PD dorëzon në Kuvend nismën për imunitetin: Jemi gati ta heqim (DRAFTI I PLOTE)

6 Korrik 2012, 16:28Politika TEMA
PD dorëzon në Kuvend nismën për imunitetin: Jemi gati ta

Partitë e mazhorancës dorëzojnë ne Kuvend nismën ligjore për heqjen e imunitetit. Këtë herë, ndryshe nga inicitiva e marrë më herët nga shumica parlamentare, synohet që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Kjo do të thotë se kërkohet domosdoshmërisht edhe vullneti dhe votat e socialistëve. Vizion Plus ka siguruar një kopje të draftit, që përmban 5 nene. Në nenin 1 të projektligjit përcaktohet se deputeti nuk do të ruhet me imunitet për mendimet që shpreh, kur bëhet fjale për veprën penale te shpifjes. Gjithashtu amendimet kufizojnë mbrojtjen ligjore të deputetit në raport me privimin e lirisë personale. Në nenin 2 thuhet se Kuvendi mund ta kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm me arsyen se po cenohet ndjeshëm funksionimi i Parlamentit. Imuniteti kufizohet edhe për njerëzit e drejtësisë. Sipas projektit të mazhorances, gjyqtarët e Kushtetueses nuk mund të ndiqen penalisht për opinionet apo vendimet, përveç rasteve kur kapen gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Megjithatë edhe në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese që mund të vendosë për heqjen e masës. E njëjta fryme ruhet edhe për gjyqtaret e shkalleve me te ulëta, duke ia lene ne dore KLD, vendimmarrjen për autorizimin e arrestimit, veçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Me ndryshimet e propozuara, Avokati i Popullit dhe kryetari i KLSH humbasin imunitetin që gëzojnë, duke u barazuar me atë të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Po ashtu edhe ministrat nuk do të gëzojnë aspak imunitet. Në relacion deputetët firmëtarë shprehen, se nisma synon reformimin e plotë të sistemit të imuniteteve për të mbërritur tek një stad të ri i luftës ndaj korrupsionit. Sipas tyre, teksti i amendamenteve është i njëjte me propozimet e Misionit PACA, në fushën e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe Misioni EURALIUS në fushën e imunitetit të gjyqtarëve.

 

DRAFTI I PLOTE

 

PËR DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.  8417, DATË 21.10.1998  “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1 dhe 177, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 73 paragrafi 1 dhe 2 ndryshohen si vijon:

“1. Deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose ndonjë lloj tjetër përgjegjësie për mendimet e shprehura dhe votat e hedhura në Kuvend në ushtrim të detyrave dhe të drejtave të tij si deputet. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose të privohet nga liria personale e tij në ndonjë formë, dhe ai nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit vetjak ose të shtëpisë së tij/saj në qoftë se dhe për sa kohë, Kuvendi (ose një organ i caktuar i tij) kërkon zbatimin e imunitetit te deputetit ndaj këtyre masave. Kuvendi mund ta kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm me arsyen se po cenohet ndjeshëm funksionimi i Kuvendit. Kuvendi duhet të njoftohet menjëherë sapo që nis të ekzekutohet ndonjëra nga masat e mësipërme.

Për çështjet e parashikuara në kete paragraf, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllur për arsye të mbrojtjes së të dhënave, por vendimi merret me votim të hapur.”

Neni 2

Neni 126 ndryshohet si vijon:

“Gjyqtarët i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqen civilisht ose penalisht për opinione dhe vendime të nxjerrja në ushtrim të funksioneve të tyre. Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese  rregullon procedurat për të garantuar përgjegjësinë e tyre për shkelje të kryera jashtë  funksionit të tyre në kushte të njëjta si përgjegjësia e deputetëve.  Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet lira në çfarëdo forme pa  autorizimin e vetë gjykatës, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatës Kushtetuese që mund të vendosë për heqjen e masës.”

Neni 3

Neni 137 ndryshohet si vijon:

“Gjyqtarët nuk mund të ndiqen penalisht ose civilisht për shprehje të përdorura dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore, përveçse për krime të paramenduara të parashikuara në mënyrë specifike të Kodin Penal.

Gjyqtari nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet lira në çfarëdo forme pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë që mund të vendosë për heqjen e masës.”

Neni 4

Neni 61 paragrafi 3, neni 103 paragrafi 3, dhe neni 165 paragrafi 2  të Kushtetutës, shfuqizohen.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe prek të gjitha hetimet dhe procedurat e nisura.

7 komente në “PD dorëzon në Kuvend nismën për imunitetin: Jemi gati ta heqim (DRAFTI I PLOTE)”

  1. anonim says:

    do te jete mendjeshkurtesi i opozites qe te bej kete gabim ne keto momente. Une jam per heqjen e cdolloj imuniteti per qafiret qe na rrijne mbi krye qofshin socialiste e ca me teper hajdute LS-iste apo berishiste te qelbur por faktet kane treguar qe te vetmit qe e pesojne dhe padyhsim do te vazhdojne te vuajne nga heqja e imunitetit do te jene ata qe skane asgje ne dore sic eshte rasti i Tahirit me shoke. Opozita duhet tja ktheje bllofin berishes dhe ndyresirave te tij me ate qe pa ndryshuar kushtetuten , te heqin direkt imunitetin e qeverise berisha dhe atij vete (Malokut) si dhe gjithe gjyqtareve. le te ndiqen keta filimisht- duke filluar nga Basha me berishen e meten/Imamin/Olldelen/Rrulin dhe gjithe maskarenjt pasuar nga Ristanet, dhe sashenkat me dylberet e qelbur te padrejtesise berishiane pastaj te shohim e te bejme per ndryshimet e tjera.
    nese rama bie ne kurthin e Bishes (sic ka rene shume here) neser ne pushtet prokuroret dhe gjykatesit e Bishes do te godasin me gjykime, gjoba e denime farse gjithe deputetet socialsite dhe ramen vete.
    Lerin zgjebaraket e bishes te turfullojne dhe te bejne lojen e rradhes – nuk ja vlen te merresh me funderrina qe ju ka ardhur koha te ikin nje ore e me pare me HIR apo Me PAHIR

    1. Petrit Hushi says:

      Me nje qeveri demokratike, kjo manever ju kthehet per koke, se nuk do fshihen pas imunitetit Berisha, Fatmir Mediu, Lulzimja etj.
      Une do bej dasem kur te shoh ne burg te pakten njerin nga keta plehra:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. vlonjati says:

    Sala eshte gje e zgjuar, pasi “e rregulloi” presidentin, “rregulloi” gjykaten, pret te “rregulloje” edhe prekurorine, nuk ka ç’e do imunitetin, eshte i mbrojtur me imunitet me te forte se ky qe do heqi, eh Enver ku je ta tridhje Sali gomarin

    1. redalb77 says:

      Fatale po e aprovuan, ajo ndyresire po i ben te firmosin me doren e tyre fletet e arrestit qe do leshohen sapo te miratohet drafti, dhe mos prisni qe te ruhet nga nderkombetaret, atyre ia ka pire lengun me kohe. Do te arrestoje me agresivet e opozites qe te tjeret te mbyllin gojen dhe ti bejne fresk bastardit plak!!

  3. tironci says:

    Ed Roma do te boje gabimin mo te modh te jtes se vet po se miratoi kete ligj.

  4. I-liri says:

    Kur ja do bytha ky bastard ve dore mbi kushtetun. Ndersa disa muaj me pare thoshte se kushtetuta nuk eshte lecke qe preket sa here te doje Rama.

  5. juliano says:

    eshte koha te vertetojne qe edhe keta te PS-es nuk jane te felliqur po aq sa ata te PD-es,kshu qe po jane aq te paster sa thone le ta votojne nismen e heqjes se imunitetit dhe boll folen andralla sic po flet erjon brace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje