Aksidenti i Himarës, zgjohet nga koma edhe studentja e fundit

3 Korrik 2012, 16:01Politika TEMA

E vetmja e plagosur e aksidentit të Himarës, që ndodhej në gjendje kome, Florije Peci, është zgjuar nga koma mbrëmjen e djeshme dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar. Peci, e cila kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji, mësohet se pas përmendjes ka arritur të flasë me familjarët, raporton Ora News.

Rreth dy javë më parë ishte Eriselda Gubere që iu rikthye normalitetit jetësor, edhe kjo si Peci gjendej në Austri për kurim. Si studentja Florie Peci ashtu dhe Eriselda Gubere mbetën të plagosura në aksidentin tragjik te Himares, më 21 maj të këtij viti ku humben jetën 11 studente dhe u plagosen 25 te tjera.

11 komente në “Aksidenti i Himarës, zgjohet nga koma edhe studentja e fundit”

  1. Shqip says:

    Një lajmi mirë ku triumfon jeta..Se na u bën TV dhe Gazetat si shtyllat ku ngjiten lajmërimet për vdekje.

    1. aqifi says:

      Shyqyr qe u derguan ne Austri, se te kishte qene per mjeket dhe spitalet shqiptare do te ishin bere e 14-ta dhe e 15-ta…

  2. madrid says:

    lajm fantastik,bravo doktorve austriak dhe ambasades austriake qe mundesoj kurimin e tyre ne vjen.ju uroj kthim te shpejt pran familjeve

  3. qytetari says:

    Me ne fund nje lajm qe na gezon!Urime vajzes dhe familjes,te kthehet sa me shpejt plotesisht e kuruar ne shtepine e saj.

  4. BARO CORROGJAFI says:

    ZOTI BEN MREKULLRA .NA GEZON FKTI QE EDHE KJO VAJZE T’U KTHEHET REALIZIMIT TE ENDRRAVE TE SAJ.

  5. Gezimi says:

    Nje lajm shume i gezuar! I uroj vajzes, jete te gjate, mbaresi dhe suksese ne mesime!

  6. Titi says:

    U gezova shume per lajmin ,zoti na ka ne dore te gjithe prandaj duhet ti falemi atij per ate qe na ka dhene si me te pacmuaren qe eshte jeta.Uroj per Florijen ti kthehet normalitetit sa me shpejt dhe shume gezime e lumtiri pas kesaj.

  7. albanexi says:

    Lajm i bukur…Paste jete te lumtur.

  8. fane mirdite says:

    paste jete te jumtur

  9. ona says:

    Lajm i mbrekudhushe,sherim se shpejti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje