Dashamir Shehi: Ka ardhur koha që PD të paguajë të gjitha kusuret e 8 viteve

8 Korrik 2012, 15:05Politika TEMA

Përfaqësuesi i së djathtës tradicionale, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, bën një analizë në lidhje me situatën e këtij krahu të rëndësishëm politik. Në një intervistë për “Shqip”, Shehi deklaron se aktualisht, në PD ka shumë pak elementë të djathtë dhe se kjo parti e ka humbur shansin për të qenë një parti përfaqësuese e së djathtës shqiptare. Nga ana tjetër, Shehi parashikon se zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë koha kur PD-ja do të paguajë kusuret e saj dhe gabimet me qeverisjen, duke e quajtur këtë një proces normal në demokraci. Shehi gjen rastin t’i bëjë thirrje të gjitha partive në vend të investohen që tani, për të bërë ndryshime të rëndësishme në Kushtetutë, për të bërë atë që ai quan “rithemelimin e Republikës” sonë.

Zoti Shehi, ditët e fundit, në vend, është hapur një debat nga vetë deputetët e Partisë Demokratike, mbi nevojën e rithemelimit të kësaj partie, për ta afruar atë sa më shumë me të djathtën. Ju, si një personazh i së djathtës në vend, si e shikoni sot të përfaqësuar të djathtën shqiptare në PD apo dhe jashtë saj?

Koncepti i së djathtës në Shqipëri është ngatërruar në mënyrë të vazhdueshme. E djathta, sipas nocionit klasik dhe europian, nuk ekziston e formatuar në Shqipëri, në mocione politike, në prezencë apo parti politike. Ka pasur elementë të djathtë brenda PD-së së vjetër, sigurisht ka pasur më shumë, brenda kësaj PD-je duket hapur se ka shumë më pak. Mjafton të shikojmë emrat, personazhet, biografitë, por ajo që është për t’u përmendur më shumë, është se ne nuk shohim as koncepte të së djathtës në këto 20 vjet. Në këto 20 vjet, e “djathta shqiptare” ka ndarë tokën sipas frymëve, siç do ta ndanin dhe marksistët e atëhershëm. Ajo ia ka ndarë dyqanet shitës, proletarëve, jo pronarëve të ligjshëm, ka privatizuar fabrikat me letra me vlerë me 20%, ka falur shtëpi dhe, e thënë ndryshe, shumë nga ata që ishin elementë të së djathtës nuk kanë ekzistuar në Shqipëri. Ne tentuam të bënim një shtet social të ekzagjeruar, që nuk mund të bëhej brenda kushteve të Shqipërisë. Nga ana politike, kemi ndjekur një rrugë, e cila fare mirë mund të quhej socialdemokrate. Si personazhe, i kemi të së majtës dhe siç e shikoni, pjesa më e madhe e titullarëve të shtetit në vend, janë njerëz që vijnë nga koha e shkuar dhe pjesa më e mirë janë dhe me tesera partie. Kështu që unë nuk e di ku do ta gjejmë ne të djathtën dhe që më shumë të djathtën klasike europiane. Për sa i përket së djathtës tradicionale shqiptare, e them me keqardhje se ajo nuk mundi kurrë të prodhojë rezultat elektoral.

Kështu që gjykoj që nga sot e tutje, do menduar për të ri ngritur një të djathtë shqiptare dhe sigurisht në kushtet e një Shqipërie të transformuar, në kushtet e një shoqërie që po globalizohet, në kushtet e një kombi që 1/3 e tij e ka në Europë në formën e një diaspore. Gjykoj se shanset janë për të ngritur një të djathtë centriste të moderuar europiane, e cila, realisht mbylli kapakun e historisë postkomuniste në Shqipëri.

Mendoni se Partia Demokratike mund të bëhet bazë për ngritjen e kësaj të djathte që ju aspironi?

Unë gjykoj jo. Partia Demokratike është një parti e qendrës, por më shumë është një parti, e cila, për hir të mazhorancës që duhet të mbajë, për hir të interesave elektorale dhe të pushtetit nuk mund të bëjë më këtë funksion.

Por mendoni se bazë për këtë të djathtë mund të bëhet një parti e re që ka lindur në vend, si Fryma e Re Demokratike?

Jo. Unë gjykoj që kjo nuk mund të bëhet me një ose me dy parti, por do hapur një front më i gjerë. Dhe unë nuk kam kurrë pretendimin se një e djathtë shqiptare, sipas konceptit tim, do të vijë e vetme në pushtet. Nuk mund të vijë se është historia e Shqipërisë që e kufizon këtë lloj kategorie politike, rreth 10-15, maksimumi 20% të elektoratit. Por, nga ana tjetër, një e djathtë e fortë dhe e qëndrueshme, do të ponderojë pushtetin politik, do të shkojë ta orientojë dhe detyrojë pushtetin që të marrë përsipër të realizojë ato lloj reformash, të cilat nuk u bënë për 20 vjet me radhë. Këtu, po i kthehemi dhe një herë temave klasike, siç është ajo e pronës private, e cila nuk u mbyll kurrë, tematikës së të përndjekurve, në konceptin se historia e shkuar e Shqipërisë duhet të jetë një tjetër nga kjo që është aktualisht. E dyta, raportin që ne kemi me kombin shqiptar, ne jemi shteti shqiptar, po kemi dhe nja 2-3 shtete të tjera me shqiptarë dhe me gjysma shqiptarësh. Kështu, raporti me vetë kombin duhet të jetë krejt ndryshe. Ne duhet të ndryshojmë dhe raportet që kemi me Europën dhe me strategjitë e vendeve perëndimore. Ne nuk mund të gjejmë më miq të përkohshëm, për hir të koniunkturave politike, për hir të rrethanave, ne duhet ta ndajmë që jemi definitivisht me Perëndimin dhe kur Perëndimi gabon. Kjo është filozofia e së djathtës europiane që duhet të huazojmë. Po kështu, ne duhet të ndërtojmë një shtet më shumë autoritar sesa ky i sotmi. Duhet një shtet që të ketë autoritet të mjaftueshëm për të kontrolluar në fillim territorin e tij, që nuk e kontrollon sot e kësaj dite dhe po kështu, ta vendosë theksin te ruajtja e vendit. Nga ana tjetër, duhet të forcohen institucionet e shtetit, për të qenë përfundimisht të pavarura. Duke filluar që nga gjykatat e pastaj tek administrata publike, e cila duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe deri te liritë e mediave. Këto janë tema klasike për të djathtën. E djathta vetë nuk mund t’i bëjë, sigurisht që do t’i duhen aleatë në këtë mes, por e djathta duhet të bëjë presionin që deri më sot nuk është bërë.

Në këto kushte, si e shikoni të ardhmen e PD-së në vitin 2013?

Unë gjykoj që PD do t’i paguajë të gjitha kusuret e veta kur të vijnë zgjedhjet. Kjo është normale dhe është në logjikën e alternimit të gjërave. Ka tetë vjet në pushtet, sigurisht konsumi është i lartë. A do të jetë e mjaftueshme kjo opozitë që është sot, për të ardhur në pushtet, sepse s’ka ndonjë shkëlqim të madh, kjo është një çështje për t’u parë dhe është për t’u folur. Si princip, sigurisht, kush ka qeverisur gjatë, do ta paguajë këtë me votë dhe kjo nuk ka qenë një qeverisje me shkëlqim. Në këtë, do të ndikojnë aleancat që PD bën, që gjatë këtyre viteve kanë qenë fluide dhe që nga profili ideologjik janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Ky lloj pragmatizmi i ekzagjeruar në funksion të mbajtjes së pushtetit mund të them që do të ketë çmimin e vet, kur të vijnë zgjedhjet e 2013-s. Megjithatë, ky është një vend që ndryshon shumë shpejt, ky është një vend që ka fituar një kapacitet që ta kapërdijë skandalin, të mos turpërohet shumë dhe këto janë fatkeqësi shoqërore që po ndodhin.

Si e patë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri në vend dhe si u ndjetë kur për këtë figurë të rëndësishme, gati u zgjodhën dhe personazhe për të cilat ish-Sigurimi i Shtetit kishte hapur dosje?

Pavarësisht ndjesive tona, mund të them që kjo që ka ndodhur është një gabim i madh për vetë shtetin shqiptar. Dua ta shtrij analizën më herët në kohë dhe mund të them që ky është një rezultat i një marrëveshje të dobët për sa i përket moralit politik që u bë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Me këtë marrëveshje, shqiptarëve iu mohua e drejta që të zgjidhnin një President në formë konsensuale dhe presidenti përfundoi thjesht një figurë e zgjedhur mbi një raport partiak. Kur në fakt momenti i zgjedhjes së Presidentit duhet të shërbente si një moment i bashkëpunimit politik, për të pasur një produkt konsensual dhe kjo të ishte shkruar qartë në Kushtetutë, na pëlqen ose jo neve konsensusi, ai duhet të ishte një normë për t’u zbatuar. Nga ai vit i mbrapshtë, Kushtetuta nuk na detyron më. Kështu që unë gjykoj që zgjedhja e Presidentit ishte një shans që e humbi Shqipëria, duke humbur shansin të tregonte që ky komb mund të bashkëpunonte me njëri-tjetrin në emër të së ardhmes dhe integrimit. E humbi dhe tani, nëse do të shkojë mirë ose keq ky mandat presidencial, kjo nuk është më në dorë të politikës, por është në dorë të vetë personit të zgjedhur. Unë uroj që personi i zgjedhur të jetë vërtet pozitiv, me integritet, por këto elemente në fund të fundit nuk janë të garantuara. Ne nuk mund t’ia lëmë më në dorë zgjedhjen e institucioneve, subjektivizmit dhe të rrimë dhe të bëjmë pyetjet a do na bjerë një president i mirë apo i keq? Ne si LZHK jemi të mendimit se presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe aktualisht ka kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Çfarë mund të bëhet, sipas mendimit tuaj, për të mos lejuar më zgjedhje të shpejta dhe rastësore për drejtimin e institucioneve të larta të vendit?

Unë gjykoj si person dhe si përfaqësues i LZHK-së se ka ardhur dita që ne të bëjmë një reformë të thellë kushtetuese. Duhet të shkojmë të mbushim të gjitha ato kurba që i krijuam gjatë 22 viteve tranzicion dhe gjatë 12 viteve të zbatimit të kësaj Kushtetute. Një vend që i duhet të lëvizë me kaq shpejtësi sa Shqipëria dhe që duhet të bëjë politika kaq të mëdha, nuk e ka luksin të mbajë një Kushtetutë në një kohë kaq të gjatë pa e lëvizur atë. Kështu që gjykoj se ka ardhur dita për të hapur një debat të madh për rithemelimin të kësaj republike që kemi, me gjithë defektet që ka. Këtë aktualin e konsideroj një moment oportun për ta bërë këtë hap. Kjo sepse jemi në fillimin e një mandati presidencial dhe pesë vjet kohë, deri në përfundimin e tij, është një kohë e mjaftueshme për të debatuar rreth kësaj tematike. Deri dje ishim në presionin e zgjedhjes së presidentit, tani kjo punë është mbyllur, mirë apo keq nuk ka më rëndësi. Unë shpresoj të jetë mbyllur për mirë, por tashmë është koha të hapet debati, sesi do të zgjidhet presidenti i ri. Në shtetet demokratike, ky proces fillohet pikërisht në këtë kohë. Mendoj se Kushtetuta duhet të hapet për të përfshirë në të tri reforma thelbësore, që për mendimin tim, janë reforma kushtetuese, ajo elektorale dhe reforma e pushteteve lokale. E para, reforma kushtetuese duhet të përcaktojë rolin e presidentit, mënyrën e zgjidhjes së tij dhe institucioneve të tjera të pavarura, për të bërë të mundur largimin e partive nga institucionet. Sa i përket institucioneve të pavarura, nuk mund të ketë më mandate 7-vjeçare me përsëritje, të cilët kanë prodhuar një lloj stanjacioni në institucione, për të mos thënë që kanë prodhuar dhe korrupsion. E dyta, ka ardhur koha për një reformë elektorale, të cilën kemi shans ta bëjmë dhe tani, po kam frikë se në ngutjen dhe presionin e ndërkombëtarëve dhe në interesin e dy partive të mëdha, do të përfundojë në një gjysmë apo çerek reforme, për disa elementë të dorës së dytë. Në vend duhet një reformë elektorale, që t’ju japë shqiptarëve të drejtën të votojnë të qetë dhe të lirë, të votojnë mundësisht për të gjithë Shqipërinë dhe jo për provinca të ndara dhe të mos vidhen më votat, siç ka ndodhur rëndom në historinë e Shqipërisë. E treta ka të bëjë me reformën elektorale. Ky shtet është i shpërndarë në 400 e ca njësi vendore, në 12 prefektura dhe në 12 qarqe, a thua sikur këtu kemi të bëjmë me Francën. Kemi krijuar 400 feude të vogla, të cilat vetëm harxhojnë paratë e shtetit, nuk prodhojnë shërbime dhe as ekspertizë dhe nuk janë në gjendje të kontrollojnë territorin dhe financën publike. Në njëfarë mënyre, ne kemi krijuar një lloj rrjete negative, që në vend të jetë në shërbim të qytetarëve, shpenzon paratë e shtetit. Ne duhet të kemi kurajë të reformojnë ndarjen territoriale, duke dalë dhe kundër interesave partiake. Sepse me këtë reformë do të kursejmë para, do të shpëtojmë financat publike, do t’i japim mundësi eficence administratës dhe do t’i japim një profesionalizëm sa më të lartë.

Këto tri reforma duhet të jenë debati kryesor për të ardhmen dhe besoj se po të merren me seriozitet, shumë prej këtyre temave mund të gjejnë zgjidhje. Nuk duhet të vazhdohet më fushata banale elektorale dhe me plane afatshkurtra, vetëm për kapur karrigen e shtetit, e cila, për fat të keq, është kthyer në karrige përfituese dhe asgjë më tepër.

15 komente në “Dashamir Shehi: Ka ardhur koha që PD të paguajë të gjitha kusuret e 8 viteve”

  1. tourkofagos says:

    pordhe me rigon,islamiku Berisha rimanipulon zgjedhjet e 2013 dhe perseri per 4vjt te tjera shkerdhen shqipfolesi…..!
    kush beson te kunderten ,thjesht eshte per psikiatro……..

    1. hygo says:

      je vetem nje idiot nihilist

      1. raimondi says:

        Ky Shehi eshte komplet hajvan –Nuk ka koncepte te djathta ne PD- thote

        Po Saliu eshte politkani me i djathte ne Europe more koke qyp

        Ky Shehi e kujton te djathten mbi bazen e origjines se njeriut , jo mbi bazen e programit
        Ne Shqiperi jane te gjithe te djathte –Te gjithe politkanet jane per privatizim total te ekonomise –Kjo eshte fatkeqsia jone

  2. PATRIOTI USA. says:

    Populli thote me mire vone sesa kure,. Zoti Dashamir, eshte era e pare qe po tregoheni shume objektiv lidhur me situaten ne vend. Mendimet qe jepni per ndryshimet qe duhen bere ne kushtetute jane te domosdoshme nese duam qe ai vend te regullohet, ndryshe do mbetet cifligu i sali bej berishes, nxnsit besnik i diktatorit Hoxha

  3. G.Qazimi says:

    PD vetem grabit nuk di te paguaje.

  4. Arjani says:

    Sipas ketij na doli Sala I qendres dhe jo i djathte. Sala po riabiliton fashistet dhe po ndryshonn historine, ndersa ky don te na mbushe mendjen se nuk eshte i djathte. Dihet qe politikanet genjejne, por meqenese jene perdorur te gjitha variantet kalohet pastaj ne absurditete.

  5. besniku says:

    I ka ardhur zeri, se thote si eshte emundur qe Z. Mark Marku te jete me trim se une. Sigurisht mund te kete qene pak i pijshem, por gjene mire. Sa here qe Sali Taliban Berisha ka qene ne prak te permbysjes, ky i ka heshur salvaxhenten (komardaren e shpetimit), dhe per me teper e pame kete njeri me zgjedhjet e uzurpatorit te bashkise Luljeta Basha qe u beri thirrje te veteve, te votojne Luljeten. Persa i perket PD, ai nuk dallon ende karakterin e kesaj partije: thote socialdemokrate, ne vend qe te thote socialfashiste. Ku i ka te djathtet kjo parti, ku i ka ish te persekutuarit kjo parti, ku i ka ish pronaret, kui ka dhjetoriste e vitit 1990? I djathti me i kulluar eshte Sali Komunist Spiun Berisha! Parti qe eshte ne pushtet me Ilir Meten dhe hajdutet e tij, dhe me votat e Partise Komuniste. Ja kjo eshte e partia e te djathteve te PD. Sali Berishes nuk i intereson as PD, as e djathta, atij i intereson vetem pushteti i tij dhe per kete ai ben aleance edhe me djallin dhe me antikrishtin.

  6. buni says:

    O DASH tironci! Me duket se te ka ngele ora mbrapa, pate shume simpatizante por nuk dite ti mbash, ata po te ikin dita dites, dhe kjo jo per fajin e tyre, por per faj te organizimit shume te dobet qe keni si levizje se, parti nuk mund te quheni. Me vjen keq, se shpresoja shume tek ju si njeri me integritet, por ju me shume shkoni neper kanale te ndryshme televizive se sa meri me organizimin e kesaj levizje qe, ne tirane funksionon vetem ne kohe zgjedhjesh dhe asgje me shume. Keni edhe nje ves qe e kane tironcit, por qe ju si politikan, vetem se ju demton, dhe nuk ju lejon te beheni faktor ne politike per ndyshimin e kesaj gjendjeje e cila perkeqesohet vazhdimisht.

  7. Bujari ju degjon says:

    Kur fole edhe ky longaraqi buze shtremet,qe gjithe jeten ne finale behet me Salen.Ky e mban veten si politikan popullor,nga menyra e te folmes,por njesoj eshte,si PD-istet e tjere.Dashi te tregoje si bente presion,dhe si manipulonte vete,votat ne 1996,ne katunet per rreth malit te Dajtit.Dhe sa per teorite qe shkruan,Dashi,gazetaret,ti Mero,opozita etj,si ka mundesi qe mendoni se opozita do fitoje ne zgjedhjet e ardheshme?Flas per rezultatin qe do shpallet.Sa te jete Sali Berisha ne pushtet nuk fiton njeri tjeter,dhe nuk do mbaje njeri pergjegjesi per vjedhjen e votes,prandaj habitem si i beni llogarite keshtu.Ju,dhe i gjithe populli,i keni pare manipulimet qe ben Saliu,ne votime,ne Kqz etj.Nuk ju kuptojme se si i beni analizat,sikur Shqiperia te jete vend normal,vend demokratik.Nuk e kuptoni qe jemi nje vend demokratiko-diktatorial?

  8. vlora 01 says:

    QE KUR BERE VOTAT PER KRYETAR TE BASHKIS NE TIRANEN PER NJE VRASES JE FARE PA MORAL DASHAMIR JE KART E DJEGUR

  9. e verteta says:

    Turgofagos,
    Te rralle jan injorantet e si puna jote qe akoma gjallojne sot ne bote.Urrejtja jote fetare i perket mesjetes,ti ngjane si nje fantazem leckamane e mbetur qe nga ajo kohe.Racizmi dhe armiqsite fetare jane dy dukurite me negative qe sot e tere bota e qytetruar,qeverite e vendeve te shvilloara demokratke dhe organizmat nderkombetare i luftojne.Ti ne cilen ane je ? Si spjegohet qe popujt e besimeve te ndryshme ne periudha te ndryshme kane shkelqyer edhe ata?ose popujt qe sot shkelqejne dikur kane qene mjaft te prapambetur? Apo ku ta gjejshe ti kapacitetin mendor ti futesh ketyre spjegimeve? A e din ti,zoteri,se ne nje kohe,qe per historine s’eshte e larget,ne vendet ku sundonin muslimanet kishte me qindra shkolla popullore,gjer dhe universitet,nderkohe qe ne Europe edhe pricet,madje edhe mbretrit nuk dinin te shkruanin as emrin e vet? A e din ti se ne vendet ku sundonin arabet kishte rruge te shtruara me pllaka guri e te ndricuara me llampa vaji te fiksuara neper shtylla,nderkohe qe ne rruget Parisit e Londres se sotme balta vente gjer ne gju,e levizej naten me kandila dore?E nga mund ti dishe ti keto,o turgofag,nga mund ta dishe ti se shkaqet qe shoqerite njerzore kan shkelqyer dhe kane rene nuk jane nga besimet fetare? Je i vetknaqur me paditurine tende.I dituri ka thene :sa me pak te dishe aq me shum kujton se din…

  10. kel ukaj says:

    O dashamir nuk eshte PD e djathte! 22 vjetplot tu deshen per ta kuptuar. Mendon se PD do ta paguaje ne zgjedhjet e 2013. Ha! ha! ha! ne i kemi bere zgjedhjet dhe i kemi fituar. Sillu mire Dashamir sikurse je sjelle deri tani se Malesori i ka dy drrasa mangut. Je fusharak e nuk ke fare force, e kush ju pyet! Vetem nje pytje dua ti bej Z. Dashamir, çfare eshte e majte e çfare eshte e djathte. Na thote e djathta europiane, ne jemi ketu e njohim me mire se e njihni Ju Z. Dashamir. E djathte e majte eshte nje ndarje ideologjike bazuar ne filozofine marksiste, ne boten anglosaksone nuk ekziston ky tip ndarje. Brezi im ka qene per parti post-ideologjike, post-klasore, post lufta e ftofte etj etj.
    I tregoj Z.Dashamir se çfare eshte e djathta ketu ku jetoj une. Sipas ligjeve te bere nga ashtuquajtura e djathte ne rast se mbetem pa pune une duhet te largohem nga ky shtet brenda 6-muajve, sepse pa pune te japin leje qendrimi vetem 6 muaj. Ketu me sakrifica kam nje shtepi e nje kapanon te vogel, kam edhe 12 vjet pune i siguruar. Me ligjet ne fuqi ky shtet me perze e nuk me pergjigjet as per shpi, as kapanon, dhe as per pension. Nuk me len as me shku ne banke per te terheq kursimet e mija. Ketu ku jetoj une e djathta eshte kunder te majtes “bamirese e shpirtmadhe” qe mbron emigrantet e kunder Brukselit burokratik.
    Dmth. Sala nuk eshte i djathte sipas Dashamirit. Ke te drejte sepse Sala pret majtas e djathtas ben çfare te doje e skan bythe fusharaket me e zbue si nje çakall. Ne qafe do ju rrije Sala, e Z. Dashamir don me gjet djathtas majtas, para mbrapa. O Z. Dashamir me u bashkue te gjithe pa dallim ideje e feje kunder Sali al Asad Gedafit e me pas “tu ec e tu pa” se si Enveri e Sala nuk besoj se vjen ma.

  11. o kel ukaj hajde o burre ne shqipni te flesh rehat, pa te dale gjumi nga frika se po humb kapanonet a kacollet

  12. Lem says:

    NE NJE PARTI KRYESORE ESHTE GRUPIMI SHOQEROR ,PREJARDHJA E ATYRE QE MILITOJNE DHE PROGRAMI I SAJ. PD NUK KA ASNJE NJE LIDHJE ME NJE PARTI TE DJATHTE KETEU TEK NE KA KOMUNISTA SI GRUPIM PS DHE NEO KOMUNISTA SI PD.
    RESPEKTIMI I PRONES SHTETI LIGJOR JANE KARAKTERISTIKA KRYESORE TE PARTIVE TE DJATHTA NDERSA PD KTHEU NE PRONARE ZAPTUESIT E TOKES DHE NE ISH PRONARE QUAN AKOMA ATA TE LIGJESHMIT. SA I PERKET DASHIT ESHTE ME I SAKTI NE KONKLUZIONE POLITIKE DHE EKONOMIKE NGA 98 % E DEPUTETET E SOTEM TE TE DY KRAHEVE.

  13. Flamur Noka, HAHAHA says:

    O Dash Shehi, edhe ti tani e kuptove qe PD ka ik me kohe
    per lesh bubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje