Qeveria ka vendosur të pezullojë dhënien me qera të godinës së konviktit të Gjuhëve të Huaja. Duket se vendimi është marrë pas presionit të medias, që e quajti një skandal të vërtetë dhënien me qera për një universitet privat. Qeveria nuk kishte pranuar ta jepte këtë godinë për Universitetin e Tiranës, që e kishte kërkuar prej kohësh. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës nisi procedurat për ta dhënë me koncesion tek një njeri, i cili me mediat e tij i kishte shërbyer Bashës gjatë fushatës zgjedhore.
Gjithçka po zhvillohej në fshehtësi të plotë, por kur gjërat dolën në media, atëherë mediat në pronësi të pronarit të universitetit privat nisën të sulmojnë rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, duke zbuluar shkelje të tij, bazuar në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Vetë rektori Dhori Kule tha se reagimi negativ tregon se janë në rrugë të mbarë. Ai u shpreh se sulmet ndaj tij në media janë bërë për këtë qëllim. Por Kule nuk komentoi faktin se ato sulme janë raporte të KLSH. “Ne na lindi e drejta dhe jemi në të drejtën tonë të ligjshme të kërkojmë një objekt publik që të përdoret për interesat publike. Reagimi negativ tregon që jemi në rrugë të mbarë,” tha Kule.
Gjatë konferencës për shtyp, Kule iu referua edhe reagimit të 28 pedagogëve të gjuhës angleze që kundërshtojnë vendimin për transferimin në fakultete të tjera.
“Pas kërkesave që fakultetet, në emër të dekanëve kanë bërë për të pasur pedagogët e Gjuhës Angleze dhe vetëadministrimin e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera, në kompetencat e përgjegjësive të tyre, Këshilli i Administrimit ka marrë vendimin që një pjesë e stafit Akademik të gjuhës angleze të bëjnë jetën akademike pranë fakulteteve përkatëse”, tha Kule.
Pedagoget e gjuhës angleze thonë se janë diplomuar e specializuar si të tillë për të punuar pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe jo të transferohen në fakultete ku gjuha angleze është lënë inferiore.
o culo
po ato qe thote klsh. a jane te verteta
Normale qe jane te verteta po ketu eshte bere si ne kohen e sigurimit qe ta ruajne sekretin kur del nga binaret e partis ta nxjerrin,mereni kete kulen dhe plaseni ne burg burre pa karakter e kthen bythen nga te mundet.
UN JAM VET STUDENTE NE GJUHET E HUAJA DHE SE ATY BEHET NJI INTRIGE E MADHE ..DHE TE GJITHE KETE LOJE E BEN DEKANIA KLODETA DIBRA sepse ajo i ndajne parat dhe marin perqindje nga dhomat me qera e liheshin nga konvikti … po e perseris emrin e KLODETA DIBRA e cila ngel studentet dhe i kerkon 20 mije leke per te mar provimin ..dhe keto pare cohen ne nji nga kafet qe e ka nji nga pedagoget … aty behet i gjithe pislleku … dhe se z.DHORI KULE esht vertet njeri i drejte dhe si duron keto padrejtesi … mirpo ka kaq kohe qe INTIGANTET si z.DIBRA bej pershesh .. dhe pasurohen me parat e studentave … kete e gjithe fakulteteti i gjuheve te huaja … qeveria duhet ti heqi keta dekan te koruptuar e ti burgosi …
Ti studente!!!!!!
A e ke mbaru filloren???
NJE PERGJIGJE VERTET E BUKUR VAJZES QE PASKA MBARUAR GJUHET E HUAJA…. VETEM NJE GJE ZYSH KLODETA ESHTE NJESHI I GJUHEVE TE HUAJA DHE GJITHE UNIVERSITETIT.PERSONALISHT KAM STUDIUAR JASHTE DHE ZYSH KLODETEN SE KRAHASOJ ME ASNJE SE ESHTE ME E MIRA NE ABSOLUT!
Ti studente!!!!!!
A e ke mbaru filloren?????
Mund te them se prof. Dhori Kule eshte nje nga intelektualet me te nderuar te kombit tone . Me figura te tilla Shqiperia Mburret. respekte dhe admirim per kete njeri te dijes .
Bast qe keto komente i ka bo vet theodhoriu. Shqiperia ka me u mburr me sal serbin e theodhori sumen
keto komente jane bere nga dora vete dhori kule.
per cdo gje mun dte lavderohet kulja po per evliah dh enjeri i drejte? ai rrotullohet para se te fryje era…..e ndjen ng ado fryje dh efap kthen bithen