuk i kemi varur shpresat tek zoti ,i kemi varur tek ju.Beni dicka me ne fund.
zoti sajmir ,pervec shprehjes se ngushellimeve pres nga ju dhe nga gjithkush(nuk perjashtoj as veten)ta rrezoni kete qeveri ..keshtu si eshte katandisur ky vend i dashtun per ne nuk ka pse te te dhimbset jeta as ty as mu…
nuk ka ngele gje tjeter
mos na beni te besojme se jane vetem gam gamet e radhes ..
nuk destabilizohet shqiperia po dogjem tradhtarin…tashme shume pak idhtare ka ..
Uroj te jesh me kete seder edhe kur te vish ne pushtet Sajmir Tahiri.
Votem time e ke, kesaj radhe, po nese nuk ben gjerat sic thua, se ke me.
Po cdo paguajne o Sajmir? Ashtu si paguajten per 97 dhe piramidat pasi erdhi PS ne pushtet???
Fjale te bukura, ashtu sikur per ata qe u vrane ne mes te dites ne 21 janar. Po vetem fjale se dhe ky i shkrete do te harrohet ashtu si dhe te tjeret e 21 janarit.
Po ju vazhdoni me llafe se do tia dilni, kur te vdese sAliu nga zoti atehere po.
Ngushellime Familjes.
Nushullime per familjen.Kupa eshte mbushur me kohe.Vetem mos harroni se premtimet duhen mbajtur.Nuk ka asnje lloj justifikimi,Sajmir.Keto kriminele e kane vendin pas hekurave,vetem keshtu mund te lehtesohet sadopak dhimbjet e te gjalleve dhe te vdekurve. AZGJE NUK HARROHET
Ngushellime per familjen atij minatori , sa per Sajmir Tahirin e me shoket e tij o popull mos shpresoni asgje se do sjellin ndonje ndryshim… Keta jan shum here me te zi ne shpirt se pala tjeter
Ckeni o njerez,pse ankoheni! Cdo popull ka qeverine qe meriton! Nuk te jep zoti me shume se cke ne bathe! Keto jane “ligjet e natyres”!!!! Sidomos te atyre qe u cuan me dy gishta lart ne 1990! Tani kuptimin e dy gishtave lart dhe cobanet e deleve ja dinin me mire shpjegimin,pasi jane simbol per njerzit qe i nxjerrin syte njeri-tjetrit! Tani pasi i nxorret syte njeri-tjetrit per 22 vjet me radhe, beni viktimen e radhes, sic e bete tere kohes keto 22 vjet viktimen e vyer te komunizmit, pasi kujtuat dhe shpresuat se pas 1990 do ju vinte parajsa per ju!Ha Ha Ha! Por parajsa eshte vetem per popuj qe kane tru dhe jo per popuj druvaresh!U mundua Xhaxhi shkrete qe ti fuse pak tru ketij populli analfabet barbaresh,por druvarit i duhen 500 vjet te zhvillohet nga barbar ne njeri!Kohe e cila na mungon se na e mori turku!Prandaj dhe deshtoj i shkreti! Deri ne 1990 Xhaxhi kafen e ziente mire e mire dhe e kontrollonte me imtesi per te nxjerre nje ajke qe mund te bente te miren me te mundshme per keta druvare! Pas 1990 dhe ajo ajke qe ishte iku nga syte kembet se druvaret donin me pre dru! Sot e nxirrni ajken nga llumi kafes! Perfundimi eshte ky qe eshte prandaj ju drejtojne tipa si Berisha,Meta & Co dhe ju te shkretet akoma viktime mbetet! Ne fakt sju takon me shume se Zoti te mallkon kur i bie te mires me shkelm! Mallkimi i 1990 do vazhdoje dhe per nja 500 vjet, se keshtu e ka bathen ky popull druvaresh,nje here ne 500 vjet ben kafe te mire!
totally agree!
IDIOT,i kuq
Ijs qenke njeri I mencur. Njerez si juve I duheshin ketij kombi per te shkuar perpara.
Kujtoja se nuk kishin ngelur me njerez me llogjike ne kete vend, po prap jane shume shume pak qe smund te bejne gje.
Urime.
Ngushellime kesaj familje te rritur mes vdekjes. Mos te keni me te tilla halle ne jete! Ndersa Deputeti Tahiri ti lere keto lot prej krokodili se nuk i beson njeri. As atij e as te gjithe politikaneve te te gjitha kraheve. Me keto shkrime behen qesharake e hipokrite. Si nuk e kuptojne se jane bere te peshtire per kete popull fukara, qe me zor shtyn ditet me buke e kripe. Mos “qani” e “vuani” o deputete te popullit, por jepini dicka nga rroga dhe fitimet tuaja milioneshe kesaj familje ne fatkeqesi!
fjal, fjal dhe vetem fjal….Fuck the sistem
Shqiperine e mbajne pemg Saliu, Meta, Luli, Xhozi, Kulici, Kreshniku….etj…. Deri sa te zhduken keta plehra, keto funderina, keta batakcinje, keta gjakpiresa njerezit e thjeshte nuk do te shohin dite te mira. Femijte “humbasin” prinderit, prinderit “humbasin” femijet, shteti po humbet demokracine e vertete, njerezit po humbasin shpresen, jeten, endrrat, dinjitetin e tyre e te drejten per te jetuar. Pergjegjesit e kesaj katastrofe duhen pushkatuar. Vetem atehere vihet drejtesia ne vend. Vetem atehere ne mund te shpresojme………
Por edhe ti Sajmir nuk ndryshon nga bejlurcina e baltovines shqiptare. cfare ke bere zotrote per kete vend ? po paraardhesit e tu cfrymezim dhe motiv te edukuan per kete jete ? suksesi yt eshte posteunukizmi qe shfaq ndaj eprorit, atij qe te kooptoj pamerita ne nivelet e drejtimit politik. je i ri dhe duhet te luftosh per triumfin e vlerave, virtutit dhe shuajtjes se urrejtjes midis nesh. jeta eshte shume e shkurter per te holluar kete helm qe leshoni perdite. Sinqerisht me vjen keq per njerez si puna jote qe mund te ishin bere fermere, artizane te zote.
Ore Tahiri kokeboshi,do te besh politike edhe ne nje fatkeqesi,te presin shqiptaret nga ty dhe djemte e bllokut,kete vetem ndonje militant komunist mund ta besoj,
Z.Tahiri do ta shikojm se sa do ta paguajn keta feudalet bastarde si pune Sali Berishes dhe Ilir Metes e te tjere kur te vini PS dhe ju ne pushtet. Se keshtu si puna juaj fliste dhe Fatos Byth..ri ne 1997, se do ta paguante Sali krminineli me shoket e tij, por asgje nuk beri. Fatos Byth..ri u be keq se ata. Prandaj mbani premtimet. Ky lloj sistemi eshte nje fatkeqesi per popullin Shqipetare.
po leri keto o sajmir se je ber i pa durushem e je kthyer ne nje radio te prishur.si mund te te besoj populli socialist ty qe ne zgjedhjet e bera per kryetar te tiranes u shnderove ne hajdut me keq se ristani me saliun,perdore lloj lloj makinacionesh qe te beheshe kryetar.ti enderon vetem karige dhe asgje tjeter.si ka mundesi qe gjithcka qe ndodhe ne vende vetem ti je ne per ekrane e faqe gazetash o “shpetimtar” i kombit.ti je shume i ashper me deklaratat e tua dhe behesh pule sapo te hedhin nje koker miser pushtetaret e te kujtojne te kaluaren tende o xhepist kombinati.harove qe dilje me banden tende e u beje presjon njerzve ne zgjedhjet per kryetar,apo keto si shkruajti tema atehere se je patrioti i meros.
Nje mut do te paguajne keta, o Z. Saimir. Se po ndodhi ndonje permbysje (me vote apo me protesta) Sal Tradhetari bashke me familjen do te arratisen dhe nuk ka zot nene qe t’u beje ndonje gje. I kane bere mire llogarite ata, o Z. Saimiri. Mireeshte te mbani ndonje brisk gati, qe mbasi te jene larguar nga pushteti, t’u rruani bythen!
z.tahiri!ne kemi nevoj te degjojme jo fjalor ofendues kunder pushtetarve por masa konkrete qe do merni ju kur te vini ne pushtet.
1-si do e zgjidhni ju ceshtjen e mafies se kromit
2-kush eshte plani juaj ekonomik per te dal vendi nga kjo kriz qe eshte globale dhe jo vetem shqiptare.
3-arsimi,shendetesia,rendi,etj jan ne gjendje skandaloze dhe nuk regullohen duke shpur para drejtesis shkaktaret se ne nuk na interson do ven ne burge apo jo keta qe jan ne pushtet por si do zgjidhet halli jon.shkurt duam program te qarte e te kuptushem dhe jo mllefe si saliu i 2005 qe me llafe sla njeri pa futur ne burg e pastaj kur hipi ne pushtet spam te flitej me per ta e jo me te denoheshi!!!prandaj ler gjuhen e urejtjes e futju pune per te ardhur ne pushtet me programe e jo me dengla.
Eeeehhhhhh, sa ka për të vuajtur ky popull me këto hipokrizi që shkruajnë këta mëndjendriturit tanë që i ka zgjedhur populli për ti drejtuar dhe për ti ngritur mënyrën e jetesës! O Popull, ngrihu në këmbë dhe zbriti nga karriget këta të poshtër që ushqehen vetëm me gjakë njeriu! Këta janë më të këqinj dhe më të rezikshëm nga ata kanibalët që po shfaqen dita ditës këto kohët e fundit! Poshtë diktatura e sali qënit, mallkuar qoftë të gjithë pushtetarët shqiptarë! Një fjalë e urtë popullore thotë: Nga zengjini i ri dhe nga evgjiti duhet të rruhesh!
Zoti te bekofte I thote tahiri. Kjo I duhet atij djali apo pune dhe ndihme konkrete. Zoti te bekofte I themi te gjithe ne se eshte pa leke. Kjo eshte shprehja e ketij sistemi. Tjetri ska buke, njerezit I thone zoti te bekofte. Cfare hipokrizie e pafytyre.
respekte per tahirin dhe qendrimin e tij, po PS sot dhe keto 3 vjet eshte treguar e paafte!
Po cdoni qe beni ciu ciu o njerez.. Per te kritikuar dynjane jeni e per
te dhene mend jeni. Po doni revolucion cohuni pra, doni me rrezu
qeverine he pra cohuni, ciu ciu kot. Popull dembel dhe merret me
llafe gjithe diten dhe qahen nga njeri tjetri….
skemi per te pas qeveri tamam ne se vet jeni vari lesht e mire na e bojne
grini sallate kot o popull frikacak….
o sajmir tahiri,,po thoi ketij populli qe une kur te vij ne pushtet do tju a bejme me keqe se sali berisha,,,keshtu fol o sajmir se ky popull keshtu te voton,,ju socialistet thoni kur te vijme ne pushtet do ti denojme keta bastarde,,kurse keta komentuesit te shajne,,po ktheje njehere pllaken bashke me edi ramen,,dhe thojuni ketij populli se do tju shkerdhejme me keq se po ju shkerdhen sali berisha se keni per te fituar me shume vota,,ashtu sic i fiton saliu bashke me lulin e vogel,,une lexoj komentet e mesiperme dhe te gjithe te shajne sepse thua do ta paguajne keta bastarde qe po na qeverisin,,dhe te gjithe jane kundra,,nuk do perkedhelje ky popull,,ky popull do hurin ne bythe se i pelqen,,ashtu sic i pelqen atit malokut nga lezha tek big brother,,ps do tju a nguli me shume se pd keshtu flitet o sajmir dhe do shikosh sesa do te lavderojne ne komente sidomos ai ben leshi chicago,,sepse une si konkluzjon nxjerr qe ky popull nuk do qe ju socialistet te vini drejtesi ne kete vend…
Brenda ketij sistemi nuk ka shpetim as edhe djali i vogel i te ndjerit. Ti e di fort mire qe ky eshte sistemi ku ne pushtet vijne e ikin pushtet e popullit, ndaj zemrata jote eshte e castit dhe ngordh me shpejt se zgjatja e jetes se nje fluture.
Saimir, padrejtesite dhe ligesite jane futur ne thellesi te indeve te trupit te Popullit shqiptar: U be realitet synimi i Perendimit dhe ShBA per cka u perpoqen per 50 vjete me rradhe, te degjenerojme deri ne palce sitemin e punetoreve dhe minatoreve, te fshatareve dhe inteligjences qe doli nga gjiri i tyre.
E kupton ti Sajmir cdomethene deklarata jote per te paguar nje me nje feudalet e rrinj te pas 90-s. Po nuk te lene more, s’te lene ata qe stimuluan dhe ngjirizen kete fare kafshesh ne keto 22 vjete.
Nuk mund te shpetojne hallet e popullit te shtuara me rokopuje.
Kur shtypi gjerman dhe ai italian e quajten Merkel “…culona”(bythmadhe”,per leshimet qe beri per bankat ne falimentim,c’duhet quajtur Saliu qe ne miniera feudalet vrasin njerez;apo vet vrau me 21 janar,ne Gerdec dhe mbi 4000 ne ’97 veriore iu vrane nga marrezia ne jug,kur shkoi te shtypte shqiptaret?Saimir ti je nje shprese,me Edi Ramen e te tjere vizionare perendimore;por jeni tren pa shina!Nuk levizni,nuk protestoni natyrshem me mase levizese njerzish ne mjerim,vuajtje,dhe pabarazi te distancuar shoqerore!Bota zjen nga “INDINJADOS”,ju flini!Shoh komentet qe jane pasqyre indinjate dhe vetem me keta behet nje skuader e forte protestuesish!Levizja “cinque stelle…(pese yjet e kontinenteve te bashkuar)ne Itali nuk ka komitete drejtuese,kryesi,shtabe qendrore etj…jo,ka vetem nje humorist te shquar,Beppe Grillon qe qytet me qytet ngjitet vet ne skene shshesh,me mikrofon ne dore dhe tall qeverine…Ai ne te vertete e rrezoi Berluskonin dhe me mbeshtetesit e tij(vet ka deklaruar nuk merr poste ne qeveri)fitoi pothuajse ne te gjitha rajonet e Italise duke e varrosur te djathten nga 34 perqind qe ish,ne 14 perqind!Ai flet per vuajtjet e italianeve,korrupsionin,mafjozet e politikes,shperdorimet,krizen…Dhe nuk ka KOMITET DREJTUES,ne Genova ka nje klub ku perhere gjen edhe shqiptare qe”e orjentojne”ku duhet te “sulmoje”sot,neser…ne Bari,cduhet demaskuar,ne Rome,cfare nuk shkon…Ndiqe ne Web,Beppe Grillo,aty ke metoden kunder shtetit te keq,qeverise me krize…Eshte nje pervoje shume dobiprurese!Ai,shpejt do perhapet ne te pese kontinentet,me YJET e tij,ku nuk mungojne dhe shqiptaret te cilet jane me te fuqishmit e tij,per vizion,aksion,perplasje,masivitet!Dhe jemi ne Itali!Ju jeni te rinje optimiste,por ecni ne llurben e Saliut,fekalet e te cilit edhe ketu dalin te ndyjne Shqiperine!Dalin,se nuk dini ju te pastroni me fshese te keqen e tyre!Na preku shkrimi yt,dhe dime qe je vizionar,por nuk mjafton shkrimi qe vlen vetem per gazetaret,politikanet jane tjeter…ndertojne aksioma,levizje,ndryshojne gjendje negativiste ne gjendje pozitiviste,shkaterrojne te keqia,mberthejne te mira!Vendi yne ka nevoje per levizje masive,jo per fjale,deklamacione,por aksiome konkrete ndryshimi!Kete e ben edhe me indinjate politika,natyrisht duke ruajtur moralin,dhe jo vetem ligjin qe mund te jete bere edhe gabim dhe vendosur ne kushtetute nga mafjoze qe duan mbreterimin,feudalizmin…vdekjen e vrasjen e shqiptareve!Keto kushtetuta thyhen,digjen kur mafja vret njerzit dhe mbrohet me shtet!Ketu leviz ne shina te ngritura,politika,dhe ti,fatmiresisht je politikan i se ardhmes!Nderto aksiomen qe ke edhe ne web…qofte dhe me keta te indinjuar qe jane ketu dhe shfaqen te hekurt,por nuk kane lokomotive…si Beppe Grillo,qe fundosi e shkaterroi partine e Bunga-Bunga te Berluskonit!Ti je nje motor lokomotive qe duhet vene ne levizje!…
Me ke do ti rrezosh feudalet me eunuket socialiste qe ke ne parlament zotrote? Degjo Sajmir.. Quajeni veten cfare te doni, ju nuk plotosoni me kriteret minimale per te qene nje opozite e vertete. Populli ju votoi ti dilni ne krah te halleve te tij dhe jo te sulmoni Saliun nga twitteri me fishkellima. Per nje opozite te tille te tredhur nuk kemi nevoje, madje do te shtoja se paaftesia juaj per te frenuar kete kryeminister sharlatan e plackites ju ka kthyer jo ne nje zgjidhje te problemit por ne nje pjese te tij.. boll me llafe te bukura se po na e beni ju gjemen. Veproni nqs ju ka mbetur nje fije dinjitet, ndryshe dorezoni mandatet dhe shkoni ne shtepi te beni ndonje pune tjeter
O SAIMIR TI OSE JE BUDALLA OSE BEN SIKUR JE SE NUK KA MUNDESI,TI DENOHESH NGA GJYKATA ME MILIONA LEKE. MBAS 2 DITESH SHKON DHE PROTESTON ME TE DREJTE PER PEMET E PARKUT KOMBETAR QE PO PRITESHIN TEK RRUGA ELBASANIT DHE U KONFRONTOVE DHE FIZIKISHT ME FADROMISTET TE CILET
PUNONIN PER DEPUTETIN E PS NDUE KOLA FITUES I TENDERIT NE BASHKINE E
NJERIUT QE QESH. PER KETE PARADOKS KA VETEM NJE PERGJEGJES EDVIN RAMA.
PERSA I PERKET FUKARAIT QE HUMBI JETEN AS QE JU BEHET VONE E KENI VETEM
PER SKUB POLITIK. NGUSHULLIMET E MIA PER FAMILJENQE HUMBI TE DASHURIN E
VETE.
keto zaptues nuk munden me,lek pa hesap,mbeshtetje politike po,gjykata qe shiten eblihen dihet qe ka,sindikata jo,intelektuale memece po, belaja me e madhe 1000 euro ne kafen e ngushellimit. Mjere ky milet hallexhi i keputur e i mberdhifur.ngushellime familjes te shokut dhe mikut tim.
lexoj komentet me siper dhe shoh qe te gjithe kan pakenaqesira si nga partia ne pushtet dhe nga opozita dhe keto pakenaqesira nuk jan te pakta. populli nuk do fjale zoti saimir por do vepra, vepra jo si ato te 21 janarit por vepra ku pas nje mundimi te lodhshem te arrijne dicka, ate qe e presin prej vitesh por qe zor te vije sepse me njerez te till ne pushtet qe populli i thjeshte u duket dele dhe vetja u duket perendi eshte e pamundur. ngrihu zoti tahiri i pari ne shesh sepse edhe populli do te te mbeshtesi jo sepse ju jeni me i “mir” por populli rri dhe shpreson se do behet me mire ky vend….
Sipas mburravecllekut te Sajmirit,kur te vikeka partija e tij ne pushtet, Shqiperija do tu shderroka parseri ne nje PARTI SHTET,sic ishte ajo e nenes se ps-s,kur perseri s’do te kete me nevoje as per ligje e as per gjykata,por vetem urdhera e direktiva te partise…Bravo o politikan i politikes se RE!Kaq te paditur te jete keta “ideolloget” e PS-s, sa te mbajne e te lartesojne ne kryesine e saj te tille karafila,qe me cdo fjale qe nxjerrin nga goja vetem dem i sjellin asaj partije ?
-Familjeve ngushllime per keto humbje,por jane fatekeqesi qe nuk i deshiron askush,por perseri ndodhin e do te dodhin edhe po te vij partia e Sajmirit ne pushtet,ashtu sic ndodhin edhe ne gjithe boten.Minierat tona vertete kan nevoje per me teper siguri,por te metat e tyre jane te medha te trasheguara qe nga koha kur ne te puninin sklleverit”armiq”te cilet edhe kur vdisnin si mizat as emri s’u degjohej as varr s’u jepej.Per ate kohe enderron ky politikani i “politikes se re”te PS-s.? Eshte nje mendjelehtesi e theksuar,dhe nje menyre e shemtuar dhe bajate e te berit prpogande duke thurur hartime te tilla emocionale e me kercenime hipokrite bolshevike,duke shfrytezuar fatkeqesite e te tjereve.Nese Tahiri vertete ndjen keqardhje per ate familje,le ta ndihmoi konkretisht me ndonje sasi parash nga ata qe shpenzon cdo vit neper plazhet e hotelet e Korfuzit…
O Saimir! po e shikojme PS ne Fier se cfare po ben.Bashkia e PS tenderin e parkimit privat ja dha nje te kerkuari nderkombetar, qe licensen e ka nxjer diten qe eshte bere tenderi dhe ka mbledhur nje tuf burgaxhinjesh dhe heq zvarr qytetaret per 50 lekshin e parkimit.Apo ne Ujsjelles Ps tha qe 5.5 milion Euro me tenderin drejtperdrejt ku u blene sahate me cip, leke qe i vodhen ortaket socialiste dihet kush jane , jo qe nuk u nderprene por po vidhet me shume.
Per qente e kohes te demokracise te tipit Ligji&CO qe dine vetem te mashtrojne dhe te mohojne te verteten po ju sjelle disa fakte per ate sistemin qe i beri shqiptaret popull qe matej me boten!
“Ka qenë 14 shkurti i vitit 1948, kur një ekip inxhiniero-teknik, i ardhur nga Tirana, ka bërë të mundur që më 18 shkurt të po këtij viti në Bulqizë të dëgjohen shpërthimet e para të minave. Pikërisht këto shpërthime shënuan edhe datëlindjen e kësaj miniere. Puna ka nisur me 30 punëtorë të ardhur nga rrethet e Dibrës, Matit dhe Mirditës. Minerali nxirrej në sipërfaqe me karroca dore. Vetëm pas 10 vitesh, pra në 1958, u vendos shfrytëzimi i minierës me galeri nënkati. Në vitet ‘60-‘70 u vu në shfrytëzim pusi nr.1, me thellësi 150 metra. Dhe pas viteve ‘72-‘74 filloi prodhimin pusi nr.2, me tri nivele. U arrit që miniera të shfrytëzohet deri në nivelin e 16 ose 6 metra nën nivelin e detit. Miniera e Bulqizës, thënë ndryshe gjigandi i industrisë nxjerrëse të kromit në vendin tonë dhe më gjerë, aktualisht po shkon drejt “asfiksimit” të plotë të saj. Në kujtesën e historisë shqiptare, kjo minierë e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë, për nga sasia e nxjerrjes së mineralit të kromit me cilësi e veti tepër të larta. Në rreth 60 vite jetë të saj ajo dha shumë për vendin, afro 14 milionë tonë krom.
Keshtu me kalimin e viteve u rrit ne maksimum numri i punetoreve duke kapur shifren me rreth 12.000 veta te ardhur nga zonat e Bulqizes dhe perreth saj.
Prodhimi i kromit ne kete miniere ka qene me ritme te larta dhe mjaft premtuese. U hapën galeritë e para, deri tek puset dhe dishenteritë, ndërsa prodhimi shtohej vit pas viti. Viti 1984 shënon dhe shifrën rekord të prodhimit, plot 510 mijë ton krom qe ishte nje sukses i arritur per te gjithe Shqiperine. Pas viteve ’90, u pa qarte se miniera qe kishte dhene plot 13 milion ton krom po shkonte drjet degradimit. Shfrytezimi ne thellesi krijoj nderlikime ne nxjerrjen e kromit dhe prodhimi ra ne menyre te ndejshme. Keqmenaxhimi i kesaj miniere pas viteve ’90, solli shkurtimin e punetoreve, ai ra fillimisht ne 7000 punetore dhe pastaj 2500 e deri 1200 minatore ne prag te privatizimit te saj ne vitin 2001 nga firma “Darfo”.
Numri i viktimave deri ne vitin 1990 kane qene 10 vete.”