Lëvizja Nano: T’i ndalim hovin shëmtimit të Shqipërisë,të mos lejojmë bjerrjen e vlerave

5 Korrik 2012, 19:12Politika TEMA

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka dërguar një njoftim të gjatë ku shprehet shqetësimi se vendi është kapluar nga një krizë ekonomike e sociale. Ndaj Lëvizja Nano sugjeron se është momenti që të punohet që qytetet të bëhen të banueshme. Nano thotë se nuk duhet lejuar bjerrja e vlerave, ndërkohë që shton se Shqipëria po shëmtohet çdo ditë, ndaj duhet ndalur ky turravrap.

“Në Tiranë është ndërtuar marrëzisht, e vazhdon të ndërtohet, por megjithatë paradoksalisht nuk ka banesa për të gjithë banorët, bazuar në mundësitë e tyre për ti blerë apo marë me qera ato. Sidomos nuk ka banesa për banorët që pritet të vijnë apo shtohen në Tiranën e viteve dhe dekadave të mëtutjeshme. Rrugët dhe transporti brenda e ndër qytetet tona, janë në gjendje të mjerë si cilësi apo standarde, ndonëse një pjesë e tyre janë rishtazi të ndërtuara, trafiku lemeritës, tokat e lira po zihen e zhduken me shpejtësi ashtu si edhe parqet e gjelbërimi. Monumentet, vlerat kulturore dhe historike janë ose mungestare ose keqazi të lëna pasdore, qendrat e qyteteve po zhezhiten nga betoni e rrokaqiejt, ndërsa periferitë po zhvishen nga dlirësia e natyrës e po pushtohen nga babëzia e shpirtit të përfitimit që ngre kioska, pallate, e gjithçka mundet, kudo e sido, shëmturisht, mendzbrazëtisht e shpirtboshësisht. Ky realitet kaq i zymtë po gërryen fort dhe me ngulm, vlerat e shtrenjta që kemi pasur e nderuar ndër shekuj, të komunitetit, fqinjësisë së mirë, mikpritjes, kuvendimit,  bashkëveprimit, bashkëndërtimit, me njëri-tjetrin plot dinjitet, kujdes e respekt, si edhe  ndërlidhjen me natyrën. Bjerrja e këtyre vlerave ushqen individualizmin esktrem dhe meskin, vetminë, shpërfilljen, limontinë dhe indiferencën. Kësisoj lipset të kuptojmë se shoqëria jonë nuk do të jetë kurrë e madhe, nëse qytetet tona nuk do të jenë të mëdhenj. Edhe sot me këtë realitet që kemi, jemi të bindur se kufiri i imagjinatës, talentit, energjisë transformuese dhe inovacionit është brenda qyteteve tona dhe jo përtej kufijve të tyre apo përtej kufijve të vendit tonë. Duhet ta ndjejmë si detyrë të brezit tonë që ti bëjmë qytetet shqiptare vende ku ndoshta edhe vetë ne nëse do të jemi me fat, por patjetër brezat e ardhshëm që do të vijnë, nuk do të vijnë thjesht për të jetuar, por për të jetuar një jetë të mirë,” thuhet në njoftim.

“Asnjëherë nuk kemi reshtur së besuari se Shqipëria jonë është e bukur dhe mahnitëse. Por sot kjo bukuri është në rrezik serioz. Uji që ne pimë, frutat, perimet, ushqimet që ne hamë, vetë ajri që ne thithim, janë të kërcënuara nga ndotja, moskujdesi dhe tregtia e pandershme. Pyjet po zhuriten e shfarosen nga prerjet pa kriter, lumenjtë po gërryhen e varfërohen nga shfrytëzimi barbar për inerte, kodrat e malet po gurorëzohen, livadhet, fushat, tokat pjellore po pushtohen çdo ditë nga shtëpiza e ndërtime pa kuptim e pa arsyetim, ndërkohë që plazhet po mbillen me karabina e përbindësha tullash e llaçi dalamendshe. Derimësot kemi qenë thellësisht të shqetësuar për imazhin problematik të ‘shqiptarit të shëmtuar’ kudo nëpër botë, ndaj është ora që ne ta ndalim sa më parë të jetë e mundur turravrapin tatëpjetë kah ‘Shqipëria e shëmtuar’. Nëse këtë betejë do ta humbasim, nëse bukuritë e të mirat tona natyrore do të rrënohen, atëherë do të jetë shumë e vështirë që ti rikthejmë. Ditën kur qytetarët shqiptarë nuk të bashkëudhëtojnë me bukuritë dhe të mirat që u ka falur natyra, ditën kur ata nuk do të kujdesen për këto bukuri e këto të mira, ditën kur nuk do të punojnë me dashuri, mençuri e përkushtim për t’i shumëfishuar këto bukuri e këto të mira, atë ditë qytetarët shqiptarë do të kenë humbur jo vetëm mundësitë e tyre për tu mbajtur dhe zhvilluar ekonomikisht por edhe do të kenë tharë shpirtin e tyre.”

29 komente në “Lëvizja Nano: T’i ndalim hovin shëmtimit të Shqipërisë,të mos lejojmë bjerrjen e vlerave”

  1. Ramy says:

    hahahah Nano zgjohet pêr te shemtuar Shqiperin serisht me banden e tij Greko-kriminale

    1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      Ramy idioti, c’pune ka Fatos Nano me Greqine, megjithse nuk me interreson Fatos Nano sepse jam kunder tije????? Pse behesh injorant duke komentuar marrezira qe nuk kane fund?? Do te ishte mire qe te kontrollosh se c’komenton sepse po tregon qe je idiot. Une nuk jam kunder komenteve te t’ua, por te pakten mos trego qe je idiot.

    2. Vlora says:

      po kur te rane ne sy gjith keto mo nano refugjati?????

      deri dje i beje freski berishes e metes,,sot u vapose per vete.

      kalo dhe njehere nga meta, a do ta mbaje fjalen per te te mare shofer personal,qe ta prekesh me nga afer raskapitjen shqipatere ????

      1. assault says:

        Pershendetje Vlora! Nano e qau Presidentin e tani po ben presion te ruaj 10% e administrates ne qeverisjen e ardhshme sepse ti e kupton si funksionon politika shqiptare 20 vjeçare…

  2. çfare thua jane te verteta, sote u kujtove O FATOS ????, KU ishe kur populli dilte e protestonte per keto paDREJTESI???????????????

  3. Kol Tivari says:

    Ik mor grumbull muti.Me mashtru masat socialiste,ban sikur i bie Berishes.Ti dhe Berisha,jeni dy gjysmat e nje muti te madh.Populli i majte,ju ka provu ty Meten e Berishen.20 vjet po na sillni verdall e per vete po mbushni xhepat.Ti je vegla e Berishes,sic ishe ne 2009 dhe 2011.

    1. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

      Kol Tivari…po pse mor burre i dheut i the Fatos Nanos :
      ” Ik mor grumbull muti” ti dhe Sali Berisha jeni dy gjysmat e nje muti te modh , dhe nuk i the ashtu sic do te mbeste ne histori:
      ” Ik mor gjysem-grumbull muti, gjysma tjeter Sali Berisha, ju te dy jeni nje grumbull i modh muti qe …( per shembull na keni qelb Shqiperine).

      Megjithate te pershendes Kol Tivari..edhe une ashtu mendoj qe Tosi dhe Sala jane faktikisht muti i modh ne mes te rruges se Shqiperise per zvillim.

  4. tironsi says:

    Per sa shkruan me siper eshte e drejte , por c fare bere ti shkerdhate (po te flas me fjalorin tend)gjate kohes qe tl qeverise.Jep pergjigje per kete njehere dhe pastaj na rokanis dokrrat e tua.

  5. koli says:

    po ky tosi kur i del xhini shkrun nai email.
    ore dallaverexhi, po prapaskenat per te ruajtur pushtetin e cunit te sheqeres i harrove…apo pasi ta futi cuni sheqeres ste ka ngele gje me bo vetem me shkrujt emaile kur te del pija, maskara.

  6. sali says:

    Ik e alabak .ti je personi qe me dallaveret e tua e fute shqiperine ne kete derexhe .Per inat te EDIT u bere sahan lepires i saliut ,dhe tani je i futur nga saliu per te demtuar opoziten .Ti je me keq se saliu

  7. mali says:

    Të zestë ne ,në dorë të këtyre rrugaçëve.

  8. Epirioti says:

    Si s’u lodhkan duke u tallur keto lloj sorollopesh hilanjoz dhe te ligj ne shpirt. Ç’fare urrejtje te pafund qe paskerkishin patur ndaj ketij populli ky burgaxhi Nano, ky kriminel Berisha, ky hajdut Meta dhe ky qullac Rama.

  9. Roni says:

    Shemtia pervec emrit Berisha ka dhe emrin tend o Nano.Te kujtohet kur fillove operacionin “Caushesku” ne bregdetin e Durresit ? Prishe tre hotele dhe te nesermen tu paraqiten qindra pronare te tille me nga 100 mije dollare ne dore.Ju legalizuar shemtin ne bregdetin shqiptar.Ke te drejte qe e hap kete teme,pasi nostalgjia per ate moment qe te futi ne banke me nje te ren te lapsit miliona dollare nuk te hiqet nga mendia.E mgjate mashtrimet e tua do zen perseri vend pasi ai milet vdes per rrena dhe mashtrime…kur jan 999 mashtrues ne politiken e larte s’ka gje se ngjitesh dhe ti perseri…por nje gje duhet ta dish se ka akoma njerez qe kur te degjojne ty u fillon e vjella dhe ka mundesi te mos u pushoje per gjat gjithe pjeses se mbetur te jetes.

  10. kitara e thyer says:

    shqipetaren jane poshteruar, shqiperia eshte shemtuar. leviz edhe ti ,sic tha mr. arvizu, por te lutem mere dhe beje zerioshisht. te takon ,sidomos per ate pjese te popullit qe te pranon ashtu sic ti je.

  11. albani says:

    “Shqipëria e shëmtuar!” Po kush e shemtoi mor njeri i shemtuar? Ti, bashke me ate Malokun Visigot, me barbarin nga Vicidoli, ju e shkaterruat, e dogjet, e vodhet, e perdhunuat, e shitet, e privatizuat dhe tani del se te dhimbset Shqiperia. Po te dhimbsej, nuk ia dhuroje Turkomanistanit Berishe me 2005, apo per tradhetine qe bere me 2007, apo tani me 2012, me zgjedhjen e presidentit te ri. Nje gje qe nuk beri Berisha, eshte te te bente edhe nenen aty ku ishe ne Bence, se te tjereve pjesetare te familjes ua beri. Kurvaret dhe bi9xhozxhinjte jane teper te rrezikshem per Shqiperine, sikurse edhe uzurpatoret, vjedhesit e manipulatoret e votave te shqiptareve. Cdo gur, cdo sokak, cdo familje shqiptare, ketu dhe jasht sShqiperise, ju mallkojne qe te dyve. Ju jeni mallkimi dhe fatkeqesia e ketij vendi.

  12. inf says:

    Llogaritari i Lanabregasit i biri i thanasit tozi i nanos po behet keq per shqiptaret po behet keq per kombin dhe per socialistet po behet keq dhe qan me denese per te majten shqiptare
    Po kush e beson askush dhe ata qe ja shkruajne keto Masllahate nuk e besojne por dhe QY nanua hedh nji gur ne lume dhe mendon se do shkojne pas gurit te nji pijaneci dhe edepsezi qe nuk i ndahet Kumarri dhe Bixhozi nga gryka e tij e dehur me Xhin Tonik .
    Pse ke rene kaq poshte nuk do as men e kalem qe ta kuptojne i madh e i vogel i shkolluar dhe i pa shkolluar i Pire dh e Esell,Mileti shoki nano ty te njef si nji kriminel e Armik si nji Tradhtare qe ke pire dhe je shkrire kafe dhe dreka e darka me shume Halabaker qysh nga SERBET E GREKET ku ne dhe ti e dime mire se kush je ti O HORRI I BERISH KRIMINELIT
    Hiq dore nga kto marifetlliqe o shoki nano o Karrocier i dehur siç e ka qujte Zoti ED RAMA ket Kodosh dhe dobiç te salih qenit qe vrau e prehu Shqiptaret saher deshi vet ai .
    Shoki nano kot lodhesh kot Rob tohesh sa andej e ketj shko rri afer Xhoanes se ajo i ka do vjet pas teje dhe do kalaruar se kshu e do natyra por;;;; Ti shoki nano siç duken bathet ke ngel pa PARE jo pa pare te vogel se ato o ke ti po ti do PARE TE MADHE dhe ku do i nxjerresh ne ALBANI .
    Po ç’fare Borxhi te ka Ty mor edepzes SHQIPRIA qe kerkon ta rrjepesh o sorrogato o mashtrus po ik ore PIRDHU TI DHE AJO LEVIZJE QE KE HAP TI
    IK NANO IK SE JE I MABRUAR JE I VDEKUR TE ESHTE BERE VRIMA E HUNDES SI VRIME ZORRE DHE MEZI MERR FRYME NGA RAKIA IK QEROHU SE VENDI NUK KA TAKAT TE JAPI TY DHE HAJDUTERRVE QE JAN SOT NE PUSHTET PARE ME THASE IK O HORR BAGABOND IK SHPORRU TI DHE AJO PJES E VOGEL QE TE NDJEK TY .
    POPULLI THOT ME MIRE TE DALI SYRI SE NAMI
    TY SHOKI NANO TE KA DALE NAMI TI JE USHTARI I SALIH ROMI BERISHIT pis .

  13. NE LEME says:

    PO sillesh si kali ne leme o FATOS, po te mblidhet litari.

  14. burreli says:

    Po kush flet per vlera more aman?Nje moster e pa vlere nje lecke banjoje.Mblidhu andej nga behesh dhe hiqju syve te ketij populli o ndyresire.Ti luan lojen r berishes.

  15. Zigur Qarri says:

    Bob je e Toso,Mejhone,rrumpallhone e bone Shqiprin.
    O Lale t´kujtohet kur pive 36 xhina pa u ngrejte prej tavoline dhe i shajte gjith deputetet me liber shpije dhe me ne fund firmose qe me leket e Shtetit te ndertoheshin pallate ne bregdet e tu jepeshin falas punonjesve shtetror?Dy deri ne tre here ne vit shkojshin zyrtaret jasht shtetit eskursion me leket e qeveris ne kohen tende.
    Koh e arte ka qene ahere,xhymert i madh ke qene o kodosh me paret e Shtetit,por nga tuajat nuk lajthisje kurre ama.
    Ik,ik o budall se u telendise ne pleqeri,le qe edhe ne rini pevers ke qene ti,perderisa u denove me note sjellje sepse urinove para femrave te gjimnazit.

  16. Tutu says:

    Zoti nano je nder kontribuesit me te medhenj per bjerrjen e vlerave njrezore ne shqiperi..je vec nje sharlatan

  17. besniku says:

    O nano miu dhe kurvari, nese e ke me vete ate “kurvicen” tende, hipi ndonje helikopteri dhe zhduku nga Shqiperia. Nuk te do njeri, as socialistet dhe as demokratet. Saliu ta ka futur gjithnje, qe nga koha kur te futi ne burg, e deri me sot, ne menyre te vecante me zgjedhjet e qershorit te vitit 2005, kur te tha se do te bente president, me 2007 perseri, dhe po prape tani, ne vitin 2012. Ta ka futur, po ta fut dhe do ta fute edhe ne te ardhmen. Ti mund te rrish ne Shqiperi, por vetem do te shpenzosh edhe ato pare qe ke vjedhur, dhe pastaj do te ikesh. Sa me heret te zhdukesh aq me mire eshte per ty!

  18. LILOLABJA says:

    Doli ROBERT CUMCAKIZI,a more i shkrete beson se akoma funksionon hipokrizia jote .Ik o Fatos muti se ta njohim sifetim e leri keto lote krokodili se nuk te ecien me ,mjaft ke tallur menderen me kete popull .Ke marre ate qe meriton nga ky popull ,perbuzjen .Je njeriu qe ke goditur shume rende imazhin e te majtes e vazhdon te minosh misionin e saj sa here te jepet rasti .Ti ke vdekur me kohe per elektoratin e majte por ste kane varrosur akoma.

  19. teli says:

    ne fakt u zhvillu shume shqiperia ne kohen e nanos dhe tani e kane prish.

  20. ismeti says:

    nuk e di a ka ma te shemtum e ma te pist se ju o nanaos ne politiken shqiptare ,je nji BOTHLEPIRS I SALI BERISHOVIT

  21. Gezimi says:

    Jane te verteta ato qe thua zoti Nano, por nuk jane gjera te reja. Keto i dime. Po c’bere kur ishe 8 vjet ne pushtet per t’i ndrequr? Asgje, vetem bere palle, dhe qeverisjes i ktheve shpinen, duke i lene dhe ato Nacra, Bacra, Kacra te livadhisnin sipas qejfit. Ja, per keto, dhe mjaft te tjera ju jeni krejtesisht i pabesueshem.

  22. dritani says:

    Leter nga burgu i vetvetes …

  23. Shkodrani says:

    Oh nano eshte e kote te harxhosh kohen me ty.Ti i tregove popullit Shqipetar se kush je.ti nuk ishe i zoti as per veten tende e jo te jesh per ne Popullin,per te mos u zgjatur se kemi shume per ty na kete:NANO IK IK IK:NUK KE PSE VJEN PERSERI JE I DESHTUAR,edhe femijet e kane kuptuar qe SALIU te ka bere LOLO CIRKU.

  24. hasan says:

    Po mjaft o nano se u bere si beu i çingive tek filmi “koncert ne vitin 36”.Boll me hartime se u ngopem qe prej njezet vjeteve.Nuk ke fytyre te dalesh para popullit TI qe mbrojte vrasesit e 21 janarit.Gjej nje skalion tjeter dhe rreshtohu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje