Si mund të thyhet një korporatë e tillë kaq e frikshme?

4 Korrik 2012, 12:52Politika TEMA

Gjykatat shqiptarë vazhdojnë të japin dënime të lehta për rastet e korrupsionit në gjyqësor, duke penguar luftën e Shqipërisë kundër këtij fenomeni

 

Nga Besar Likmeta

 

Një gjykatë në qytetin e Fierit në fillim të kësaj jave liroi tre të dyshuar të gjetur fajtorë në përpjekjen për të korruptuar Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Edhe pse prokurorët provuan se tre të akuzuarit tentuan të ndikojnë një vendim në një gjyq për vrasje, ata nuk do të qëndrojnë në burg pasi dënimet e tyre janë pezulluar për shkaqe humanitare.

Gjykatësit pezulluan dënimet pasi tre të akuzuarit kishin fëmijë të vegjël.

Tre të akuzuarit tentuan të ndikojnë Gjykatën e Lartë për gjyqin ndaj Vilson Millarajt, që ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.

“Nga përgjimet doli që dy nga të dyshuarit po mblidhnin shuma të mëdha parash për të zgjidhur çështjen në favor të Millarajt,” thanë të premten prokurorët.

“Personi që premtonte të zgjidhte çështjen në Gjykatën e Lartë, Agron Lumeshi, është një i afërm i drejtuesit të trupit gjykues, Gani Dizdari,” theksuan ata.

Edhe pse Gjykata e Lartë në maj të vitit 2011 e la në fuqi dënimin ndaj Millarajt, prokurorët thonë se të dyshuarit ishin informuar se ishin nën mbikëqyrje dhe se ata ishin njoftuar për vendimin e gjykatës një ditë përpara se të bëhej i ditur.

Prokurorët thonë se gjykatësit e Gjykatës së Lartë ishin njoftuar se çështja po hetohej, duke bërë që ata të linin në fuqi vendimin.

Çështja kundër nipit të Dizdarit është një nga çështjet me profil të lartë kundër korrupsionit, ku përfshihet gjykata më e lartë në Shqipëri, që ka qenë nën kritikë nga media e publiku, e akuzuar se ka përdorur argumente të dyshimta për të mbyllur disa çështje korrupsioni kundër ministrave të qeverisë shqiptare.

Prokurorët në Shqipëri janë penguar disa herë në përpjekjet e tyre për të hetuar gjykatësit për shkak se ata kanë imunitet.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka bërë thirrje disa herë për amendime kushtetuese për të kufizuar imunitetin për gjykatësit, në mënyrë që të forcohet lufta kundër korrupsionit në gjyqësor.

Duke folur përpara Komisionit të Ligjeve javën e shkuar në Kuvend, Rama nënvizoi se edhe ato pak raste kur kanë mundur të mbledhin prova të forta dhe të çojnë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar në gjyq, gjykatësit nuk kanë dënuar kënd.

“Ka një lloj korporate mes gjykatësve për të mbrojtur njëri tjetrin dhe prokurorëve (të akuzuar për korrupsion),” tha Rama.

“Ata nuk e shohin çështjen si padi ndaj një gjykatësi apo prokurori, por më shumë si një padi ndaj një miku apo kolegu,” konkludoi ajo.

 

*Titulli është redaksional

6 komente në “Si mund të thyhet një korporatë e tillë kaq e frikshme?”

  1. TRI TOLI says:

    Pyesni deshmitaret e Kiro Glogorov, mikut te Berishes.
    Ose pyesni Berishen vete, edhe ai, bashke me Xenin, i njehin mire keto qeshtje!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

  2. LENINI says:

    Historia e faraoneve,e mbreterve,e feudalizmit,e kapitalizmit dhe socializmit,ka vertetuar,sot e para mijra vitesh,se shkaterimet e medha,revoltat,etj,kane ardhur nga drejtesia e koruptuar,nga gjykates s prokurore te lidhur me krimin,me mafjen,me pasurimin duke dhene vendime te pa drejta.
    Shqiperia nuk do behet kure shtet,po nuk ariti qe kesaj kaste ti jape mesim per sot dhe per çdo brez,qe do vije,me masat me ekstreme,denime,per gjyqe te pa drejta,burgosje,konfiskime te pasurive te vjedhura.Por kete nuk mund ta bejne sot as,udheheqesat e PD,as ata te PS.Nevoitet nje force e re,nje force me besim tek e erdhmja,tek ndershmeria,perkushtrimi ndaj Atdheut.Kur do vijne keto forca? kur do ngrihet vegjelia,ndaj vjedhjeve te pasurive te vendit? kete realitet do ta prekim nga kriza e botes,nga Athina,Madridi,ndoshta dhe Roma.

  3. populli says:

    Drune e shtrember e ndreq zjarri.Populli

  4. brace says:

    Sa te jete plaku nga vicidoli,ne pushtetin e grabiture,ska patur e ska per te patur drejtesi,ska KQZ e zbatim ligjesh,plaku kerkon anomali,se keshtu ai mendon se do ta kaloje lumin ne kembe,pore kesaje radhe i ka ngexur sharra ne gozhde,eshte per tu falenderuar Z EDI RAMA qe nue pranon kushtet,rrenat e mashtrimet e neveriteshme te plakut,perfundimishte plaku po merre funde,bashke me kriminelte e tije komuniste e spiuje.Reformat do te behen ne interesin e shqiptarve,jo me ne interesin e plakut,me kto reforma reale plaku eshte i deshtuar,pa mbaruar akoma kto reforma.Edi Rama mose u terhiqe para plehrave te europes,ata jane bere pale me plakun,ne kembim te parase,shqiptaret zdo te harrojne,ne 2013.

  5. Treviso says:

    Nje vend quhet shtet kur ka gjykata. Mos funksionimi i gjykatave tregon qe nuk ka shtet dhe kete e din i gjithe populli. Shqiperia po mbahet peng nga bandite qe ne momentin e pare te tregojne forcen.Ne momentin e dyte te tergojne mashtrimin.Shqiperia ka perfunduar ne mes te kater rrugeve. Nuk ka force qe ta fuse ne rruge te drejte. E majta mundohet te luftoje por eshte e semure. Per tu sheruar emajta i duhet nje doktor i shkathet dhe kurajoz, dhe duke kerkuar ndihmen e aleateve me forca te reja , atehere Shqiperia mundet te futet ne rrugen e mbare.

  6. vlora 1 says:

    Ky eshte problemi me serioz ne demokraci.
    Shume gjyqtare nuk plotesojne as kushtet per te qene njerez civile prandaj eshte e kote te kerkohet drejtesi nga kjo bande kriminale…eshte fatkeqesia jone ky pellg i stermadh dhe i ndotur nga buron korrupsioni.
    Sikur Edi Rama vetem kete problem te zgjidh kur te vije ne qeveri,do i bente sherbimin me te madh ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje