Policia ka ndaluar sërish dhjetëra punëtorë që po shkonin të punonin kanabisin në Lazarat. Kjo polici, që ka prodhuar me dhjetëra lajme kontradiktore për Lazaratin, e quan sërish sukses që arrin të ndalojë punëtorët dhe materialët organike që të hyjnë në Lazarat. Edhe para pak ditësh ata ndaluan rreth 90 punëtorë, i morën në pyetje dhe i lëshuan. Kësaj here ata ndaluan pesë furgonë me rreth 70 punëtorë, ndërkohë që 24 punëtorë të tjerë u ndaluan ndërsa tentonin të hynin në fshat në rrugë dytësore.
Policia thekson se të gjitha deklarimet e punëtorëve të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër do të shërbejnë për nisjen e procedimit penal të gjithë atyre banorëve, të cilët tentojnë të kultivojnë bimë narkotike.
Sipas policisë, të gjitha këto fakte dhe prova të tjera ligjore që do të sigurohen nga monitorimi nga ajri dhe nga veprime të tjera me metoda speciale të hetimit, do përcillen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime te mëtejshme procedurale.
PO lereni te rrjedhe pak se lek per Shqiperine eshte. Mafioze ngriten nje amerike te tere me drroge e qeveria bente sikur sdinte gje.
E po dikush do te ndalet. Ne mungese te te medhenjve, do te kapen ato te vegjlit.
policia i ndaloi punetoret dhe ju dha udhezimin e rradhes; po ju pyeten a ju ndaluam thoni po, hajt shkoni ne pune tani dhe me krahe te lehta, mos harroni te na dorovisni kur te ktheheni nga puna…”
Policise i ka dale boja me problemin e Lazaratit. Me keto lajme qe jep policia verteton qe ka konflikt konkurence jugu me veriun.
Nese hashashi eshte bime e paligjsme atehere pse ka nje jete policia qe vjen verdalle.Ore kafshe pusht-etare,lazarati ka 20 vjet qe po shkel me te dyja kembet ligjin ne sy te gjithe botes.Pu pu pu cfare po behet ne kete vend te shkrete……..Shqiperia turpi i evropes.