Zbulohet Komiteti i Kulturës dhe Arteve?

3 Korrik 2012, 21:54Politika TEMA

Nga Auron Tare

 

Kjo bilete hyrje në Muzeun Arkeologjik të Tiranës është prerë në 16 qershor 2012 pas një vizite me një grup arkeologësh të huaj që dëshironin të shikonin këtë muze, i vetmi i këtij lloji ne Tirane.

Biletat që i ruajtëm deri në dalje, përpos numrit të serisë, kishin të shkruar qartë edhe emrin e institucionit zyrtar që i lëshon ato: Komiteti i Kulturës dhe Arteve. Instituti i Arkeologjisë është tashme pjese e Qendrës së Studimeve Albanologjike, e cila po kështu është pjesë e Ministrisë së Arsimit. Pra, biletat që priten në Muzeun e Arkeologjisë të Tiranës duhet të jenë bileta të autorizuara nga Ministria e Arsimit? Logjika të thotë që po.

Megjithëse atë ditë isha i zënë dhe nuk u interesova më tej për këtë komitet të çuditshëm, pas disa ditësh e vrava mendjen shumë. Nuk po arrija dot të gjeja se kush ishte ky institucion zyrtar që lëshon këtë biletë, e cila është letër me vlerë dhe si e tillë duhet të jetë e regjistruar. Nga kërkimi në Google, Komiteti i Kulturës dhe Arteve me dilte vetëm në faqet online të Arkivit të Filmit Shqiptar. Një numër filmash shqiptarë të viteve ‘50-të e ‘60-të ishin prodhim i Komitetit të Kulturës dhe Arteve në Tiranë dhe komiteti me të njëjtin emër në Moskë.

Problemi qëndron se kush duhet të jetë ky institucion misterioz me një emër të çuditshëm, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve sot në 2012? Pyeta disa vetë, të cilët nuk dinin absolutisht asgjë mbi këtë komitet që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit. Enigmën ma zgjidhi Artan Lame. Lame, i cili mesa duket bashkë me koleksionet e tjera ruan edhe emrat e institucioneve shqiptare, më thotë se Komiteti i Kulturës dhe Arteve ka qenë institucioni përgjegjës për kulturën dhe artet në kohën e komunizmit. Pra një lloj ministrie e Kulturës së asaj kohe. Ky institucion nuk funksionon më që prej 1990.

Mirëpo nëse ky institucion nuk funksionon që prej 20 vjetësh, si ka mundësi që një institucion zyrtar i Ministrisë së Arsimit sot në verën e nxehtë të 2012 vazhdon e shet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës bileta të lëshuara nga një institucion komunist i para 1990-ës? Si ka mundësi që Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, e cila është përgjegjëse për të gjithë rrjetin e trashëgimisë sonë kulturore lejon të tilla biletat?

Sigurisht që kjo pyetje nuk ka për të marrë asnjë përgjigje as nga Ministria e Arsimit dhe as ajo e Kulturës, e cila sigurisht që do bëjë të paditurin për këto bileta.

Gjithsesi ky fakt në dukje i vogël tregon qartë se në çfarë situate ndodhen institucionet tona të Kulturës. I vetmi Muze Arkeologjik në mes të Tiranës, i cili shet bileta të kohës së komunizmit dhe askush nuk shqetësohet për këtë fakt. Imagjinoni se çfarë po ndodh në monumentet e kulturës të braktisura me kohë nga Ministria jonë e Kulturës.

16 komente në “Zbulohet Komiteti i Kulturës dhe Arteve?”

  1. Emigranti ne UK Turist ne AL says:

    Auron! merri edhe ata arkeologet e huaj e pyesni Mulin! Ai e di!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html

    1. Pse mre cari t’keqe kon ato bileta. Kur kan ba pune ihere bajn prap pune sot. Pse mre nuk doni me i gzu aiher frytet e denmokracise ju kamunistat

    2. rolandb says:

      O bashke-emigrant ne UK. Ajo foto qe ke vendosur atje eshte e Nr 10 Downing Street jo e Scotland Yard- it.

  2. sa kitare e bukur says:

    o i miri tare ,meru pak, shume pak me kalane e nivices, se do jesh me hepy, se vrasjet me yrysh shteteror.

  3. Landi says:

    Ky eshte zbulimi me i rendesishem arkeologjik qe pas zbulimit te varrit te Tutankhamon-it. Indiana Johnsi shqiptar, dmth Auroni, do të përballet me mallkimin e Dull-Komun-it! Që ka prekur qeverinë tonë të pafajshme…

  4. Dean says:

    Komiteti i Kulturës dhe Arteve te SHPELLARAKVE,eshte o Auron.
    Jane ata te maleve.

  5. lora says:

    ua po kjo qenka ide fantastike, shkon ne muze dhe merr falas nje suvenir me vlere …..u dashka shkuar

  6. gjergj says:

    Ha, ha, ha! I madh je o z. Tare! Keto bileta qenkan per koleksion. Ashtu sikurse per koleksion eshte edhe qeveria shqiptare.

  7. BARDI says:

    NUK E DI PSE CUDITESH I DASHURI AURON,PO TE JET PER KORRUPSION ME THUAJ NJE MIKROQELIZE QE SESHTE PERFESHIRE NE TE.SHQIPRIQ SI NJE FUQI ENERGJITIKE QE NDRICON BOTEN DHE TI HABITESH.
    “ME VJEN SHUME KEQ QE JE SHUME I VONUAR NE PROBLEMET E KORUPSIONIT NE SHQIPRI”
    BARDI

  8. Mirash Bathorja says:

    E Auron,e keqja ketije kombi,i vjen nga njerez si puna juaj,jame cuditur,dhe vazhdoj te cuditem edhe sote,kur kame mare veshe qe juve jeni bere studjues arkollogjie,e nese eshte per ti ardhur fundi bote,le ti vije qe sote.Ne shkollen e begsave e ate te oficerave,ke qene nje anadollak,koker injoranti,pa asnje dimesion,apo njohuri ne ndonje fushe,ne perjashtim te basketbollit,dhe ate e menderose,jetove nen ombrtellen e babes qe ishte nje kafshar,qe vertiste gjylen,gjylja ju rente se ju e katandiset shqipen ne kete gjendje.

  9. ZAmira says:

    Z; Auron ! Me vjen mire qe e botuat kete bilete. Kjo eshte aq e vertete si jane biletat e autobuzave te kohes se monizmit. A nuk e bete ndonji xhiro me autobuz dhe te shikoni. Athere i bie qe drejtuesit e parkut te autobuzave qe tashme jane sahanlepiresat e Berishes te shesin biletat stoqe. Ashtu si ish drejtorat e mi qe shiten tere mallrat magazines qendrore dhe te atyre te reparteve me nji vlere prek disa milon dollare. U ndertuan dyqane qe funksionojne akoma. E keta burrace u bene te florinjte. Mendoj qe eshte vjedhje e hapur ,ne goj te shtetit dh qeverrise por qe shteti eshte i kapur nga mafja. Po keshtu po shiten materialet e KOMBINATIT TEKSTIL “Do fanellate apo basma ,doni gje kambrik? ju siguroj une me topa !!!!

  10. auron tare says:

    Sa me pelqeu ky Bathorja. nuk me zhgenjeu

  11. sokol says:

    Kur i kapën Auronit njëherë dhe një kohë ditarin personal, përveç shumë budallallëqeve spikaste krahasimi që autori ynë megalloman i bënte vetes duke e krahasuar me Dragan Petroviçin …….çfarë ka Drazhja më shumë se unë……..hahahahahaha.

  12. artani says:

    Ou kush ja kapi ditarin personal? me siguri ata qe spiunonin tek sigurimi i lagjes. normal si mund te rrinin spiunet pa gjurmuar edhe ditaret personale te te rinjve te asaj kohe. bravo sokol apo sokoleshe dukesh qe qeke shume i mireinformuar per pune spiunesh lagjeje

  13. archeo... says:

    Z.Tare me siguri gaboheni, kush e di nga do e keni nxjerr kete bilet nga ndonje kolekion i juaji privat, nuk ka mundesi qe ne vendin e shqiponjave ne epoken e internetit, ne vedin me qe ka zhvillimin ekonomik me te larte ne europe “lokomotiva ekonomike e europes” te ndodhin te tilla gjera. Personalish me trishton me shume fakti kur shpesh me ndodh te shkoj neper muze ose parqe arkeologjike dhe ne momenti qe je ne biletari, bileta shitesi / ja 99 % te rasteve (per eksperienc personale)te japin bilet te shkeputur ne pare nga blloku i biletave, qe do te thote qe ajo bilet eshte paguar nga dikush tjeter dhe perdoret serish, dhe kostoja e biletes perfundon ne xhepin e biletashitesit /ses. personalisht me ndodh sa here shkuar ne kalan e Krujes, Amfiteatrin / muzeun arkeologjik te Durresit, kalan e Beratit etj etj. Dhe ndodh qe kur i kerkon te te japin bileten e pa prere me pare nga blloku te shohin edhe shtremer dhe mermerisin neper dhembe. Duam te flasim per gjendjen e biblotekave dhe sherbimin qe ofrojne, ose me mire pretendojne se ofrojne????
    nejse Z. Tare mos u merzisni nga komentet e mesiperme
    1) sepse nuk e kan iden se cfare eshte nje muze dhe kam dyshime nqs do ken pare ndonje te tille ne jeten e tyre.

    2) duhet te kuptoni qe 2013 po afron dhe sahanlepirsit kane filluar te bejne punen e tyre per 1 thes miell dhe 100 euro.

  14. sandri says:

    mendoj se shqiptaret nuk jane bere akoma gati pet te vizzituar muze-ra thjesht jetojne me boten e tyre ;perrallore:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje