Edhe kjo ishte mangët: Maskat dalin në aksin Milot- Burrel, grabisin automjetet

9 Korrik 2012, 11:41Politika TEMA

Sikur të mos mjaftonte fluksi i mynxyrave nga kronika e zezë, tani mbërrin edhe një lajm që na kujton vitin e zi 1997. Maskat kanë dalë në aksin rrugor Milot- Burrel, duke terrorizuar njerëzit e duke u grabitur gjërat personale si varëse e celularë.

Policia bën me dije se janë grabitur disa furgonë dhe makina të vogla që po udhëtonin në këtë aks rrugor. Policia thotë se ka shoqëruar së paku 7 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën. Grabitësit ishin me maska dhe të armatosur. Automjetet janë grabitur në Bushkas.

16 komente në “Edhe kjo ishte mangët: Maskat dalin në aksin Milot- Burrel, grabisin automjetet”

  1. Vis çerri says:

    Paskan dale kushot e Flamurit per te mbledh votat

    1. qyfli says:

      Jooo osht bo keq por lek.Dun lek tani keta.Kon shpernda militantet me grumbullu lek,e me mbjell terror.

      1. hajde says:

        veqse suksese doktori Berisha per inati te kominstave

        1. homeri says:

          —Na prit europe se erdhem

    2. zedhensi i Mulit says:

      Nuk guxon me dal kush, por Muli asht i xanun tuj u trajnu ne Ongli dhe kon perfitu nga mungesa e tij :p
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html

  2. arsen says:

    Policia eshte neper udhekryqe e rruge qe te vjedhe per vete ( pa maska ).

    1. volluna says:

      ke te drejte,policia te mos vjedhi kaq hapur,gjoba kot, po te dalin te punojne te kapin ndonje maskara…

  3. tak fak says:

    Po keta pa maska fare qe perlajne qindra mijera euro diten per diell, transparence hesapi.

  4. KOLONJA says:

    E zoti Flamur, e inagurove detyren e re ? Fillove me ” prerje” shiritash neper rruge. Vetem mos ja kalo Sales,se e di vet cte gjen ?

  5. Toni.I. says:

    Megjithse njè pjesè SHqipfolsish e kanè gjak vjedhjen,grabitjet,banditizmin etj………
    do t’ju lutesha tè shkojnè tè grabisin Politikanèt dhe jo
    njerzit e thjeshtè nèpèr udhtime,Politikanèt dhe tè afèrmit e tyre
    janè shkaku kryesorè qè papunsia mbizotron nè shumè familje SHqiptarèsh,
    shkoni nè ato familje qè mendoni qè prona e Popullit èshtè vjedh dhe jo
    tek njerzit e thjeshtè fukarejè shkoni se mund tè gjeni
    Panine pèr dhèmbèt e juaja.

  6. bato says:

    Te hapin syte mos jete ndonje grup policesh qe e ben kete ,ku jemi katandisur te grabitesh me arme duke udhetuar ne vitin 2012 nuk kam degjuar e nuk kam pare deri tani vetem nese sot shikoj ndonje filem me sherifa me gangstera qe jane realizuar para viteve 90 !

  7. "SHQIPERIA KURRE NUK BEHET" says:

    …. Cfare do qe te thuhet, e verteta thote “SHQIPERIA KURRE NUK BEHET”.

  8. dritani says:

    Ngadale ngadale shqiptaret do te fillojne te vjedhin edhe breke neper tela si nje here e nje kohe …

  9. Treviso says:

    Tani qe shpertheu ky aksion pritni se do dyfishohet numri i turistave.
    Nga 4milion do te arrije ne 8 milion. Do gezohet baca.

  10. ku eshte policia dhe renea zoti sali . shqiperia po kthehet si ne 1997

  11. loshi says:

    Mos prisni per policine po mbani 15shen gati kur te kaloni anej,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje