Ristani çon sekretaren për të raportuar në Kuvend

9 Korrik 2012, 09:56Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, duhej të raportonte sot përpara Komisionit të Ligjeve. Raportimi i tij pritej me shumë interes nga mediat. Por përballë ligjvënësve dhe medias ka dalë sekretarja e KQZ, Aljona Mancaku. Një fakt i tillë ka zemëruar përfaqësuesit e opozitës, që ishin përgatitur për debat me Ristanin. Por ky i fundit i ka bërë bisht përballjes. Deputetët e opozitës thonë se të paktën në Kuvend duhej të raportonte nënkryetari, por jo sekretarja.

Vetë Ristani pranoi në një intervistë përpara pak ditësh se ka bërë gabim me vendimin e ndërmjetëm për numërimin e votave të hedhura gabim në Tiranë.

Ambasadori danez në largim, Karsten Jensen, pati deklaruar se nuk e kupton se si Ristani qëndron akoma në detyrë pas kritikave që iu bënë në raportin e ODIHR.

7 komente në “Ristani çon sekretaren për të raportuar në Kuvend”

  1. karaduz tropoje says:

    aq shume me ka pelqyer gazeta tema para dy vitesh kam filluar ta lexoj rregullisht,,,kam kontribuar nje here me dy paqeta cigare 15 euro..dhe e kisha vendosur qe cdo muaj te paguaj nga 50 euro per gazeten tema,por duke e pare sikur nje gazete pro greke me eshte neveritur,,keta grekofonet nuk duhet lejuar te komentojne ketu.e dyta mero baze ka shume vrer per te derdhur kunder berishes ,e kuptoj sepse cfare kane bere mbi te ka te drejte,por ja iku berishame cdo gje qe disponon..me lind nje pyetje ke do te kritikoj mero baze pastaj,,socialistet jane hajdute sikurse berisha ata jane ish komuniste sikurse berisha,,mero baze duhet te perdore thiken me dy presa kundra te dyja paleve qe dalin nga ish komunistet..tju rroje greqia dhe grekofonet qe keni ne stafin tuaj gazeta tema,,ndoshta do te bej nje vizite ne gazeten tema mbas dy muajsh kur te shkoj ne tirane

    1. Ben Chicago says:

      emrit tend do ti heqesh pjesen aduz dhe je ne regull
      po fjalet qe thote gazeta tema kunder faljes se detit grekerve nga saliu mos te duken se eshte gazete greke
      nuk e di se cje ti shqiptar apo kosovar po kosovaret kush shan saliun e quajne grek
      a e di kush eshte burri i shkines?

  2. baro Corrogjafi says:

    ARBEN RISTANI NUK PERFILL AS KOMISIONIN E KUVENDIT TE LIGJEVE !!! CFARE DO TE THOTE KJO ! NJE MOSPERFILLJE DHE PERBUZJE E TIJ PER TE RAPORTUAR NE KETE KOMISION E KA NJE DOMETHENIE ! MJAFTON VETEPRANIMI I GABIMEVE TE KQZ NE ZGJEDHJET E 8 MAJIT , DUHET T’I KERKOHET LLOGARI KETIJ PERSONI TE PAPERGJEGJSHEM NE GJYGJ QE ME VPRIMET E TIJ SHKAKTOI GJITHE ATO TRAZIRA NE ATE KOHE. DHE SOT AI THOTE : -MOS ME CANI KOKEN .JAM I ZENE .DO TE PI NJE TKILE.

  3. lipe says:

    Ristani ?…Nje rrugaç i neveritshem, ne krye te nje ushtrie rrugaçesh dhe hajdutesh, kriminelesh dhe derbederesh, me Berishen ne krye !

  4. ismeti says:

    hajt mori LOP ku shtet aty ku sundon salistani

  5. Treviso says:

    Nuk vjen kryetari i K.Q.Z. per te dhane llogari ne parlament?
    Un e di qe jemi Republike Parlamentare.?
    1- Ne qofte se ka mundesi te me shpjegoje nje perfaqesues i te majtes se çfar Republike jemi?
    2-Kur drejtuesit me te larete nuk pranojne kontroll dhe nuk pranojne te japin llogari ne parlament,pse mblidheni? Pse harxhoni kohen kot?
    Sa kohe do te zgjasi kjo jete parlamentare vetem per te flejtur gjume?
    A e kuptoni se nga kush ushqeheni? Nuk keni bere as minimumin per ato qe ju kane votu dhe ju ushqjejne.
    E djathta per ato qe e kane votuar, ka bere shume .I ka bere te pasur.ai10% qe e ka votuar.Si ka lejuar te rrine neper burgje. Si ka lejuar te denohen. I ka falur token time, token tate,token e tjetrit.
    I ka falur prona shteterore.Ju jeni mesuar te rrini te hapni syte se çfar bejne ato te P.D.se.
    Jane rezultatet e punes se dobet qe keni bere per disa vjet. Mendoj se
    duhet te nderroni strategji brenda ne parti. Te sherohen ato qe jane te semure, ose te dalin ne pencion .Pa nje parti te shendoshe nuk shkohet ne votime. Koha nuk pret. Ujku ka forcen dhe parat dhe fiton prap, po me 10%. Focen madhore e keni ju por duhet te dini ta shfrytezoni.
    JU uroj shendet dhe organizim te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje