Berisha: Fqinjët tanë të çlirohen nga frika dhe doktrinat antishqiptare

9 Korrik 2012, 10:37Politika TEMA
Berisha: Fqinjët tanë të çlirohen nga frika dhe doktrinat

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë paradite, në Konferencën ndërkombëtare “Fqinjët e Shqipërisë”, të organizuar në Tiranë nga Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe nga Qendra për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Washington. Kjo konferencë mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Vëllezërit Rockfeller, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Bashkëkohore në Tiranë.

Berisha e vlerësoi konferencën duke thënë se prej vitesh ka pasur hezitime për dialogje të tilla, pasi ekzistonte frika nga shqiptarët.

“Vite me radhë, ka pasur një ndrojtje, ka pasur një hezitim, ka pasur një dyshim, për dialogun ndër-shqiptar, për bashkëpunimin ndër-shqiptar. Të gjitha këto qëndrime kanë qenë të frymëzuara nga një dhe vetëm një faktor; frika nga shqiptarët. Vite më parë, një Fondacion amerikan bëri një punë të shkëlqyer dhe znj.Livia Plaks, Presidente e Projektit për Marrëdhënie Etnike, që sot është këtu mes nesh, organizoi një seri me ëorkshop-e dhe seminare me temë; “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre”, saqë zgjoi një xhelozi te fqinjët se përse tema ishte shqiptarët dhe fqinjët e tyre. Por këto ishin realitetet. Dhe unë besoj se Livia duhet të jetë shumë krenare për kontributin që dha dhe veprimtaritë e pareshtura që organizoi,” tha Berisha.

“Organizimi i këtij bisedimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse shqiptarët, duhet pranuar, vijnë në këtë 100 vjetor si një komb, pa diskutim, aktualisht të lirë kudo që ata janë. Kjo përbën arritjen më të madhe historike të tyre. Vijnë si një komb  i cili, në momentet kritike të ekzistencës së tij, nga Lidhja e Prizrenit deri në ditët e sotme, ka ditur, me instinktin e tij të qytetëruar, të qëndrojë së bashku, të rezistojë së bashku. Këto janë 2 nga arritjet më të mëdha, më historike të këtij kombi. Por a janë shqiptarët një komb i ndarë dhe a duhet të punojnë me intensitet për të superuar ndasitë e tyre? Kjo është e domosdoshme. Mbi kombin, 1 shekull kanë vepruar padrejtësi ndër më të mëdhatë historike ndaj shqiptarëve, mbi kombin, si përçarës, kanë vepruar diktaturat më të egra të historisë së Evropës e njerëzimit,” vijoi kryeministri.

Berisha solli edhe një shembull nga fëmijëria e tij.

“Për të ilustruar këtë do t’ju jap një shembull nga fëmijëria ime e hershme, në të cilën unë përjetova para syve të mi një nga skenat më tragjike të jetës sime. Diku në Alpe, në një mëngjes të kristaltë, kur isha nxënës i klasës së dytë a të tretë, po lexoja një libër dhe befas dëgjoj breshëri të pandërprera kallashnikovi. Shoh poshtë dhe vërej një bari, një djalë të ri që vraponte  në një rrugë gjarpëruese dhe ushtarët shqiptarë, me kallashnikov sovjetik, qëllonin mbi të, për ta ekzekutuar për fajin e vetëm se këtij djaloshi i kishin kaluar delet përtej kufirit dhe ai kishte kaluar për të marrë delet e tij, por ushtarët e kishin ndalua dhe e kishin zbritur te posta. Në mëngjes, ai vendos të arratiset, të shpëtojë.

E dhashë këtë shembull për të ilustruar se sa e fortë ka qenë ndarja që imponoi diktatura komuniste në Shqipëri. Kjo diktaturë dhe perdja e hekurt thelloi ndarjen më tej, në kuptimin që lidhjet mes trevave shqiptare mbetën vetëm ato të infrastrukturës, e ndërtuar në kohën e perandorisë austro-hungareze, që ishte një infrastrukturë tërësisht rudimentare,” tha Berisha.

Në fund kryeministri Sali Berisha bëri thirrje që fqinjët të çlirohen nga doktrinat antishqiptare.

“Arritjet e shqiptarëve janë madhore dhe historike, por përsëri, ka mbetur rrugë për t’u bërë dhe, përshkrimi i kësaj rruge, i kësaj miljeje drejt BE-së, ka një rëndësi shumë të madhe. Përshkrimi i kësaj rruge drejt NATO-s për Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi, ka një rëndësi të madhe për çdo shqiptar. Sikundër, dua të theksoj se është e një rëndësie shumë të madhe çlirimi i fqinjëve tanë nga doktrinat e vjetra raciste, ksenofobiste, antishqiptare. Ato skena që pamë gjatë zgjedhjeve në Serbi, në Preshevë, ishin të ngjashme me skenën që unë kisha parë në vitet 50, të ngjashme me ekspeditat që organizonte Millosheviçi kundër shqiptarëve, të bazuara fund e krye në frikën dhe urrejtjen ndaj tyre,” tha Berisha.

21 komente në “Berisha: Fqinjët tanë të çlirohen nga frika dhe doktrinat antishqiptare”

  1. sali padhoshi says:

    hahahahahaaa, o TemA po hiqeni kete foto se na trembet kalamaqte.

    1. Cute Kadria says:

      Ky tremb edhe sorrat,jo me kalamqte….

    2. N.VJOSA says:

      Foto qe shpreh qarte Karakterin e Sali Bajraktarit!
      Nje Sali i pompuar me Pordhe!
      Ky Merhum nuk ka nje avion qe ti mbroje hapsiren ajrore,
      sic kane shtetet e tjera te Natos!
      Mburret me Naton!
      O Sali Natozeza!
      Miloshevici edhe pse ne menyre metaforike, kish te drejte kur thoshte se Shqiperine e marr me nje skuader gjuetaresh!…
      Mos ja thent koka ndonje Piloti kokekrisur nga Greqia ose Serbia se vjen mbi zyren e Saliut ose te Kuvendit te tij me krye Xhoze Larasken dhe i ben “Topin”… mbi koke dhe iken!
      Sa te vije Natua, Sali Larashi ka ikur ne ate bote!…

  2. Dean says:

    C’a thote ky i cmendur se na hoqi trunin fare.Fqinjte e Shqiperise kane marre toka nga Shqiperia sa u ka dash palla,ky thote se fqinjet tane na paskan ”frike”.
    Ptuuuuuu…..u,o lopcar.

  3. Ben Chicago says:

    plak i rjedhur
    shqiperia eshte coptuar nga fqinjet
    nuk ka patur njeri frike nga shqiptaret
    armiqte me te medhenj te shqiptareve jane po shqiptaret

  4. emigranti says:

    kush e spiunoi bariun qe i referohet berisha .qe i vogel ka qene spiun.sa per fqinjet mos na trego perralla si ato te xhaxhit,asnje nuk e rruan nga ne.

  5. Neorealizmi says:

    Zor të gjesh në historinë e këtij vendi një zëdhënës më tipik të varfërisë së aspiratave sesa Saliu, recitues i palodhur i asaj që Fan Noli e quan proza e laros. Për të pushteti është gjithçka dhe qëllimet e deklaruara janë asgjë, pushteti në fakt është i vetmi qëllim e për ta mbajtur atë pushtet, ushqen përditë një errësirë shpirtërore, materiale, kulturore, me gënjeshtrat e pasosura e rrënim të pandërprerë, me uniformizmin të vazhduëshëm në padituri, frikë, nënshtrim e kundërvëniet e egra ndaj kujdo që nuk uniformizohet, me mbajtjen në gjendje vlimi të kazanit të helmit të urrejtjes mes njerëzve të ndarë pabesisht si me thikë e gatimit pa kokëçarje në sytë e publikut të çorbës së interesave të rrethit të tij pushtetmbajtës, me mungesë rrëqethëse vlerash etike dhe promovim intensiv antivlerash sociale e kulturore, me polarizim të skajshëm ekonomik e degradim të qëllimtë të vatrave të dijes, informimit, kultivimit të qytetarëve, me uljen e nivelit të bisedës e debatit nën minimalen botërore dhe me stimulimin e një mënyre të ulët të jetuari, ku botërisht fiton ai që ia hedh tjetrit, duke shkelur ligjin, rregullat, normat, të gjitha këto të mishëruara në gjuhën, sjelljen, veprimin e atij vetë.
    Më është dhënë mundësia ta takoj nga afër Saliun, jashtë kamerave, dhe të shoh nga komunikimi i lirë se sa shkathtësisht i vetëdijshëm është ai njeri për rolin se dyfytyrtë që ka zgjedhur të luajë, për talljen e madhe që u bën njerëzve, të vetëve në radhë të parë, për qasjen cinike ndaj pushtetit si qëllim i vetëm për të përfituar vetëm për vete, jo si mjet për të realizuar qëllimet në përfitim të vendit e të popullit të vet, të cilit i flet e flet mu sikur do të mbushë mendjen edhe vetes për ato që thotë, përveç atyre që e dëgjojnë teksa është i gjithi në rol. Mungesa e plotë e besimit se Shqipëria mund të jetë ndryshe, se shqiptarët mund të meritojnë të bashkëjetojnë me një tjetër kod komunikimi, të kenë të tjera pika referimi e rezultate nga ato që u ka imponuar politika e ulët e gjithë këtyre viteve, e fut Saliun në kategorinë e sundimtarëve primitivë që atdheun e tyre e shohin vetëm përmes vetes dhe në funksion të vetes, që nuk u vlejnë dijet sado të mëdha e as këshillat sado të urta për të kontrolluar instiktet e mbajtur në fre marrëzinë e madhështisë, që thonë “pas meje le të bëhet kiameti”e, nëse mund ta kenë në dorë, mes kiametit për vendin dhe kalimit të pushtetit në duar të tjera zgjedhin pa asnjë ngurrim kiametin dhe këtu s`është fjala vetëm kur manipulojnë zgjedhjet a kur u vjen fundi i pashmangshëm, po çdo ditë, në çdo hap, për çdo problem, duke zgjedhur si rrugë për të qëndruar në pushtet budallallesjen e njerëzve jo ndriçimin e tyre, mjeshtërinë e të gënjyerit jo artin e të qeverisurit përmes të vërtetës, pasurimin e ethshëm vetjak jo begatinë kombëtare.
    Kjo është kategoria e sojit të ulët politik që e blen jetëzgjatjen e pushtetit të vet duke shitur të ardhmen e vendit dhe përqeshur me vete të gjithë ata që e mbajnë në krye të vendit. Këta janë udhëheqësit që i zhysin vendet e tyre në borxhe për të mbajtur gjallë iluzionin e funksionimit të pushtetit vetjak, që zhysin shtetin në mjerimin e diktatit politik për të mbajtur më këmbë hijen e forcës së tyre, që zhysin shoqërinë në moçalin e frikës e të indeferencës konsensuale, për të mbajtur hapur rrugën e pushtetit e të pasurimit të tyre.
    Ky është Saliu, që në vitin 2005 u rikthye në krye të Shqipërisë, me mend të tjera nga ato që kishte, po në fakt vetëm me një gjë të re ndërmend, atë të nuses në mundësinë e nusërimit të dytë, mosbesim të plotë për t`tua punuar qindin këtë herë, duke parë vetëm punët e veta, teksa bën sikur i djeg shpirti vetëm për punët e tyre dhe duke e kthyer qeverisjen e vendit tonë në proçesin më imoral që Shqipëria ka jetuar ndonjëherë për shkak të një qeverie të saj.
    …………….
    …Saliu s`mund të të sillte veçse një autarki orientale me më shumë korrupsion, më shumë dasi, më shumë shthurje e çorodi në shoqëri.
    E gjithë historia e tij është një histori urrejtjeje, aspak e ngritur mbi ideologjinë, po vetëm mbi instiktin e zotërimit të pushtetit mbi të tjerët, jo duke i frymëzuar njerëzit ta ndjekin në rrugën e një të ardhmeje më të mirë, po duke i shtyrë, me agjitacion vulgar e shpërthime korruptive, të urrejnë këdo që ia zë rrugën në ushtrimin e pushtetit dhe duke e sprovuar kësisoj shumë keq Shqipërinë njëzet vjet me radhë. Prej jetës komuniste, sekretari i dikurshëm i partisë së Enver Hoxhës ka thithur e adaptuar në funksion të pushtetit vetjak, duke ia përshtatur kohës e termave të saj, të gjithë mekanizmin e urrejtjes për armikun, vënë i gjithi në shërbim të kultivimit të dasisë primitive, të verbër, dërrmuese në gjirin e popullit të vet, në formën e kthyer përmbys të luftës së mallkuar të klasave si hakmarrje ndaj të shkuarës që, në fakt, është njësoj si Saliu e shkuara vetë, të cilën e ka mbjellë kudo, me qëllimin djallëzor shqiptarët të mos shohin tjetër gjë përveç ngjyrës së dasisë, të mos e gjejnë gjuhën për asgjë që dasia ua ndalon.
    Dasi të lashta prej moskomunikimit gjeografik e të vjetra prej dhunës së ushtruar e komunikimit të diktuar dikur nga partia-shtet, janë mbledhur të gjitha në rrugët e panumërta të komunikimit të diteve të sotme me kërrabën e këtij bariu të politikës së urrejtjes, që të vetet i trajton si kope delesh e kundërshtarëve u qepet pas me gjuhën e qenit, si të ishin kope uqrish që duan t`i hyjnë në vathë, duke i bërë Shqipërisë një hile të madhe, duke e mbajtur peng të kyçur në dy gjysma brenda mureve të ndara nga urrejtja, pa e lënë lirinë të punojë, demokracinë të funksionojë, debatin të zhvillohet me qytetari e qytetarinë të zhvillohet përmes debatit.
    …Saliu shtetin e lidh pas vetes siç lidheshin të vrarët pas karrove të kondotiereve triumfatorë, sepse është shtetshkatërrues. Politikat e Saliut shtetin e kthejnë në hije të tijën, sepse Saliu është antishteti që pararaprin. E djathta e Saliut nuk është e djathtë, por pjellë e flirtit mes komunizmit e bajraktarizmit, siç është Saliu vetë.

    1. tak fak says:

      Mero, kete vere editorial

    2. jazz_love says:

      Shkrim me i bukur nuk behet o ipanjohur.Dakortoj per te gjitha sa thua.Ne me lejon te shtoj dhe dicka. Kur nje gazetar i TVSH para 22 vjetes GUXOI te shkruante se Enveri jemi NE, u versoulen te gjithe ta “hanin”
      ………………………………………………………….
      Une mendoj se Saliu eshte egzakt nje karikature e keqe e JONA. Nuk ka mundesi te marroje ne fillim nje komb te tere e me pas gjysmen e kombit nje feudo mesjetar. Gjuha e tij do ish e pakuptueshme dhe nuk do kish vazhdim komunikimi(pra marrosje). Ai arrin ta beje kete pune egzakt se gjen perballe njerez mesjetar dhe pa personalitet si ai vete, njerez qe e kane zili, njerez qe duan ti ngjajne, njerez qe ne plan te pare vene parane dhe pushtetin dhe se si do mbrrijne atje lart nuk e vrasin mendjen e aq me pak u dhemb zemra nese shkelin mbi viktima apo njerez te pafajshem ………pra teper thjeshte…..vetem kur empacipimi yne do arrij ne shkallen mesatare, ahere te tille njerez nuk do kene me mundesi te bejne rrealitet endrrat e tyre. Pers sa kohe do kene rreth vetes figurant si Ben imami ……ai do loze rrolin e “mbretit” per mrekulli.

  6. ZAmira says:

    ………. E lexova ,po pse e lexova? kete me thoni !!!!! Nga gjithe ato fjale mora vesh qe 1 bari ,biles as ate se kane vrare po kane tentuar,te huajt fqinjet ta vrasin,po qe fqinjet na kane bere shume te keqia nuk e thote se cilat jane? !! Mos valle fqinji e bleu detin me zor. Mos valle fqinji dergoi Fazlliçin ne Tirane me zor dhe i tha me zot takoje . Mos valle fqnji e urdheroj te takoje presidentin Serb. Keto e shume te tjera si mar vesh. Eshte thjesht nji fjalim i nji te marri qe kopjon ,fantazon etj. Po kane xhelozi se eshte lidhur ky me grupe Amerikane ?!!!! Me mire mos i ngrini nervat. Lemeri te degjosh nji K/min qe i thote vetes. Turp i botes.

  7. e ardhmja says:

    Te nderuar lexues e komentues.Duhet ta kuptojme te gjithe se kjo deklarate e tij eshte ne vazhden e akademise serbe te Cubrillovicit ku ne si komb rrefehemi si njerez te eger,nejrez me bisht.Mos kujtoni se ky mutacion serb me emrin Sali e ben nga injoranca apo rrjedhja e truve per shkak te pleqerise.Jane detyrat Serbe qe duhen zbatuar deri ne nje,se ja fusin koqet e thara ne bige [pastaj.

  8. teti says:

    fqinjet kane pasur frike nga shqiperia?!!! po me qyl se kan pa me shqiperine kta fqinjet tane, s’e ben zoti. jepu dhe albpetrolin serbve tani se shtate kane per tju shkuar.

  9. BERISHA DUHET TE LARGOHET ME DHUNE. says:

    Berisha foli per dhimbjet e popullit shqiptar, por harroj se dhimbjet i krijon vete Berisha duke ja bere jeten shqiptareve mizere. Shqiptaret po gabojne me heshtejn e tyre duke e mbajtur Berishen ne pushtet.

  10. tak fak says:

    Mire e ka thene, kane pasur, po s’kane me, se tani te kane ty si qingj te bute me fqinjet, e ujk plak e dhembemprehte me shqiptaret. Jepi Sali, siguroji fqinjet edhe me shume se nuk ngopen ata, ndersa ne durojme pafund…

  11. hajdar says:

    Ju jeni antishqiptari qe urreni shqiprin me shum se te gjith o serbi Sali

  12. Tirona says:

    o Zot , ky paska lajthit fare.

  13. FROJD says:

    BATHORJA DHE KRYEMINISTRI ‘KALLASHNIKOV’
    Leksion arithmetike per salisjanet e bathores.
    ———————————————–
    Arma automatike kallashnikov e ka marre emrin nga autori qe e ‘projektoi’ ate.po ti referohemi moshes se autorit e moshes se ‘dixhitalit,SALI na del me arithmetike qe ngjarja e çobanit serb ose binjakut te SALIUT te jete rreth viteve kur ne nuk e kishim kete arme e aqe me teper autori kallashnikov vazhdonte shkollen ne klasen e dyte a te trete si saliu.
    ATE QE NUK E BERI ‘MINISTRI’ VASILI TE SHPRESOJME TA BEJE TAVO:’TERAPI E DETYRUAR MJEKESORE PER KETE NJERI ME PROBLEME TE RREZIKESHME PSIQIKE PER SHOQERINE SHQIPETARE E PER POPULLIN RUS.

  14. Shahin Kolonja says:

    Neorealizmi-realist,sikur ta hiqte fjalen ‘komunist’ qe ofendohet si emer nga plehera te tilla e aqe me teper ‘ofendohet’ simboli i komunizmit e inteligjences me gjak shqipetari ANTONIO GRAMSHI.Respekt

  15. ismeti says:

    ne ne kosov thom po pall gomari

  16. Ivani i madh says:

    E O PO MIRE U THOTE FQINJVE TE CLIROHEN CKANE DHENDRIN E SPIUNIN E TYRE E KANE TE ULUR KEMBE KRYQ NE KRY TE SHTETIT SHQIPETAR CFAR TE DUAN I JAPIM TOKE ,DET,TENDERA, KOCEKSIONE TOKE PER VARE PO TE DUAN I LEME DHE TE VAROSIN TE TYRET NE TOKEN TONE APO GJITHE SHQIPERINE VETEM KY LOLO TE JETE NE KRYE SI SI FIGURA ME E SHEMTUAR DHE GJAKATARE DHE SE ATA QE MUNDOHET TI REABILITOJE NE SHEKUJ. TE QENDROJE SI KORBI MBI PULLAT E TRULLOSURA E POPULLIN SHQIPTAR KJO ESHTE DESHIRA E TIJ DERI SA PULLAT TE PIELLIN VEZE E NGA TO NQT SE DEL NDONJE KENDES TRIM TI MBROJE NGA BABEZIA E TIJ DHE ATYRE QE E NDJEKIN PAS.

  17. lleshi says:

    Me keto turi si byth,ky duket sikur dhjet nga goja e jo sikur flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje