Shqipëria ka tashmë një president të ri, një dishepull të Berishës

5 Korrik 2012, 13:58Politika TEMA

Nga Sergio Bagnoli

Agora Vox

 

Shqipëri e palëvizshme, Shqipëri e paaftë për të përshtatur aksionin e saj politik me parimet e Europës Perëndimore, Shqipëri përjetësisht e prapambetur, Shqipëri e korruptuar, në fund të fundit një Shqipëri e paaftë për t’i dhënë një hov krenarisë dhe dinjitetit: janë të gjithë këto aspektet që po e përkeqësojnë republikën e Ballkanit dhe që prevaluan në mënyrë të fuqishme në zgjedhjen e presidentit në Vendin e Shqiponjave.

Kreu i shtetit në Shqipëri zgjidhet njësoj si në Itali, d.m.th në mënyrë të tërthortë, pra zgjedhja e tij është një çështje parlamentare. Ndryshe nga sa ishte premtuar më parë, se do të zgjidhej president një personalitet i pavarur, i njohur dhe i ekuilibruar në këtë vend të vogël e të varfër, asgjë nuk ndodhi. Partia Demokratike në pushtet, e drejtuar prej 20 vitesh nga i përhershmi Sali Berisha, kryeministër i përjetshëm i këtij vendi që nuk ka njohur ndonjëherë parimet e shëndosha të një liberal-demokracie, imponoi në postin e lartë kandidatin e saj, ish-ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani.

Nishani është një personalitet pak i njohur, një burokrat gri, një shërbëtor besnik i mentorit të tij politik, d.m.th Berishës. Personaliteti i tij është aq eunuk sa edhe vendasit e tij nuk dinë gjë për të. Nuk ka aspak lidhje me presidentin në largim, Bamir Topi, që ishte bërë një pengesë ndaj tendencave autoritariste.

Partia Demokratike dhe papagajtë e saj duhet të pranojnë se e kanë pasur të lehtë të zgjedhin Nishanin në presidencë pasi opozita socialiste, e drejtuar nga ish- kryebashkiaku Edi Rama nuk e ka marrë akoma veten nga humbja zgjedhore, pasuar nga akuzat e përhershme për manipulim zgjedhor. Sikur të mos mjaftonte kjo, pas zgjedhjes së Nishanit, në skenë është shfaqur sërish ish- kryeministri ish- komunist, Fatos Nano, që tani është shumë i pasur dhe jeton në një vilë luksoze në Vjenë. Nano madje pati edhe ambicie për tu bërë president, por nuk gjeti mbështetje parlamentare. Por gjërat ishin fiksuar, ai ka bërë një kompromis me Berishën për t’i marrë të riut Rama partinë nga duart. Jo më kot gjatë një interviste televizive, pa shumë pretendime, deklaronte: “Berisha është shumë i dashuruar me pushtetin, por të gjithë së bashku duhet të gjejmë forcën për të ndryshuar këtë realitet të trishtë”. Por një realitet që për Bashkimin Europian nuk po ndryshon dhe nuk do ndryshojë për sa kohë që zgjedhja e Nishanit u bë në atë mënyrë. Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit për Zgjerimin, nuk i ka rekomanduar unionit që të vazhdojë rrugën e integrimit me republikën në Adriatik. Shqipëria duhet të presë ende për shkak se nuk plotëson as kushtet minimale të Brukselit.

 

*Shkrimi është përshtatur nga faqja italiane AgoraVox, një model i gazetarisë qytetare

17 komente në “Shqipëria ka tashmë një president të ri, një dishepull të Berishës”

  1. G.Ylli says:

    SA MARIN FRONIN.
    Mburen kaposhet dhe mashtrojne
    Se Shqiperine do ta ndryshojme
    Sa marin fronin ulen ne te
    E mbyllin varosin ate ze
    Me pastaj hiqen te shenjteruar
    Demek beme ate qe ju keni besuar
    Ne popull urejten e trashni shtresoni
    Tmer kur vithni,ne gjyq nuk shkoni.

    1. z.BAZE; nese nuk me keq kupton do desha te te thoja se kjo Analize ne faqen italiane -AgoraVox- dhe me pas ne disa faqe te tjera Mediatike europiane eshte me e gjate dhe me e forte ne kritika dhe fakte. Perse nuk eshte perkthyer e gjithe kjo Analize e persosur profesionalisht dhe me fakte, qe tashme po qarkullon edhe ne Anglisht dhe Spanjisht ne dy rrjete Interneti te Medias Online. Me FAL; por nuk duhen cunguar apo shkurtuar keto Analiza te jashtezakonshme, qe ne Perendim lexohen e behen me pas Raporte per Zyrat VIP, etjera, etjera.

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kot nuk thojne qe ti ruhemi nga sakati, ne kemi nje president sakat.

  3. Dezenjatorja says:

    Mban dosjen ne dore per te fshehur doren e tij gjendjen e tij te gjymtuar fizike qe per turpin e tij e kriminelit Berisha pranoj nje post te tille te pa merituar aspak nga cdo drejtim.

  4. adolfi says:

    LAROJA ME LARUSHIN

  5. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Ne kete rast populli duhet te ndryshoj klimen politike, por nuk besoj qe kemi nje popull qe mund ta ndryshoje kete klime politike sepse kemi nje popull injorat qe jeton neper kafenete e xhamija, duke bere nje jete mizere.

  6. loni says:

    po po cfare suksesi…………….

  7. enea says:

    Ju dhjefsha ne Presidence e President

  8. kelmendasi says:

    E keni pershtat qe do thote e keni deformue sipas deshires tuaj.
    Tung

  9. PATRIOTI USA. says:

    Selanik e tatepjete keshtu ka qene e keshtu do jete. Efundit shqiperia ne shpalljen e pamvaresise, e fundit ne shpalljen e demokracise, e ffundit ne futjen ne BE. E FUNDIT NE MIREQENJE, E PARA NE KORUPSJON E NE KRIME, vrasje vetevrasje,vjedhje gjithnje ne raport me popullesine. Diktatori sali berisha nuke pranon konsansus sepse kerkon ti kete gjithe pushtetet nen kembe, per ta patur me te lehte sundimin diktatorjal.

  10. lleshie says:

    Te pafshim se shpejti me nje kemb dhe me nje dor ty o Sali.Dhe se dyti pa kok ne ka zot.

  11. .... President SAKAT says:

    E verteta:
    President sakat qe mos te veproje dhe te mbahet prej krahu nga Sali Bish Shpellari.

  12. victory says:

    Pra, mjaft prej te huajve na njohin rrenje e dhemballe dhe shkruajne kaq realisht per zhvillimet politike ne Shqiperi. Keto jane shkrime qe na bejme te skuqemi per gjendjen e tmerrshme ku ndodhemi, nje faze para demokratike e zhvillimit te nje shoqerie qe eshte futur ne nje qerthull, nga ku nuk di si te dale.Nuk ka asnje shoqeri tjeter ne Europe qe te jete ne kete gjendje. Duhet te zgjohemi!

  13. Vali says:

    Ja kush e caktoj Presidentin në shqipëri dhe do e caktoj per jete.http://bit.ly/jAL5ep

  14. I-liri says:

    Eshte hapur konkursi:
    -Kush e gjen sharjen qe do te perdore Berisha ndaj President Nishanit, pas nje viti?
    -Premio eshte 1 milion Euro.

  15. Mentari says:

    Ky shkrim duket se eshte bere nga nje horr i Mero Bazes por si per cudi kane gjetur edhe nje emer mafioz Italian se gjoja ai e ka shkruajtur ate.Nejse nuk ka rendesi emri qe vihet aty lart kur dihet se shkrimi eshte nje pasqyre e Gazetes tema.

  16. turi says:

    ky gazetari na paska shume qefe ne si popull. Lexoni cfare mendon per ne shqiptaret http://www.agoravox.it/I-politici-albanesi-abusano-delle.html, na quan popull me njolla gjaku. Turp Mero qe e njerr emrin e ketij plehre ne nje gazete shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje