Sokol Olldashi mbron rrugën e Fahri Balliut: Është autostrada më e lirë në rajon

7 Korrik 2012, 16:33Politika TEMA

Kostoja është rritur nga 42 milion euro në 60 milion, por Olldashi thotë se kjo është rruga më e lirë në rajon. Ai thotë se fajin për këto zvarritje e kanë socialistët, edhe pse pranon se nënkontraktori Alban Tirana, kompania e mikut të Fahri Balliut, nuk ka plotësuar punimet në kohë

 

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, doli sot në një konferencë për shtyp për të mbrojtur rrugën Levan- Vlorë, që po ndërtohet nga kompania Alpine, që ka për administratore kunatën e Fahri Balliut. Rruga ka marrë edhe 18 milion euro financime shtesë, ndërkohë që kostoja e saj ka shkuar në 60 milion euro për 24 kilometra, nga 42 milion euro që ishte fillimisht. Për më tepër zvarritja ka qenë e padurueshme për banorët e zonës. Ky projekt ishte gati që në kohën e socialistëve, por edhe sot e kësaj dite nuk ka mbaruar.

Olldashi në konferencën e tij tha se firma Alpine ofroi 42 milion euro për projektin dhe ajo mori aprovimin e bankave evropiane që financojnë projektin.

Olldashi tha se fituesin nuk e kanë vendosur nënkontraktorët, duke iu referuar kompanisë Alban Tirana, e një njeriu pranë Fahri Balliut. Madje Olldashi tha se kjo kompani nënkontraktore është larguar nga projekti.

“Ka patur spekullime se nënkontraktorët përcaktuan fituesin. Kjo është absolutisht e pavërtetë, pasi procedura e zhvilluar, sikurse thashë më sipër, mori miratimin e bankave europiane. Për më tepër, me kërkesë të ministrisë dhe të drejtorisë së rrugëve, nënkontraktori kryesor, Alban-Tirana, është larguar nga projekti, për shkak të mospërmbushjes së programit të punimeve, që në vitin 2009,” tha Olldashi duke pranuar kështu që paska pasur vonesa.

Më pas Olldashi fajësoi socialistët se kanë dorëzuar një projekt të paplotë.

“Projekti i bërë në kohën e partisë socialiste, reflektonte një gabim material prej 4.9 milionë euro. Eshte vetëm një gabim aritmetik, pa asnjë pasojë për projektin. Dëgjova deputetin socialist Artan Gaçi, të thotë se duhet penalizuar Drejtoria e Rrugëve. Nëse duan të penalizojnë dikë, le të penalizojnë drejtuesit socialistë të ministrisë së kohës, por, për hir të së vërtetës, më duhet të them që nuk ka vend për penalitete. Shtesa për mospërputhjet e projektit i është nënshtruar ekspertizës së bankave europiane dhe është miratuar edhe prej tyre.

Projekti  i hartuar në kohën e qeverisjes së partisë socialiste nuk parashikonte shtresën e stabilizantit, e domosdoshme për cilësinë dhe jetëgjatësinë e rrugës, shtresë kjo që kërkon 2 milionë euro. Dëgjova deputetin Besnik Baraj të pyeste i çuditur se si ka mundësi që sot të ndodhë kjo. E para kjo nuk ka ndodhur sot, por më 2004, ndaj, nëse ka pyetje për të bërë, z. Baraj le t’ia drejtojë kolegëve të tij në partinë Socialiste, ish-drejtues të transportit atëkohë. Përsëri më duhet të them që, edhe në këtë rast, nuk ka vend për penalizime. Shtesa për stabilizantin i është nënshtruar ekspertizës së bankave europiane dhe ka mare aprovimin e tyre,” tha Olldashi.

Në fund Olldashi deklaroi se kjo është rruga më e lirë në rajon.

“Mundet të ngrenë komision hetimor dhe të gjithë ne, nga unë deri tek specialisti më i fundit i drejtorisë së rrugëve, do të jemi mëse të gatshëm të paraqitemi para tyre dhe të sqarojmë çdo detaj, çdo qindarkë të shpenzuar për këtë rrugë. Munden t’i drejtohen prokurorisë që të ndërmarrë hetime për procedurën e ndjekur dhe mënyrën sesi janë përdorur fondet publike në këtë projekt. Madje, e ftoj prokurorinë që të hetojë kryesisht cdo dyshim që hedhin publikisht deputetët e opozitës.

Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Levan Vlorë, me një kosto prej vetëm 2.45 milionë euro për kilometër, është autostrada më e lirë në rajon,” tha Olldashi.

Gazeta Tema pati denoncuar se kunata e Fahri Balliut në bashkëpunim me disa serbë kishin marrë nën logon e kompanisë Alpine ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm.

Madje nënkontraktor ishte Alban Tirana, sërish një njeri pranë Balliut. Fijet e tyre lidhen edhe në kompani të tjera, ku del emri i Henris Balliut, vajzës së botuesit të gazetës 55, e cila edhe pse ishte shumë e re, u përfshi me firmën e saj në ndërtimin e Fabrikës së Vdekjes në Gërdec.

 

22 komente në “Sokol Olldashi mbron rrugën e Fahri Balliut: Është autostrada më e lirë në rajon”

  1. zefi says:

    Hajdutet e mbrojne njeri tjetrin,se ndryshe i nxjerrin syte vetes!!!

    1. levani says:

      Epo kjo eshte marrezi o vellezer;
      Te mos njhesh Pordhet e Saliut…
      Cdo koment eshte i tepert….

  2. Kellira Henris Fahri Balliu says:

    E bija e Fariut nuk eshte e bija por vete Fariu goce e re, e keni parasysh vajzen e Fantocit, ja e tille eshte Henrisi. Keta jane demokratet e Sali Bishes se bashku me ish komunistin Olldashi (edhe mbiemrin e ka turk). Ptu, fare e keqe

  3. FB says:

    Faro eshte pjestar i bandes i ka hak edh 18 milion euro te tjera ?

  4. vetetima says:

    Shqiperia jone e vogel po ndertohet me mundime te medha, pa dyshim qe ka dhe shperdorime dhe vjedhje se ndryshe do te genjenim vehten po te thonim se jemi me te pastretit ne bote. Nje gje eshte e sigurte qe Shqiperia po Ndryshon dhe eshte ne rruge te mbare. Kurre Shqiperia para vitit 2005 nuk e kshte nje zhvillim modest dhe te sigurte ashtu si keto 7 vite.

    1. taleban hesapi says:

      dolen cunat e sigurimit,vetetima,notari,plepi etj etj,
      o bashkepunuesi me sigurimin 97-05 vertet nuk ka pasur kaq shume investime se saliu e la shqiperine pa asnje lloj institucioni dhe BB nuk te jepte kredi per investime nje vendi qe shteti nuk ekzistonte.Mos na trego perralla o spiun se saliu autostraden tirane – durres 3 km beri 92-97 apo ke zbritur nga malet ne 2005

    2. gjethi i thatë says:

      Të lumtë bubullima!
      Predhë je,si dhe i zoti tënd që vetëm zhurmë të madhe bën.
      A mund të më thuash,pse kjo qënka më e lira në rajon(dhe mirë bën që është e tilë) ndërsa ajo tjetra,Durrës-Kukës-Morinë,është më e shtrenjta në botë?

  5. jurgeni says:

    ou sylylykoja i ministrise se transporteve thote se ishte projekti i paplote dhe kjo per faj te qeverise socialiste , hahahahahaha sa qesharake qe eshte bere koli , po pate 8 vjet kohe more koli cfare bere ti nuk e plotesove si projekt apo nuk pate kohe . le qe te drejte ke ti se 2 vitet e para te qeverise se PD ishte ai pafilloja minister dhe ty nuk te interesonte shume se cbehej me rruget e shqiprise , ty po te pregatiste saliu per kryetar bashkie dmth cfare bere keto vite qe ke qene ti minister apo edhe kete radhe nuk pate kohe se do merreshe me zgjedhjen e paraardhsit tend ne bashki. ah more koli more koli

  6. astrit olldashi says:

    Sokol gagaci te tregoj se sa nga keto leke i morri per vete dhe kush ja ka paguar vilen te gjiri i lalzit???? e me pas kush do tja paguaj pushimet per kete vere jashte shtetit???? se duke pare deklaraten e tij te pasurise i varfri eshte me kredi ne banke.

  7. loni says:

    i vetmi njeri i urryer nga ana ime te pd eshte ky olldashi,,mbas ketij edhe patozi,,te tjeret nuk jan aq te urryer sesa keta dy legenat,,do ti lutesha sali berishes sikur ta kisha perball me ndonje emision televiziv qe ne 2013 keta te dy mos ti fuste fare neper votime,,jane te dy shume te shpifur si njeri ashtu dhe tjetri….

  8. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    EPO ORE LONI KESHTU E KA JETA JU I URRENI KETA DY TE PD NDERSA UNE KOKEDERRIN RAMA DHE RRUCIN TE PS AQ SHUME I URREJ SA EDHE VETE SERBET NUK I URREJ SA KETA DY.

  9. sandri says:

    nuk i ben Farua keto, eshte burre i mire ai eshte tip t…keshtu demokrati

  10. kelmendasi says:

    Z. Olldashi po pse harxhon kohe me u pergjigje per shpifje e mashtrime.
    Shiko si bertasin mos me heq imunitetin social komunistet se po u hoq imuniteti nuk mund te rrejne e shpifin dhe u bie propoganda ne toke.
    Duke humbur propoganden shpifse e mashtruese humbin cdo shans per pushtet.
    Komunistet jane mesue me rrejt dhe shpif qysh me 8 nentor 1941 e deri me sot.Me 8 nentor 2012 festojn 71 vjetori e fillimit te mashtrimit.
    Nuk eshte cudi te kerkojen pagim per veteran te shpifjes kush ka mbushe 20 vjet e larte vjetersi shpifjeje.

  11. Popull "rrumpalle i c'organizuar" says:

    Shqipetaret nje popull pa dinjtet dhe kur mashtrohen, vidhen dhe vriten perseri bejne sehir dhe duan te rrojne “rrumpalle dhe c’organizim”.

  12. antipatrea says:

    Ju te temes duhet ti jepni ndonje cmim ose shperblim material ketij shkjaut nga kelmendi,sepse : 1) Eshte lexuesi juaj me i rreguslt (sa here futem ne site e gjej brenda) , 2) Harxhon dhe shume energji si i vetem trim ne lufte qe eshte… Sa per kete gagacin e Paftalit me siper eshte tamam sic thote Cakulli-“nje cope mishi (me syze) i bere minister, i cili i duhet doktorit te tij vetem per fushata zgjedhore…

  13. luani Londer says:

    He more holdasho po bone pare se ke salen nga vucidoli i tropojes te lumte palla ia arite qellimit te rojne cubat po shko edhe nje here vere kanditaturen ne shijak se koken do hash.

  14. Brigada8s says:

    Nuk ka koment per Olldashin. Nje njeri me arsim minimal qe nuk rregullon dhembet e veta,nuk mund tebrregulloje as rruget,as tabelat,as mbrojteset anes rrugeve etj. Sa per kujdese qe vetem nga keto gjera te vogla vdesin perdite njerez te pafajshem. Tung

  15. kristo says:

    nqse na degjon olldashi do ti thosha tu befshin helm jo vetem parate e vjedhura por edhe rrogen qe merr ty dhe soj e sorollop qe ke,

  16. Bujari says:

    Olldashi ju do denoheni po ndejtet ne shqiperi ti gjithashtu dhe shoferi juaj Qamil Gjuta qe e berdorni per sekser per abuzime.

  17. era says:

    O Shpellar “kelmendasi”
    “Komunistet jane mesue me rrejt dhe shpif qysh me 8 nentor 1941 e deri me sot.Me 8 nentor 2012 festojn 71 vjetori e fillimit te mashtrimit.” sigurisht e ke per shefin tend saliserbshpellarvuçidolin qe ka qene dhe eshte komunist 24 karatçh.
    I.. sa i shpifur qe je!!!

  18. labi says:

    po keta kohet e fundit nuk dine as te gegjenjne,me aq sa di une(ndoshta na nje inxhinjere mund ta hedhe poshte)kur behen projekte ne infrastrukture apo ndertime mbi shtreter lumenjshe ka disa kushte teknike mjafte te rrepeta,nuk nderrohet projekti se u ul apo u ngrite niveli i lumenjeve apo kanaleve,ti kujtoje na njeri ketyre kaqoleve se kemi lexuar diçka neper libra kur studionim dhe nuk jemi ai populli i pashkolluar i para 70 vitesh.Ndoshta duhet te degjiojme dhe ambasadoret ne populli para se te votonim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje