Imami refuzon kontrollin e Kuvendit, deputetët e PS ‘i zënë’ derën

3 Korrik 2012, 11:44Politika TEMA

Një ditë pasi opozita shprehu shqetësimin se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami po pengon kontrollin parlamentar, një grup deputetësh socialistë, anëtarë të Komisionit të Sigurisë, mbërritën sot në mëngjes tek ministria, duke kërkuar takim për këtë çështje. Pasi u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, deputeti Ilir Gjoni foli në emër të ligjvënësve socialistë. Ai tha se kërkohet transparencë për buxhetin, për hyrje- daljet e armatimeve, për mënyrën e dhënies së gradave, për dërgimin e forcave paqeruajtëse, etj.

“Kërkuam që të vijmë dhe të marrim kontakt me autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për të realizuar të drejtën e legjislativit për kontroll mbi ekzekutivin, aq me tepër kur bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm, si kjo ministri, ku transparenca është e domosdoshme për këtë ministri si vend anëtar i NATO. Objektiv i kontrollit është zbatueshmëria e ligjit për veprimtarinë e shërbimit informativ ushtarak, për armatimet ushtarake, për eksportin, kemi të dhëna që synojmë t’i zbardhim”, tha Gjoni.

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, deputetët e PS bënë të ditur se nga data 10 e këtij muaji do të dërgojnë një plan të detajuar kontaktesh me Ministrinë.

“Mbikëqyrja e këtij komisioni do të zgjasë deri në tetor të këtij viti dhe do të mbulojë një gamë të gjerë çështjesh”,  deklaroi Gjoni.

14 komente në “Imami refuzon kontrollin e Kuvendit, deputetët e PS ‘i zënë’ derën”

  1. Berisha fsheh shume trafiqe ne ate ministri. Nuk e leshon.

    1. getozoari says:

      Nje hajdut qe po ndjek modelin e hajduteve te tjetre te kesaj qeverie vjedhjesh. Maskarenjte po na mbytin, ngrihuni me vota e thuajuni jo!!!

  2. abi says:

    o socialista po te ishit ju ne vend te Sali vicidolit dhe te shitni arme lindjes, arabeve po mendoje , ai me protesta do ju rrezonte per nje kohe te shkurtem. po ngrihuni ne protesta dhe tregoni botes mbare se kush eshte sali shtaza,edhe milloshit i shiste nafte per te mbytur shqipetar

    1. AGOLLI says:

      Nuk eshte faji i socialisteve qe nuk jane si Sali idioti, armik i popullit te tij. Madje shqyr qe nuk jane ashtu. Megjithate, jane vete shqiptaret qe duhet ta tregojne veten ne zgjedhjet e rradhes per ta hequr kete qeveri e per ta hedhur poshte kete model vjedhjeje masive.

  3. shkodrani says:

    duhet me kene naiv per mos me e kuptu.sales i duhet ajo ministri per tjeter kend.tash( masi vete i inicion kta gjana)mundet me pase shume te lehte per me fut dike nen zap si puna e ktij ministri kryemadh.i nuhat gjanat heret.kete minister e hjek,ndonje drejtor gjoja e denon prej parregullsive qe jane ba.kryemadhi sashte cudi te kalojne me frd,e tna bajne si demokrati ma i mire.pika qe sju bie tane ktyne muta qe kena ne krye te shtetit..

  4. Shqiperia shtet i "kalbur" says:

    Shqiperia “totalisht” nje shtet i kalbur, shkaterruar dhe i vjedhur nga rregjimi bajraktar-kanunor verior.

  5. "Demokracia" sistem tashme i deshtuar says:

    -“Demokracia” sistem i degjenerimit, korrupsionit, prostitucionit, droges, lufterave dhe varferise boteror.
    -Asnje sistem nuk mund ti rrezistoje gjate kohes …. ashtu si Komunizmi tani Kapitalizmi me vjedhjen dhe shkaterrimin e bankave dhe finaces boterore.

  6. ceni says:

    Hajdute andje, hajdute kendej.
    Sa shume paska patur ky vend, dhe te gjithe qelluan ne qeveri ne te njejten kohe eee??? Gare kush eshte hajduti me i madh, cmimi i pare kryeminister!!!
    Se tallem kryemnister eshte kryehajduti e ate nuk e kalon kush ?

  7. Neritani says:

    Zoti Ilir mos fol ashtu per Gjeneralin e vitit 1997.

  8. akil says:

    Me ne fund paskeni gjetur menyren e duhur kete duhet te beje opozita ne cdo ministri boll na merzitet me fjale koti tani keni gjet rrugen e duhur.

  9. Ca.Usa says:

    Interesant,eshte bere si shum “demokrat”djali Xhelil Gjonit, i cili shqiptaret qe u futen neper ambasada per te kerkuar pak liri e demokraci i quajti”jashtqitja e kombit”.Iu kujtohet rrjeshtimi i popullit te Tianes ne kuadrate,pasi u larguan te strehuarit e ambasadave?I ati i Ilirit ishte kryexhandari…Edhe i biri nga ay e ka marre ate goxha kulture demokratike,nga kush tjeter mund ta mirrte ?! Pelivane per ta dredhur e pershtatur ne cdo situate…

    1. Jakup Luari prej Ruzhdies se Kuqarit... says:

      Djalosh plak ti gabon je dhe ne USA!Saliu eshte ish komunist,ne nuk po’ e shajme se vjen nga nje baba analfabet qe shiste gomere…Gjoni eshte i ri,o karaduz amerike,Saliu komunist hajdut,vrases,trafikant!Mos ka lufte klasash aty ne Amerike?Ambasadat o karaduz i hapi ish sigurimi i shtetit lexo Les Valesen dhe Andreotin kryeministrin atehere te Italise se cthote per ish sigurimin shqiptar qe “na i ngecen ne dere turmat te ish per mua kurre nuk i pranoja shqiptaret,sigurimi yne nuk dinte asgje…Pyet Merkel qe thote se “nje i sigurimit,njeriu yne i tha nenes,neser hapet Muri!…Ishte porosi hapja e ambasadave se duhej bere bashkimi Europian,thote Valesa…dhe komunizmi nuk kishte me perspektive…i plak dhe po’ rrezohej…STAS gjermanolindor e nisi dhe sigurimi shqiptar e perfundoi me prurjen e anijeve ne breg dhe hapjen e ambasadave!Kujt ti besojme?Ty a Merkel?Ik o karaduz se po’ ben lufte klasash,kur babai i Berishes nje idjot pa kulture…malok qe rriti nje malok qe nuk i vjen as tek sholli kepuces malesoreve vigane e te beses!

  10. ibro says:

    PO djalin e xhelil gjonit nxirni per komente ju te PS po nxirrni ndonje tjeter se humbet shume pike me kete se xhelil gjonin e njohin per njeri shume negativ prandaj ju beheni te pa besushem tregohuni te zgjuar.

  11. Ca.USA says:

    Jakup luari etj.
    Berisha e ka mohuar me rrenje e nishan ate sistem,e ka luftuar me qindra fakte e vepra,por c’te themi per ju,per I.Gjonin e pasardhesen e PPSH-s,qe ne asnje rast se keni mohuar ate regjim kriminal.Jeni djem besnike ju te ati regjimi,qe borgosi,ekzekutoi,rrethoi me tela me gjemba,e varferoi ne ekstrem nje popull te tere,duke genjyr cdo dite per mirqenjen dhe “fenerin ndricues” ne brigjet e Adriatikut.Me genjeshtra jeni rritur dhe edukuar ju adhuruesit e atij regjimi dhe duke genjyer e cpifur do ta ngrysni kete bote.E pate ku u katandisen ata vetmburrje e genjeshtra:Iu terhoq zvarre idhulli i juaj…Asgje nga ata qe thoni ju nuk jane te verteta por thjesht fantazite e juaja,qe i intepreton fjalet e te tjerve sic ua don oreksi.E verteta eshte se Komunizmit i erdhi fundi sepse ishte nje sistem kriminal dhe joproduktiv,te cilin ju akoma perpiqeni ta mbroni e ta pasoni duke perkrahur trashegimtaret e atij regjimi,dhe duke genjyer e shpifur ne menyre te paskrupullt ndaj atyre qe kontribuan per shembjen e tij…
    Une denbabaden jam qytetar,o zoteri,por e kam aq kulture patriotike sa te mos bej dallime ndermjet malokeve,fshatareve e qytetareve.Per mua jan te gjithe shqiptare per tu nderuar.Formimi dhe kultura juaj eshte tjeter gje,aq arrine te kape.C’paskan per te hequr malsoret dhe fshatare e shkrete po vi ne pushte tarafi juaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje