Rock dhe politikë në PS

8 Korrik 2012, 16:12Politika TEMA

Të rinjtë e FRESSH kanë organizuar një aktivitet ndryshe nga të tjerët mbrëmjen e së premtes, teksa kanë ndërthurur politikën dhe argëtimin.

Aktiviteti ishte një kombinim midis debateve më të nxehta politike dhe sociale të momentit, ritmit klasik të violinës, ritmit tribal të muzikës më të fundit në treg, verës së mirë dhe të rinjve të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë më shumë se 200 të rin, të cilët u ulën në tryezat e rrumbullakta të verandës dhe nën ritmin e violinës filluan të debatojnë kryesisht për arsimin shqiptar, një nga temat më të rëndësishme për aktualitetin shqiptar.

“Ky është takimi i parë, hapi i parë drejt organizimesh të këtij lloji. Ne do të bëjmë periodikisht aktivitete si ky, aktivitete të cilat nuk përmbajnë vetëm festa dhe kërcime, por edhe debate të sofistikuara. Në kryeqëndër të mbrëmjes së sotme dhe në kuadrin e përfundimit të vitit akademik, tema e debatit do të lidhet me sistemin arsimor. Problematikat e arsimit shqiptar janë shumë delikate dhe të veçanta në natyrën e tyre, sepse nuk mund të analizohen prej specialistëve. Analiza më e mirë e problematikave të arsimit mund të bëhet vetëm nga studentët. Ne, si studentë, dimë më mirë se cilido specialist problematikën e arsimit shqiptar, prandaj zëri ynë duhet të dëgjohet”, tha

nënkryetarja e FRESSH për Universitetet, Joleza Koka.

Ndër të pranishmit ka qenë edhe deputetja Ledi shamku, e cila ka thënë se “qeveria tallet me ne. Të gjithë ju, të gjithë të rinjtë do të kenë mbështetjen tonë maksimale, por edhe ne na duhet mbështetja juaj, forca juaj aktive. Ashtu si sot në këtë ambient të këndshëm, shprehini idetë tuaja pa frikë, me zë të lartë, që ata t’ju dëgjojnë mirë. ”

Ky ishte i pari nga një seri e gjatë aktivitetesh të ngjashme të cilat do të organizohen prej FRESSH, ku qëllim kryesor do të jetë gjithnjë përçimi i frymës ndryshe, dëgjimi i zërave të rinj, lufta e përbashkët ndaj skeptikëve të cilët deklarojnë se të rinjtë nuk kanë rëndësi, mendimet e tyre janë të papjekura, përfaqësimi i tyre i panevojshëm.

49 komente në “Rock dhe politikë në PS”

  1. fjori says:

    Forca Fressh – Forca Erioni – forca te gjithve!!!
    Cdo i ri shqiptar eshte krah jush per ta ndryshuar njehere e mire fatin e ketij vendi dhe per te sjelle ne qeveri nje grup njerezish te investuar per te miren publike, jo vetem per perfitimn personal sic kemi tani. Kjo qeveri hajdutesh i ka ditet te numeruara.

      1. elinksar says:

        Hajvan i madh – mut i shitur. Berish allishverish.

  2. dumdum says:

    dmth kanë shkuar të hanë e të pinë se për të tjerat mendon ai lart dhe ai me flokë të bardhë.

    Mirë e bëni në fakt, jeni në të drejtën e juaj, por është gjynah me jua lënë në dorë juve politikën. Jo për gjë por politikën nuk e keni me zemër, e keni argëtim të lehtë për mbrëmje. Hajt se kshu ju duam, të bëni muhabete e të dëgjoni muzikë se gjërat serioze mendojnë të rriturit.

    Sido që të jetë puna Sali Gadafin e Lulzimen kemi dhe në 2013 e më vonë, edhe sikur të zhduket kastraveci i detit dhe sikur të hapet Kristal 2-shi.

  3. Todo Gjinomadhi says:

    Joleza Koka zonjusha qe i duket vetja arkitekte dhe e vetquhet arkitekte vetem se esht ne vitin e 3 tek Polis. Pa ditur qe arkitekt eshte titull, eshte profesion dhe ka urdhrin e saj te arkitektve. Ka provim shteti qe jepet e me pas quhesh arkitekt. Por injoranca ska brire ja pse ekzistojne universitetet private per pyka te tila qe ju duket vetja arkitekt e avokat.

  4. dumdum says:

    Bie pak keq ky aktiviteti snob i FRESSH-it, kur studentët numërojnë lekt e hekurit gjatë verës.

  5. PDkorrupsion says:

    Saliu dhe FRPD (Bogdani and CO) dmth, meritojne te bien me koke ne kake.
    DO zoti nuk e mbani doren kur te keni mundesine ti hidhni, se ka ardhur koha qe te gjtihe te rinjte te bashkohen kunder matrapazit qe na qeveris

  6. raimondi says:

    Kjo eshte nje Parti qesharake , qe vuan nga mania e te dukurit (SHow off) ,
    qe me bukur do i shkonte emri :Kopesht pa dreke , si ne kohe te Dulles

  7. realiteti says:

    QEFRA PA FRE JO, DEBATE TE LIRA.
    Tirana eshte bere bordelloja me e zhvilluar jo vetem e allbanistanit por edhe e Evropes.
    Asnje salle s’egziston per debatet e lira qe desheron populli,kurse klubet e cargetimeve nuk numurohen dot.Beni qef thote politika sa e si te doni vetem debate te lira mos beni.

    1. Kulisat says:

      Pikerisht per kete arsye duhet te ishe ate mbremje, qe te shihje se debatet e lira ishin kryeqendra e gjithckaje. Dhe do te jene gjithnje kryeqendra e gjithckaje.

  8. Antigona says:

    Kjo fryme qe po perconi mua me duket shume e mire. Vazhdoni keshtu. Nuk isha pjesemarrese ne feste, fatkeqesisht, por patjeter qe do te vij ne aktivitetet e rradhes qe do te beni ?

  9. Arber says:

    Feste shume e lezetshme ishte, vertet. Edhe muzika me pelqeu shume, vajzat u shprehen shume te kenaqura pas mbarimit te festes. Debatin nuk e ndoqa qe ne fillim po ama pjesen e znj. Shamku, e papar. Na lajmeroni ne aktivitetet e ardhshme.

  10. Ardit Kr. says:

    Vajzat dhe debati ishin pikat me te forta te gjithe mbremjes. Kam dale qe atje me pershtypjet me te mira per vajzat fresshiste. Do isha i gatshem te organizoja debate me ata njerez qe ishin aty, te pakten ishin te kulturuar dhe te linin te flisje, te degjonin e replikonin.

  11. Shpeta says:

    Ai kengetari qe kendoi ketu,Denis Hasa me Banden e tij,ne mos gaboj…eshte nje demokrat i papareeeeee !! Me çfare nuk e shan Edi Ramen ai….kujdes PS’ja me organizimet ?

  12. Veron says:

    Kur dhe ku do behet aktiviteti rradhes ju lutem?

  13. Rina Al says:

    Ne fillim ndodheshin atje edhe disa figura politike te Partise Socialiste, deputete, te cilet erdhen te pinin nje gote e te bisedonin pak me ne. Un vetem ne TV i kisha par, me ishin dukur t ftoht si deputete, po te premte ishin shum te miresjellshem me te gjith dhe na kan degjuar e na kan dhen keshilla t ndryshme. Televizori dhe media pse i shtremberojn figurat e tyre? Totalisht ndryshim mendimi pas mbremjes.

  14. Herod says:

    per t gjith ata qe hedhin balt mbi Fressh dhe thon se ju jeni t percar e nuk doni kryetaren apo lajmet qe thon se po fragmentohemi, ejani e shikojeni percarjen tek 300 te rinj qe shijojne darken e debatin ne shoqeri t njeri tjetrit.

  15. Marko says:

    Degjova nga disa miq te FRESSH se javen qe vjen do te organizojne diçka akoma me te bukur se kjo e te premtes.

  16. Bruna Sr. says:

    Si i behet qe te marrim pjese dhe ne te tjeret te aktiviteti i ardhshem qe nuk jemi antarsuar te fressh?? Apo eshte vetem per te antarsuarit e fressh?

    1. erisaxixa says:

      Po sigurisht qe eshte per antaret, ti per ca do te shkosh per pije falas???
      Eshte PD-ja ajo, nga ana tjeter e sheshit Skenderbeut, zyra e kryetarit hajdut te bashkise Tirane.
      Po pate talente te tjera, ti vlereson kunati, kerko nje fare Erion Isufi

  17. Eni says:

    Mos spekulloni me titullin, nuk jane te rinjte e FRESSH-it. Jane te rinjte qe u mbeshteten ne gare per tu zgjedhur kryetar nga E Veliaj, dhe nuk fituan. Pastaj u vendos qe te veprohet si gjithmone, te largohen ato qe nuk na pelqejne, pavaresisht strukturave dhe rregullave dhe te vendosen ato qe duam. Kryetari i di te gjitha. Kryetari merr vendimet dhe per karrieren e kujtdo, dhe per daljen ne pension te kujtdo.

    1. Timo says:

      Ne cfare film fantashkence i ke par keto qe deklaron? Se ju edhe hapeni me shum sec ju takon, shpikni cadra atomatik dhe stilolapsa bazooka.

  18. Borici 22 says:

    Z. Rama i mungoi shume mbremjes, pasi ishte duke punuar per zgjedhjet e 2013. Po te kishte pare gjithe mbarevajtjen e aktivitetit, do te ndihej krenar!

  19. Juno says:

    Nami te premten. Shembulli me i mire i nderthurrjes midis intelektuales dhe qejfit. Shum nisme inteligjente :DDD

  20. Dea says:

    Pikerisht me aktivitete te ktij lloji do te tregojm se si fresshiste dhe te majte shqiptare ne jemi ndryshimi, larg prej zymtesise diktatoriale te partise demokratike, te cilet organizojne vetem tubime ku kelthet e bertet lideri i tyre (anti)historik.

  21. Iljaz says:

    Nenkryetarja per Universitetet nuk esht thjesht nje vajze e bukur dhe nje arkitekte e perkryer, por edhe nje oratore e organizuese e mire. Ju lumte. Gjeja qe me pelqeu me shume ishte atmosfera, se te gjith ishin pa tension, pa frike e energjike, ndryshe nga demokratet.

  22. Blendi Boston says:

    Mr. Rama, you rock ?

  23. Nylon Smile says:

    Kjo esht fryma qe duhet percuar. Te rinjte te flasin dhe te jene te lire te vendosin mbi ato qe duan te bejne. Nese duan te debatojne, le ta bejne; te defrejne, le ta bejne. Me cudit fakti se sa mire paska dale kombinimi midis debatit dhe defrimit ne kete rast, po e fryma entusiaste e momentit ben te sajen. Shpresa eshte ne kulm per zgjedhjet e vieqtit 2013, dhe te gjithe do te kishin dashur te ishte edhe Edi Rama ate mbremje bashke me te gjithe. Ta shihte edhe ai energjine e te gjitheve, optimizmin, dhe do ta kuptonte se pas nje viti do te fitojme ndaj apatikeve qe kan kapur pushtetin.

  24. Stavrion says:

    Me siguri shum nga ata qe nuk e kan qejf PS dhe FRESSH do pyesin: “Po pse me festa do i fitoni zgjedhjet ju?” Te tille njerez e te tilla pyetje aluduese mos i degjoni kurre. Praktikisht ata po ju thone se kjo ishte thjesht nje feste, kur ketu dolen e folen shume shume te rinj pergjate debatit, parashtruan problemet dhe ankesat e tyre, keto u mbajten shenim, dhe nuk do te ngelet problematike pa u shqyrtuar, proteste pa u bere, gur pa u levizur. Te gjitha kto do i bejm vet, ne te rinjt, t’u tregojm shtetareve te kamur nga leket e popullit se koha jone tashme ka mberritur.

  25. Rondo says:

    Momenti me i bukur ishte kur gjith te pranishmit formuan nje rresht dhe filluan te kercejne e kendojne. Disa nuk e njihnin njeri-tjetrin, te tjere e kishin pare njeri-tjetrin si fytyre, por gjate mbremjes kuptuan ate qe thuhet sa here e me shume brenda partise socialiste dhe fressh: jemi nje familje e madhe.

  26. Caterpillar says:

    Nuk isha por pash fotot,, sa bukur e kishin arreduar lulishten e Austrias :)) komplimenta, kush merrej me organizimin? Vertet fryme rinore!

  27. Sulo Mertanaj says:

    NJE FRYM RINORE E PAPAR, PASH FOTOT QE KISH HEDH JOLEZA DMTH NENKRYETARJA E SHKOLLAVE UNIVERSITARE NE FACEBOOK. E KISHA MARR LAJMERIMIN X AKTIVITETIN QE 3-4 DIT PARA PO THASH KU KA POLITIK SHPESH NUK KA HARBIM. THEM SE GABOVA.

  28. Tanja Berrat says:

    Me kujton vargjet e bukura te Omar Khajamit nje e tille feste… nuk ishte vulgare si ato party-t me muzike te shfrenuar qe lene komshijt pa gjume ne Bllok, dhe nuk ishte as si nje seminar apo trajnim i cili te lodh koken. Ekuiliber perfekt eshte ruajtur.

  29. Gresa says:

    Sa jam knaq parmbrem te austria ?

  30. Neli Vore says:

    Sapo i bera like faqes se FRESSH ne Facebook, se m than qe atje do t dalin gjith aktivitetet e shumta qe do behen prej FRESSH ditet e javet ne vazhdim. Shpresoj sa me shpejt ndonje gje e bukur ?

  31. Gerjon Hazizi says:

    DUHET PATJETER SA M SHPEJT TE ORGANIZOJM TE GJITH BASHK NJE PROTEST TE FUQISHME FARE PER KTE PUNEN E ARSIMIT SE NA KAN KALB TER JETEN SPO NA LEJN TE MESOJM REHAT, VETEM STRESE KJO QEVERI, NE DIMER S’KEMI NGROHJE NE SHUME RASTE, NGANJEHER KUR KEMI SEMINARE E LEKSIONE NE DARK IKIN DRITAT, PEDAGOGET QE VEN E VIJN E S’MERRET VESH SE KUR KEMI E KUR S’KEMI MSIM, PROVIME TE CILAT NA I SHTYJN NE SHTATEMBEDHJET DATA T NDRYSHME, SEKRETARE FAKULTETESH QE TE BEJN SIKUR KAN NE DOR FATIN E JETES TATE, STANDARD I ULET MESIMDHENJE, E SHUM SHUM T TJERA ME RRADH.

  32. Antitank says:

    Tek mbremja ishin gjith nenkryetaret e fressh, te cilet shoqeruan gjith te pranishmit me debat, bisede e madje e kercime. E muzika shum e gjetur, grupi ishte eksperimental por tingellonte shum mir.

  33. Junela :) says:

    Sa e banalizojne disa njerez me komentet e tyre….shikojini gjerat sic jane, keta te rinj po marrin nje nisme te madhe, te mblidhen sa me shum te rinj te bashkuar qe te percojne nje fryme ndryshe. Po ju te tjeret pse tentoni t’i lidhni me zinxhiret tuaj partiake, degjojini njehere, shikoni aktivitetet qe bejne dhe duan te bejne, dhe vetem pastaj po s’ju mbush mendja shani e peshtyni sic e keni zakon ju blute.

  34. Bensoni says:

    Demokratet qe hedhin vrer mbi keto organizime jane te njejtet qe i lapangjosen kryetarit te tyre dhe e duartrokasin e e bertasin si kafshe neper salla e tubime qe ai kryen. Edhe ne ato salla shkojne me zor, se ua heq Sala mamin e babin nga puna ndryshe.

  35. Integrimi says:

    Vocerraket e Saliut kane qejf qe Saliu te dale para tyre e te çirret e nxjerre zorret nga te bertiturat boshe mbi gjera boshe, mbi reforma boshe, mbi rekorde historike boshe. Ata kane frike te genjehen prej tij dhe te mos kene te drejte fjale. E megjithate, keto mbledhje me Saliun ata i quajne “debat konstruktiv”, ndersa nje mbremje te FRESSH ne nje verande ku diskutohet lirisht dhe promovohen zera te rinj, keta vocerrake te Saliut e quajne “mungese te lirise se fjales”. Prandaj nuk behem shum merak per keta.

  36. Bigu Kavaj says:

    N.kryetare Joleza ne menjen e saj mendon shum gjera te cuditshme,,,,thon qe shturrja e festes ndodhi prej n.kryetares..

    se piu aq shum sa filloi te ngacmonte cuna dhe nje deputet!!!!!!!!

  37. Nertil Peshi says:

    Shumkembeshit e Saliut delirojne. Duan patjeter qe te hedhin balte atje ku ndihen te rrezikuar, ne vend qe t’i pervishen punes se vendi yne po lengon ne te gjitha anet. Mos u merrni me perbaltje o njerez, vleresoni nismat qe kane per baze fjalen dhe vullnetin e lire.

  38. Sara says:

    Nje organizim i mrekullueshem dhe nje nderthurje fantastike midis problemeve qarsimore dhe festes relaksuese.Bravo Joleza Koka…Fillimi i mbare gjysma punes

  39. Pesticidi says:

    Shihini pak nicket qe kane komentuar ketu. Te gjithe nicket jane te panjohur tek Tema. Keta jane te gjithe te paguarit e Erjonit qe bejne komente bajate sic kane bajat edhe Erjonin edhe Ramen. Ikni mor kokrra budallenjsh lerini pordhet tek Austria se eshte lokal i shtrejte dhe ju gjoja perdelloheni e trreteni per te varfrit e kendej matane tallni bolet e pjeshken me elektoratin socialist. Palla.

    1. kelmend says:

      Wow cfar edukate, s’ia vlen as te komentohet…

  40. Din Kruja says:

    Kesaj i thone “Stambolli digjet dhe nusja krihet”. PS-ja qe nga krijimi i saj dhe deri me tani nuk ka pike kredibiliteti tek rinija shkollore dhe ajo studentore. FRSSH eshte thjeshte nje tabele, drejtuesit e saj pergjithesisht kane bashkepunuar me Salen. Nje Azem Hajdar ne 90-92 me nje fishkellime nxirrte ne proteste me mijera studente. Me 21 janar po te ishin studentet ne proteste Qeverise s’do tja mbante te qellonte mbi turmen mbasi e dinte qe faktori nderkombetar do te reagonte ne menyre ekstreme.
    Eshte per te ardhur keq qe drejtuesit e PS-se perfshire dhe Edin, jane mesuar te rrihen nga Sala, me nje fjale jane kopanisur qe kulish, prandaj dhe jane shume te urte. Prandaj dhe ato sot merren me muzike, kerkojne anullimin e moratoriumit te skafeve, organizojne tryeza workshpesh tek Sheratoni, etj. Sala eshte shume i kenaqur me ta, me klubin e miliardereve. Pazari eshte qe ai te rrije edhe te pakten 30 vjet te tjera kryeminister ose president, dhe anetaret e klubit te vazhdojne te mbushin thaset me para. Per PS-ne ne 2013 do te votojne vetem te punesuarit dhe te afermit e anetareve te klubit te miliardereve. Zorr se se do ta kalojne 15 % te votave, do ta pesojne si partia meme e tyre, Pasoku ne Greqi.

  41. forca says:

    Forcaaaaa FRESH, fitorja e 2013 me ju eshte e sigurt, Shqiperia do te shpetoje ne 2013 nga Saliu, ju do te shpetoni, te gjithe do te shpetojme!!!!!

  42. andi says:

    JoLeze shko e ngri rinine universitare ne proteste e leri spetaklet idjote.Saliu me ju jeton 100 vjet.Ore po Elisen pse nuk e permendni apo nuk e kishit ftuar?Mesoni ta doni e vleresoni njeri tjetrin pastaj te frymezoni ju per ndryshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje