Volfart takon Ramën: Çështjet e mbetura të zgjidhen politikisht. Mund të rikompozohet KQZ

9 Korrik 2012, 09:56Politika TEMA
Volfart takon Ramën: Çështjet e mbetura të zgjidhen

(E PERDITESUAR)- Kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar gjatë paradites së sotme me kreun e OSBE-së në Tiranë, Eugent Volfart. Takimi është mbajtur pa praninë e mediave, por mendohet se temë e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore.

Aktualisht kanë mbetur vetëm dy ditë në dispozicion dhe tre çështjet kryesorë të reformës, struktura e KQZ-së, procesi ankimor dhe sistemi elektronik i numërimit të votave, nuk janë zgjidhur.

Për këtë bllokim ka pasur akuza të dyanshme nga opozita dhe mazhoranca, ndërkohë që edhe roli i OSBE-së dhe sidomos Volfart, është kritikuar ashpër nga një sërë eksponentësh politikë, për mbajtjen e anës ndaj mazhorancës.

Pas takimit Volfart përsëriti se duhet vullnet politik për mbylljen e çështjeve të mbetura pezull të reformës zgjedhore, kur kanë mbetur edhe tre ditë. Ai tha se komisioni i reformës zgjedhore ka bërë një punë të mirë. Volfart tha se KQZ duhet të jetë një institucion që të gëzojë besim të plotë. Sipas tij për këtë arsye duhet gjetur një zgjidhje për këtë institucion. “Qëllimi i takimit të sotëm me zotin Edi Rama ishte në vazhdën e bisedimeve tona të rregullta për axhendën e reformave. U përqendruam te reforma e Kodit Zgjedhor, ku po bëhen përpjekje të rëndësishme. Reforma e Kodit Zgjedhor duhet të përmbyllet. Disa çështje të rëndësishme janë ende të hapura dhe presin zgjidhje në ditët e ardhshme. Kjo vlen veçanërisht në lidhje me transparencën. Përgjatë gjithë procesit duhet ofruar transparencë maksimale, në mënyrë që zgjedhësit të kenë besim se vota e tyre numërohet në mënyrë korrekte dhe se vota e tyre ka vlerë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të ekzistojë një besim i plotë në organin e quajtur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila ka nevojë për zgjidhje. Nëse më lejoni, unë do të bëj thirrje për një zgjidhje me sytë nga e ardhmja, që ofron shkallën maksimale të besimit të qytetarëve të këtij vendi te sistemi. Është e rëndësishme që të shkohet drejt një zgjidhjeje largpamëse, për të garantuar që ky proces të kryhet teknikisht në mënyrë korrekte në të ardhmen. Është, gjithashtu, shumë e rëndësishme që kjo zgjidhje të gjendet mes partive të përfaqësuara në parlament. Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, sikurse e kam thënë edhe më parë, ka bërë një punë shumë të mirë themelore dhe tashmë mbeten çështjet e fundit, ku përfshihet edhe KQZ-ja dhe çështja e transparencës,” tha Volfart.

I pyetur nëse kjo nënkupton edhe rikompozimin e KQZ, Volfart tha: “Fola për një zgjidhje që sheh përpara, e cila mund ta përfshijë edhe atë element. U takon palëve të dalin me një zgjidhje të përbashkët. Mandati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbaron para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Ky është momenti për një zgjidhje që sheh nga e ardhmja, që mund të përfshijë edhe atë element.”

17 komente në “Volfart takon Ramën: Çështjet e mbetura të zgjidhen politikisht. Mund të rikompozohet KQZ”

  1. racionali says:

    Takimi me Wollfartin,eshte njesoj si te takohesh me Salen ,ndoshta dhe me keq,sepse ky njeri e ka kompromentuar me kohe pozicionin e tij.Prandaj ,Ed Rama te lutem je me i qarte dhe i prere me te gjithe keto “specialiste” nderkombetareqe,qe jane vene ne sherbim te Saliut,dhe degjoje zerin tone dhe te Skender Gjinushit.Mjaft me me terhiqe e mos e keput.Jemi me ty Ed Rama,por edhe ti duhet te jesh me ne,duke mos na lene ne balte,dhe duke amnistuar figura te urryera kriminale te ketij vendi.Duhet te dish se asgje nuk harrohet dhe falet, pa marre ndeshkimin qe meritojne,pamvarsisht lajkave dhe kercenimeve qe te bejne.Cdo post ka krenarine dhe benefizet e tij, sikunder ka dhe detyrimet qe rrjedhin nga detyra si kryetar dhe perfaqesues i popullit

    1. xha Jaho says:

      Kujdes Edi! Meta punon me ngjala, kurse ky mavria punion me qofte. Ngjalat reshqasin dhe nuk lene shume pasoja, por qoftet kane spec djeges dhe mund te te djege prapanica, nese i ha pa mendje.

    2. Geni dominant says:

      Cfare corbe po na gatuan zoti Volfarth?
      Akoma duhet t’ju besojme juve?!!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html

  2. Xhozi Plehra says:

    O Edi boll takove keto kurvat e EU-se se po diskrediton veten.
    Hiq Malajt, Rucrat, Velite, Blushrat nga PS-ja se te diskteditojne njesoj si ky qoftexhiu, ne mos me keq.

    Dhe dili popullit ne balle me greva e demonstrata 24-ore 7 dite ne jave derisa… “ta hedhim qelbesiren”.

    Ose nqs nuk e ben dot kete pune me mire ki kurajon ta pranosh qe s’ke bythe, hap krahun ta beje nej tjeter se po i ze vendin kot.
    Cdo ore qe kalon Shqiperia nen banden e malokeve ka pasoja fatale.

  3. Nuk e kuptoj, po pse nuk e refuzon ta takoj kete palluqe…c’pret nga ai,ai eshte hapur ne anen e Saliovicit…c’humbet,po ta refuzoi…

  4. e ardhmja says:

    Edi Rama nuk punon per shqiptaret,por per nderkombetaret.Debilohet per tu dukur para tyre si njeri koeherent,modern dhe evropian,nderkohe qe pala kundershtare me te tall bythem dhe nderkombetaret i rren nga e hena ne te hene.O Edi Rama,po nuk i cove ata pederastet qe ke ne ps- neper Europe per te sqaruar kancelarite e huaja nga genjeshtrat e Sales edhe kete rradhwe do ta hash qafen e pates dhe do largohesh me turp nga ps-ja.

  5. teti says:

    i buk e qofte te tymi kti baba mondit, se blehet kollaj ai

  6. teuta says:

    Kur themi Berisha nenkuotohet Wolfart,
    kur themi Wolfart nenkuptohet Berisha.
    Berishen dhe Wolfart maskaralliku i beri binjak,
    kenaqen vetem kur shqiptareve u bejne keq edhe sado pak.

  7. Ivani i madh says:

    Ky Rama o ka hyre si kolone e peste ne PS e lot role e budallait o e komandojne te tjeret me fije si ne teatrin e kukllave per derisa nuk i jep reston Ambasador kernacken qe me shume e ka demtuar Shqiperine me politiken e tij se e ka nihmuar. Kjo te le te dyshosh .Tani cfare nisme do mare ky zotri me deklarimet e Ristanit mbi zgjedhjet e 8 majit apo do ta kaloje me nje deklarate te thate sa per ti hedhur hi syve elektoriatit te majte.Une jam i nje mendimi qe nqs nuk fiton PS ne 2013 kjo parti te shperbehet e te krijohet nga e para me njeres te perkushtuar te majtes e te cilter e te hapur me popullin se keshtu do katandiset si PASOK ne Greqi.Se me sa po shohim PS po e drejtojne vllehet e po vete rukull kjo parti e PD e drejtojne myslimanet e fitojne e vjedhin pa i bere syri ter prej frikacakeve te PS te cilet nuk reagojne per asnje problem dalin ne proteste sikur kane dale per manifestim e jo per te vene para pergjegjesise kete qeveri qe po shkatron gjithcka kombetare e personale te ketij populli.

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : ” Cfare ndodh nese ” thyhet afati ” i reformes zgjedhore :
    1. – Eshte nje tregues i rendesishem i paaftesise se Qeverise Berisha.
    2. – Hapet rruga per krijimin e Qevrise se Re Teknike pa Berishene cila e qon Shqiperine drejt Zgjedhjeve te Lira .
    3. – Eshte nje tregues i rendesishem qe OSBE eshte nje organizate kot e bashkepuntore e diktatorit Berisha.
    4. – Krijimi i Qeverise se Re Teknike do realizonte nje nder 12 kushtet e BE qe eshte realizimi i zgjedhjeve te lira.
    5. – Me realizimin e zgjedhjeve te lira Shqiperia i ka te gjitha letrat ne rregull per te qene Antare me te Drejta te Plota ne BE.
    6. – largimi i z. Ristani nga KQZ.
    7. – Krijimi i Qeverise Teknike ben te mundur realizimin e zgjedhjeve nga Ministria e Brendeshme.
    8. – Shkrihet KQZ .
    Po te shohesh keto ” pasoja ” qe sjell shtyrja e afatit te paraqitjes se reformes zgjedhore natyrisht lind pyetja ???
    Po Edi Rama perse nuk ben ate cfare ka ne dore per te bere ne shtyrjen e afatit te paraqitjes se ref. zgjedhore ???
    Kjo opozite eshte me ne apo eshte me harushen Berisha ???
    Opozita Shqiptare shikon e mbron interesat e veta apo mbron interesat e Sali Berishes e te OSBE – se ???
    Ore zoterij te Ak po thuajeni edhe ju te shkreten ate cfare nuk i intereson Berishes !!!
    Nje gje fare te thjeshte nuk arrin te kuptojne ato qe jane kunder Berishes !!!
    Pesha e fjales dhe qendrimi i opozites eshte me rende se pesha e fjales dhe e qendrimit te OSBE para Keshillit te Europes dhe Parlamentit Europian. !!!!!

  9. Shahin Kolonja says:

    KY ESHTE ‘IDJOT’ I DEMOKRACISE.
    Kjo qenje jo vetem nuk di òeshte parlamenti,demokracija parlamentare por nuk di çeshte populli e per rrjedhoje vazhdon si arvizu demokracine e qoskave e koke me koke me qenje te veçanta e bajraktare.
    MENTALITETE MESJETARE TE NJE SHTETI FEUDALO-PRIMITIV.

  10. genti says:

    Wolfartiiii,ti do nje hu te mir

  11. Tirona says:

    Me duket se ka bo gati valixhen per te ikur,si dhurate do i japim nje recete “si gatuhen qoftet”

  12. NAIMI says:

    Ky ambasadori i OSBE-se per mua nuk bie ere diplomati.Edhe ne ndertimin strukturor te trupit ka dispropocione te theksuara ne raportet etike. Me teper me ngjan me nje badakci se sa me nje politikan e aq me teper diplomat.Pabesia tek ky eshte teper e dallueshme .Eshte fatkeqesi qe ky konglomerat njeri te perfaqesoje Europen demokratike.Ne rrethe te ngushta me perfaqesues te stanit-SALI ai shprehet shurdhazi per mazhorancen,por aron i ziu se shqiptaret se kthen kurizin ai menjehre tregojne se X apo Y tha keshtu e ashtu.OOOAmbasador,duhet ta kuptosh pse nuk te drejtohem e fjalet zoteri, sepse nuk kam fare respekt per ty dhe ti nuk e meriton nje gje te tille, ti po krijon nje mendim negativ per perfaqesimin qe i ben organizates,shumica e shqiptareve ty nuk te honepsin fare.Edhe bisedat kortezie qe zhvillon i ben nga halli. Sa per Edi Ramen, lidhur me qendrimin qe mban ndaj tij qe nuk ja plas ne fytyre,ate e ka zene atje ku s’tregohet. E kini degjuar ate fjlen e urte popullore..Q…me breshke Q…me se me gjete voline? Ja kjo eshte e gjitha.Mos e ngarkoni me pergjegjesite qe nuk i takojne.Do te vije koha kur gjerat do te pelcasin.Nje gje eshte e sigurta; tani Shqiperine po e mrrin me qafe te huajt te cilet jane majmur me djersen e fukarenjve shqiptare. Nuk i thone kot qe qylin e pranon dhe mbreti.Ata jane kompromentuar nga Vicidolasi.Te gjithe duhet te mblidhen grusht per ti dhene dermen ketij injoranti qe na turperoi kombin. Te fala te gjitheve nga stani NAIMI

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Po te analizosh kete Qoftexhi kur ben komente ne media ose takime ne emer te institucionit qe ky prezanton, eshte e qarte qe c’fare thote ky ne oren 11 te drekes, del Plaku Mere ne 11:30 dhe ja konfirmon, ose vajsa versa…I gjithe piksynimi i ketij fytyre qoftes, eshte qe me fines dhe fjale te kontrolluara, te mbeshtese agjenden e pushtetit..

  14. Delli USA says:

    Ky palo ambasador,sic e cilesonte me te drejt Mustafa Nano,duhet te takoj Saliun se ai eshte penges per mos perfundimin e kodit zgjedhor,jo Rama.Ky birbo i bene presion Rames per te plotesuar orekset e vellait te tij Sali.

  15. Treviso says:

    Volfart Meta takohet me Edi Rama. Edi ki kujdes se jane vellezer binjake. Han te dy te njejtin ushqim. Kane te njejtet vese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje