Ruçi: Takimi Rama-Meta nuk ishte personal. Nano i ka shërbyer për 7 vite Sali Berishës

7 Korrik 2012, 09:57Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, duke folur në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ka sqaruar darkën e shumëpërfolur mes Metës dhe Ramës. Ai është shprehur se ky nuk ka qenë një takim personal, por i paravendosur nga dhe i konsultuar nga drejtuesit e PS-së. Ai është ndaluar edhe tek figura e Fatos Nanos, duke thënë se kandidimi i tij për president nuk është pranuar nga Berisha. Ruçi pohoi se Nano këto shtatë vitet e fundit i ka shërbyer Berishës.

 

Ju keni thënë që keni qenë në dijeni të takimi të z.Rama me z.Meta në Gjirin e Lalzit. Keni ju një mendim për qëndrimin, pozicionin dhe mënyrën se si e zhvilloi lojën politike LSI-ja? 

Unë nuk e mora vesh takimin e z.Rama e z.Meta në momentin që ai u bë publik. Dua ta nënvizoj që lëvizja, takimi, negocimi me z.Meta për problemet e integrimit dhe të zgjedhjes së Presidentit dhe të qëndrimit të LSI-së në raport me reformat që po ta mohoj që ne jemi palë, ka qenë e paravendosur. Ka qenë e paravendosur në bisedat e mia me z.Rama, ka qenë e paravendosur në grupet e punës që ne kemi sa i përket marrëdhënieve me LSI-së, ka qenë e vendosur edhe në mbledhjen e kryesisë pa vendosur detaje se kur, qysh, tek, do zhvillohej takimi. Por filozofia dhe qasja politike e PS-së dhe e LSI-së për këto probleme që unë lançova ka qenë institucionale. Pastaj tjetra është detyrë juaja se kur, me kë shkoi. Ne shpresonim dhe besonim që z.Meta në zgjedhjen e Presidentit të kishte rolin e paketës kontrolluese. Prandaj kanë qenë edhe këto lëvizje. Ndaj edhe opinioni socialist dhe josocialist duhet të mësohet me lëvizjet politike të liderit të tyre, se ndaj i kanë vendosur, që të marrin edhe risqe që të arrijnë atë që duhet. Ne e dinim shumë mirë që zoti Meta kishte paketën kontrolluese për t’i thënë e për t’i vënë kushtin që kjo është në interes të integrimit. Ne kërkuam partneritet dhe jo ndonjë kulisë për të bërë ndonjë puç që donim t’i bënim pushtetit me gjeneralë, apo me vota në Kuvend.
Z.Nano, sa shanse kishte realisht për t’u zgjedhur. Ka qenë ndonjëherë afër të qenurit kandidat? 

Z.Nano e bëri publike ambicien e tij, dihej. Z.Nano është një figurë politike shumë komplekse sa i përket qasjes së tij dhe veprimtarisë publike në harkun kohor që nga 2005-sa e deri më sot. Unë shpresoja që, pse jo, e djathta mund të binte dakord nëse do të kishte filozofinë e konsensualitetit. Dhe këtë ia kam thënë z.Nano në tavolinë, kur u ul me z.Rama. Këtë ia kam thënë edhe z.Berisha kur ishim në tryezën e dytë me të, i cili kërkonte të provokonte PS-në me emrin e z.Nano dhe duke u shprehur, pasi unë ua kërkova që ju si PD, ju si Sali Berisha e votoni Fatos Nanon si kandidat konsensual? Dhe absolutisht z.Berisha e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë që nuk e pranon z.Nano si president konsensual. Kështu që, ajo që unë i kërkova z.Nano që t’ia kërkonte Sali Berishës në takimin që kishte pas nesh e mora përgjigjen vetë nga z.Berisha, në takimin e drejtpërdrejtë që pati me z.Rama. Ne ia thamë edhe z.Nano që nuk të zgjedhim dot, nuk i kemi votat. Ne kemi 63 vota dhe, me z.Dule, 64 vota.
Po nëse këto vota do t’i jepeshin z.Nano dhe ai mund të bënte një lëvizje si ajo e zotit Topi dhe të fitonte…?

Ne kemi qenë kundër asaj filozofie, ashtu siç kemi qenë kundër që z.Berisha të bënte diversion, qoftë edhe me emrin e z.Nano dhe ia kam thënë në tavolinë zotit Berisha: Pse 8 vjet më ka shërbyer mua në krye të PS-së dhe 7 vjet të ka shërbyer ty në pushtet me qasjet e tij, shto këtu edhe 4 vjet burg që i ka bërë nga ai, por në asnjë mënyrë, z.Berisha e kundërshtoi. Mesa duket e përdori në tavolinë të paramenduar apo jo, nuk jam këtu se ç’kishte menduar prapa kuintave, por e përdori për të provokuar PS-në elektoralisht dhe për të lënë një pykë lidhur me një përçarje të mundshme të PS-së.
Fatos Nanos i keni thënë se për 7 vjet i keni shërbyer Sali Berishës?

Nuk i kam thënë. Unë ia kam thënë në një kuptim tjetër. Unë jam takuar me z.Nano, informalisht, pas takimit të zhvilluar me z.Rama. Z.Rama ia ka shpjeguar qartë dhe saktë gjithë qasjen e filozofinë tonë politike. Z.Rama s’ka pasur asnjë paragjykim. Ju folët për takime, negociata, takime informale me zotin Meta. Unë po ju them që z.Rama me dakordësinë time, por jo vetëm timen, por të mjaft aktorëve dhe faktorëve politikë institucionalë të PS-së, ka komunikuar edhe me z.Nano para takimit, për këtë çështje.

Sa kohë përpara?

Po mund të them që edhe 4-5 muaj para, 6 muaj para.

24 komente në “Ruçi: Takimi Rama-Meta nuk ishte personal. Nano i ka shërbyer për 7 vite Sali Berishës”

  1. Endri says:

    Ky fytyrevrerosuri eshte figura me e iluminuar e se ardhmes qe largon Saliun nga pushteti?!

    1. Ramy says:

      Me Rucin do futemi ne Europe, persona nongarata pêr tê gjithê shqiptaret êshte slogani i Rucittttt

      1. beni says:

        Pyetni ata ne Europe a e duan zotin Ruci ? kete komunist te vjeter qe po na le jashte europes.

        1. Ton says:

          Besoj se e dini o bijte e Saliut, o antikomunistet me te eger, se Saliu, babai juaj shpirteror ka qene komunist me perpara se Ruçi!

          1. Shefqet Cela says:

            Jo vetem kaq por Sali Berisha ka qene ne epiqender te rregjimit; mu ne Tirane prane udheheqjes. Natyrisht me maske tjeter, jo si i derguar i serbeve. Kete maske e ka ndruar sa here ja ka lypur nevoja.
            Sa per RUCIN, ai ka qene ne periferi (Tepelene).
            Nuk ka ndruar ndonje maske.
            Fytyra e tije ka qene e paster si kristali, ate qe i beri nena.
            Tek njerez te tille kemi varur shpresat per te perzene kryedjallin.

  2. Shahin Kolonja says:

    ESHTE E QARTE:Politikanet e ‘xhaketave te kthyera’ kerkojne me çdo kusht qe edhe Rames ti veshin nje xhakete te tille per te vazhduar edhe 20 vjet te tjera rrumpallen BE.NA.ME(Berisha,Nano,Meta)e per ti shtuar edhe ‘RA’e keshtu te behet BE.NA.ME.RA e ‘sovrani popull’ te vazhdoje te ndjeke,’si dhelpra mbvas koqeve te dashit’hajduterine edhe nja 20 vjet te tjera.
    Rama,edhe pse eshte ‘istitucion’ ne partine e tij nuk mund te beje veprime e aqe me teper kompromise qe bien ne kundershtim me istitucionet e partise socialiste e aqe me teper elektoratit socialist.Kete e di edhe socialisti me pak i shkolluar perjashtu ‘gazetareve’kristal.
    PERSONALISHT DO E VOTOJA PARTINE SOCIALISTE PO QE SE NUK BEN ASNJE KOALICION ME PARTI ‘KERPUDHA’ BAZE FAMILJE E AQE ME TEPER L.I.S(Lidhja Integrim Skrapar)EDHE SIKUR TE JETE TERE JETEN NE OPOZITE MJAFTON QE NE THELB TE PROGRAMIT TE KETE LUFTEN KUNDER KRIMIT E KORRUPSIONIT E RIVENDOSJEN E SHTETIT TE SE DREJTES.

    1. Eni says:

      Personalisht une nuk votoj per asnje sigel qe do kete kandidat Erion Veliaj e Arber Mazniku. I kujtoj shume mire ne krah te Berishes, dhe me vrasin syrin kur i shoh ne zyrat e PS-se. Jo vete qe nuk dalin deputete, po do marrin ne qafe gjithe listen rajonale ku do perfshihen.

  3. al says:

    cdo parti ne boten demokkratike ka si synim ardhjen ne pushtet ,dhe kjo eshte e vertete. per te arritur kete synim ato mbeshteten ne strtegji dhe ne taktike strategjia eshte afatgjate dhe taktika eshte e momentit ose e nje kohe te shkurter dhe per keto behet analiza e gjithe faktoreve qe ndikojne ne kete proces si ato negativ ashtu dhe ato pozitiv. ps deri tani me teper ka vepruar negativisht se sa pozitivisht per kete duhet te jemi objektiv. e para ndryshimet kushtetuese te 2008 , mos marrja pjese e kryetarit ne jeten parlamentare ,kandidimi i tij per te katren here per bashkine e tiranes[ shembulli i tille ishte dhe kryebashkiaku i londres livingston nje figure shume e njohur ne angli hummbi pasi qendrimi per nje kohete gjate eshte dicka qe imponon ndryshim,] vazhdojme me shtabin juridik te ps qe per mua nuk luan rrol fare pozitiv si ne kqz ashtu dhe ne gjykime te ndryshme per zgjedhjet, koalicioni me parti te djathta qe nuk kane as nje lidhje me programet e ps ,m luhatjet ne qendrim per fatos nanon per te cili9n nuk duhet pare historia por cfare rroli luajti ai ne periudhen e fundit qe ishte nje kundershtar i hapur i ps , takimi i lalzit rama meta ju thoni se eshte konsultuar me ju ,si kujtonit ju se sala han bar, doni sdoni ju ai ka shkathtesi per cdo situate dhe gjithmone vepron duke luftuar pikat e dobta te juaja , lufta opozitare eshte zbehur aq shume sa rolin tuaj e luajne shoqeria civile . aleanca me meten qe mendonit ju do ju kushtoje shtrenjte se te gjitha keto gabime ne levizje te gabuara ka bere qe elektorati te lekundet pasi jane jashte cdo llogjike ,dhe se fundi brace per zgjedhjen e kandidateve eshte bazuar ne analizat e perditshme qe degjon. baza eshte ajo qe mund ti japi fitoren ps me kandidat qe kane perkrahje jo si shumica qe jane nuk i zgjedh asnje . dalezotsave qe keni i hapni krahun dhe te ikin atje ku ndjejne ngrohesi.

  4. coku says:

    bravo kjo i duhet thene dhe nanos dhe berishes. vertet nano kete kohe punoi per berishen kurse pasojat e keqqeverisjes se tij dhe llogari per kete keqqeverisje ju kerkua rames. ne cdo vend i thuhej se qeverisja juaj. dhe rama asnjehere nuk i hodhi poshte qeverisjen me gabime te nanos te thoshte se keto i beri nano dhe une nuk mbaj pergjegjesi. nano i dorezoi pushtetin berishes dhe iku ne austri as ne kongres nuk erdhi dhe vinte vetem kur e kerkonte berisha per ta ndihmuar ate. pra dyshja nano berisha kane luajtur ne kurriz te popullit jane tallur me te per 20 vjet. populli votonte per te ndryshuar gjerat dhe asgje nuk levizte, as udheheqesit as qeverisja. qeveria qe vinte nuk ishte me e mire se e para, sepse gjerat ishin te paravendosura. kur duhej te levizte dicka nxorren meten, pra dyshja u be treshe. eshte realisht kjo treshe qe ie mban shqiperine te mberthyer shume vite. me ardhjen e rames nano e ndjeu menjehere rrezikun dhe filloi ta luftoje. pas ikjes se tij la gozhden e mastradinit, ilir meten ne fushe. besoj se ne 2013 do te shkulim kete gozhde. rama u prish ekuilibrat e pushtetit treshes dhe ata nuk mund te tallen me me kete popull. prandaj jane bere te gjithe kunder tij.

  5. politika says:

    na ESHTE bere politika si FUTBOLLI. SHESIM lojtare, blejme lojtare.

  6. Lorenc says:

    Kjo eshte e verteta per Edi Ramen dhe te gjithe ata qe i mbajne ison humbje pas humbjeje.

  7. I-liri says:

    Ruci eshte flamurtar i shprehjes- Mbreti vdiq, rrofte mbreti.
    Te mos harroje Ruci, dhe t’ja thote edhe Rames. Kur Rama kandidoi per here ta pare, per kryetar i PS, ku fitoi Nano, Ruci i cili ishte i deleguar ne rrethe, nuk donte qe Rama te futej ne sallat e mbledhjeve te socialisteve. Le te kujtoje Fierin, se cfare ndodhi. Ishin socialistet e thjeshte ata qe ju kundervune Rucit dhe e futen me force Ramen ne sallen e kinoteatrit. Por mbreti vdiq, rrofte mbreti…

  8. e ardhmja says:

    Zoti Ruci mos e qeth fare cfare te thone e komentojne disa kokpalare qe jane futur nga Pd-ja e Nano per tu kundervene qendrimeve te tua.Po te mos ishe ti ne ate parti,hijenat Blushi Malaj.Islami e disa buthlepires te tjere,do ta kishin shkrire partine dhe ishin bashkuar me kohe e me vakt me Pd-n.Te uroj suksese.

    1. Eni says:

      Kokepalare ishim dhe ne qe dolem ne proteste per bllokun e Ilir Metes. Dhe qe ne fund keto te hane e te pine si hajdute, nga 8 ore duke u tallur me gjakun e 4 te ndjereve

  9. TOTILA says:

    PER TE GJITHE ATA QE NUK KUPTOJNE : GRAMOZ RUCI ESHTE ME TRIMI ME SYPATREMBURI ,ME I ZOTI ,ME I HAPURI .E KA THENE QARTE QE I KAM SHERBYER ATIJ REGJIMI DHE BILE KA PERMENDUR DHE POSTET E TIJ NE DIKTATURE .NE SHKODER PER 2 PRILLIN U DOLLI SHKODRANEVE BALLE PER BALLE DHE U THA : NE SE UNE KAM VRARE DHE KENI FAKTE -JA KETU ME KENI . POR TE GJITHE DHE SIDOMOS LLUMI I SHQIPERISE SE DIKTATURES DHE TE KOHES SE SOTME ESHTE GRUMBULLUAR TEK FOLEJA E GJERPERINJVE QE E KA EMRIN P.D.

    1. coku says:

      mos je toto ti dhe gabimisht e ke vene emrin totila

  10. SKENDERBEU I VJETER says:

    TOTILA TE LUMTE GOJA DHE PALLA QE I FUT KETYRE HORAVE TE PD QE I KA LESHUAR SALI TRAPI TE VJELLIN VRER.GRAMOZI ESHTE BURE ZAKONI,POR NE FOLENE E GRERZAVE TE POLITIKANEVE IMORALE SHQIPTARE DUHET JO VETEM TE NXIREN GRERAT JASHTE FOLESE POR DHE TE DIGJET FOLEJA.PS DUHET KETE HERE TE BEJE DJEGJEN E TE GJITHE GRERAVE POLITIKE DHE TE FOLESE SE TYRE PARLAMENTIT DHE QEVERISE DUKE JA U MARE SHUMICEN E VENDEVE NEPERMJET VOTES PLEBISHITARE SHQIPTARE.MOS HARONI QE BRUMBULLI PLAK SALI KE LESHUAR DHE GRERA TE TJERA SI PUNA E KRESHNIKUT DHE BAMIRIT ME PARTICKEN E TIJ.ATA HIQEN SIKUR JANE KUNDER SALIUT,POR DERI SA SULMOJNE ARMIKUN E SALIUT RAMEN NJESOJ I SHERBEJNE SALIUT DHE BEJNE LOJEN E TIJ TE KOALICIONEVE PASZGJEDHORE PER TE QENDRUAR NE PUSHTET POR ME KAREKLLA TE NDRYSHUARA ,BAMIRI KRYMINISTER,SALIU PRESIDENT,KRYGJYQTAR,PROKUROR,KRYEAGJENT,KRYEHAJDUT,GADFADHERI I PLEHRAVE DHE FUNDERINAVE TE KOMBIT SHQIPTAR.

  11. mekaniku says:

    Me vjen vertet keq qe Z Ruçi tregohet i pa ndergjegjshem per çfar thot,me te vertet qe Nano i sherbeu Berishes per shtat vjet ate e di gjith bota,por nuk jam dakort me ty qe çfajson Edi Ramen qe i ka sherbyer si pak te tjer Sali berishes qe nga gerdeci kur i rrihte shpatullat ne vend qe tja jepte me shpull syve se vrau mbi tridhjet vet dhe shkaterroi dhjet fshatra,dhe deri ke 21 janari,qe ne vend te shkonte dhe te haej dhemb per dhemb me Berishen se vrau njerez te pa fajshem,bente xhiro funeber si ne franc kur ndodh diçka,dhe e treta ndrroi kushtetuten per presidentin,idha form ligjit per zgjedhjen e presidentit si ja desh qefi Berishes,dhe e katerta i vodhen dy her votat dhe heren e dyt e kerkonte elektorati gjith andej qe te dilnin dhe te kerkonin voten e vjedhur dhe ai u fshe si MUT per plot gjashte muaj,dhe pas gjashte muajsh bente ciu ciu ne tviter,dhe e pesta beri dhe bllofin me te fort,doli pa dashje ne origjin,i futi dhe nje dark te mir me Ilir Meten,dhe harroi qe ai qe kishte perball kur hante dhe pinte ishte krau i fort i berishes dhe shkaktari i 21 janarit qe u vran kater burra,dhe lotet e krrokodilit te kryekarit tend Gramoz Ruçi shkuan dem,GRAMOZ RUçi mos te genjej mendia se do fitosh me EDVIN RAMEN KY IDHULLIN E VET QE NE VITET NENTEDHJET KA PATUR GJITHMON SALI BERISHEN DHE I SHERBEN ATIJ I KAMUFLUAR NEN XHAKETEN TENDE ME PASION?RROFT PS POR MA PLERAT QE PERMENDA.

    1. coku says:

      ik omekanik shtrengo vidat se te jane liruar e mos e zere me goje RAMEN!

  12. arben vani says:

    IK E PIRDHU O GRAMOZ KOHA JOTE KA MBARUAR TE JETE PER TY SALIU RRON
    1000 VJET. TI ISHE TRAVESTITI I PARE SOCIALIST DHE E BERA NGA FRIKA OSE TENDENCA KETE E DI TI HAPU RRUGE TE PAPERLYERVE TE RINJVE QE KANE ENERGJI
    POZITIVE, SOCALIST NUK DOTE THOTE TE KESH KENE PA TJETER SIGURIMS APO ANETAR I PPSH. ILIR META ESHTE NJERI PA PARIME AI DO VETEM TE VJEDHE GRABISE,TE DHUNOJE SKA ALEANCE ME LLUMIN DOTE ISHTE VETEVRASJE E PS.

  13. Me bindje te plot po e them se te Gramos Ruci shikoj karakterin e burrit shqiptar.Njeri i fjales,jo njeri qe te ha buken e te permbys kupen,trim ,nje politikan te hapur. Shprehja e perdorur nga Saliu se Ruci ka ikur ne Greqi i veshur si grua,me eshte dukur shume qesharake ,dhe tregoi nivelin e tij te ulet.Per trimeri e jo frikacak e tregoi eshe ne SHKODER,kur vajti para trupit gjukues,kurse “Trimi” Sali nuk shkoi ne gjukate per te deshmuar per vrasjen e shokut te tij,Azem Hajdarit,edhe pse ndodhi para selise se partise qe ai drejton.Pra kush eshte trimi? Kete konsiderat e kam perforcuar edhe nga fjalet e bashkfshatareve te tij,e shoke te tij te shkolles se larte. Ato prrofkat qe fliten lart e posht per te dihen perse fliten.Po fshati qe nuket nuk do kallaus.Kjo shprehje eshte si per Gramozin dhe Saliun. Kur Saliu i ferkonte krahet Simon Stefanit,apo byroisteve te tjere,Gamozi edukonte femijet e popullit te thjeshte.Europa jo vetem qe do e pranonte,po do ishte dhe krenare ta kishte ne gjirin e saj,vetem per burrerine e tij.Aq karakter burri ka sa z.Jozefine i beri shume pershtypje nje fjale e piste e perdorur nga AI,kur idhulli i saj i ka per edukate fjalet e pista e ofendimet.

  14. frojd ANNA says:

    ‘POPULLI QE KERKON HERONJ ESHTE POPULL FATKEQ’B.BRECHT
    Te vjen keq kur shumica e komentuesave qe meret vesh jane mosha e se ardhmes e kjo ta shton keq ardhjen qe e kane humbur autostimen e flasin nga mengjezi ne darke per emra te perveçem Sali,Nano,Meta e pordhi kali ne der te hanit..keshtu jo do ngelet enderr demokracija por sdo kemi as te ardhme.Dikur gjysma e femijeve te ‘jevgjeve’ te Brakes e kishin emrin LENIN,po duket qe po kthehemi mbrapesht e do ua ngjisim emrin kalamajve SHKELZEN.me keq se kaqe ska ku te veje ,tregues se mungon kryesorja inteligjenca.
    P.S Pa le kur dalin dhe ’emra’ me probleme psiqike e te nivelit minimal te andrenalines ne tru e pa autostimen e nevojeshme e kerkojne ti bashkangjitin ’emrit’ pa emer prapashtesat ‘CHICAGO’,’Çikago”BAJGAGO’ ETJ ETJ E KERKOJNE TE BEJNE LEKSIONE PER KOMUNIZMIN,NATON DEMOKRACINE.PER VEPREN E MARKSIT PUNOHET NE TRE ISTITUTE BERLIN.AMSTERDAM.SAN PJETERBURG. NE 2014 DEL E PERKTHYER VEPRA E 214 E TIJ AQE SA KANE LEXUAR TERE JETEN SALISJANET E ‘CHIGAGOS’.INJORANCA ESHTE ME E TMERRESHME SE BOMBA ATOMIKE.

  15. loni says:

    Eshte normle qe liderit politike te takohen e te diskutojne problemet qe preokupojne vendin.Po ky Nard koka lidership i kujt eshte?C’do ky ne takimin Meta-Rama?Di ndonjeri ndonje variant pergjigje.

  16. Agim says:

    Pikerisht ketu qendron thelbi i problemit. Koka eshte “ngjala” e takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje