Ritmi i lartë i investimeve ka qenë gjatë dekadës së fundit një nga faktorët kyç që ka përcaktuar rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë.
Të dhënat zyrtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se nga viti 2000 deri në 2009, investimet totale në ekonominë shqiptare, ku përfshihen investimet e qeverisë dhe ato të privatëve kanë qenë mesatarisht 28.7 për qind e Prodhimit Kombëtar Bruto. Shifra arriti rekordin në vitin 2008, ku të nxitura edhe nga shpenzimet e larta të qeverisë për rrugën Durrës-Kukës, investimet totale në ekonomi kërcyen në 32.5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.
Por menjëherë pas atij viti, sapo ekonomia mori goditjen e para nga kriza, ritmi i investimeve filloi të bjerë. Në 2011-ën shifra ra në 25 për qind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa për këtë vit sipas vlerësimeve më të fundit të FMN, investimet do të bien për herë të parë në dhjetë vitet e fundit poshtë nivelit 25 për qind. Rënia ka shqetësuar edhe Bankën e Shqipërisë, e cila pralajmëroi se pasojat në ekonomi mund të jenë afatgjata.
Ngurrimi i biznesit për të investuar po cënon presktivën afatmesme të rritjes ekonomike. Rënia e investimeve ka prekur të dy sektorët, si atë publik ashtu edhe sektorin privat. Qeveria po detyrohet t’i ulë investimet e saj nga viti në vit për shkak të rritjes së borxhit publik dhe rënies së të ardhurave në buxhet. Ndërsa biznesi, përveçse po vuan mungesën e likuiditetit, ngurron të investojë edhe për shkak të rënies së konsumit nga qytetarët./TCH
ska mundesi
sali’ thote qe jemi rote me rote me gjermanine
shikoni se do kete ndonje gabim,ne jemi superfuqi energjitike
Mos u merzit ti o koqe, se do vete une dhe do i ngre investimet ne hava
ajo kristina lagard kryetarja e fmn me duket kot fare,,sa per ekonomine tone llogarite i bejme vete,,po deshe te na ndihmoshe bej ndonje investim ne shqiperi dhe leri brrockullat e pavleshme,,nqs doni me te vertete te ndihmoni shqiperine nga ana ekonomike sillni ndonje nga ato fabrikat e juaja sic eshte pershembull pezhoja franceze andej nga jeni edhe ju e bukra kristine,,qortimet nuk kane shume vlere nga fmn..
Sala, thote se nuk po perballojm dote turizmin!
fundi po i vjen ,si dje komunizmit
Ka Greqi ka para ,ska Greqi ska para.
Shqipetaret nje popull pa dinjtet dhe kur mashtrohen, vidhen dhe vriten perseri bejne sehir dhe duan te rrojne “rrumpalle dhe c’organizim”.
Ca presin idiotet? Gjate gjithe dites qe nga 2008 e degjoj fjalen “krize” mbi 10 here cdo dite. Presin qe si konsumator te shpenzoj? Apo si Biznesmen te shpenzoj? (shteteve po u thone vete zaten, qe kurseni dhe ulni rrogat).
Kur sistemin ekonomik aktual e bazojne te “konsumi” atehre ca presin?Te te shpenzojme ca kemi ne xhep, apo te marrim borxh dhe te investojme?