Lajmi se kryeministri Hashim Thaçi është takuar në Dubrovnik me liderin e Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiç ka bërë xhiron e botës. Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka postuar në Tëitter, duke thënë se ky takim duhet të pasohet nga hapa të tjerë.
“Takim i shkurtër mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Boris Tadiç nga Serbia. Entuziazëm i madh nga media. Një hap që duhet të pasohet nga të tjerë,” shkruan Bildt.
Por ndërkohë tri partitë opozitare, LDK, Lëvizja Vetëvendosje, dhe AAK, në prononcimet e tyre të dhëna për RTK-në, nuk duken entuziaste për takimin.
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se: “Kryeministri i Kosovës e ka detyrë kushtetuese të përfaqësojë Kosovën jashtë vendi. Si Kryeministër mund të përfaqësojë Kosovën jashtë vendi dhe të takojë zyrtarë të shteteve tjera, por vetëm si Kryeministër i shtetit të Kosovës. Nëse zhvillon takime me zyrtarë, të cilët nuk e pranojnë si Kryeministër të shtetit të Kosovës atëherë është shkelje e Kushtetutës”, tha Gashi për RTK.
Në anën tjetër, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje këtë takim e vlerëson si të dëmshëm për Kosovën: “Takimi i sotëm i Thaçit me Tadivin në Dubrovnik të Kroacisë është shenjë tjetër se kjo Qeveri është e gatshme të takohet me politikanë serbë, të cilët janë shkaktarët kryesorë që Kosova mbetet e ndarë, që i paguajnë dhe i kontrollojnë strukturat kriminale serbe në Republikën e Kosovës dhe të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë përfaqësues të politikës hegjemoniste të Serbisë në Kosovë, që do të thotë se, kryeministri Thaçi është i gatshëm të takohet edhe me Nikoliçin dhe Daçiçin për veriun e Kosovës”, theksoi Konjufca për RTK.
Kurse, për Burim Ramadanin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ky takim duhet të shihet vetëm shtrëngim duarsh, pa efekte politike: “Ky ka qenë vetëm shtrëngim duarsh dhe duhet të shihet si e tillë, dhe nuk mund të ketë efekte politike. Në Samite rajonale apo ndërkombëtare, përshëndetjet formale mund të ndodhin, por ne nuk duam të besojme se ka pasur më shumë se shtrëngim duarsh. Ajo që dihet është se Kosova nuk ka nevojë të fshehet prej Serbise, sepse, ne jemi fituesit e stabilitetit rajonal”, ka thënë Ramadani për RTK.
kenke burr me nji barr mend!
A po vjen me fetue me na 100 vjetorin e PAVARSIS?
Ne politike jane t epranueshme edhe keto qe thote opozita
Pra Thaci beri shume mire qe takoi Tadicin, duke pas parasysh qe Tadic eshte pro bashkimit
te Shqiperise me Kosoven , dhe ka ne pergjithesi nje profil perendimor dhe paqesor ne te berit e politkes
-Dhe nga ana tjeter edhe opozita kosovare ka plotesisht te drejte te beje opnencen e ketij takimi te Thacit,
____Sidoqofte opozita kosovare duhet te beje nje opoznence dashamirese ,
(BAZUAR TEK IDEALI PATRIOTIK,ideal i cili duhet te na bashkoje dhe jo te na percaje)
duke moS krijuar kontradikta antagoniste midis politkaneve te pushtetit dhe opozites ,
sepse jemi te gjithe vellezer SHQIPTARE–OK?
Duhet thene se Thaci i qendroi me dinjitet dhe biles me msoperfillje Tadicit –Ndaj duhet pergezuar per qendrimin e tij dinjitoz dhe plot PERSONALITET
Bravo Thaci !
Porse politka kosovare ne pushtet duhet te krijoje nje percarje midis politikes serbe–dmth qe te beje takime me Tadicin dhe ata qe jane pro perendimore,
por te mos i takoje ata politkane serbe qe jane armiqesore ndaj perendimit dhe ndaj Kosoves
Ky takim, mes Thaçit dhe Tadiç, mund te konsiderohet si nje takim i pare historik mes perfaqesuesve te dy shteteve te sovrane te ndryshem.
Me Serbine prej shekujsh jemi fqinje dhe ashtu do te vazhdojme te jemi.
Armiqesite ne fqinjesi nuk ndihmojne ne bashkejetese, popujt fqinje nuk mund ti zgjedhim, duhet te jetojme me ata qe kemi prane, por duhet te jemi te zgjuar te dime si te krijojme marredheniet tona qe secili te rrije ne vendin e tij pa u perzier ne shtepine e tjetrit.
Krimet Serbe nuk duhen harruar , nuk duhen toleruar, gjithmone duhet te jemi te hapur per marredheniet reciproke paralele si te dy popujve fqinje, pa harruar rrugen tone prej lashtesise deri me sot.
Shpresojme qe Serbia te kuptoje realitetin dhe ne menyre te sinqerte te kerkoje falje per te kaluaren qe te ndertohet nje e ardhme e paqte per nje bashkejetese pa paragjykime ne kete rajon te pergjakur vazhdimisht nga mania per zaptim territoresh dhe skllaverim popujsh.
po me mire te takohet Thaci me Boris Tadic sesa me Erdoganin e Turqise
Me te shpifur se keta te Vetevendosjes nuk ka.Njerez qe per cdo gje kane mendim negativ.Edhe sikur Thaci te jape doreheqje,po prape do thone gaboi,nuk e ka qelluar momentin.Kalamaj b..e
Carl Bild eshte pro serb dhe antishqiptar.
Ky takim ne Dubrovnik ndermjet Thaçit dhe Tadiç e vlersoj te dobishem per politiken Kosovare ne arenen nderkombetare.
Ky takim nk ka ndryshim nga takimi Rama -Koklopa Meta.Por kok-lopa e tregoi shpejt tradhetine si gjithmone.
Rezultatin e Zotit Tadiç nuk e dime. Mendoj se do ndikoje pak per mire.
Dhe po nuk ndikoje per mire, nuk mund ta quajme gabim takimin.Ne keto menyra kerkohen rruget e zgjidhjes se problemeve shtetrerore.