Sa e vështirë të falimentosh

8 Korrik 2012, 15:13Politika TEMA

Qe nga viti 2008, kohe kur u rishikua ligji i falimentit, numri i bizneseve qe kane plotësuar kushtet për mbyllje është vetëm 96. Kjo shifër mbetet e papërfillshme ne kushtet kur efektet e krizës ekonomike kane goditur shume biznese ne vend, por për shkak te procedurave te tejzgjatura kompanitë nuk kryejnë zyrtarisht falimentin, raporton Vizion Plus.

Sipas te dhënave zyrtare te tatimeve, numri i bizneseve qe ndodhen ne vështirësi financiare ka arritur ne 2000 te tilla. Qe një biznes te quhet i falimentuar, duhet qe për tre vjet rresht ai te dale me humbje. Janë palët e treta ato te cilat kërkojnë shpalljen e falimentit te një kompanie, siç janë kreditoret, bankat, apo administrate fiskale. Por edhe pse ligji para 4 vitesh ndryshoi me tendence reduktimin e burokracive, serish një biznesi i dihet afro një vit qe te quhet i falimentuar. Për biznesin, shkaku kryesore pse një firme nuk i drejtohet gjykatës për faliment janë kostot fizike, por edhe financiare. Praktikisht shume biznese kane plotësuar kushtet për faliment, për shkak edhe te goditjes nga kriza ekonomike. Është kjo arsyeja edhe e rritjes se kredive te këqija, tregues ky qe nxjerr ne pah paaftësinë paguese te kompanive.

7 komente në “Sa e vështirë të falimentosh”

  1. toto says:

    jeni vertet hokatare per mos te thene tjeter. ta kish ditur Tanzi pronari i Parmalat qe ne shqiperin tone te superzhvilluar s’te linin te falimentoje jam i sigurt qe me kuc e mac c’kishte e ku kishte biznese do ti trasferonte ne shqiperi se ne itali e denuan me burg+ca demshperbilime e ekzekutime mbi pasurite qe kishte. po si s’doli nje bujar t’i thoshte more aman. o pika ne koke o teveqele pa fre. po s’thone kot qud deus perdere vult prius demendat. dhe mos publikoni me te tilla idiotesi, se i nxorret bojen vetes dhe neveritet ata qe here pas here ju lexojne me endje

    1. +10 says:

      toto, po nuk te pelqeu ketu, kalo nga 55 dhe masturbohu me sukseset e Plakut Mere qe e renditi Shqiperine pas Gjermanise, hekurudha Tirane – Pekin qe do te ndertohet, superfuqia energjitike…etj.etj.etj.

    2. Lil Metalla says:

      Ne njohim vetem progres, vetem hapen firma te reja ju thoni faliment!
      Bllokment e evin kristac rams

  2. vlora 1 says:

    O toto mavria ne shqiperi hapet biznesi brenda nje dite dhe te duhet te sorollatesh nje vit per te mbyllur dokumentet ne rast falimenti,duke paguar shume detyrime dhe ti mavri ke te drejte qe nuk e kupton se eshte anormale

  3. toto says:

    sh. i respektuar + 10. falenerimet me te sinqerta per keshillen, po e kam kaluar moshen e adoleshences,. per sa me perket kam mesuar te mos qesh me budallallekun e t tjereve. ky i fundit eshte rasti i 55. pastaj sot jam me humor te shkelqyer dhe sdua ta prish me shtypin e partise. persa i perket temes un bera 2 komente, zoti moderator a sdi kush e quajti te arsyeshme te pubblikonte vetem 1. sa per tirane pekin thelbi i komentit per artikullin e mesiperm qe se nuk eshte mire qe tema publikon artikuj ku e keqja paraqitet si e mire, falimenti eshte nje gje teper e rende per nje sipermarres jo vetem ekonomikisht po edhe moralisht ne kuadrin e llojit dhe pasojat sjane shaka, ndaj nuk eshte normale qe te paraqitet si kur eshte karamele. kjo po eshte ti terheqesh te tjeret prej hunde. sdq ndjese nese un se kam kuptuar artikullin

    1. +10 says:

      Falimentimi vertet eshte traumatik per ata qe jane te perfshire, por eshte pjese e ekonomise se tregut, eshte rregullatori i tregut, dhe si i tille duhet pranuar hapur dhe jo te mbahet fshehur thjesht per te treguar qe ekonomia eshte e suksesshme.Edhe ne kete pike Plaku Mere eshte mashtrues tipik komunisto-ballkanik. Tung. Koka e falur nuk pritet.

  4. dauti says:

    Falimentimi eshte nje proces jo i thjeshte dhe shqetesimi i ngritur eshte shume i drejte madje edhe i sakt.Ketu nuk eshte ceshtja per ta trajtuar mbi baza partiake por si shqetsim qe i krijohet biznesit por qe prek edhe funksionimin e ekonomise ne teresi.Dhe difekti nuk qendron thjesht te procesi i falimentimit por te menyra e funksionimit te biznesit dhe evazionit fiskal qe ky ben ne kushtet e mungeses se patolerueshme te pergjegjesise nga administrata shteterore.Thjeshtesia e propaganduar nga qeveria per nisjen e biznesit pa asnje kriter minimal shfrytezohet nga biznesmene spekullant per te perfituar fonde publike po te mundin dhe pastaj duke mos dashur te paguajne detyrymet shteterore ndryshojne emertimin dhe te dhenat per te arritur perseri te perfitojne fonde shteterore dhe perseri nuk paguajne.Nuk jane te pakta rastet kur firma fantazem pasi perfitojne fonde shteterore pushojne aktivitetin kurse administratoret e tyre krijojne firma te reja.Dhe administrata shteterore ndoshta dhe per shkak te ligjit ben sikur nuk e di se behet fjale per te njejtin person qe ka detyryme ndaj shtetit.E ne nje situate te till kush do te merte mundimin per te bere proceduren e falimentimit qe eshte ligjore por e veshtire per tu aplikuar…Pra nuk eshte thjesht procedura e falimentimit qe duhet pare por eshte tere procesi i funksionimit te biznesit privat qe duhet rishikuar ne kushtet e ekonomise shqiptare pare edhe ne raport me lijget nderkombetare te cilat nuk duhen mare si kallep per ti zbatuar ne shqiperi sic ndodh rendom…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje