Një qytet në Shqipëri jeton nën terrorin e shpërthimeve të tritolit
Jeta në Fushë- Krujë duket se nuk është e lehtë këto ditë. Është qyteti i një vendi që pretendon të shkojë drejt Europës, por që të kall datën. Lajmet për shpërthime tritoli janë bërë të zakonshme për median, por po terrorizojnë banorët që i përjetojnë ato. Tani shpërthimet e tritolit nuk lidhen vetëm me fabrikën e çimentos, por shpërthime ka edhe brenda në qytet. Gazeta Shqip ka udhëtuar drejt qytetit, ku çdo natë zbarkojnë forcat speciale, që blindojnë qytetin. Megjithatë kjo nuk i pengon shpërthimet e tritolit. I fundit ndodhi një natë më parë në dyqanin e një personi, që nuk di kujt t’ia vërë gishtin për këtë krim. Dyqanin e kishte marrë me qira. Thotë se nuk ka probleme me konkurrencën, ndërkohë që një vëlla e ka polic, por ai gjithmonë ka punuar në sallë operative dhe është në prag pensioni.
Kryebashkiaku Gjon Bardhi thotë se banorët janë në panik nga shpërthimet. Ai thotë se në Fushë- Krujë janë mbledhur persona nga zona, të cilat për vite kanë qenë problem tejet shqetësues për policinë, siç është rasti i Niklës. “Gjatë punës sime kam vënë re se nëse qytetarëve në këtë zonë u tregon forcën, të përgjigjen me ashpërsi,” thotë Bardhi.
I pyetur për fabrikën e çimentos, ai thotë se ajo është problematike dhe për të ka shumë ankesa. Bardhi thotë se ajo nuk komunikon siç duhet as me banorët, të cilëve u ka prerë pagesat, por as me bashkinë.
“Vetëm në Kabul mund të ketë më shumë shpërthime se në Fushë- Krujë,” thotë një banor 60 vjeçar si për t’i vënë vulën.
mos flisni kot per kabulin pa e ditur
ne jemi me keq se vendi me i keq ne bote
me salin kryemonster
Humnera – eshte epiteti me i sakte per Shqiperine e sotme!
Po ta krahasosh me numrin e popullsise, Fushe Kruja (por edhe Shqiperia) ze vendin e pare ne bote per nga shperthimet terroriste.
Kabuli ka nje popullsi prej afro 2,5 milionesh (4 milione bashke me rethinat) ndersa Fushe Kruja nuk ka me shume se 15 mije veta!
Ju lutem mos ofendoni kabulin me shkrime te tilla,ne kabul robi rri per shtat pal qefe, çoni Salin nja dy muj ne kabul dhe do shifni me syt tuj BARAKON ne Amerik, me kok te lidhme me shami.
Kjo eshte nje pikpyetje e madhe.
Xhorxh Bush,shoku i Berishes,ka bredhur te gjithe Boten dhe mik.pritjen qe ka gjetur ne Fush-Kruje nuk e ka gjetur ne asnje vend tjeter.
Bushi ne mes te popullit sikur me qene kryetari i komunes, per nga siguria.Kjo ka nje domethanje te madhe per qytetaret e Fush-Krujes dhe fshatrave per rreth. Mendoj se eshte politika e gabuar e shtetit qe ndjek per qytetaret e Fush-Krujes. Fush-Kruja eshte kthyer si Cerriku para disa vitesh me politiken qe ka ndjekur qeveria e Vrasesit Berisha.