Berisha prej dy muajsh shmang interpelancën për mafien e kromit, PS kërkesë sërish në Kuvend

10 Korrik 2012, 14:03Politika TEMA
Berisha prej dy muajsh shmang interpelancën për mafien e kromit, PS

Partia Socialiste prej dy muajsh ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Berisha për mafien e kromit në Bulqizë, por çuditërisht ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye, deputetët socialistë i kanë dorëzuar një tjetër kërkesë Kuvendit.

Në kërkesën e tyre, deputetët socialistë theksojnë se pas më shumë se 2 muaj pas depozitimit të kërkesës së parë për interpelancë me kryeministrin, nuk është marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi duke shënuar kështu një precedent tejet të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare.

Deputetët socialistë thonë se kjo interpelancë ka si objekt zbatimin e marrëveshjeve koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë dhe problemet e shumta që lidhen me këtë çështje.

“Ju kujtojmë se marrëveshja koncesionare është miratuar nga Kuvendi me 2 ligje të posaçme, përkatësisht me ligjin Nr 8590. Dt. 23.03.200 dhe ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001 dhe si i tillë i nënshtrohet kontrollit të zbatueshmërisë së saj nga Parlamenti. Ju kujtojmë se kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Parlament për të dhënë shpjegime në lidhje me marrëveshjen koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë edhe pse situata është tejet e rënduar si pasojë e shfrytëzimit pa asnjë kriter e në kapërcim të çdo caku ligjshmërie me pasoja fatale për humbjen e jetëve të 70 minatorëve dhe gjymtimin e shumë të tjerëve”, thuhet në kërkesën e PS-së.

PS-ja i ka kërkuar kryetares së Kuvendit të lejojë zhvillimin e interpelancës urgjente me kryeministrin, duke zbatuar rregulloren e Kuvendit e duke garantuar njëkohësisht të drejtën e Kuvendit dhe detyrimin absolut të kryeministrit për llogaridhënie para deputetëve.

15 komente në “Berisha prej dy muajsh shmang interpelancën për mafien e kromit, PS kërkesë sërish në Kuvend”

  1. INTERPELANCE says:

    po INTERPELANCEN me popullin kur do ta kete??????

  2. usa men says:

    1- çuditërisht ende nuk ka marrë asnjë përgjigjie.
    2- një precedent tejet të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë
    3- detyrimin absolut të kryeministrit për llogaridhënie para deputetëve.
    4- situata është tejet e rënduar
    5- kapërcim të çdo caku ligjshmërie me pasoja fatale ..blla blla blla
    Perpara se te kerkohet interpelanca qe nuk diskutohet qe berisha do ti marre si puna e ujkut keto delet e PS duhet kuptuar se gjeja me kryesore ne shqiperi e te keqes nuk eshte “sindromi berishe” por fakti se fari balliu eshte nje person me i rendesishem se ambasadori arvizu.Te tjerat kuptohen vete.

    1. hasan says:

      A i lexon arixhiu keto komentet?

  3. sara says:

    Normal qe do shmanget se eshte i perfshire koke e kembe ne mafie.Mafiozi nuk sulmon mafian prandaj nuk ndjehet por nje popull i tere e di qe je mafioz dhe qe te ka ardhur fundi.

  4. Juno Fr. says:

    Bulqiza eshte burimi ekonomik i Saliut, gjeneratori i tij antidemokratik. Cdo dite vdes nje njeri atje, por jo ne ndergjegjen e Saliut.

  5. Claus says:

    Seriozisht e kane keta me kete interpelance?
    Kujtojne se mund ta vene me shpatulla per muri Sali Berishen?
    Interpelance per Bulqizen?
    Ata nuk i kerkuan interpelance per Gerdecin dhe 21 Janarin, na kerkuakan tani interpelance per Bulqizen!
    Si duket, kjo opozite, nuk qenka ngopur me brockullat qe thote ne parlament per ore te tera?
    Edhe ne se do te pranoje te vije, do t`ua kerkoje pyetjet me shkrim, do te jap nje pergjigje sic di ai dhe ne fund do te degjojne rritjet ekonomike, uljen e papunesise, rritjet e rrogave, ardhjen e turisteve, superfuqine energjitike dhe ndoshta hedhjen se shpejti te ndonje sateliti ne orbite!
    Si duket edhe opoziten e ka zene vapa.

    1. Gerjon Hazizi says:

      Opoziten nuk e ka zene “vapa”, por ajo qe ndodh ne Bulqize eshte tragjedi per shqiperine, jo vetem per PD. Atje eshte nje rrenim i plote, kushte te papranueshme, dhe mbi te gjitha Demokratet ende vjedhin e presin, shtypin e pastaj te qajne. Prandaj nepermjet nje nisme demokratike, interpelances, PS do qe t’i ndryshoje gjerat, dhe kjo eshte rruga me e mire.

    2. Kristian says:

      PS do te jape shembullin e mire se veprimi politik nuk esht veprim i dhunshem. Prej ca kohesh PS po merret shume me procedurat demokratike, ku theks i vihet idese se qellimi nuk i justifikon mjetet, perkundrazi, mjetet jodemokratike e bejne qellimin jodemokratik. Prandaj them se interpelanca eshte menyra e duhur.

      1. Claus says:

        Kur lexova replikat tuaja dyshoj dhe mendoj se kam te bej me dy Re-Fresh-sa te “mire” dhe te “edukuar” qe kane dale per fushate neper rruget e ish-Bllokut ulur rreth tavolinave per te shtyre darken e radhes ne keto dite te nxehta te korrikut.

        Teorikisht jam plotesisht dakort me ju, por praktikisht aspak.
        Nuk kam thene aspak qe ne Bulqize nuk ka tragjedi njerezore dhe familjare, aspak. Edhe per mua atje ka krim dhe kriminele, por interpelanca eshte nje nga rruget qe e percjell zerin e protestes ne parlament, ne ate foltore ku as komisionet parlamentare dhe as interpelencat nuk kane zgjidhur asgje ne te mire te popullit, perkundrazi.
        Me kete rast Berishes i jepet nje shans i mire te filloje dhe te numeroje sukseset dhe mrekullite e qeverise se tij. Zerat e mekur te opozites nuk i sjellin as me te voglin shqetesim. Eshte mesuar me to dhe di si te sillet me ate opozite “zoterinjsh”.

        E dyta, kete gurgule ne keto dite vere qe kerkon te beje opozita, kohe kur plazhet jane populluar dhe mbipopulluar, nuk eshte gje tjeter vetem nje vrime ne uje. Nuk i degjon njeri politikanet ne keto dite vere, ne tere boten ne hemisferat jugore dhe veriore bio-ritmet kane rene ne ate nivel qe askush nuk do te degjoje zerin e Obames dhe Merkelit, aq me pak ate te Patozit dhe Braces. Atje do te behet nje teater parlamentar kur shumica e deputeteve do te tunde freskoren para fytyres me mendjen ” lere mos e zgat, hajde te ikim”. Dhe sigurisht qershia mbi torte do te jete fundi ku urimi i Xhozit do te tingelloje kendshem me:
        “Te nderuar kolege, ju uroj pushime te gezuara. Mirupafshim ne shtator!”
        Ja pra keshtu do te mbyllet interpelanca e radhes.
        Berisha dhe opozita do te largohen te kenaqur se keshtu e “bene punen, dhe mire bile”.
        Rama ka shume pune per te bere. Interpelanca s`eshte gje tjeter, vetem dhenie mikrofoni Berishes, per te cilen eshte mjeshter i vertete, kur gjen qe e besojne.
        Nuk eshte kohe fjalesh!

  6. geno says:

    O PS, nje bande hajdtush e ndare ne dy pjese, jeni te dy palet PD e PS, ju e solelt e mafien e kromit Shqiperi ne vitin 2000 me firmen e Pandushk Majko Tankeve, te Ilir Flori Monikes dhe te Fatos Uisk Bixhozxhiut, duke patur menaxher te mafies ministrat Cacush Angjeli, Viktor Hajdut Doda e Arben Allamudh Malaj dhe ne vitin 2005 e morri kontrollin e kormit banda mafioze e Sali Piramides. Mos beni loejra me interpelanca se nuk i ha me populli. Ju te gjtieh bashke e meritoni tu shkulesh koqet ne mes te Tiranes e t’ua hedhesh qeneve qe flen tek muzeu kombetar

    1. Caterpillar says:

      Une kisha pershtypjen se ju “neutralet” keni fjalor neutral, jo fjalor harbut. Me vjen keq qe edhe ti perdor strategjine qe te ka sugjeruar Berisha bashke me kriminelet e tij: ju shiteni aq lehte, sa vini e demoralizoni elektoratin e majte duke then “e PS e PD jane njesoj”, se e dini sa beterr eshte Partia Demokratike. Jo mo jo, nuk jane njesoj te dyja, nuk eshte Partia Socialiste e erret, nuk eshte PS hajdute, nuk eshte PS kapese e pushtetit ne menyre kriminale, nuk eshte PS nje koshere grenzash qe militojne neper fekale.

    2. Junela :) says:

      Dallaveret e komshiut dhe te kafexhiut nuk i sherbejne integrimit dhe proceseve demokratike. Prandaj boll u morre me llafe por fillo bej ndonje pune. Ose nese je demokrat dhe punen ta ka gjetur partia ne administrate, ik jasht shtetit ose ne ndonje kishe shume te shenjte per te pastruar shpirtin se nuk e ke mire sic e ke nis…

  7. o tema ka hyre policia ne lazarat e ka bere baterdin na ka prishur 5000 renje hashash,ne fillim u fut te socialistet e pastaj te lsi te ne ska hardh akoma se si la flamuri i nokajve

  8. Lumo says:

    Interpelanca eshte e drejte dhe manifeston rrugen e debatit konstruktiv dhe diskutimit te perbashket. Keshtu ka filluar te sillet partia socialiste, si nje force konstruktive e cila do te shkoje pertej dasive dhe polarizimeve politike mes te majtes dhe te djathtes.

  9. Deklarat
    une qe po ju shkruaj Quhem Muharrem isaku.
    Mafia e kromit e udhehequr Nga Ilir Meta dhe Sali Berishe me kane presekutuar Familjarishte,per arsye te nje leje minerare ne Baterr Komuna Martanesh, per veprimet te kunraligjshme, Korruptive,te perfitimeve personale dhe te trafikut te influences qe kjo Ministri ka kryer ne kurriz te familjes sime.
    Ju kam drejtuar Sali Berishes, Fatkeqsisht Kryeminister,per mbrojtje ligjore mbi 8 here me shkrersa, Plus dhe 2 mesazhe, ne numerin te ashtuquajtur per denoncim korropsioni,dhe nuk me ka kthyer asnje here pergjigje, ne fund te kesaj deklarate do te jap tekstin e plot te letres Fundit se ato jan shume, e cila ka te gjitha spjegimet mbi presekutimin qe me eshte bere mua Familjarisht,presekutim i cili eshte bere per arsye korruptive , nga dora e Qeveris shqiptare Nga Ilir Meta dhe Sali Berisha te cilin une po e vuaj tani larg nga Shqiperia,

    Dora Kriminale, qe Qeveris Shqiperin eshte llir Meta.
    Po cili eshte demagogu me i madhe ne Bote qe e gejen Europen, dhe per te mbajtur karriken e Kryeministrit eshte gati te bashkepunonje me cdo lloje fytyre?
    Ky eshte diktatori i ri Sali Berisha.

    Keto jane personat qe po shtypin shqipetaret cdo dite;
    kushe eshte kryetari i mafies se kromit (droges se zeze)?…Ilir Meta, poshtersia e ketij njeriu kur behet fjale per para, nuk parashikohet poshtersia e tij , ky njeri per leke eshte gati eleminoje tere njerzit qe i prishin sadopak interesin e tij.
    dikur Shqiperia kishte nje ligj, iquajtur kanuni i Leke Dukagjinit e gjithe Shqiperia ne format e veta nga veriu ne juge kishte kanunin (forma ligjore ku bazohej e drejta) dhe zbatohej,
    kurse tani ne vitin 2012 ne Shqiperi, ka ligj ndere me te miret ne Europe, po vetem i shkrojtur ne leter ,dhe i mbyllur ne kasaforte.
    Ne praktike ligji ne Shqiperi eshte,i pavlefshem, kur cenon interesat e Qeveritarve, kur keto interesa cenohen, ato presin koka njerzish ,(Pra Qeveritarve te korruptuar te Perkthyer Ilir M; Sali B. ).,
    pra ne Shqiperi qendron nje shprehje e marre nga filmi Artistik Shqiptare 14 vjec dhenderr, ja ligji ja Maliqi .
    Pra, ne shqiperi nuk ka ligje por Maliq.
    Ilir Meta ky hajdut, qe nuk ka antivirus ta shkatrroj,vodhi me Partin Demokratike, dhe Saliu e lejoj sepse Saliu nuk rrin dot pa pushtet ,po c`ka se popullit i ka shkuar thika ne palce,tani ne 2013 pregatitet te vjedh me Partin Socialiste …dhe neqoftese ps nuk do ti kete numrat ne parlament ,ky hajdut profesionist e realizon misionin e tij, si hajdut,sepse ky njeri eshte taman pershtat te shprehjes se Dritro Agollit qe ne mes te kembeve rrin….. dhe mbeshten majtas dhe djathtas.
    lus qe te kete ndonje bashke- hajdut si Dritan Prifti ae te zihen duke ndar torten.
    Shenim: Te gjithe lexuesit te jene te sigurte se kaq sa kam shkruar une jane te verteta, dhe shume pake ne krahasim me, cfar ndodhe ne realitetin Shqipetar, gjithashtu te jene te sigurte, se une qe kam shkrojtur kete deklarate te Publike jam anetare i Partise Demokratike qe nga Dhjetori i vitit 1990 dhe deri me tani.
    I lutem cdo lexuesi te shpreh mendimin e tije pa mllefe
    respekt per cdo lexues Muharrem isaku

    Nr35/8 Prot Durres me 16/04/2012

    Lenda : KERKESE -ANKESE

    Per Mbrojtje ligjore ! Shorqerise « SENIO »SHPK ,mbi abuzimet qe M.E.T.E. i ka bere kesaj Shoqerie, konkretishte ne aplikimin per leje minerare shfrytezimi me Nr. LC-3197-04-2010, date 16/04/2010, per arsye korroptive.

    Drejt:Kryeministrit Shqiptar Z.Sali Berisha
    Zoti Kryeminister !
    Shoqeria Tregetare “SENOI”SH.P.K. me Qender ne Durres Banesa Private nr 154 me NIPT K91803507I Regjistruar ne QKR me 03/06/2009 me Ortake te vetme Znj.Nurie ISAKU me administratore gjithashtu Nurie ISAKU paraqet ankesen si me posht :

    Ankuesi  :
    Shoqeria Tregetare “SENOI”SH.P.K. me Qender ne Arapaj Rrashbull Durres Banesa Private Nr 154 me NIPT K91803507I Regjistruar ne QKR me 03/06/2009 me Ortake te vetme Znj.Nurie ISAKU me administratore gjithashtu Nurie ISAKU.
    Institucioni pergjeges  :
    Ministrise e Ekonomis Tregetis dhe Energjitikes Adresa :Bulevardi «Deshmoret e Kombit«.1001Tirane.
    Tel +35542223333/Fax+35542223333/faqjaweb.http://www.mete.gov.al

    O B J E K T I :
    Dhenjen e te drejtes te lejes Minerare Aplikuar prane QKL me kerkesen Nr. LC-3197-04-2010,date 16/04/2010 te Shoqerise “SENOI”SH.P.K. per leje shfrytezimi per mineralin e kromit ,ne objektin “Galeria Nr .1 (+1545m)” Vend burimi i kromit Baterr. Plansheta K-34-89-C-b (Bulqiza),.Te cilen Ministria e Ekonomise, Tregetise Dhe Energjitikes me shkresen Nr.7675 date 25/08/2010 e ka refuzuar ne menyre te jashteligjeshme.

    BAZA LIGJORE
    Ligji Minerar i Shqiperise Nr.7796 date 17/02/1994 konkretisht nenet 10,16,20,45,47dhe 48.
    ligji 10 081date 23/02/2009 Per Lejet & liçencat
    ligji nr.8934 date 05/02/2009 per mjedisin.
    Udhezimi i Ministrit te METE Nr 1028 date 10/12/2009 .

    Kerkoj nga ju Z.Kryeminister :

    Te merrni ne dore ankesen e Shoqerise »SENOI »shpk dhe te verefikoni Abuzimet qe i`ka bere M.E.T.E.kesaj shoqerie lidhur me kerkesen 1/1date 05/04/2010 dhe pranuar nga QKL me aplikimin Nr. LC-31-97-04-2010,date 16/04/2010 te Shoqerise”SENOI”SH.P.K. per leje shfrytezimi per mineralin e kromit ,ne objektin “Galeria Nr .1 (+1545m)” Vend burimi i kromitBaterr. Plansheta K-34-89-C-b (Bulqiza)
    Bazuar ne ligjin minerar Nr. 7796 date 17/02/1994,amenduar dhe ne udhezimin e Ministrit Mete Nr.1028 date 10/12/2009 dhe te praktikave te shprehur ne formular per dekunentacionin qe duhet per tu paisur me Leje Minerare Shfrytezimi Shoqeria “SENOI”ka plotesuar dekumentacionin e nevojshem si me poshte:
    Kerkese e sobjektit Nr. 1/1 date 05 prill 2010.
    AkT-verefikimi Nr. 12/1 date 21 janar 2010.
    Studim tekniko-ekonomik paraqitur per oponence me dt 10 mars 2010 fatura lidhur
    Oponenc me date 15 mars 2010.
    Vendim I Keshillit Teknik mbi mbrojten e projrktit Nr.384 date16 mars 2010 dhe me nr .43 prot date 31 mars.
    Leje e plote Mjedisore Nr.PN-0306-04-2010 date 14 prill 2010.
    Mendim i Keshillit Komunes Martanesh date 24 mars 2010.
    Mendim I Kryetarit Komunes Martanesh me date 04 shkurt 2010.
    Mendimine Drejorise Sherbimit pyjore Bulqize me date Nr.27 prot date 10 shkurt 2010.
    Garanci Financiare 13 prill 2010 prej 3.000.000. million leke.
    Certifikate e drejtuesit teknik Nr.6 date 27 Korrik 2008 .
    Kontrate pune me drejtuesin teknik Nr.2/1 date 02 prill 2010.
    Dekunentacion ligjore i shoqerise NIPT K91803507I dhe EKSTRAKT.
    Autorizim I administratorit Nr.340 date13 prill 2010.
    Dekument indentifikimi Pasaporta Nr. BI0994128 date 02 shkurt 2010.
    Shoqeria “Senoi” me daten 16/prill 2010 ka praqitor kete dosje per aplikim prane QKL me nr. LC-3197-04-2010 ecila e ka percjell ne M.E.T.E., dhe M.E.T.E. pa asnje baze ligjore e ka refuzuar kete kerkese me daten 25/gushte 2010, e cila eshte e kompletuar pik per pik ne baze te ligj. minerar Nr.7796 dte17/02/1994 dhe per rrjedhoj te gjitha ateve nenligjore urdhrave ,udhezimeve dhe formulareve dhe praktikave te dekumentacinit qe duhet per te marre nje lenje minerare,per periudhen qe eshte bere aplikimi.
    Leja minerare eshte refuzuar ne menyr abuzive dhe ne shkelje te hapur te ligjiit minerare per arsye se:
    Dosja eshte e kompletuarpike per pike sipas ligjit minerar te Republikes se Shqiperis nr 7796 date 17/02/1994.
    Urdhri I ministrit Prifti ka dal 90 dite pas aplikimit te shoq.”senoi”ne QKL. Asnje akt ligjore nen ligjor apo I cdo forme tjeter nuk ka fuqi prapavepruese.
    Shkresa 7675 date 25/08/2010 e cila fefozon lejen minerare me aplikimin Nr. LC-3197-04-2010,date 16/04/2010 te Shoqerise “SENOI”SH.P.K. per leje shfrytezimi per mineralin e kromit ,ne objektin “Galeria Nr .1 (+1545m)” Vend burimi i kromit Baterr, Plansheta K-34-89-C-b (Bulqiza) ehte e pa bazuar ne ligj, Shkresa nr 12/4 date 20 gushte te ciles i referohen m.e.t.e. nuk ka fuqi. dhe argumetim ligjor per te kundershtuar dosjen,termi i perdorur ne kete shkrese se siperfaqja e kerkuar nga Shoqeria « SENOI » {mbivendoset} me lejet 893 dhe 505 te kerkesave te bera per zgjerim eshte i pa sakt per arsye se :
    AKT VEREFIKIM me nr 12/1 date 21/01/2010 i kkryer nga AKBN me kerkesen e shoqerise « SENOI » percakton qarte se lejekerkuesi nuk ka pengesa ligjore per tu paisur me leje minerare,pra do te thote se eshte brenda te gjitha kerkesave qe ka ligji perfshir ketu edhe mbivendosjen per kordinatat qe shprehet akti i verefikimit.
    Ne studimin teknik prej 60 faqesh,18 flet vizatimesh dhe 12 hartash ku i cili eshte kryer per keto kordinata qe percakton akt-verefikimi, i cili ehte kryer nga ekspert ligjore te percaktuar sipas ligji nuk rezulton nje gje e till pra mbivendosjen per kordinatat qe shprehet akti i verefikimit.
    Ne oponencen e pregatitur nga speciliste te a.k.b.n. nuk rezulton nje gje e till, pra mbivendosjen per kordinatat qe shprehet akti i verefikimit.
    Ne vendimin e Keshillit Teknik te A.K.B.N.me Nr.43 prot date 31/03/2010 dhe me VENDIMIN NR 384 date 16/03/2010 ku me votim te 7 antareve nga 7 gjithesej nuk rezulton nje gje e till pra mbivendosjen per kordinatat qe shprehet akti i verefikimit.
    Ne QKL pervec shopqerise « SENOI » nuk ka subjekte te tjera te rregjistruara para shoqerise « senoi », te kerkeses per zgjerim, te regjistruar online,kjo eshte e qarte se perderisa ligji nuk njeh zgjerim nuk mund te kete edhe kerkese.
    Pra dote te thot se ne akt verefikimi nuk rezulton,ne studim teknik nuk rezulton,ne oponence nuk rezulton,ne Vendim te Keshillit Teknik icili teknikishte dhe ligjerisht i ve kapakun kesa leje nuk rezulton , pra mbivendosjen per kordinatat qe shprehet akti i verefikimit. dhe eshte miratuar pa asnje vrejtje, dhe pa asnje vote kundra, Regjistrim ne QKL nuk ka, Ligji minerar Nr.7796 date 17/02/1994 nuk e njeh termin zgjerim.
    kjo perkthehet se nuk ka patur asnje kerkese, por alebia e kesaj sajese nuk e di nga ka ardhur, apo ne cfar xhepi na paskan qene keto kerkesa.
    kjo sqarohet ne shkresen e AKBN.Nr.2732/1 date 05 tetor 2010Dhene per asitence teknike, dhe shkresa e AKBN me Nr 2948/1date 25/shkurte 2011 derguar m.e.t.e. per riverefikimin e kerkese se Shoqeris « SENOI »
    Dhe perfundimishte treguesi I ligjeshmerise se dosjes eshte vete dosja e kompletuar sipas ligjit,
    Ligji minerar nuk jeh zgjerim ne asnje nen te ligjit,akt nenligjor,VKM nuk permendet termi zgjerim, ligji minerar nuk njeh zgjerim, dhe per rrjedhoj nuk ka nje praktik (formular per dekumetacionin qe kerkohet per zgjerim).Duke u bazuar ne ligjin Nr. 10 081 date 23/02/2009 me krijimin e QKL ne Qershor 2009 te gjitha kerkesat paraqiten ne qkl edhe kerkesa e Shoqerise” Senoi” ehte paraqitur ne QKL. Te gjitha kerkesat e tjera nuk mund te merren ligjore. Vete QKL eshte krijuar per transparence dhe per te shmagur korrupsinin qe do te thote qe cdo kerkese qe nuk eshte e rregjistrusr ne qkl eshte ne shkeljete ligjit Nr. 10081date 23/02/2009.
    Leja Minerare e shoqerise “SENOI” eshte dorzuar ne QKL me 16 Prill 2010 dhe eshte refuzuar me 25 Gushte 2010 pas 133 ditesh ku ligji minerar neni 47 thote Minstri duhet te jap pergjigje Brenda 90 ditesh.
    Shkeljet e ligjit te siper cituara mua familjarisht me ka sjell dame te pa llogaritshme financiare, dhe fizike, me ka demtuar shendetin, jam ne pik te hallit ,sepse edhe ato para qe kisha i perdora per te ndertuar kete biznes, i cili eshte penguar per arsye korruptive nga ish zyrtar te larte te Ministrise Ekonomis Tregetis dhe Energjitikes.
    Z.Kryeminister! Ketu i` eshte vene kemba ne fyt ligjit.
    Kerkoj nga ju Z.Kryeminister  ! te vini ne vend kete padrejtesi qe I eshte bere Shoqerise “SENOI”SHPK, pra miratimin e Lejes shfrutezimit Minerar, Aplikuar prane QKL me kerkesen Nr. LC-3197-04-2010,date 16/04/2010 te Shoqerise “SENOI”SH.P.K. per leje minerare shfrytezimi per mineralin e kromit ,ne objektin “Galeria Nr .1 (+1545m)” Vend burimi i kromit Baterr. Plansheta K-34-89-C-b (Bulqiza)
    Kam besim tek personaliteti juaj qe me nje gjykim te drejte, ne perputhje te plote ligjore do te behet i mundur miratimi e Lejes minerare e Shoqerise „senoi“ SHPK.
    Ne pritje te pergjigje suaj Pozitive

    Ju falenderojm per mirekuptimin

    ME repekt

    Administratorja e shoqerise « SENOI »shpk
    Nurie ISAKU

    ME RSPEKT
    PER GZETEN TUAJ BASHKESHORTI DHE MENAXHERI I SHOQERIS SENOI SHPK
    MUHARREM ISAKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje