Komisioni i reformës zgjedhore i ka mbyllur shumë nga çështjet e lëna pezull, duke lënë të hapura vetëm tre çështje, që në fakt janë edhe kyçe për mbylljen e reformës. Kështu komisioni i reformës zgjedhore ka miratuar kapitullin për administrimin e zgjedhjeve, por pa përfshirë këtu nenin se si duhet të përzgjidhet kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu është miratuar edhe pjesa e ankimimit postzgjedhor, duke lënë pa miratuar edhe këtu një nen, që lidhet me të drejtën e dy anëtarëve të KQZ për të kërkuar hapjen e materialeve zgjedhore. Po ashtu e pamiratuar ka mbetur çështja e numërimit elektronik. Tani që pjesa tjetër është mbyllur, ekspertët do fokusohen tek këto tre çështje. Eksperti i PS, Bledar Çuçi tha se ka shpresë që do ketë konsensus deri më 12 korrik, kur edhe mbaron mandati i komisionit të reformës zgjedhore.
Propozimet
Vetëm pas tre mbledhjesh, Komisioni ka arritur të miratojë një set amendamentesh teknike, për të cilat kishin rënë dakord që në maj dhe që janë konsultuar paraprakisht me ekspertet e ODIHR-it. Amendamentet më të rëndësishme të kaluar me konsensus kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.
Më konkretisht, ato eliminojne mundesine e bllokimin e procesit te votimit, nje fenomen i perhapur ky per shkak te largimit pa adrese te tyre, kryesisht me urdher te partive perkatëse. Komisioni mund të vazhdojë punën edhe nën kuorumin e anëtareve derisa organi epror të bëjë zëvendësimin e komisionerit të larguar.
Ndryshimi tjetër ka të bëjë me heqjen e te drejtes absolute partive politike per te ndryshuar ne menyre arbitrare dhe ne çdo moment komisioneret. Ata mund te ndryshohen deri 30 dite para zgjedhjeve, ndërsa pas kësaj periudhe partitë nuk mund të ndryshojnë komisionerin pa një shkak ligjor. I vetmi rast kur mund ta bëjnë këtë është që anëtari i KZAZ-së të japë dorëheqjen.
“I diskutuam parim si dhe kaluam pikërisht nenet të cilat të dyja palët kanë dakordësi. Mbeten akoma në diskutim nenet, që kanë të bëjnë me kompozimin e KQZ-së dhe me të drejtën e palëve dhe barazinë e palëve në procesin ankimor”, tha eksperti socialist në Komision.
Ndryshimet e kaluara jane pjese e rekomandimeve të ODIHR-it për të mbrojtur procesin nga ndërhyrja e partive politike.
Ndërsa një zhvillim tjetër është se komisioni për Reformën Zgjedhore u ka kaluar ekspertëve kërkesën e partive të vogla për korrektimin e sistemit. Fatmir Mediu, anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore e ngriti ceshtjen gjate mbledhjes, por ende asgje nuk eshte percaktuar ne menyre perfundimtare.
“Morëm një përgjigje nga përfaqësuesit e komisionit, që komisioni i ekspertëve pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore do të shqyrtojë kërkesat tona dhe më pas do të procedohet më tej me një diskutim me partitë politike që kanë përcjellë këto propozime konkrete. Shpresoj që të mos përjashtohet kërkush nga ky lloj diskutimi, aq më tepër forca politike parlamentare dhe joparlamentare, të cilat kanë të drëjtën për të patur zërin dhe gjykimin e tyre për reformën zgjedhore, në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, tha Mediu.
1-nenin se si duhet të përzgjidhet kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
2-një nen, që lidhet me të drejtën e dy anëtarëve të KQZ për të kërkuar hapjen e materialeve zgjedhore
3- Po ashtu e pamiratuar ka mbetur çështja e numërimit elektronik.
KETO DE FACTO JANE KERKESAT E OPOZITES.PA KETO OPOZITA KA CELSAT E KASHTES.
Gjithcka mund te jape Berisha, pervec Arben Ristanit. Ate, nuk e leshon kurre. Ai po e mban edhe sot ne pushtet. Po iku Ristani, te vetet do e rrezonin berishen nga pushteti per 24 ore.
O popull shqiptar! Ende shpresoni se do te kete reforma ketu ne Shiperi, per sa kohe eshte ne krye Sali Berisha. Ai mund tebeje reforma vetem atehere kur reformat ndihmojne ne vjedhjen e manipulimin e votave, nese jo, nuk ka reforma. Persa i perket Asociimit ne BE, per Saliun kjo eshte nje vere ne uje. Ai nuk e do kete, dhe do te behet keshtu sic do ai. Po te na rrojne nderkombetaret, se pa ata do te ishim si jetimet ba babe e nene. Rrofte qoftexhiu! Rrofte fytyremiu i BE! Rrofte Z. Arvizu, ambasadori i Saliut dhe i Luljetes!
LOLOT E OPOZITES ME NE KRYE KRYE LOLON EDI RAMA,DO TA PRANOJNE EDHE KETE RADHE SAPUNIN PER DJATHE,QE TE FUTEN NE ZGJEDHJE PA ASNJE GARANCI SE VOTAT NUK DO VIDHEN NGA BERISHA!!!
E GJITHA KJO DO JUSTIFIKOHET ME PERRALLEN E VJETER TE UJKUT,SE “NUK MUND TE PENGOJME INTEGRIMIN E VENDIT NE EUROPE”!!!
Ndersa KRYE-KRIMINELI Sali Berisha,qe e SHKATERROI Shqiperine deri ku nuk mban me,NUK MERAKOSET PER INTEGRIMIN,bile AKUZON opoziten se po na pengon!!Haaaa!!!
E gjitha kjo me mbeshtetjen e FASHISTEVE NDERKOMBETARE,qe FAJIN JA VENE OPOZITES E JO BERISHES,qe i ka shkelur te tera LIGJET,INSTITUCIONET,TE DREJTAT DHE MORALIN E NJE POPULLI TE TERE!!!
JA,KJO ESHTE PALO DEMOKRACIJE,QE NA MASHTRUAN NE 1990-ten BOTA,se pas permbysjes se KOMUN IZMIT “VJEN PARAJSA EUROPE”!!!
NGREHU ENVER HOXHA TER SHIKOSH SE SI ESHTE KATANDISUR SHQIPERIA E JONE!!
NA THOJE TI,SE KAPITALIZMI ESHTE I EGER E GJAKATAR,POR NE PO E SHIKOJME DHE NDJEJME NE SHTEWPITE TONA!!!
JANE AQ DEMAGOGE E AQ PROPAGANDISTE TE FELLIQUR,SA E KANE TURULLOSUR NJE POPULL TE TERE,QE NDONESE ESHTE A BUKE E ASNJE MJET JETESE,HESHT ME DUART NE KOKE!!
KU JANE TRIMAT E SHQIPERISE???
PAS AVNI RUSTEMIT,NUK KANE LINDUR AKOMA TRIMAT!!!
SHQIPERIA KA LINDUR VETEN CUBA PREJ TROPOJE,QE PO JA SHQYEJNE TRUPIN ASAJ COPA-COPA!!!
Me pak llafe kane bere nje vere ne uje. Ajo qe pritej….
Mos ja fusni kot. Aq shum sa e lavderoi saliu ristanin, e ka bo gati per kurban. Keshtu i fryn saliu te vetet para se ti shesi qe ti duket rames se i ka dhene dashin qe prin kopene. Dhe ristani e ndjeu ndaj po i kerkon saliut te fuse ne politike. Ne liste deputetsh pas flamurit sigurisht