Ndodh edhe kështu kur bën martesë me mblesëri...

6 Korrik 2012, 10:56Politika TEMA

Dy të rinj të dashuruar janë dënuar me 10 vite burg në total pasi tentuan të vrasin bashkëshortin e vajzës. Një histori e denjë për telenovela është mbyllur me dënimin e vajzës me 4 vjet burg dhe të dashurit të saj me 6 vjet burg.

 

Historia

Ka ndodhur gjithçka kur prindërit vendosën të martojnë me mblesëri Klodeta Metkolën me E.L. I dashuri i Klodetës, Lulzim Meta, 27 vjeç, nuk e ka duruar dot faktin se ai i mori të dashurën. Këtu nis një kalvar vuajtjesh për E.L. Fillimisht në telefonin e tij vërshojnë me dhjetëra kërcënime, duke i kërkuar që të divorcohet nga e shoqja. Më pas, në derën e apartamentit të tij, ai gjen të shkruar: “Do të të djegim, e ke nga shoferat”. Por pasi E.L nuk u zmbraps nga kërcënimet verbale, të dashuruarit vendosën të vënë në jetën planin tjetër, atë e eliminimit fizik të E.L. Lulzimi bleu eksplozivin dhe Klodeta i dha atij çelësin e makinës të të shoqit, që ta vendoste lëndën shpërthyese. Por E.L arriti të pikasë lëndën shpërthyese, rreth 500 gram, pa hipur në makinë, duke i shpëtuar vdekjes. Pasi kjo skemë nuk funksionoi, atëherë të dashuruarit vendosën të fusin tritol në lavatriçe. Në momentin kur E.L hyri në apartament, pa që ishte ulur automati. Shkoi për ta ngritur dhe lënda eksplozive shpërtheu, por ai për fat të mirë nuk u dëmtua. Pak ditë më vonë në derën e apartamentit gjeti të shkruar sërish me bojë të zezë “Do të të vras o TRAP”. Këtu kupa u mbush. Një grua e tillë nuk i duhej gjë. E.L ngriti padi në prokurori, e cila nuk e pati të vështirë të provojë akuzat.

9 komente në “Ndodh edhe kështu kur bën martesë me mblesëri…”

  1. 1 says:

    “Do të të vras o TRAP” hahahhahha,edhe ky qe nuk i shkruajti,”trapi je ti,se une po te pal**j te dashuren”

  2. anticensurë says:

    gomarllëqe të tilla zorr se i gjen në vënd tjetër!
    -vajza me të dashur,martohet me dikë tjetër!
    -i dashuri i thotë burrit të të dashurës,ndahu se dua të martohem unë me të!
    -burri pasi e merr vesh se gruaja e tij do dikë tjetër vazhdon muhabetin sikur të mos kish ndodhur gjë!
    -i vënë dy herrë dinamit për ta vrarë dhe ai vazhdon të shkojë në shtrat me të njëjtën grua që përpiqet ta vrasë!
    por më në fund “KUPA MBUSHET”!
    ti thuash “TRAP”tjetrit është gjë e rëndë!e pa durueshme!
    -burri denoncon gruan dhe të dashurin!
    morali i fabulës!?
    KUSH ËSHTË “TRAPI” NË KËTË HISTORI,të denjë për naser aliun?????

    1. Argita_B says:

      Martesa me interes ka ne te gjithe boten, jo vetem ne Shqiperi… Martohen per dokumenta, me para, me te genjyer, martohen pleq me vajza te reja, pleq nga 80 vjeç qe nuk kane me mardhenie seksuale me vajza nga 20 vjeç… pra vetem forma ndryshon, ne thelb ngelet e njeta gje.

  3. h says:

    Trapi kercenon Trapin se do Trapen

  4. Mesila D says:

    hahahaha sa kom qesh plako. shqiperia jone eshte e mbushur me histori absurde qe vetem ketu tek ne mund te prodhohen. nuk eshte e rastit qe sundohemi nga sala dhe familja e tij.

  5. tourkofagos says:

    pune korrakesh,sikter milet……….!

  6. hecmo says:

    ca bejne katunaret ore….

  7. Bato says:

    Kulmi injorances nuk ka ku te veje me !!! Po ky budall cdo me mbleseri !

  8. gazi says:

    KETU NUK KA NE NEVOJE PER KOMENT KOMENTOHET VETE NGJARJA… PO SHYQYR QE S’KA VDEKUR NJERI…KUR TE DALIN NGA BURGU TE NA TRASHOHET CIFTI DHE ISHALLA NJE JETE PA BOMBA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje