INTERVISTA/ Idrizi: Nëse nuk kalon rezoluta çame, jap dorëheqje si kryetar partie. Kam shumë rezerva për qeverisjen

6 Korrik 2012, 23:00Politika TEMA

Flet Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

 

Bisedoi: Ilva Tare

Tonight

 

Java çame ishte një javë e organizuar mirë, jeni euforik për këtë?

Jo, s`mund të jesh euforik në raste të tilla, është bërë tradicionale java e Çamërisë, ka një datë memorie që është data 27 qershor e miratuar dhe në Parlament. Jemi në garë me veten për të sjellë çdo herë një prezencë akoma më të madhe, jo vetëm në njerëz por edhe të kulturës çame.

 

Mos vallë ky ndryshim lidhet me zgjedhjet e 2013-ës?

Nuk ka të bëjë me këtë, jemi në një vit jubilar. Çamëria është pjesë vitale e kombit shqiptar dhe si e tillë nuk mund të mos ishte prezent, duke dalë kështu nga sallat e mbyllura dhe duke kaluar në sheshet e Tiranës. Çamëria dhe Kosova padrejtësisht janë jashtë Shqipërisë. Falë përpjekjeve të gjithë popullit shqiptarë u arrit të stopohej ajo shpërngulje e çamëve drejt Turqisë. Ne patëm parasysh faktin që në 100 vjetor të vinim si pjesë e qenësishme të Shqipërisë.

 

Çështja çame a bie ndesh me integrimin, që thotë të lëmë pas të kaluarën?

Shqiptarët nuk janë siç kanë qenë më parë, sa më shumë ti afrohemi BE-së, aq dhe më afër është zgjidhja e çështjes çame.

 

Projekti i varrezave, pse kaq vonë, dhe pse jo shteti?

Është vërtet shumë vonë, por shqiptarët e Çamërisë jo vetëm që kaluan një gjenocid, por dhe politikat mbrapa ishin teknikat politike diskriminuese, duke u mohuar çdo të drejtë kombëtare, por dhe ekonomike. Jo vetëm janë shpërngulur 90% e çamëve, por 20% e tyre janë vrarë, janë shfarosur. Është një borxh shume i madh që ne po u shlyejmë këtyre njerëzve. Gjatë komunizmit jo vetëm që mbetën në harresë, por dhe u marxhinalizuan si racistë, është një vonë e madhe edhe gjatë 20 viteve, por më në fund u arrit të kenë një varrezë dinjitoze, si një Mekë apo Jeruzalem shqiptar. Monumente të tilla kujtese na duhen që mos të përsëriten më ngjarje të tilla. U betova që do ngremë një varrezë dhe e arritëm, jam betuar që do kthehemi në Çamëri dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Pas varrezave të dëshmorëve kjo ishte tentative e parë për të bërë monumente në Shqipëri.

 

Kur nis projekti dhe kur përfundon?

Ne kemi nisur punimet, e inauguruam me mbjelljen e një fidani dhe do përfundojë nga marsi, por do të inaugurohet në 27 qershor të vitit tjetër. Kostoja e këtij projekti është 110 milionë lekë të reja, ku 77 milionë do të mbulohen nga Qeveria dhe Komuna e Markatit, pjesa tjetër e komunitetit çam.

 

Pse nuk ishte Tahir Muhedini në Qafë Botë?

Kishim organizuar paralelisht disa aktivitete, ai ishte prezent në një event të tillë në Nju Jork.

 

Pse nuk pati parti të tjera të ftuara, si AK p.sh?

Ne hapëm një ekspozitë në Tiranë, ku aty ftuam të gjithë përfaqësinë, trupi diplomatik, deputetë në dy krahët, zoti Rama. Ne u kemi bërë ftesë të gjithëve edhe për Qafë Botë. Kush e ka ndierë të vijë, ka ardhur.

 

Keni nevojë për aleatë në këtë kauzë?

Çështja shqiptare e Çamërisë nuk na përket vetëm neve, është çështje e të gjithë shqiptarëve, dhe një gjë të tillë e vërtetoi dhe grumbullimi në Qafë Botë.

 

Çfarë është ky raport specifik i juaji me Albin Kurtin?

Ne kemi raport me gjithë partitë që kanë themel çështjen kombëtare, por kemi specifikë me partitë që kanë dalë nga lufta. Neve na bashkon bashkimi i të gjithë trojeve shqiptare, është një përqasje programore e partive tona. Nuk na pengon kush të bashkohemi qoftë gjeografikisht me heqjen e kufijve, ekonomikisht, kulturalisht, mjafton të krijojmë kushtet për ta prekur këtë ditë.

 

Artikulli i Zhejit, mos ta ktheni thjesht në manifestim folklorik?

Së pari e falenderoj për artikullin. Votat tona janë të matura që nga Tropoja deri në Sarandë, sa na përket ne si parti.  Kërkesat tona janë një falje nga shteti grek që do vazhdojmë ta kërkojmë, kërkojmë marrjen e statusit të atdhetarizmit të  çamëve për ata që iu interesojnë, po kështu edhe të drejtën e pronësisë. Ne në rrethin e Tropojës jemi forcë e parë, në Sarandë forcë e tretë, në Durrës e Fier po ashtu. Zgjidhja e çështjes së çamëve lidhet shumë dhe me shtimin e pranisë politike. Ka qenë shumë më e vështirë deri në 2004 të nxirrje qoftë një artikull për Çamërinë, më pas rezoluta e braktisur nga parlamenti në 2004, madje aktivistët e këtij komuniteti janë rrahur barbarisht nga policia shqiptare, që sot nuk mund të imagjinohet një gjë e tillë.

 

Pashë që Ilir Kulla ishte prezent me ju?

Ka pasur një angazhim të hershëm në këtë parti, kështu që prania e tij nuk është ndonjë gjë e re.

 

Si mendoni se do të ndillni mbështetje ndërkombëtare  për çështjen çame?

Kjo nuk është çështje numrash, nuk besoj që ndonjë komunitet është shpërngulur në 90% të tij dhe shfarosje në 20% të saj. Ne kemi një përqasje demokracie për të vendosur drejtësi. Shqiptarët e Çamërisë nuk ishin ata që nisën luftën e Greqisë me Italinë fashiste, por ishin viktima të kësaj lufte. Greqia nuk mund të ketë kompleksin e Makbethit, duhet të kërkojë ndjesë publike. Edhe ata po kërkojnë zgjidhje të euros në këtë botë, edhe ne jemi pjesë e kësaj bote, pesha jonë si shqiptarë tani është më e madhe, kemi raporte të mira me shumë kancelari europiane, jemi në përpjekje edhe për në SHBA. Ka qenë një kontekst politik dhe pse shqiptarët e Çamërisë u denigruan.

 

Kush janë mundësitë dhe rrugët për marrjen e pronave?

Po punojmë me një studio britanike. Ndaj shqiptarëve të Çamërisë në momentin që u vendos ligji i luftës, nuk i kapte dhe në fund të luftës civile greke është bërë gjyqi i famshëm pa praninë e dëshmitarëve, tërësisht i mbyllur dhe janë dënuar 1970  shqiptarë çam, duke ngrirë kështu dhe pasuritë. Edhe me të drejtën e amnistisë të shpallur më pas u përjashtuan çamët, pasi ata kishin kombësi çame dhe jo greke. Kjo do jetë kërkesa jonë që të bëhen pjesë e amnistisë.

 

Pse nuk keni miratuar ende rezolutën çame në parlament?

Ne kemi krijuar të gjithë kohezionin e nevojshëm për ta miratuar këtë rezolutë, unë jam drejtues politik dhe s’mund tju hyj aventurave, nuk mund ta pranoja një dështim të dytë nga parlamenti jonë shqiptar. Brenda këtij sesioni, apo brenda kësaj legjislature ne do miratojmë rezolutën çame, në të kundërt unë do të jap dorëheqjen dhe nuk rri më kryetar i kësaj partie.  Është bërë gati rezoluta si format, kemi përfunduar dizenjimin. Për rezolutën çame, për varrezat e Kllogjerit, për të pasur një prezencë kaq të madhe do të shkëmbeja gjithçka. Na është dashur shumë punë që të jemi prezentë në qeveri dhe kudo, një punë shumë e madhe për të arritur një rezultat elektoral. Ne çamët kemi valle shumë të bukura, të gjithë jemi të kapur përdore për të arritur qëllimin final. PDIU nuk është parti ideologjike, është një parti që do të jetë pranë mazhorancave dhe jo pas gardhit.

 

Çfarë çështjesh tjera jeni të angazhuar të rangun kombëtar, mos ju tejkaloi AK?

Çështja kombëtare nuk është një send. Ajo ç’ka ne na bën të vërtetë është një kauzë e vërtetë. Jam shumë i lumtur që çështjet kombëtare tashmë janë prezent dhe ndiqen nga të tjerët. Nuk shoh asgjë që ma kanë marrë apo ua kam lënë. Jemi një parti e konsoliduar, jemi një parti në Parlament. Politika është një maratonë, por jo në 100 metërsh.

 

A është PDIU një ringjallje e nacionalizmit në Ballkan?

Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur nacionalizëm, por patriotizëm dhe kjo ndryshon shumë. Ne nuk jemi ksenofobë, nuk kërkojmë ndryshim kufijsh apo tokat e dikujt tjetër, ne mendojmë se sot është koha dhe ora e shqiptarëve.

 

Kur flasim për pozita të forta e imagjinoni sa të fuqishëm do të ishit ju nëse do të ishim pjesë e BE-së?

Absolutisht po, prandaj ne e kërkojmë më shumë se të tjerat. Kemi dhënë të gjithë kontributin tonë.

 

Presidenti, PDIU dhe PBDNJ keni prezantuar Fatos Nanon si kandidat?

Nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën, ne kemi qenë pjesë e bisedimeve brenda mazhorancës. Kërkoja një President që i qëndronte Kushtetutës dhe kishte një program për çështjen çame. Gara do të ishte më interesante nëse PS do të nxirrte një kandidat, duhej ta kandidonte atë për shkak të kontributeve të tij në atë parti.

 

A ka kontribut Nano për çështjen çame?

Të gjithë politikanët kanë hedhur nga një lopatë. Unë kam punuar me zotin Nano, me koshiencë të plotë kam firmosur për Bujar Nishanin.

 

Ç’mendoni për lëvizjen Nano?

Në momentin që do të kem një analizë unë do ta bëj, nuk kam asnjë informacion rreth saj.

 

Kemi një ministër grek në qeveri, pse e votuat?

E para, zoti Tavo ka qenë propozim i LSI-së. Këta pironja të vogla të politikës shqiptare le të merren me punët e tyre. Ne si parti politike nuk kemi asnjë problem me minoritetin grek, të vetmin problem e kemi pasur me zotin Dule, i cili thotë se çështja çame nuk ekziston. Vangjel Tavo është i vetmi deputet minoritar që ka respektuar sa herë kam kërkuar një minutë heshtje për çamët që ka qëndruar në Parlament.

 

Sa i besueshëm jeni kur votoni për mazhorancën që solli varrezat greke në Shqipëri?

Varrezat greke në Shqipëri dhe çështja e ujërave nëse është  dikush që e ka kundërshtuar, ata jemi ne.

 

A keni rezerva për qeverisjen?

Shumë, kjo qeveri ka nevojë për më shumë ritëm, më shumë qartësi, shpejtësi tjetër. Kur them objektiva të qarta nuk kam parasysh persona. Të gjitha mendimet tona kanë qenë publike,kjo qeveri ka arritje, por ka nevojë të përmirësohet.

 

Keni marrë disa institucione si parti që nuk kanë lidhje me çështjen çame?

Çdo parti ka dy komponentë të realizojë programin dhe të mbështesë mbështetësit e saj. PDI ka kapacitetet për të qenë në shumë poste që po i marrim dita- ditës. Nuk kemi pasur shumë luksin për të vënë gishtin për zgjedhje. Nuk ka institucion të veçantë për çamët që ne mund ta marrim, jemi në ato institucione që mendojmë se jemi më afër çështjes dhe mundësisë për të vepruar.

 

Pse nuk keni marrë asnjë post ministri?

Ne nuk vrapojmë pas një posti ministri. Një ndër arsyet që i jam bashkuar PDIU ka qenë mundësia e artë për të pasur dy deputetë në Parlament. Kurrsesi nuk kam preferuar të marr vetë një post ministri, për të qenë në pozicioni  e duhur si kryetar partie, për ta çuar përpara atë.

 

Me kë do të bëni koalicion?

Ne jemi pjese e një koalicioni, ne do të shkojmë aty ku do të ndihemi më mirë, më të vlerësuar dhe sigurisht me një marrëveshje të qartë lidhur për çështjen çame. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me zotin Berisha dhe korrekte. Me zotin Rama pas një pause jemi takuar në diskutimet për Presidentin, më pas në ekspozitën për çështjen çame.

 

Ka një ngrohje me zotin Rama?

Të jemi realistë, të gjithë jemi një cikë të ngrohtë.

 

Kemi thënë se do të shtriheni në gjithë Shqipërinë, si po shkon?

Kemi pesëfishuar votat tona në Shqipëri, kemi një shtrirje homogjene në gjithë vendin.

 

Kur do të vijë dita që të keni në administratë një joçam?

Ka dhe tani joçam. Shqiptarët e Çamërisë kanë djem dhe vajza që mund të jenë në administratën shqiptare. Ka një preference drejt këtij komuniteti për vetë diskriminimin deri tani, por e vlerësoj dyfish atë joçam që ofrohet në parti.

42 komente në “INTERVISTA/ Idrizi: Nëse nuk kalon rezoluta çame, jap dorëheqje si kryetar partie. Kam shumë rezerva për qeverisjen”

  1. cami says:

    OBO BO filuan komentet per camet e pabese, nga filo-greket

    1. Integruesi says:

      Juve ju ka si ushtare te bindur saliqeni!!!

      1. raimondi says:

        Ky Idrizi shume njeri i ulet –Ky ben politke anti -came .

        Ky hiqet si patriot , por ne fakt ky qenka njeriu i Nanos

        O shoqata Cameria hiqeni more kete palaco, se ky eshte njeriu i Nanos,
        dhe ne politken shqiptare Nano eshte njeriu me Anti-shqiptar i te gjitha koherave

      2. PETRIT GREKUT says:

        Po rri o njeri se vetem ti dhe krimbat si ty mundohen me te gjitha format te njollosi cdo arritje dhe perpjekje te Djemve te Camerise.
        Ti si pjelle bastarde e Elladhes qe je, ndjek kemba kembes ne media per te nxire Ceshtjen Came dhe per ta denigruar ate qellimisht. Por Zoti po te denigron ty o mjere, por ti nuk po sheh…..Ti hysh ne hak Cameve per te drejten e tyre, do te thote se e ke sigurt MALLKIMIN qe do te djek kudo qe te jesh………….

      3. anti - grek says:

        o shpetim jepi pergjigje pyetjes qe pse propozove fatos nanon per kandidat per president se bashku me vangjel dulen? keshtu ju porositi Athina?

    2. grrr says:

      Bo bo filloi po i trashet dhe ketij koka nga te ngrenet. I jane trashur dhe trute me kohe. Po ky koketraashi si sberi ze kur dhurohej deti Shqiperise nga tradhetaret e kombit, stha gje fare votoi dhe pro grekut dhe paktit. Ky gjoja i plas trapi per çamerine dhe çamet, por çamet e njohin mire kete paçavure dhe njeri te pabese. Ske fytyre te dalesh gjoja ne mbrojtje te kesaj shtrese , se ti e ke vertetuar me fakte qe ke tradhetuar Shqiperine te paren, qe je pro greek, dhe je bythlepires i kategorise se pare. Ptuuu fare e keqe

    3. FH, Orizi Vlore says:

      Ku e gjete besen ti o i pabese!? Tere vlonjatet te njohin se cili je.

      1. Vlora says:

        jo vetem qe eshte njeri ehum i ulet por eshte dhe tradhetar i ceshtjes came.
        kur partia came luftonte neper shqiperi,per te aritur sado pak per ceshtjen e tyre ky komunist,i bente freski nanos per mbeshtetje ndaj grekeve.
        u bashkua me partine e cameve pikerisht pasi ata e fituan nje mandat ne parlament,dhe kete e beri vetem per te qene ne krye per ta sabotuar ate si ceshtje.
        edhe une ju bej thirje cameve te ken kujdes se kur ta kuptojne do te jet shum vone.
        do ta shesi si ceshtje te greku bashk me nanon vetem per perfitime personale.

  2. astrit olldashi says:

    Ky eshte nje plere, nje moster rrugesh, nje i pacipe, nje qe shet edhe familjen per tu hedhur pak perpjet ne mostruozitetet e veta.

  3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Jep dorheqjen tani i pabese.

  4. Cam Nga Margellici says:

    Margellici ne cameri ishte i vetmi fshate ku kishte evgjit me shumice. e kur shaheshin camt mes tyre i thonin njeri tjetrit; evgjit margellici. Ndersa kjo plere eshte nje mutacion i renuar i nje evgjiti margellici. ketij mos i thoni me cam se na ofendoni te gjithe ne!

  5. Adil Ajeti says:

    Ore zoti Idrizi,me gjithe dashurine dhe mallin qe kam per Qamerine,te them se jo rezolute por as emri Qameri nuk do te ruhet sa te jete gjalle sali berisha,po ti a spo e shef ai e shkaterroj Shqiperine,nuk e kthen koken fare nga kosova e Ilirida,e po ibie ndermend per Qamerine,ai do te lundroje ne kete lum politik deri sa ju te jeni ne qeveri me te dhe ju jeni ata qe e mbani dhe ju jeni bashkefajtor i kesaj tragjedie kombetare qe na ka perfshi,e shef zotrrote se presidenti qe ju zgjodhet fillon diallogin me daqiqin e serbise,ne kohen kur daqiqi kercenon me shfarosje kosoven,sala merr vendim per faljen e detit greqise e ti thua Qameria,Qameria,ti thua do te beje doreheqje nga partia,kete qellim e ka sala,te shuheni ju si parti,te ndaloje se regjistruari Aleancen Kuq e Zi,dhe pastaj ta nderroje edhe gjuhen ma akademiket e zbuluar keto vitet e fundit ne krye me jazafina tapallins.
    Une mendoj se rezoluta do te behet vetem kur ti te dalesh nga qeveria dhe nderi me i madhe ky do te ishte per Qamet,e pastaj te filloje bashkimi zotrrote.

  6. cam 24 karat says:

    idrizi eshte i shitur, i kapur dhe i perdhunnuar qe i vogel….nuk ka shanc te behesh patriot ne pleqeri kur ke qene mut muti i vogel!

  7. luani says:

    ike mo came i ndyre,mendon se do vi tosi ne fuqi , po fillon dhe po e dredhe….

  8. erind says:

    E kujt i plasi se ti do japesh doreheqjen ?
    ik ere legen !

  9. ilir says:

    Ka rezerva se nuk ju dha ndonje post ministror……..Tash u kujtua te kete rezerva ky qe per pak pushtet tradhetoi Camet ne rradhe te pare, dhe opoziten e sotme qe kur ishte ne pushtet e beri njeri….se kush do e njihte

  10. Robson says:

    O Mero, akoma Lorenc Vangjeli ja ben pyetjet kesaj Ilves mo????

  11. Askushi says:

    Po si nuk ju vjen ndoht nga vetja qe merreni me keta plehra…keta vetem shqiptare nuk jane por vec nje zgjatim i bishtit te Berishes… Pale ajo kr…. me ato pyejet idiot…. Komb idiot e pa prokopi…. Po ja u thone gjithe ambasadoret…Komb koti…

  12. tutu says:

    va fai in culo …burre legen

  13. Korcari vip says:

    Po kete plehren ay Edi Rama e beri deputet dhe doli nga listat e ps. Gjeti dhe dy budallenj dashin dhe tahirin ja u mori dhe kreun e partise dhe tashi kapardiset si kokoshi ne maje te plehut. Po plehu prape pleh mbetet. Po te pakten ky ka nje cike me shume shkolle se keta te tjeret qe jane drure dhe ja u ka gjetur koken i vertit si do vete.

  14. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Pse duhet te jete ceshtja came e gjith shqiptareve? Ne, nuk jemi te gjith cam, pse duhet te behemi gjith cam per interresat e tyre?? Idrizi, pra legeni i Berishes te largohet nga qeveria. Edhe ne kete interviste shikoj pabesi, perse keto camet jane kaq te pabese dhe te flliqur me pushtetin e Berishes? A nuk i bie qe keto camet jane kunder shqiptareve, kunder 4 shqiptareve qe u vranen me 21 janar sepse qeveris me Berishen? Ja pse nuk i dua camet e pabese sepse jane kunder te gjith atyreve qe dolen me 21 janar per nje jete me te mire, por moren plimbin nga qeverisja came dhe e Berishes.

    1. cami says:

      BERISHA LARGOHU

      (“Ja pse nuk i dua camet e pabese sepse jane kunder te gjith atyreve qe dolen me 21 janar per nje jete me te mire, por moren plimbin nga qeverisja came dhe e Berishes”.)

      Perse vjen rrotull si ai gomari ne lem, thuaje troc qe ta kuptojne
      edhe ndonje i ri ne forum qe je filo-grek.

      Dhe nuk ke shkruajtur as edhe nje here te vetme kundra pergjesvet
      te vertete te 21 janarit, sic eshte META,BASHA,BERISHA.
      Sa per te saktesuar sa anti-shqiptar dhe anti-cam je,duke hedhur
      vrere,duhet te dish qe camet nuk ishin akoma ne qeverri kur ndolli
      ngjarja e 21 janarit, mund te informoje shume mire SPIRO KSERA.

  15. enea says:

    Cfare kerkojne keta camet njehere? Ca rezolute?
    Ik se late nam, njerez me dy fytyra.

  16. acari says:

    Idriz je vone per te ikur e per te shkuar atje ku ke ngrene. Camet ndihen keq pozicionin e PDI

  17. ndrea says:

    A ka parti came dhe pse nuk bashkohet me AK?Ne parlamentin shqiptar ka pasur gjithmon njerez nga ky komunitet ,ne pozit e ne opozit,pse nuk kane ngulur kembe qe kjo ceshtje te kish marre nje rruge?Ne nje interviste para disa ditesh thua se ne vitin 2004 ishte Z NANO qe me telefon e bllokoi kurse sot na i jep merita per kete ceshtje,pse?Komuniteti cam ,si pjese e popullit shqiptar,me njerez shume te ditur e te kulturuar s’ka pse ndahet nga pjesa tjeter.Keto veprime jane per karrigen e ca sahanlepiresve qe marrin vota majtas per tia dhene shpellarit te mbreteroj.Mjaft me me mashtrime dhe servilizma o krye hajdut i doganave te kohes se nanos.

  18. mali says:

    Me vjen vertet keq per çamet qe i perdorin gjithmone ne prag zgjedhjesh.
    Idhulli i ketij pazarxhiu medioker-nano-pijaneci qe e ka kthyer si robot dhe e perdor si lecke b..deri sa ulargua nga pushteti ne 2005 as qimen nuk levizi per ceshtjen çame.
    Tani qe sala po ben gati valixhet( ose ben sikur po i ben se gjarpri eshte tinzar)kujtohen keta delenxhinjte si Marku apo Oketa, qe paskan rezerva me qeverine.
    Me e pakta kata jane LSI-sta rezerve,pushta-politike, per te ç’orintuar dhe per te mar elektorat te majtes. .
    Fatkeqesi ,por ja kane matur koken ketij populli me pe dhe po i vene perseri kapelen.
    Po çudisim boten si durojme gjithe keto prapesi dhe poshtersi mbi kurriz.

  19. Selam Musa Salaria says:

    Me kete ndyresire çamet nuk do te marrin kurre as edhe nje gur te vetem e jo me pronat e tyre… ik more qelbesire, i shitur tek Saliu, islamik i ndyre e pame sms qe i dergoje kapobandes ne parlament

  20. toni says:

    Ca flisni o zagare,thoni Berisha po ai ka disa vjet qe tallet dhe ju beni komente per cam te èabese,Nano beri gallate me kete popull dhe thoni prap cami pabese,ne fund Greku ne kufi ju lidhi mbas peme dhe ju shkerdheu grate e prap cami pabese,mesa shikoj keni problem me kuptimin e nocionit pabesi.Idrizi ben politiken e partise te tij dhe komunitetit cam dilni dhe hiqeni Saliun,apo prisni nga Edi Rama qe ju nxorri ne rruge dhe ju shikonte nga ballkoni apo ky eshte i beses qe dhe mbasi u vrane kater shqiptare te pafajshem del dhe takohet me Ilir Meten per pushtet.flm

  21. pirati detit says:

    Drizo do ikesh para beharit apo pas beharit?

  22. Zigur Qarri says:

    Durim,durim o vellezer,kursejeni arsenalin e ofendimeve per me vone.
    Idrizi eshte shprehur qarte:
    “Nëse nuk kalon rezoluta çame, jap dorëheqje si kryetar partie”.
    Nese nuk mban fjalen atehere shfryhuni.
    Kritika eshte veti Europjane qe te çon perpara,por jo te kthehet ne refren.
    Serbia te kishte kursyer leket qe ka investuar ne dem te Shqiperise do kishte shkuar 50 vjet perpara.
    Po Greqia sa ka paguar dhe paguan?
    Kur greket arriten ne diktaure(qe ishte pothuaj e pamundur)te inskenonin nje situate sikur Teme Sejko te ishte agjent grek(sepse nuk donin nje ushtarak te larte shqiptare me origjine çame)dhe arriten ta eliminonin,po sot qe kan gati liri te plote ne terren?
    Nuk e veni re se sa greke jan inflirtruar ne mediat shqiptare!?
    Pa dashje dhe me naivitet behemi pre e lojes se tyre!
    Idrizi nuk eshte i rene nga Qielli ashtu sikur edhe ne te gjith,por merrini ne konsederate per sa ka thene,mjaft i nxorrem syte njeri tjetrit.
    I uroj vellezerve çame ne rrugen e veshtire qe kan nisur tja arrijne qellimit sa me pare.
    Nje fjale e mire nuk kushton para(me qe jemi materialiste).

  23. antipatrea says:

    Pse nxeheni o milet ??? Njeriu e thote me gojen e tij : ” Ne do te shkojme aty ku ndjehemi me mire ” – qe d.m.th. ku na japin me shume,ku na paguajne me mire etj,etj… Kerkoni bese dhe karakter tek nje njeri qe deklaron vete qe nuk ka shtylle kurrizore ? Ve bast me te gjithe juve qe pakenaqesia e tij ndaj malokut do vije duke u “rritur shume” deri sa nje jave para zgjedhjeve ky hale te jape doreheqjen nga koalicioni qevqrrises (po qe se e kupton qe do ta haje sala…) Dhe do hiqet dhe si i persekutuar nga maloku…Poshte ceshtja came po qe se jane te tere si ky,se kaq ka ne dore dhe kaq ben.Po te kete me shume na shiti te tereve ne (qe s’jemi came) per interesat e tij dhe te bashkefshatareve… AMIN

  24. I-liri says:

    Zigur! E ka thene qarte Idrizi. Ne se deri ne fund te legjislatures nuk miratohet rezoluta, largohem nga maxhoranca. Por ne ju njohim per te zgjuar ju cameve. Ne fund te kesaj legjislature, jane zgjedhjet, dhe do te largohet edhe Berisha, jo me Idrizi.
    Po as mos shpresoni se Berisha do ta permend ndonjhere ceshtjen came. Te pakten sa te keni Idrizin ne krye. Nje jo cam, ne krye te ceshtjes came ?! Si thoni ju camet, KET KENI PER TE NGREN…

    1. Zigur Qarri says:

      I-liri,nuk jam çam,por meqe çeshtja çame nuk eshte vetem problem i çameve por nje problem kombetar,kam te drejte edhe un te jap mendimin tim.Mjaft me me akuza te ndersjellta.
      Ajo qe doja te thoja,denigrimi i gjithshkaje nuk te çon kurkund.
      Jo vetem bardh e zi.
      Edhe nje deshtim ka vleren e vet,nese nuk perseritet.
      Edhe njehere i uroj vellezerve çame sa me shpejt tja arrijne qellimit te tyre qe faktikisht nga ana ligjore eshte e mundur dhe do tja arrijne patjeter.

  25. spirojanaqi says:

    idriz vetem qe je me berishen tregon se je nje qen i ndyre

  26. Qami says:

    A ka koh te caktuar kur do kaloj rezoluta.

  27. DORI says:

    o zoti Idrizi!
    Si mund te votosh per minister nje soj tipi si Aldo Bumçi qe ka lene monomentet historike ne meshiren e fatit?! Eshte i vetmi minister kulture qe nuk e kemi pare te vizitoje nje monument.
    Beri shume zhurme per to ne TV dhe bere asgje. Doli e tha qe do i mbronte e rijetezonte por ne fakt ato po rrenohen e plackiten per dite. Aty eshte identiteti i shqiptarve, dhe ai minister eshte nje apsolutisht i paafte. Me paaftesine e tij po i ben nje sherbim te madh armiqve te historise se Shqiperise. Rrenohet Finiqi diten per diell, askush nuk mbane pergjegjesi, shemben kisha e manastire, vidhen ikona, bie muri antik i kalase se Lezhes dhe askush nuk ben asgje.
    Ajo ministri eshte bere si spitali i te çmendurve ku askush nuk mbane pergjegjesi per asgje.

  28. Bledi says:

    O Idrizo, por vetem ty nuk te takon te flasesh. Nuk behet aleance me PD sic e bere ti, qe ju fal varreza grekeve e do te fali ujrat kur nuk ka marre tokat tuaja. E boll na e tunde flamurin e patriotizmit se nuk te shkon fare. Per ujrat foli gjenerali Pashai,Partia Socialiste qe e coi dhe ne Kushtetuesen, Dritan Hila,Aleksander Cipa e.t.j. por jo ti. Ti boll vodhe me PS si kryetar tatimesh e doganash. S’te mjaftuan ato e u hodhe nga PD ku kape patentat. Keto peralla tregoja ndonje nderkombetari e jo shqiptareve

  29. tourkofagos says:

    pune camesh,pune te pabesesh……….sikter milet!

  30. tol francezi says:

    oidriz ka ardhur koha te dilni nga hija e politikave personale dua te them anti komtare te shpellareve e brgaxhiut te bences te tepelenes,hapi syte kush e mbeshtet greqin e pergeledhur qe nga europa e kompanite amerikanoizraelite te gazit dhe me ta eshte edhe shpellari e burgaxhiu e kupton sa veshtir e kemi ne shqiptaret gjithashtu dhe aleati jone strategjik i qipros se veriut ti e di o idriz se greqia ne jalte u nderua me polonine ne minuten e fundit

  31. fatmiri says:

    Ketu ka shume per te thene, por une do te pyesja se çdo te thote zoti Idrizi me kombesia çame se diku na doli dhe kombesia kosovare? Neqoftese çamet mendojne per kombesi çame, ta heqin ate shqiptare, po ashtu dhe kosovaret.Keshtu perçahet dhe sundohet kombi!

  32. Desaret says:

    Vetem nje sllogan eshte shkruar mire”Ceshtja came,ceshtje e gjithe shqiptareve”Te tjerat nje baterdi mashtrimi kur mjafton te qenit ne krevat me Berishen,eshte antishqiperi!Cdo shqiptar,pas shitjes se detit dhe vrasjeve ne Gerdec dhe 21 janar do te largohej si nga era e Kermes,prej Berishes!Tashme ketu eshte ndare edhe kufiri i njerzve patriote dhe demokrate,nga njerzit erekerme e antishqiperi!Berisha eshte Kerma shqiptare dhe ata qe rrine akoma me ate ate ere kerme perhapin!Shpetim Idrizi eshte nje antishqiptar i tille dhe pocaqisja qe bie ere Berishe,mbyt Shqiperine dhe ne shqiptaret!Larg,sa me large ketij njeriu pa dinjitet dhe atdhetari!Ceshtja Came,me krizen qe pesoi Greqia do te ishte zgjidhur me kohe,sepse nje zjarr tjeter patriotik,per trojet e cameve shqiptare te perzene,nuk do ti interesonte Greqise qe kish zjarrin e madh te krizes!Filli keputet atje ku hollohet me shume dhe hollimi i Greqise nga kriza,kishte mundesine e zgjidhjes paqsore te rikthimit te cameve ne trojet e tyre.Por felliqesi si Shpetim Idrizi,duke u bashkuar me shitsin e detit tradhetuan me porosi cështjen came.Ata mbyten zera te vertet kombetar prej Camerise duke i spostuar nga drejtimi dhe rruga e vertete si patriotin e shquar te camerise,prof.Resmi Osmanin,atdhetarin e njohur,luftarakun edhe ne shtyp,Gezim Zile e te tjere!Antishqiptaria dhe anticameria e Idrizit dhe te tjereve kurre,ne jete te jeteve,nuk do te shlyhet gjersa keta vazhdojne te rrine me tradheti e paturpesi me figuren me te urryer te patriotizmit shqiptar Berishen!Akti i shitjes se detit ishte kulmi i kulmeve te klikes sllavogreke te Tiranes,qe duhej braktisur per moral kombetar dhe dashuri te Camerise martire!Shpetim Idriz faqeziu,edhe sot tregon perralla tradhetie ku edhe pranon qe deti eshte shitur tradhetisht prej Brishes,qe na e paska kundershtuar,nga ana tjeter qendron atje dhe merr edhe poste,pra siguron vetshitjen!Idrizi kujton se edhe biseden me te ndyre,me antishqiptare dhe anticameri qe ka bere me Berishen ne zyren e ketij te fundit,nuk dihet nga atdhetaret patriote te Camerise!Dihet edhe premtimi i madh per tu bashkuar me Berishen duke tradhetuar socialistet e Vlores qe i dhane voten dhe keshillat qe i ka dhene edhe Nano ne nje vend qe mund t’i kujtohet kesaj fytyre anticameri!…Tashme Greqia po fuqizohet dhe momenti i arte,mjerisht kaloi nga ky anticam i shitur qe u “instruktua”ne zyre te Berishes per te zvarritur e spostuar ceshtjen came!Eshte vertet veshtire edhe po’ te hyjme ne BE’ aty nga viti 2026,si po’ flitet dhe veshtire te rikthehet momenti i arte qe minimalisht do kish zgjidhur kthimin ne tokat e te pareve tane!Natyrisht breza te tjere patriotesh came,do te luctojne e mundet do te fitojne rikthimin ne token e shenjte,Resmi Osmanet dhe Gezim Zilet e camerise se vertet do te dine te riorganizohen per te fituar dhe do fitojne;por momenti i arte qe ishte ne dore,si lulekuqe flamuri,nuk do te kete!Beteja te reja na presin por kurre nuk do te harrohet ajo qe drejte na thuhet,pabesi qe nuk eshte e te gjithe cameve,por e ketij Shpetim Idrizi me disa anticame te shitur tek antikombetari me i madh Sali Berisha!…

  33. JAM KUQ E ZI says:

    TE NDERUAR ZOTERINJ TE KESAJE POLEMIKE .. UNE NUK MERREM ME POLITIKE , VEC NJE GJE PO JU THEM SE TE FLASESH PER CESHTJEN CAME DHE CAMETE DUHET MBI TE GJITHA ZOTI TJU KETE DHURUAR PAK NDERGJEGJE ,DHE E DYTA DUHET TE DINI TE PAKTEN NJE MINIMUM HISTORIJE TE VERTETE TE KESAJ CESHTJEJE ,CAMETE JANE NJE PJESE E POPULLSISE SHQIPETARE ,TE CILET FATKEQESISHTE DHE PADREJTESISHTE PESUAN HUMBJEN E TRUALLIT TE TYRE ,POR SH SHPEJTE DO TJU RIKTHEHET.CAMETE JANE SIMBOL I AFTESISE ,I KULTURES SHQIPETARE , SHQIPERIJA ESHTE CAMERI DHE ANASJELLTAS…RROFTE SHQIPERIJA RROFTE KOSOVA DHE CAMERIJA …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje