Asad kërkon falje për rrëzimin e avionit turk: Kujtuam se ishte izraelit

3 Korrik 2012, 11:37Politika TEMA

Tensionet mes Sirisë dhe Turqisë erdhën gjithmonë e në rritje këto ditët e fundit, por vetë presidenti sirian, Bashar Al Asad ka menduar të ulë tonet, duke dhënë një intervistë për një gazetë turke “Cumhyriet”.

Gjatë intervistës, ai tha se avioni po fluturonte në një korridor ajror që është përdorur më parë edhe nga avionët izraelitë kur bombarduan një zonë në Siri në vitin 2007. Në atë kohë u tha se aty Siria po ndërtonte një reaktor bërthamor.

Asad tha se ata e kuptuan që ishte avion turk vetëm kur ai u rrëzua. Asad tha se ushtari përgjegjës për rrëzimin e avionit nuk ka pasur radar aty, ndaj nuk mund ta dinte nga vinte. Ai u shprehu keqardhje familjeve të pilotëve.

“Nëse ky avion do ishte rrëzuar në hapësirë ajrore ndërkombëtare, do kishim kërkuar falje menjëherë,” tha Asad. Presidenti sirian shtoi se ai nuk po përforcon ushtarakisht kufirin me Turqinë.

Intervista e tij vjen në një ditë kur organizata e njohur e të drejtave të njeriut Human Rights Watch ka publikuar një raport ku Siria akuzohet për tortura. Sipas HRW, në Siri janë të paktën 27 burgje që përdoren nga shërbimet sekrete për të torturuar rregullisht njerëzit.

Mediat turke ndërkohë vijojnë të njoftojnë për dezertime të ushtarakëve sirianë. Mësohet se ka dezertuar edhe Ghatan Sleiba, një gazetar i televizionit al-Dunya (pro Asadit) dhe i televizionit publik al-Akhbariya. Prej muajsh ai u ka dhënë informacion mbi regjimin rebelëve dhe forcave të opozitës dhe gjëja e parë që tha pasi mbërriti në Turqi javën e shkuar ishte një dëshmi jo fort inkurajuese. “Unë jam dezertori i parë, e ndoshta i fundit, nga fusha e gazetarisë. Ka njerëz nga fusha të tjera që nuk e duan regjimin, por të shumtit e duan atë nga thellësia e zemrës së tyre”.

 

10 komente në “Asad kërkon falje për rrëzimin e avionit turk: Kujtuam se ishte izraelit”

  1. Edhe ky, si Gadafi do te perfundoje.

  2. 1 says:

    Te ishte avion izraelit,do te ishe i pushtuar tani o gamor,Izraeli zoteron mbi 250 rraketa berthamore,nuk ka IRAN e imam ta kercenoje dot !

  3. Kriminel si Basha says:

    Ne fytyre Ky kriminel duket si Basha-Faqe-Trasha.

  4. loni says:

    te ishte aeroplan izraelit ti do beje gabimin me te madhe te jetes tende,,sepse ti e di bashke me popullin sirian sesa here ju ka goditur izraeli kur dyshon se ju po ndertoni impjante berthamore,,dhe kurr nuk ju jeni pergjigjur,,prandaj leri budalleqet duke thene se kujtuam se ishte aeroplan izraelit,,izraeli do te ishte pergjigjur direkt po te ishte ai aeroplan izraelit,,nuk do pyeste kombet e bashkuara,,se i ka dhene provat gjithmone me ju arabet duke jua ngulur gjithne e me shume,,vetem izraeli eshte ilaci me i mire per ju,,vetem izraeli ju vjen per terezi juve arabeve…

    1. Cakalli7 says:

      izraeli nuk e sulmon dot tani sirine sepse u del boja selefeve te arabise qe po e bejne luften si patriote arabe. Dmth dalin per ate qe jane izraeli edhe arabia saudite jane e njejata gje kone ameriqene.

  5. Belisarius says:

    Kur fashistet myslymane sulmojne nje aeroplan izraelit brenda dites vdesin te paketn 30 fashiste myslymane nga kunderpergjigja e izraelit.

    Kur fashistet myslymane sulmojne dhe rrezojne DY aeroplane te vellezerve te tyre fashiste silamike, edhe pas nje jave akoma nuk ndodh gje.

    Epo normal gjaku nuk vlen njesoj. 30 fashiste myslymane jane minimumi per nje izraelit. Kane ndryshim ashtu sic ndryshojne Mbeturinat Ushqimore Trupore me floririn.

    1. NUKI says:

      Ik ore hipokrit tutje!!! Shan te tjeret me epitetet qe te perkasin ty! Ajo qe je ti eshte: rracist, naziskin dhe fashist!!! Ne fillim mendoja se ke njefare inkuizitimi intelektual, te cilit ia vlen ti pergjigjesh, po ti qenke nje ekstremist qe nuk je i interesuar per gje tjeter, pervec asaj qe te thote truri jot i shkrete. Perfundimisht nuk qenke gje tjeter pervecse pleh rruge!!! Nuk paske sherim, “stage 4 cancer…terminal :)” … Ngushellime!!! ?

  6. shkatrrusi says:

    hah PERVOJE KRUJE ME IZRAELIN SE PO TE BAN ME U FUT PREJ KU KE DAL MOR NJERI I NDYR JU NUK KENI ZOT ASISAN.. ZOTI JUJ ASHT AMERIKA AJ JU VEN NE FE JU

  7. enh says:

    duket shume i qete,se e di qe ka ruset nga pas,e megjithese provon diplomacine qofte brenda me kundershtaret,qofte me gjitonet,e ka te qarte se nje gje e tille sdo ndodhe ne praktike,e di qe i ka dale perendimit si fandi spathi,ne rrugen e tyre,ne ate zone dhe me ne veri,po nga ana tjeter,eshte i sigurt,pasi rusia ka filluar te dergoje,armatimet e saj,dhe bashke me kinen,nen pretekstin e lojerave ushtarake,do dergojne se bashku,njeqind e njezetemije forca speciale,qe ne opinionin tim skane per tu kthyer pas,vecse mund te shtohen,keq me vjen per,ata qe jane kundershtare,te asadit,kur do luftojne me forca speciale,keq me vjen per izraelin e turqine,me kete mobilizim,cdo veprim per ndalimin e ketij zhvillimi,qofte edhe diplomatikisht,do kete pasoja eksplozive ne rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje