"21 Janari", gjykim i shkurtuar për Armando Kasaj

4 Korrik 2012, 17:29Politika TEMA
"21 Janari", gjykim i shkurtuar për Armando Kasaj

Ish-shefi i rrjetit kompjuterik në kryeministri, Armando Kasaj, i akuzuar për fshirje të serverit të kryeministrisë në 21 janar, nuk do t’i nënshtrohet një hetimi gjyqësor, por do të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e të pandehurit, i cili nuk ka pranuar akuzën, por vetëm provat e paraqitura nga prokuroria ne gjykim.

Me kërkesën e të akuzuarit ishte dakord edhe prokurori i çështjes, Ndini Tavani, i cili kërkoi kohë deri në 12 korrik për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Ndërkohë në procesin tjetër ku të pandehur janë Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume, vijoi pyetja e dëshmitareve të akuzës. Para togave të zeza dëshmoi gazetari Ened Janina si dhe dy ish-protestues të plagosur, Ilia Papa dhe Ilia Qesku. Gjatë dëshmisë së tij gazetari Janina tregoi se rreth orës 16:00 garda kishte nisur të qëllonte me fishekë luftarakë dhe këtë ai e kishte kuptuar nga flaka e armëve dhe thyerja e degëve të pemëve përreth. Janina tregoi edhe në lidhje me dhunën që ishte ushtruar ndaj tij nga policia, megjithëse kishte pasur me vete dokumentin e gazetarit. Ndërsa dy dëshmitarët e tjerë të ardhur nga Saranda, Ilia Papa dhe Ilia Qesku, nuk kanë qenë në gjendje të përcaktonin se nga u kishin ardhur plumbat me të cilat u plagosën.

12 komente në ““21 Janari”, gjykim i shkurtuar për Armando Kasaj”

  1. Treviso says:

    Ky gjygje do te mbaroje, kur te rrezohet qeveria.

      1. Shefqet Cela says:

        PERKUNDRAZI,gjyqi i vertete DO FILLOJE,me shporrjen e kesaj qeverije.
        TE AKUZUAR NUK DO TE JENE VETEM KETA, POR DHE URDHER DHENESIT, ARKITEKTET E VERTETE TE KESAJ TRAQAGJEDIJE.
        GJAKU NUK BEHET UJE!
        FLM!

    1. adddaggg says:

      Edhe keta do shpetojne pa denuar tani????
      Po kur qeveria e ketij kermes te bjer cfar do ndodh pastaj???
      Do marrin ate qe meritojn.

  2. Zot i madh. Te tregoje se ku jane filmimet, pastaj t`i ulet denimi. pa bere kete, ska sesi gjykohet me 1/3 e denimit. Ky eshte turp.

  3. fule says:

    Kush tha qe eshte ish-shefi??? Kontrolloni se eshte akoma ne pune aty.

  4. Drini says:

    Ca do ti albania forever? Filmin e ka baci e gegve.

  5. kel ukaj says:

    Ne nje shtet normal ky djale denohet me maxsimumin e ligjit. Ky eshte nje shembull i keq per te gjithe te rinjte. Problemi eshte prokuroria sipas meje. Sikur e kam njohur une prokuroria shqiptare eshte institucioni me i korruptuar, jane edhe te paafte dhe pa kurajo etj etj. Se do te ishim une prokuror do ta kisha arrestuar menjehere. Nuk do te lejoja absulutisht asnje takim me njerzit e tij pa prezencen e prokurorit e avokatit. Sigurisht qe do ta zbertheja çfare fsheh ky djale, por nga ana e tjeter per bashkepunuesit shteti duhet te jape garanci legale qe me duket qe nuk jane. Sepse nqf. ky djale bashkepunon me prokurorine rrezikohet fizikisht ai dhe pjestaret e familjes nga mafia shteterore.
    Gjeja me e mire eshte qe prokuroria te mos merret fare me kete pune e t’ia leje te tjereve kur te vijne sepse çeshtja do te hapet nga e para nje dite. Kete duhet ta kuptoje ky djale qe nje dite do te denohet nga ligji. Se nuk do te denohet nga ligji do te jete subjekt hakmarrjeje nga pala e demtuar. Kanuni im injorant e ven ne be “se nuk ka as hile as hak”, ligji e detyron te thote “te verteten dhe vetem te verteten”

  6. adi says:

    car gjykim te shkurtuar don ti more dobici saliut po je i ri more plere veji gishtin kokes trego ato filmime dhe heq veten nga sikleti o plere pale don dhe gjykim te shkurtuar zoterotja jote po ca kujton se saliun do ta kesh tere jeten ne krah si mburoje mos u merzit se mos nje here do ta vuani per keto pislliqe se te keqiat nuk harruhen aq kollaj o cilimiu saliut ..

  7. ndrea says:

    Qe te pranohet gjykimi i shkurtuar duhet te jete pranuar faji dhe per rrjedhoj ky djale duhet te tregojku jane filmimet dhe kush e urdheroi qe ti fshinte.Deri me sot nuk eshte publikuar nje gje e tille.Keto jane manovra per te mbrojtur shpellarin e lulken e holandezit.

    1. mario says:

      Qe te keroje gjykim te shkurtuar nuk do te thote qe eshte fajtore por
      pranon qe provat qe jane mbledhur nga prokuroria jane te mjaftueshme per te akuzuarin. Sa per filmimiet ky djale ka thene ate qe ai, si Specialist ka bere , duke detajuar cdo gje dhe prokuroria ka prova dhe fakte, se per ndryshe nuk do te pranonte nje gjykim te shkurtuar . Gjykimi i shkutuar eshte i aplikuar qe nga Romaket e Lashte (Diriti Romani) dhe ne qofte se kjo menyre gjykimi do te aplikohej per shume raste Drejtesia dote ishte me e shpejte dhe Eficente Dhe Me EKONOMIKE (sidomos ne keto kohe krize).
      Sa per kete djale me vjene keq se mbase ka njerez qe megjithe mend kerojne qe ai pranoje nje gje qe ska bere ……………………………..? Kur vrsesit dukeshin se ishin me arme ne dore dhe i ka pare e gjithe bota

  8. Anti talebani says:

    Ky gjygj eshte turpi i shtetit, si shume ngjarje te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje