Historia e rishikuar dhe një përgjigje për Doktorin

5 Korrik 2012, 22:42Politika TEMA

Nga Auron Tare

 

“Në këtë mënyrë, shoku Enver, me njohuritë e tij të gjera dhe me kërkesat e rrepta të shkencëtarit, shtron përpara studiuesve tanë një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë. Ai i porosit ata që t’i përvishen një pune serioze për të depërtuar sa më shumë në thellësi të shekujve të parahistorisë dhe për të hedhur dritë mbi kulturën dhe gjuhën e fiseve parailire të trevave të banuara nga shqiptarët e sotëm”

Enver Hoxha, “Për shkencën”, II, Tiranë, 1985

 

 

Kushdo që ka jetuar kohën e komunizmit e di fare mirë se çdo direktivë e re në fushat historike (si kudo)  hapej dhe mbyllej me urdhrat e kupolës komuniste, e cila e kërkonte historinë të shkruhej sipas mendimit të saj ekskluziv. Në çdo përvjetor apo datë të shënuar Komandanti fliste dhe historianët mbanin shënime se si dhe në çfarë mënyre duhej të shkruhej historia jonë. Sigurisht asaj kohe jetonim në diktaturë.

Po sot?

Sot në një mënyrë shumë të ngjashme kryeministri ynë del dhe jep orientime se si duhet të shkruhet historia. Shembulli më i fundit është dje kur në mënyrë publike Kryeministri kërkon rishikim dhe ndryshim të fakteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Që historia e shqiptarëve është bërë lëmsh nga historianët partiakë, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Por që rishikimi i historisë të bëhet në të njëjtën formë dhe model si në kohët e diktaturës, kjo është një ngjarje shumë e rëndë për vetë kohët që jetojmë. Megjithatë duhet pranuar fakti që Doktori gjithmonë del e lëshon bomba tymuese  por hosanaja e një sërë historianësh, të cilët deri dje mbanin shënimet e Komandantit, dhe sot të Doktorit, është një praktikë po aq e frikshme sa edhe ajo në diktaturë.

I dashur Doktor, nëse do të ndryshosh historinë, bëji historianët e tu të ulen e të shfletojnë arkivat. Historianë që mbajnë shënime dhe shkruajnë për çfarë kërkon zotrote nuk bëjnë histori, por propagandë. Njësoj si ai ish- gazetari i Zërit të Popullit që i është mbushur mendja se bën histori me libra të kallëpit që bënte për Komandantin dikur.

Doktor, dërgoi historianët e tu të ulen në arkivat e huaja, të cilat kanë me mijëra faqe të pahapura të historisë së Shqipërisë, të cilat nuk janë  lexuar kurrë. Nuk bëhet historia me të folur ti dhe me të shkruar nga ata që marrin rrogën tënde në administratë. Se për të kundërshtuar, nuk të kundërshtojnë dot se iu duhet rroga në fund të muajit, të shkruajnë vetë nuk ua mban, prandaj dhe të dëgjojnë dhe vazhdojnë vegjetimin e tyre intelektual duke zënë llogoret ideologjike dhe duke qëlluar prej kësaj llogoreje me pushkët e vjetra.

“Në 100 vjet asnjë komb nuk ka pësuar kaq shumë falsifikim të historisë,” deklaroi Kryeministri në mbledhjen e djeshme.

Ke të drejtë shumë Doktor, por do ishte në nderin tënd nëse mbështesje me para dhe fonde studiuesit që të hynin në arkivat e botës dhe të shkruanin ato që zbulonin andej dhe këtej. Të shkruanin qartë dhe pa emocione ideologjike, duke ua lënë qytetarëve të gjykonin vetë mbi çështje të rëndësishme historike. Historia e paragjykuar nuk mund të jetë ajo histori që i reziston kohës. Shiko historinë që bëri Komandanti. Një pjese të saj i doli kallaji.

“Por realiteti vëllavrasës i luftës është realitet i pamohueshëm. Nuk ishte luftë civile. Por cila rezistencë antifashiste në Europë nuk pati aspekte të tilla? Duke njohur këtë realitet dhe duke u përpjekur të bëjmë drejtësi në kuptimin moral, duke njohur aktin makabër të vrasjes së ushtarëve pse nuk i përkisnin ideologjisë komuniste, ne e bëjmë vendin më të drejtë, shoqërinë më të drejtë dhe kjo është e domosdoshme. E vërteta është se njësitë nacionaliste, balliste apo legaliste janë masakruar barbarisht në Shqipëri e Kosovë. Luftëtarët që luftuan me Gani Kryeziun u masakruan e u hodhën në një pus vetëm pse nuk ishin komunistë, por ishin ruajalistë,” vijoi kryeministri dje përsëri në mbledhjen e tij të përjavshme.

Po Doktor, por mendimet e tua mund t’i shkruash fare mirë në librin tënd të kujtimeve, por ato nuk mund të jenë të vërteta historike pa u ballafaquar me dokumentet e shkruara. Dokumente të shkruara që vijnë nga disa burime dhe hedhin dritë mbi shumë ngjarje apo personazhe të asaj kohe. Që një numër i madh forcash nacionaliste apo balliste u janë bashkuar ushtrive gjermane në Shqipëri, ky është tashmë një përfundim i vërtetuar me dokumente autentike si nga ana e britanikëve, si nga ana e gjermanëve. Që shume njerëz që ishin në këto forca besonin sinqerisht në kauzën nacionaliste dhe mendonin se vetëm gjermanët mund të zgjidhnin atë, kjo është e vërtetë. Por fakti mbeti se Gjermania e humbi luftën dhe bashkë me të iku edhe kauza e nacionalistëve. Mos harrojmë se këta nacionalistë, midis tyre edhe shumë patriotë, patën fatin e keq që të ishin në krahun e gabuar. Në krahun kundër aleatëve anglo-amerikano-sovjetike. Dhe për këtë fakt historia i ndëshkoi. Ashtu siç u ndëshkuan mjaft figura nacionaliste në Europën e qytetëruar. Si njeri i lexuar që jeni Doktor, ju e dini mirë se çfarë dhune ushtruan qytetarët parizienë kundër femrave që fundi i fundit kishin shkuar me oficerët gjermanë. Po ata që me armë në dorë luftuan kundër forcave antifashiste? Meqë përmendët Gani Kryeziun, arkivat angleze për shembull kanë shume material mbi angazhimet e Gani Kryeziut në Shërbimet e Fshehta Jugosllave të paraluftës. Mund t’i lexoni dhe do të arrini konkluzione të tjera. Nga këto dokumente mund ta kuptoni edhe pse komunistët jugosllave e zhdukën këtë njeri me rëndësi në Malësinë e Gjakovës.

“Dy janë çështjet themelore në LNÇ, njohja e këtij aspekti vëllavrasës. Së dyti, është një problem tjetër shumë madhor, lufta si çdo luftë kërkon armë, po këta armë nuk kishin, kërkon financa, shqiptarët financa nuk kishin, kërkon organizim, shqiptarët nuk kishin ndonjë organizim ushtarak. E vërteta e madhe historike është se shqiptarët kanë bërë luftën të mbështetur në paundin e taksapaguesve britanikë. Brigadat e njësitë e para u organizuan nga misionarët britanikë. E vërteta ishte se ishte Britania e Madhe ajo që armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve që të mos injorojnë këtë kontribut historik të taksapaguesve dhe qeverisë britanike. Brigada e parë komuniste është krijuar, armatosur e financuar në Vithkuq nga misionet britanike.

U ndala në këtë moment sepse kjo është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste. Qeveria britanike bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencën e tyre. Mbreti qëndroi në kontakt me qeverinë britanike,” tha Berisha.

Doktor,  po e filloj nga fundi. Mbreti? Cili Mbret? Nëse flisni për Ahmet Zogun, duket se keni njohuri shume të pakta për rolin e vërtetë të Zogut në Angli. Zogun autoritetet angleze jo vetëm e trajtuan me përçmim dhe tallje (dhe si shqiptar që jam mua nuk më vjen aspak mirë), por askush nga Qeveria Britanike nuk e trajtoi asnjëherë me seriozitet figurën e Zogut gjatë Luftës. Zogu në Angli ishte një figure tragjike dhe aspak e respektuar nga politika britanike.

E dyta, po, është e vërtetë që britanikët ishin shumë prezent në ngjarjet e Luftës në Shqipëri. Por sipas dokumentacionit shumë të saktë të arkivave britanike është e qartë se britanikët u përfshinë në Shqipëri vetëm pasi italianët kërcënonin Greqinë, bazën më të rëndësishme britanike në Mesdhe. Për këtë arsye britanikët, të ndihmuar nga Shërbimi i Fshehtë Jugosllav organizuan në Beograd një grup me nacionalistë, komunistë dhe aventurierë shqiptarë dhe i dërguan të shoqëruar nga një kompani ushtarësh dhe oficerësh jugosllavë të hynin nga veriu drejt Tiranës. Kjo aventurë e dështuar, e përshkruar mjaft saktë nga oficeri i Shërbimit Sekret Britanik, Okley Hill, është edhe fillimi i përfshirjes britanike në Shqipëri. Pas këtij dështimi britanikët me ndihmën e Shërbimit të Fshehtë Jugosllav organizuan dhe financuan çetat e para të quajtura antifashiste, Çetën e Pezës, të Skraparit, të Vlorës, të Mallakastrës, Çetën e Krujës me synim goditjen e prapavijës italiane. Deklasifikimi i dokumentacionit të kësaj periudhe nuk lë asnjë dyshim mbi këtë fakt. Por duhet thënë edhe një e vërtetë e madhe. Deri në 1943 Britania i kishte premtuar aleatit të saj të madh, Greqisë, jugun shqiptar. Ky fakt jo vetëm është provuar me dokumente, por edhe letra e Sir  Jocelyn Percy, ish Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, drejtuar kryeministrit britanik për këtë padrejtësi në kurriz të Shqipërisë është tashmë e botuar. Pra britanikët, si Perandori e madhe që ishin, nuk u përfshinë këtu për sytë e bukur të shqiptarëve, por për interesat e tyre jetike. Ndihma që dhane ishte ndihmë e kushtëzuar kundër gjermanëve dhe kush mori ato ndihma ishin vetëm ata që luftuan kundër gjermanëve.

Britanikët, një komb mjaft i mençur dhe praktik, nuk mund të ndihmonin forca, të cilat edhe pse anti- komuniste, bashkëpunonin me projektuesit e Holokaustit. nazistët gjermane. Prandaj çdo përpjekje për hedhje balte ndaj formacioneve partizane është e kotë pasi historia tashmë ka folur. Edhe një sqarim meqenëse të ka mbetur merak çështja e ndihmave britanike. Shefi i Zyrës së OSS në Bari, Hary Fultz, në radiogramet e tija për oficerët amerikanë në Shqipëri theksonte se megjithëse oficerët britanikë marrin meritën e hedhjeve të ndihmave për partizanët, në fakt të gjitha armatimet, rrobat, pajisjet dhe paratë ishin ndihma a popullit amerikan për aleatët e vet britanike, prandaj thoshte Fultzi- ju shpjegoni partizanëve shqiptarë se rrobat që kanë veshur dhe armët që mbajnë janë të gjitha të ardhura nga Amerika. Por edhe aeroplanët që vinin nga Bari ishin të gjitha amerikanë.

“Nuk ishin britanikët që inkurajuan lëvizjen komuniste në Shqipëri. Kontaktet e para i kanë pasur me nacionalistët. Personat e parë të kontraktuar prej tyre janë vëllezërit Kryeziu. Ata kontaktuan edhe një tribun tjetër legjendar, Abaz Kupin. Ishte Zogu që deklaroi nga Parisi luftë kundër pushtuesit,” thotë kryeministri  në fjalimin e tij të gjatë.

Po Doktor, këtu je shumë i saktë. Britanikët në Beograd kanë kontaktuar pikërisht personat që thoni ju. Por me sa duket nuk i keni parë fare dokumentet apo nuk ua kanë shpjeguar mirë. Julius Hannau, shefi i MIR  britanik në Beograd, apo më saktë Zbulimit Ushtarak, i kërkoi një listë Shërbimit të Fshehte Jugosllav me njerëz që ky Sherbim i kishte të besuar për një mision special në Shqipëri. Dhe jugosllavet i dhanë listën ku ndër të cilët ishin edhe njerëzit që ju i përmendni në fjalën tuaj, por edhe disa të tjerë që më vonë u bënë liderë të rëndësishëm të lëvizjes komuniste. Po kështu Doktor duhet të dini edhe diçka tjetër. Britanikët i besuan organizimin e krerëve të veriut jo më pak po vetë Drazha Mihailoviç, një antishqiptar i njohur me arsyetimin se vetëm një serb mund t’i organizojë këta krerë shqiptarë. Nëse do të mësosh më shumë, dërgo historianet e tu të marrin dokumentet tashmë të hapura në arkivin britanik dhe do të shikosh se shumë nga krerët e veriut kanë bashkëpunuar me Drazha Mihailoviç.

“Vlerësimi i luftës duhet të jetë një vlerësim i plotë, një vlerësim i madh për ata që financuan, armatosën dhe stërvitën dhe cilido që është i interesuar për historinë e asaj lufte. Në çdo dokument do gjeni që britanikët bënë gjithçka për bashkimin e fraksioneve të ndryshme. Politika e përçarjes ishte politika e pushtuesit dhe nuk ishte pa efekt,” vazhdon Doktori leksionin e historisë.

Është shume e vërtetë që disa nga oficerët britanikë u përpoqën diku nga 1943 që të krijonin një front të përbashkët me palët, që tashmë ishin futur thellë në konflikt. Mukja e famshme ishte një vepër e britanikëve, e mbajtur në shtëpinë e një prej agjentëve të tyre më të mirë, Ifsan Toptani. Por ky Front, i ngjashëm me Frontin që kërkonin të formonin në Greqi dhe në Jugosllavi, ishte jo realist pasi palët ishin të ndarë me thikë. Pro luftës me gjermanet dhe pro bashkëpunimit me ta. Fraksionet nacionaliste ashtu siç veproi edhe Zerva në Greqi apo Mihailoviç në Jugosllavi, duke parë se britanikët tashmë ishin me krahun më të fortë dhe mendonin mbi zhvillimet pas Luftës, u afruan me gjermanët për të shpëtuar atë që mund të shpëtonin.

Kritika të mëdha për përfshirjen e britanikëve në luftën politike shqiptare kanë ardhur nga vetë protagonistët e asaj kohe. Mos harrojmë Sir Reginal Hibert, Ambasador i Britanisë në Francë apo eksploratori i famshëm William Tilman, të cilët kanë kritikuar fort kolegët e tyre britanikë për përzierje politike në Shqipëri. Nëse oficerët britanikë pranë nacionalistëve me të vërtetë kishin respekt për luftëtarët shqiptarë nuk do t’i braktisnin ata në kënetat e Shëngjinit. Braktisja e Abaz Kupit, një figurë tragjike e asaj periudhe nga ata që e mbështetën dhe e përdorën gjatë betejave politike në Shqipëri, ishte një turp për nderin kalorësiak britanik. Ky turp nuk u kapërdi lehte nga oficerët e tjerë, të cilët edhe pse kundërshtarë mendimesh me Bazin e Canes, nuk ia falën eprorëve të tyre këtë gjë. Fakti qe edhe sot në Londër janë dy shoqata shqiptaro-britanike tregon qartë se jo vetëm ish- oficerët që luftuan në Shqipëri, por edhe pinjollët vazhdojnë të jenë të ndarë në vështrimin që ata kanë mbi përfshirjen e britanikëve në luftën politike në Shqipëri.

“Do u ftoja që së bashku me veteranët, për të cilët kam respektin më të madh, se vetë ata e dinë se kush e themeloi brigadën e parë, të bëjmë të vërtetën historike,” tha Berisha.

Nëse Doktori ka ndonjë dokument të ri për këtë fakt do ishte mirë ta botonte. Dokumentet britanike thonë se formimi i reparteve të mëdha partizane ishte një dëshirë e udhëheqjes shqiptare, një dëshirë e cila ishte plotësisht në përputhje me synimin e oficerëve britanikë, që sapo ishin hedhur me parashutë në Shqipëri.

Doktor, historia ashtu si çdo gjë serioze në një shtet bëhet me letra, me dokumente, me arkiva. Nëse ke dëshirë me të vërtetë të ndriçosh errësirën e historisë shqiptare, ndihmoji historianët të shkojnë nëpër arkiva. Në këtë mënyrë edhe ata të shkretë që rrojnë vetëm me rrogën që iu jep ti të kenë mundësi të lexojnë dokumente autentike që shtete serioze kanë ruajtur me fanatizëm. Historia nuk bëhet vetëm me rapsodë që këndojnë anës vatrës netëve të dimrit. Historia bëhet me të shkruar. Fole ti, shkruan ata, kështu nuk shkojmë gjëkundi.

Ashtu siç thotë edhe latini i moçëm “e shkruara mbetet, fjalët i merr era”.

 

52 komente në “Historia e rishikuar dhe një përgjigje për Doktorin”

  1. loni says:

    po edhe saliu nga kjo kupole doli,,pse habiteni qe edhe saliu ndjek te njejtat hapa,,,eshte llogjike se si te mesojne ashtu do veproshe deri ne fund te jetes tende,,dmth ky lindi komunist dhe do jete komunist deri ne fund te jetes se vete,,sali ram berisha komunist deri ne vdekje kete se luan asgje nga idea marksiste leniniste,,amerika i adhuron komunistet sidomos kur bejne ashtu sic i porosit vete amerika,,mqs amerika sot feston i uroj nje mallkim te forte nga zemra me nje termet te fuqishem qe nuk eshte para ndonjehere,,fatkeqesia e botes qe gjasme lufton komunistin dhe nga ana tjeter i mbron me te gjitha mjetet..

    1. HYSEN SHOSHORI says:

      MALLKUAR QOFTE AI QE I DHA TE DREJTE STUDIMI KETIJ SHTAZE,
      QE NUK U BE KURRE NJERI!
      TIRANA KA MIREPRITUR SHUME PROVINCIALE, PO SI KY … DHE ISHALLA NUK MIREPRET ME.
      TE ZERE MESIM SE GJARPRI QE MBAN NE GJI, TE HA KOKEN!

      1. Shqiperia says:

        Ah, c’ma lane pas kete bastard serb qe po me gerryen e gjithen si nje vemje e keqe serbe. Mallkuar ai e mallkuar ata qe ma lane kete krijese te shemtuar te me drejtoje e te me turperoje:

        E ta di bota mbare,
        se Shqiperia s’ashte ma Zonje e Rande,
        se berishovici po me ha mishte
        per se gjalle!

    2. X says:

      E konsideroj te drejte shqetesimin e z. Tare por nuk e kuptoj se pse me te njejtin zell merr te luaje dhe ai rrolin e politikanit-historian. Pergjate variantit te tij historik autori i ketij shkrimi paraqet te verteta te pjeshme dhe shume interpretime qe shkojne drejt manipulimit. Megjithese autori ben thirrje per te hedhur syte nga arkivat e kesaj bote, me lehtesine me te madhe terheq konkluzione per ceshtje qe ende mbetet te pa zbardhura dhe ku informacionet jane te pjesshme. Me nje shkrim gazete autori nxjerr konkluzione per shume ceshtje, gjithsecila e denje per tu marre si objekt i vecante studimi. Nese do ishte nje studiues serioz, thenieve te politikanit do ju korespondonte nga nje te dhene tjeter historike qe do minonte autoritetin e spekullantit politik duke na perforcuar idene se opinionet nuk mund te zene vendin e studimeve shkencore te mirefillta. Nuk e di se cfare profesioni ka por po te jete se vertitet ne fushen e historise, nga ky nuk mund te pritet ndonje pune serioze.

      1. sinan hibro says:

        Ore X , po si te gjithe ne , do te lesh edhe ti nje bisht, sic thua ti – mire i thote gjerat A. Tare , por ….. e pastaj kalon ti qe jep leksione me shume se Saliu apo Tare . E keqja jone si komentues eshte se bejme kompetentin per ate qe nuk jemi . A. Tare ne shkrimin e tij perballe thenieve te Berishes parashtron fakte autentike te arkivave angleze. Ai nuk ben konkluzione , sepse edhe te donte, kete nuk ia lejon shkrimi; konkluzionet jepen ne fund te nje studimi te mirefillt historik ; dhe ketu eshte meraku dhe thelbi i shkrimit te Tares – sic jemi mesuar ne , historianet e Saliut do te perpiqen te vertetojne tezat e Saliut… Kaq ! Kjo eshte vlera dhe thelbi i shkrimit te A.Tares ! Bishtat e tjere mbeten bishta .

      2. bobi says:

        Ore keni lujt menc? Po gjykoni se nuk eshte historian Auroni, qe gjithsesi ka vite qe merret me ceshtje te historise dhe nuk gjykoni Salen qe esht bo me historian se Enveri???????

      3. reformer says:

        Ne pergjigje te X.

        Faktet qe sjell Auroni me duken te mjaftueshme per te vene ne dyshim sigurine e Kryeministrit. Se cila eshte everteta e kulluar, ate le tagjejne historianet…me rrogen qe u ka dhene Saliu,

    3. leonard says:

      Loni ky eshte problemi qe ju kerkoni te gjeni ne tunel drite por kur ajo ekziston ju e erresoni me shume ,saliu ka qene komunist me emer por nuk ka qene kurre komunist me shpirt sepse sic kuptohet ai eshte intervenuar nga agjenturat e huaja dhe per ditet qe kane ardhur ai ka dale hapur dhe per disa qe thone qe ky popull nuk cohet ne kembe pergjigja eshte e thjeshte populli eshte i trdhetuar dhe ai ka sy e veshe qe mos te perserise gabimin e 97 ashtu sic u tradhetua nga agjenti i rradhes ramiz alia

  2. xha Beqo says:

    Auron,

    une mendova se ti do te kishe reaguar kur doktori na mban leksione per teknollogjine, shkencen, arsimin, agrokulturen, ekonomine, kinezcen, agrumet, etj. Atehere do te ishte me me vend.

    Sa per historine dhe politiken, te gjithe shqiptaret jane eksperte, duke perfshire edhe ty me doktorin. Edhe ti nuk je me ndryshe nga doktori. Apo e harrove kur pa arsimin perkates te bene drejtor te Butrintit. Pastaj kur te hoqen bridhje neper amerike e mblidhje ca studente shqiptare ne cdo universitet e u tregoje ca peralla e pretendoje se te kishin ftuar Departamentet perkatese. Te njejten gje bere ne New York, Michigan, etj. Atehere na hiqeshe si arkeolog i madh kurse tani si historian.

    Eshte brezi juaj qe vjen era mediokritet koke e kembe. Ti, doktori dhe gjithe ju kelyshet e atij sistemi burravecesh. Ndryhsimi yt me doktorin eshte vetem se jeni ne kampe te kunderta.

    1. Palla says:

      Mire ja paske gjetur emrin vetes, beqo, dhe “argumentat” (sepse nuk perdor asnje argument) qe perdor nuk mund te ngrihen me larte se emri qe i ke vene vetes.
      Sa per krahasimin qe ben midis Auronit dhe kafshes, te mungon arsyeja dhe argumenti. Une nuk e di se cfare ka bere Auroni, eshte arkeolog apo jo, eshte historian apo jo? Por di qe kur drejtonte ne Butrint i dha tjeter fytyre e koncept manaxhimi. Sa per shkrimin e sotem ai pergjigjet me fakte e argumente. Ti po ke ndonje fakt apo argument ta kundershtosh ben mire ta paraqesesh.
      Nuk mund ti fusesh ne nje rang Auron Taren dhe ate bishen, te paska lene logjika i nderuar beqo.

    2. +10 says:

      xha Beqo, me ate me xham apo me ate pa xham e lexove artikullin?

    3. Kryqtari says:

      Ky qi merret me Auronin osht shqiptari tipik injorant e i frustrum qi me siguri ka bo noi shkolle, po qi sja ka takatin e as ngene per tlexu nai gjo a per tu mor me arkiva dhe kerko me tut Auronin qi flet me emra konkret e me dokumenta te citume. Auroni ka lon i shembull te shkelqyer ne Butrint qi e ngriti nga humnera e vitit 97 dhe e boni njonin prej vendeve mo tvizitume te Mesdheut.
      Pale po bo dhe sikur osht kunder Sali katunarit.

    4. auron tare says:

      shoku Beqo

      kete komentin tend ma dergoi nje shok. me tha shikoje por mos i kthe pergjigjie se nuk ja vlen. ne fakt mendoj se ja vlen te te kthej pergjigjie ty dhe ata qe jane pas teje.

      ashtu si Doktori yt i dashur flet pa kontrolluar faktet. e para ne se do te shikosh diplomen time mund te interesohesh prane Akademise Ushtarake dhe Institutit te Fiskultures. Dokumentat jane zyratare dhe jam i sigurte qe nuk jane zhduker si Dosjet.

      e dyta une i dashur ne amerike isha i ftuar edhe nga Universiteti i Harvardit, Cikagos, Ohio, me sa duke kane harruar te ti thone.

      Por para nja dy javesh fola edhe ne National Geographic apo vjet ne The Explorer Club. Tani ne se ke ndonje ankese mund ti shkruash ketyre institucioneve prestigjioze dhe ti kerkosh llogari pse me ftojne mua atje per te folur.
      pergjigjien te lutem botoje ketu ne bllog.

      une i dashur Beqo nuk kam qene nuk jam dhe as do jem ndonje here arkeolog apo historian. jam nje qytetar i ketij vendi i cili ka te drejte te flase dhe shkruaje publikisht. ne se ke ndonje ankese shkruaji medias qe botojne shkrimet e mija.

      ne se ke ndonje merak tjeter te lutem ndaje ketu me lexuesit.

      te fala dhe mi pershendet ata miqte qe te kane vene te shkruash

      auroni

  3. selco says:

    auron, e paske taku dje nexhmijen

    1. Kryqtari says:

      Posi e ka taku mLonder! Nexhmia nuk qe vetem, qe me Lirien dhe Zhozin.

  4. iblimo says:

    o auron tare, meqe berish nuk ti paska dhene leket, kush tia ka dhe per te shkuar ne londer

    1. Kryqtari says:

      Vllai osht qytetar amerikon, i martum me qytetare amerikone! Cudi e modhe se si shkoka deri mLonder kur jeto me i vend aq te vobeget. Amerikont i kan katandis qytetaret e tyne mo keq se keta tSales ketu tek ne. Iu dalin paret sa me honger ushqim shporte, ne faturat e elektrikut ka kohe qi si pagujn se jon cop-cop.

    2. auron tare says:

      Leket mi ka dhene armiku i kllases.

  5. xha Jaho says:

    Mire e ke qe shkruan keto gjera, o Auron djali. Por mua me duket se po ndodh si ajo fjala e urte “hedh nje budalla nje gur ne lume dhe mblidhen njeqind te mencur e nuk e nxjerrin dot. Nuk do te rishikoje historine, doktor mortja, por po leshon brezin qe tja shkelin e pastaj te thote pse ma shkelet.
    E ka zakon ai, qe sa here e ndjen veten ngushte, hedh shashka tymuese qe te turbulloje mendjet e njerzve. “Perca e sundo” kete ka bere keto 20 vjet e kete po ben edhe ne kete rast. Mos ja varni fare idiotit patologjik. Ai e ka vendin ne cmentinen e spitalit te burgut.

  6. Xhoni says:

    Jane perralla o Auron .ti kujton se doktori nuk i di cfare ti ja ke paraqitur ne menyre te persosur .Por ne zbatim te politikave te tymnajes ku doktori eshte mjeshter i vertete duhet qe SHQIPTARET te harrojne deri ku jan zhytur ne M.., qe edhe frymen po jua komandojne dhe qe te klubi te kene me cfare te merren se helbete kampjonati mbaroi.

  7. razo says:

    O auron pse humbet kohen kote me nje skicofren dhe maniak?

    Mos bej krahasime te kota me Enver Hoxhen.. Enver Hoxha ishte nje njeri me kulture te gjere, i edukuar ne perendim dhe me nje mendje teper te mprehte.. te vetem te mete qe pati Enver Hoxha ishte se u rreshtua mbeti besnik i nje sistemi kumunist te pashpirt dhe diktatorial.
    Asnje krahasim me kte pordhen e lagur te Tropojes.. qe flet si nje bajraktar kaqol i shekullit te 18..

    Hajd shendet

  8. Amant says:

    Eshte nje pergjigje dinjitoze per lafarakun Berisha qe kerkon te imitoje udheheqesin e tij shpirteror Enver Hoxha qe ne diktature vete vendoste e vete vuloste. Por Saliut i ka mbetur ora. Enderon kohen e tij dhe imiton paradoksalisht si nje moster qe ne fakt e ka zene per gryke kombin me bura te tredhur…
    Gaztor i madh je o sale. Ke zevendesuar Skender Sallakun nen diktature qe na bente te qeshnim, kur na kishin vene nder leqe.
    Kohe karagjozesh per nje popull tej fukara qe nuk ngop barkun me buke. Kohe kamaleonesh e njerezish pa dinjitet…
    Tung

  9. besniku says:

    Servili dhe bythelepiresi dhe shurrembajtesi i Enverit, tani na flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Nuk e ka fjalen per historine e vertete te Shqiperise, se per kete ka Z. Beqir Meta, Z. Uran Butken, Z. Muharem Dezhgiu, e plot vemje te tjera te historigrafise shqiptare, e4 ka fjalen qe historiasnet te shkruajne per te, per Belulin. E ka merak, i shkreti, do te mbetet me cdo kusht ne histori. E ngre lart Zogun per te ngritur veten (se edhe ky, ne momentin e duhur, po ate gje do te beje, ate qe beri Ahmet Zogu, do te vjedhe arin e bankes shqiptare, do te shese Shqiperine dhe do te arratiset). Iu mor fryma dhe po i bie te fiket nga hera ne here, vetem per kete. Dhe 100 vjetorin nuk po e feston per hir te 100 vjetorit, jo, me kete rast do te ngrere veten lart e me lart, hero i lavdishem i popullit shqiptar, dhe presidenti i ri (te na roje deri ate dite), me kete rast do i jape gjithashtu dekoraten me te larte qe mund te kete ne Shqiperi.

  10. PATRIOTI USA. says:

    Zoti Aron. Deri sot ju kame njohur si gazetar dhe arkeollog pore Ju jini analist i perkryer edhe politikan i harire. Te pergezoje per kurajon qe tregoni edhe ne kete analize duke ju kundervene me shifra dhe me fakte Sali berishes i cili me hire apo pahir reflektoje mbi luften antifashiste, pore gaboje rende ne direktivat qe dha per ta ripare historine e LNCL.sipas modelit te idhullit te tije E.Hoxhes. Ju jo vetem ja hidhni poshte direktivat qe ai jep, pore i tregoni edhe rugen e verete per shkrimin e historise. Po keshtu shkrimi tuaj te kethjellon mendjen per rolin dhe qellimin e ndihmes qe dha qeveria dhe shtabi anglez i mesdheut ndaj luftes antifashiste. Do deshironja qe ate qe nuke e theksoj saliu ta theksonit ju i dashur Aron, faktorin e brendeshem, popullin, pore kete popull e udhehoqi dikush, dhe ai dikushi ishte E, Hoxha qe populli i vajti pas. Gabimet qe ai beri mbas luftes duhet te theksohen me pluset dhe minuset. As te mose zbukurohet, as te mose nxihet, pore te shkruhet historia realish ashtu sic ka ndodhur dhe jo ashtu sic jep direktiva sali berisha, pore sic deshmimtaret okulare,ata qe jetojne dhe me shume cfare kane shkruar kronistet e kohes apo ushtarake madhore e politikane ne doreshkrimet e tyre. Urime gazetes shekulli dhe botusit te saje korifeut te gazetarise reliste zotit M. Baze dhe juve zoti Aron. Suksese shendet dhe pune te mbare. Faleminderit.

  11. katunari says:

    Ka caktu Beqir Meten me shkrujt historine e shqiptareve dhe Shqiperise nga koha e qepes deri me sot.Do lexojme gallata,do jete tragjiko-komike per kete popull.Beqiri do ta nxjerre Salen rrace mbreti,do lexojme qyfyre.

  12. Olti says:

    Ne kemi Kryeministrin me te pafte te te gjitha koherave qe na shtiret edhe si erudit! Historia shkruhet e rishkruhet natyrshem, ….si do ja bejme Ketij Idioti qe I eshte mbushur mendja se eshte Platoja, Jesuja dhe Regani Ne variantin Emverist!

  13. Devolliu says:

    O i nderuar Tare; Salih Shpellari, ky injorant i Viçidolit, është çoban dhish e nuk e ka haberin për këto që shkruan ti.

  14. bobi says:

    Kesaj i thone ta nxjerresh doktorin legen.

  15. karaduz tropoje says:

    eshte mbushur edhe ny me karaduza tropoje,dhe te gjithe jane ne gare per patriotizem,,por veshtire qe behen dy shqiptar bashke per nje gje te mire,,sepse menjehere ju shkon mendja se si te vjedhin,,keta ish intelektuale te shkolluar neper konviktet e xhaxhit enver pasi nuk munden te krijonin gje ne shqiperi iken neper new york,,dhe tani flasin per drejtesi..pra konkurenca e forte e sali berishes nanos metes rames rucit etj etjnuk i dhane hapsire qe edhe ata te pasuroheshin,,se po te kishin mundesi do te vidhnin edhe ata,,shqiperia eshte nje vend qe vepron me kanun,me lidhje farefisnore,krahinore,,dhe nuk ndreqet asnjehere..nje vend ku ka shume trima dhe te gjithe jane frigacake..ne nje vend ku ka tre fe por pothuajse te gjithe nuk besojne ne zot,nje vend ku mendjemadhesia dhe tangarlleku ja kalojne cdo shteti por te gjithe jane fukarenj,nje vend ku te gjithe kerkojne hajdutin por te gjithe jane hajdute,,nje vend ku krenohen me histori por nuk ka histori,,nje vend ku njerezit krenohen me te mirat por skan lene gje te keqe pa bere neper bote ,,ku krenohen per besen por ka me shume te pabese,,nje vend ku shahet turku greku serbi italiani bullgari.por i gjithe ai vend eshte i banuar nga ato rraca,nje popull qe thote qe eshte popull ilir po me faktikisht me pamje fizionomike jo ilire..nje popull trim por vetem kur nuk ka ligj,

    1. korcari says:

      Bravo të lumtë ajo dora,kjo është e vërteta.RESPEKT….

  16. Zak says:

    Z. Tare, me gjithe shkrimin tend te argumentuar ose te pakten te mbeshtetur ne ato dokumenta qe ju keni kaluar ne duart tuaja, pa te ofenduar dua te them se Gazeta Tema dhe Ju, keni rene ne kurthin e Saliut. Ai ate ka syjnuar : te fuse ne qerthullin e diskutimeve gazetare, analiste , politikane, historiane, e c’te mundet tjeter. Dhe kete e ben me nje qellim te caktuar, per te bere zhurme dhe per te terhequr vemendjen nga ato gjera qe jane me thelbesore dhe qe ne nje forme ose ne nje tjeter, cenojne ate vete per shkak te bemave te tij qe nuk kane te sosur. Do te shihni se shume shpejt do te behet nje zhurme e madhe e me pas, cdo gje do te fashitet sikur nuk ka ndodhur asnje gje. Sot vendi eshte nen shijen tejet te hidhur qe kane lene minimalisht kater probleme : 1 zgjedhja e presidentit 2. skandali i prekjes se Parkut Kombetar te liqenit 3.Afatet e reformave qe kerkohen me kemengulje nga KE 4.Situatat gjithmone e me te trishta te shifrave te ekonomise. …..dhe “mjeshtri i madh genjeshtar”, magjistari Sali i Piter Panit, hedh shashken e Luftes Partizane/Lufte Civile vellavrasese. Kjo eshte nje taktike e shumeperdorur prej tij. Ju mund te mbani mend fare mire se ne serine e skandaleve deri edhe me vrasje, jane hedhur shashka te tjera pa fund qe me pas jane harruar . Ju mund te rikujtoni : Sjelljen e heshtrave te Nene Terezes ! ; mesimin e gjuhes Kineze !; Interneti ne cdo shkolle ! prishja e Piramides e ngritja e Parlamentit per 100 vjetorin e Pavaresise !; prishja e Mozaikut te Muzeut te Lirise !…. E sa e sa te tjera.Te gjitha jane te lidhura me ndonje beme skadali te tij ose qeverise se tij. Lutem , sinqerisht mos harxhoni kohen me kete MONSTER. Ose per ta cilesuar ashtu ne menyre krejt monumentale e te pa krahasueshmesic i thone shpesh: SHPELLARIN.. Lereni SHPELLARIN ne enderimet e veta!

  17. I-liri says:

    E pershendes Auronin !
    Per ate qe flet ketu siper se Auroni, nuk paska shkollen perkatese, po i them, se nuk jane 4 vite shkolle qe e bejne njeriun. Eshte studimi qe ai duhet te beje gjithe jeten. Dhe kam vene re se z. Tare eshte mjaft kembengules ne studimet e tij. Studion dokumenetat e arkivave, jep konkluzione por na le dhe ne lexuesve te tij qe te bejme vet disa perfundime.
    Injorantet qe mesojne e zbatojne me laps ne dore direktivat e medha te udheheqesit te tyre legjendar, le te shkruajne tregime e kujtime nga lufta e paepur e ballisteve per clirimin e vendit.
    Fahri Balliu ka nisur te shkruaje nje skenar filmi ku nje batalion ballist lufton heroikisht kunder nje autokolone gjermane. Dy ballista kapen rob nga gjermanet. Keta i torturojne duke i kerkuar qe te tregojne shoket dhe bazat e ballit, ne popull. Por ballistet si trima te vertete i perballojne te gjitha torturat, dhe shkojne duke kenduar drejt litarit. Gjermanet mbeten te habitur nga qendrimi heroik i ballisteve. Edhe sot e kesaj dite sterniperit e ushtareve gjermane, i tregojne ne shkolla trimerite e ballisteve shqiptare.
    Kur te dale filmi eshte e sigurt se dyert e kinamave do te shqyhen.
    Me kete rast ftohen te gjithe ata qe dine historite e betejave te medha te ballisteve per clirimin e vendit, te shkruajne per to, tregime e romane. Eshte e habiteshme qe per 22 vjet liri mendimi e shkrimi, keta pinjolle nuk guxojne te shkruajne per luften ngadhenjimtare te ballisteve kunder ushtrive nazifashiste. Po shkruani per luften qe keni bere ju, c’doni qe shkruani per luften qe nuk kane bere partizanet…
    Respekte lexues!

  18. dauti says:

    Auron,gjithshka ti shkruan eshte e vertete.Por krahasimi qe i ben Berishes me Enverin ne kete drejtim nuk eshte i bazuar.Enver Hoxhen mund ta kritikosh e denosh si diktator,bej si te duash,por ai tregoi se ishte nje nacionalist e patriot i madh i vendit te tij, fakt qe e kane evidentuar edhe studjuesit nderkombetarisht.Madje edhe paragrafi qe ju citoni si thenje te Enverit nuk ju thot historjaneve si ta shkruajne historine por te kerkojne ne arkiva per te evidentuar ne syte e botes atdheun tone te perbashket, Shqiperine.kurse Berisha si nje antikombetar qe ka treguar se eshte nuk i intereson historia e Shqiperise ne ballafaqim me boten por si arme per ta perdorur ate ne luften e brendshme politike.Ai kerkon qe duke falsifikuar historine te mundesoje privatizimin e saj ne interes te klasave qe permbysi lufta nacionalclirimtare pasi u bashkuan me pushtuesin dhe ne viimesi bashkohen me kedo qe i ndihemon per ta perdorur Shqiperine per interesa te tyre.Pra atyre nuk u intereson e nuk duan nje Shqiperi qe nuk mund ta shfrytezojne per interesa te tyre pavaresisht se Shqiperia eshte e te gjith shqipetareve…Eshte ne fakt ne nderin dhe detyre e historjaneve te vertete te ketij vendi qe ti thone ndal ketij njeru qe eshte normal por sillet e flet si psikopat e i cmendur PASI KJO SJELLJE E KETIJ NJERIU ME PUSHTET TE PAKUFIZUAR MUND TA COJE SHQIPERINE NE SITUATA KRITIKE PER EGZISTENCE SIC DHE KA DHENE PROVA.Por dhe atyre te ashtuquajtur historiane qe ne fakt jane sahanlepires te pushtetit te radhes qe i marin parat per ti bere fresk…duhet treguar vendi

  19. Brigada8s says:

    Ka hyre ne fazen e fundit te degradimit psikik Saliu. Eshte faza kur “i di te gjitha”. Duhet shporrur me cdo kusht se ndryshe vetem vuajtje na presin. Ky i pafytyre na dha leksione edhe per notin……futbollin,lajthite,ullirin qe e njohu kur ishte 20 vjec,midhjen ,peshkun etj. Tani dhe per historine. Duhet ti kujtojme fort te mesoje historine e pranveres Arabe qe te zgjedhe nje nga OPSIONET E UDHEHEQESVE TE NGJASHEM me te

  20. psy says:

    Te lumte Auron,sido qe te jete ky vazhdues i E.Hoxhes,perseri menyra per te reaguar eshte kjo qe ke perdorur ti.Perse duhet rene ne nivelin e tij?Ju (ti dhe shume te rinj te tjere)jeni brezi qe duhet te merrni drejtimin e ketij vendi.Vazhdoni perpjekjet,mos u terhiqni,vetem forca e argumentit i leviz gjerat.Urime!

  21. auron tare says:

    Per te gjithe komentuesit ju falenderoj per mendimet e shprehura. Une jam i qarte qe Doktori hedh gjithmone shashka tymuese kur ka gjera serioze per tu denoncuar. gjithsesi edhe keto tymuese kane nje objekt i cili eshte rishikimi i historise per te rikthyer njerez te cilet historia i ka denuar. mendoj se kjo eshte thelle ne psikiken e Doktorit i cili tashme ne moshe te madhe po mendon per vazhdimesine e vet historike, Doktori e vuan shume faktin se cfare do te shkruajne shqiptare per te kur ai te mos jete me faktor ne jeten politike shqiptare. per kete arsye por edhe per te tjera ai po hedh piketa per te shkruar historine e tij.

  22. Murat says:

    o sal rrumpalla,pash zotin cfare je ti;serb,nacinalist,zogist,komunist apo cfare? ku mend ti me dhane per historine ti ske mend per per familjen tende o skizofren,o idiot ik or shporru ne suedi tek miqte e tu.idiote.

  23. prasi says:

    s a l i u, kjo kafshe parahistorike do te beje historine e shqiperise

    me Beqir Meten, nje kukuth qe edhe minjte e arave e njohin se kush

    eshte.Kafsha mbetet po kafshe qe eshte rritur ne pyll dhe pyll do te

    mbetet per gjithe jeten PRASI

  24. Marti says:

    Intelektual beni dicka per kete popull…Lidheni djallin,mos e lini me te beje cudira me kete popull,njerez zbriteni nga shpina kete ekstrakt te zi….!

  25. Shkodrani says:

    Z Tare i meriton levdatat jo vetem per kete artikull por nuk do te isha gabim po te thoja per gjithcka qe ai na informon,e urojme nga zemra dhe te mos ndalet per asnje moment duke ju kunder vene shpifjeve te cilit do qofte qe ngrihet kunder interesave te Shqipetareve,si dhe ketyre qe po duan te deformojne historine simbas oreksit politik aktual.Dikush thote qe saliu keto i ka shashka te radhes dhe per te terhequr vemendjen nga ceshtjet aktuale te momentit i nxjerr keto pallavra,prandaj mos ja ve re zAuron,ashtu eshte do te thonim por eshte e pa pranueshme per te mos ju pergjigjur sepse keto jane shashka te radhes,jo vetem qe duhet dhene pergjigjia e me argumente sic thote i nderuari Auron,por duhet te vazhdoje te qendroje per nje kohe akoma me te gjate ti kujtohet popullit si psh ky artikull i Auronit,mbasi ne Shqipetaret harrojme pak si shpejto realitetin e mbajme mend me shume genjeshtrat dhe idiotizmat,cti besh eshte e vertete.A nuk jemi ne qe harruam se cu be ne 97 e 98,Gerdec,21Janar,per dite vriten femije,vellezer e motra per gjakmarrje,minatore e plot te tjera?

  26. nevermind says:

    Qe do e shpalli veten mbret nuk ma do mendja o njerez, une dua ta shpall veten zot, ndonje lloj zeusi i rimisheruar ne tropoje, ai qe permbush profecira etj, por a nuk eshte zot saliu? eshte i gjithanshem, i di te gjitha i biri i botes, eshte hitorian, arkeolog, astrolog, fizikant, psikolog, mjek, filozof, magjistar. Vetem zoti i di te gjitha dhe zoti eshte kudo. Te gjitha i di saliu dhe eshte i kudondodhur, Dhe une kam te drejten e zotit te them qe verioret jane te trashe, jane me kuptimin e plote dhe me negativ te fjales MAlOK, nuk mund te merresh vesh me ta, te vrasin te shajne te ofendojne nuk dine te mbledhin te shumezojne, jetojne me ligjet e leke dukagjinit, nxjerrin carcafe me gjak diten e marteses, vrasin veten nqs gruaja e tyre nuk eshte e virgjer, jane injoranter, dhe mbi te gjitha te pabese, genjeshtare hipokrite. Maloket jane shume te pabese dhe mua nuk me duhet cfare thone legjendat per besen e tyre, une i kam njohur vete. te me falin te gjithe maloket e tjere qe nuk i kane keto cilesi qe thashe por me thoni mua kush e ka fajin qe une flas keshtu per maloket???? e ka zoti i tyre. jo te gjithe jane sic thashe por saliu zoti yne(zeusi) dhe enveri(kronosi) babai i zotit tone me kane mesuar qe nje njeri i zili eshte pjese e nje zone te caktuar ka te njejtat cilesi me popullsine e asaj zone, dmth nqs je malok i trashe je sepse je nga veriu. nqs ke nje kriminel ne familje te gjithe te tjeret kriminela quhen, kjo quhet lufte klasash miqte e mi, dhe saliu po e trumbeton me shume se dhe vete babai i tij Kronosi(Enveri). fiks si ne mitologji ku zeusi(saliu) e vrau kronosin(enverin).

  27. SADIU says:

    Auron, je nje nga djemte e mencur dhe studjus shume i mire, por harxhon kohen kote me nje njeri, qe mjere Ne, eshte vetem kote dhe po shkateron kete vend dhe po e bene si vehtja e tij vetem kote. Gjeje ndonje dekument qe Kryeziu eshte kusheri i Liri Berishes kete nuk dime te sigurte prandaj po e ngre larte figuren e tij, por qe SALUA eshte kelysh i serbeve e di dhe bufi. Luftoni dhe mbroni te verteten sa te zhduket ky vemja nga politika Shqiptare, vetem athere do te shpetoje jo vetem Historia tone por do te shpetoj gjith populli pra ne radhe te pare edhe vete demokratet do te marin fryme me lehte dhe do te jene me te lire dhe me te gezuar. Amano kur do te na ikin nga syte ky i cmendur qe cmendi,shkateroje e varferoi ne te gjita drejtimet nje popull te tere.

  28. Guri Qytetit says:

    Shqetësimi më i madh është …Si mund të përbëjë lajm për githë ato televizione prestigjozë që me thirjen e të parit ngulen me orë të tëra të na mbushur mendjen për horizontin e dhe dijet e pafundme që ka udhëheqësi ynë…Turp që na rrëmbejnë kohën e cmueshme me brockulla të tilla që zor se i pranon njeri me llogjikë normale…

  29. paskuqani says:

    Vetem nje gje dua ti them kti AURON TARES,mos shiko vetem dokumentat britanike por konsultou dhe me LANçIN?SE ME SA ME KA TREGUAR IM AT ANGLEZET HIDHNIN DY KEPUC TE NJEJTIT KRA PSH DY TE MAJTA OSE DY TE DJATHTA ?DHE SA PER ARMATIMIN NUK ESHTR E VERTET QE JAN ANGLEZET QE ARMATOSEN USHTRIN PARTIZANE.

  30. edi says:

    Se si do shkruhet historia se di por ne smund te mbajme me historine e shkruajtur nga diktatura komuniste

  31. paskuqani says:

    Vetem nje gje dua ti them kti AURON TARES,mos shiko vetem dokumentat britanike, por konsultou dhe me LANçIN?SE ME SA ME KA TREGUAR IM AT ANGLEZET HIDHNIN DY KEPUC TE NJEJTIT KRA, PSH DY TE MAJTA, OSE DY TE DJATHTA ?DHE SA PER ARMATIMIN NUK ESHTR E VERTET QE JAN ANGLEZET QE ARMATOSEN USHTRIN PARTIZANE.Po ne 1920ten kush i furnizoj SHqiptaret ne luften e VLORES,apo francezet,jeni msuar qe shikoni çfar thon e shkruajn vetem te huajt,ata shkruajn mbas interesave te veta,persa i perket çetes se skraparit ja fut kot qe i financuan anglezet, ata mund te shkruajn çfar te dun ne arkivat e tyre por ne i besojm baballarve e gjysherve tan qe i ka ren bretku ne ate luft dhe ne daç te dish?HISTORIN E LUFTES E SHKRUAN NJE HER ATA QE E BEN LUFTEN?se komandanti ishte ENVER HOXHA dhe nuk i pelqen kjo disave esht hesap tjeter, por i pelqen apo jo kjo esht e VERTETA?PO DONI ME I BO QEFIN TE GJITHVE GA NJE çIK GJENI NJE MENYR TJETER PER TI BO QEFIN.

  32. mali says:

    Auroni i thote saliserbit te leje rapsodite qe kendojne femijet e bashkepuneoreve te serbit dhe te nazisteve dhe te hape arshivat.
    Bashkohem me vrejtjen e “paskuqanit” se duhet te shohe dhe dokumentacionin e arshivave shqiptare sepse nje pjese e ndihmave angleze eshte e vertete qe vinin me hile dhe sa per te lare gojen- na i kane thene gjtysherit qe kane pritur pakot nga parashutat angleze.
    Saliserbi la ta shkruaje si te doje historine. Mbasi te qerohet nga politika, dhe dashte zoti dhe nga kjo bote, instalimi i vertete i demokracise dhe funksionimi i shtetit do te beje qe gjerat te shkojne ne vendin e tyre.

  33. agimi says:

    Gazete si ZERI I POPULLIT i diktatorit>Cfare fler Kryeministri ngrihen ne kembe komunistar e fillojne te shajne

  34. agimi says:

    O Paskuqan,shiko rrobat qe ka veshur Enveri ne paraden ne Tirane dhe veshjet atyre qe u quajten partizane dhe thuaj ku i gjeten.Akoma nuk ishte krijuar Puntoria Ushtarake!!!!!

  35. debatik says:

    Sqarim per komentuesin Agim…siq duket doni te komentoni edhe pa patur njuhuri…mos valle jeni i paguar nga kopola e qeverise te beni te tilla akuza te pa baza….
    Per tu sqaruar lexo librin e shkrimtarit amerikan z.Pettra Luxx ne vepren Cezari i ballkanit dhe anglo -amerikanet qe ishin ne boshtin kunder fashizmit,erdhen ne Shqiperi per tu bashkuar me ballistet e zogistet,sepse kishin besim tek e djathta per tu bere pale kunder nazismit hitlerjane qe kishin hyre ne Shqiperi dhe po masakronin.diqnin fshatra te tera …e vrare popullsi te pafajshme..
    Por kur anglo -amerikanet konstatuan 100% se ballistet e legalistet e zogistet me ne krye edhe tradhetarin Abaz Kupin ishin bashkuar me nazistet e fashistet,atehere ato ndihmuan luften nacional clirimtare jo vetem me materiale lufte,ushqime dhe veshmathje…qe baza e tyre ishte ne Bari te Italise….lexo se te sqaron vete amerikani o zoteri…Ndersa me clirimin e Tiranes ,sepse sic dihet ushtria nac clirimtare nga jugu ne veri korri fitore dhe cliroj qytete te tera,dhe kur u clirua Tirane sh.Enver,per ti vlersuar amerikanet qe ndihmuan konkretisht luften ftoje qe te parakolonte me to ne rreshtin e pare…dhe ato sic hodhen me parashuta ushqimet e armet,hodhen e veshjen e komandantit te luften nacional clirimtare sh.Enver ate veshje te bukur qe shkelqente taman nje komandant legjendar,kolloz nga bukuri e shume fitimtare…ska gje ma te madhe…o ju te berishes qe akozoni pa ditur asgje mbi historine,ate e ka vlersuar bota e cdo gje qe vlersohet saliu e antishqiparet serbe jane te mohojne te mirat,sic do vije dita mohoje eshe vete herojne kombetare e te europes Skenderbeun… e si ti,o komentues agim etj jane e eshte edhe mjerani sali qe thote”lufta nac-clirimtare ishte lufte vellavrasje dhe se anglezet qe ndihmuan luften ,…na paskan qene biznesmene te rendomte….a e dini se kush eshte serbi sali o popull=ANTISHQIPTARI ME I TERBUAR QE KA NJOHUR HISTORIKISHT KY POPULL,MJERE NE KUSH NA FUNDOS…..MALLKIMI RENTE SHPEJT E SHUME SHPEJT ME DOSJE NE DORE PARA DREJTESISE NDERKOMBETARE AI ESHTE KRIMINEL…..mesoje e lexo o agim,qe ti je perfundim me emer se perfundimi i saliut po vjen se3 bashky me ty…une kisha deshire te sqaroje lexuesit ,mos te bijne pre e iluzionece dashakeqe te agimave berishjane =antishqiptare…

  36. almona says:

    Me vjen keq qe edhe Auron Tare,rreshqet ne preherin e historianeve komuniste tip Paskal Milo. Te mohosh gjithcka rreth Mbretit Zog, nuk eshte logjike,ndersa te qemtosh per Abaz Kupin c’kane thene anglezet qe paten kaluar ne preherin e ideve komuniste, dhe te anashkaloje ditaret e anglezeve nacionaliste-konservatore, eshte me shume miopi shkencore.Lexo se cfare thote Peter Kamps per Abaz Kupin, me qe nuk dashka te lexoje c’kane thene Julian Amery,MCclain, Peter Kamps…dhe do te bindet se ne citimet e tares ka njeanshmeri.

  37. sherifi says:

    O njerez nuk e kuptoni qe ky kryeminsteri yne eshte nje njeri i terbuar menderisht.Sdi cflet dhe cthote,por ka nje ndjesine intuitive se ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje