PS: INSTAT gënjen dhe fsheh të dhënat, rënia ekonomike është shumë më e madhe

9 Korrik 2012, 17:01Politika TEMA
PS: INSTAT gënjen dhe fsheh të dhënat, rënia ekonomike

Partia Socialiste ka reaguar pasditen e sotme pas raportit ekonomik të tremujorit të parë të 2012 nga Instituti i Statistikave. Në një deklaratë për shtyp, Sekretari për Programin i kësaj partie, Ilir Beqja u shpreh se raportimet e INSTAT nuk figurojnë të vërteta, pasi sipas tij rënia ekonomike është akoma më e madhe.

“Pas deklarimeve të disa institucioneve të rëndësishme për gjendjen e vështirë ekonomike të vendit, më në fund, edhe pse disa ditë me vonesë ndaj kalendarit zyrtar, Instituti i Statistikave nuk mund të fshehë të vërtetën e ekonomisë shqiptare.

Në tremujorin e parë të vitit 2012 ekonomia shqiptare ka, zyrtarisht, rënie qoftë kundrejt tremujorit paraardhës, qoftë kundrejt tremujorit respektiv të vitit 2011.

Kur INSTAT, alias Instituti i Gënjeshtrave të Saliut, pranon që ekonomia ka rënie vjetore 0,2 %, shqiptarët e kuptojnë lehtë sesa më e madhe është kjo rënie.

Rënien më të madhe e ka industria me 19,3 %. As Shqipëria superfuqi energjetike sipas Saliut, as rritja e investimeve te huaja nuk mjaftokan që industria jonë të rritet.

Sali Berisha u rrek të justifikohet para deputetëve të partisë së tij se ekonomia ka vuajtur nga dimri të vështirë e me thatësirë të zgjatur.

Ndërtimi ka rënie dyshifrore. Vallë dimri i rëndë e pengoi këtë sektor të mos zhvillohet?!

Ndërsa telekomunikacioni plotëson një periudhë 2 vjeçare me rënie të përsëritur çdo tremujor, duke kundërshtuar kështu edhe mrekullinë tjetër të Saliut, atë të Shqipërisë digitale. Po telekomunikacionin, thatësira e ka bërë që të jetë në rënie kaq gjatë?!

Të dhënat për rritjen ekonomike tremujore tregojnë edhe mënyrën spontane të zhvillimit të ekonomisë sonë.

Për ne si opozitë, por edhe për publikun shqiptar, për sipërmarrësit dhe për buxhetet familjare shqiptare, kjo gjendje e ekonomisë së vendit nuk është e rastësishme.

Është produkt i politikave të gabuara ekonomike qysh kur Saliu qeveris, është produkt i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, por është produkt edhe i paaftësisë për të njohur krizën, pranuar krizën dhe për të bërë detyrën e çdo qeverie të përgjegjshme, të marrë masa dhe veprime antikrizë.

Ekonomia duhet të rimëkëmbet!

Ne jemi gati!” tha Beqja.

26 komente në “PS: INSTAT gënjen dhe fsheh të dhënat, rënia ekonomike është shumë më e madhe”

  1. loni says:

    po ju socialistet cfare beni kur shikoni ketu dhe 7 vjet pd me renie ekonomike,,me korrupsjon,,me vjedhje,,me vrasje,,me tradhetira,,me ofendime dhe sharje,,me emerime ministrash qe se kane haberin,,apo ju thjeshte ncirrni ca letra duke na mbushur menjen ja cfare po bene PD,,qe kur te vini ju ne pushtet( po erdhet ???)kesaj nuk i dihet,,te na cani trapin duke na thene qe ne duam kohe ta ngreme shqiperine se eshte ne fundin e saj nga menaxhimi i keq qe beri qeveria e pd me sali berishen ne krye,,doni te justifikoni ardhjen tuaj ju te ps,,duke u angazhuar cdo dite dhe me shume per pisdheqet e pd,,merrni pra masat cfare rrini,,ne si popull po ju votuam nuk duam me te na permendi me cfare beri pd,,po ju ate do thoni,,po mbushim arken qe boshatisi pd..rrini flini gjume se do ju a japi saliu qeverine vete ne tepsi,,ps frikacake bashke me kryetarin lepur edi rama,,turp per ju kur dini kaq shume gjera dhe rrini ne gjume..

    1. elinksar says:

      Socialistet bejne ate qe do te bente cdo opozite normale, ngrene teza, propozojne ndryshime e po bejne nje program qeverises. E keqja juaj eshte qe doni nje Berishe qe te luftoje Berishen. Po e keqja e kesaj qendron pikerisht tek berisha, i cili ishte nje gjysme Enver per te luftuar vitet e Enverit dhe shiko se si e djallosi. Jo mo jo, kjo opozite do ta coje Shqiperine ne Europe, jo ne krizen e rradhes,. E kjo duket nga veprimet e saj.

      1. tritonli says:

        Me kete kryeminister by-the nuk mund te mbahet ne kembe as amerika e kina e jo me shqipria. Ik o ASali se na mbyte te gjithve.

      2. ermaku says:

        Edhe DERRIT DOKTOR po i vjen fundi shume shpejt. Shpresojm se ekonomia do mbijetoj deri ather, se heren e fundi e la me breke noper kome.

      3. Latif Dreqi says:

        po po do e coje Beqja, ta mbajme mprehur, se do na ndrise Beqja..Ky ishte drejtor i ISSH-se dhe nje vrime ne uje beri..i leroi belane me keq se keta te sotmit, nuk la njeri pa bere me pension!!

    2. AGOLLI says:

      INSTAT sot vertetoi ate qe e provojne shumica derrmuese e shqiptareve. Sali berisha e ka futur vendin ne nje krize pa fund, nje humnere nga e cila Shqiperia nuk po del dot. Mos harroni qe shifrat jane prapavepruese, dhe INSTAT po fsheh krizen qe rendon sidomos mbi familjet e varfera te shqiptareve. Kjo qeveri duhet te te ike nje ore e me pare qe vendi te rimekembet.

    3. ilo says:

      Me pelqen Beqja, sikur te kishim kete minister te financave dhe jo Boden te pakten do arrinim te merrnim vesh ndonje gje nga ajo qe po ndodh, jo keshtu ne terr per cdo gje. Te kujton periudhen e piramidave, kur cdo gje ndodhte si rrufe ne qiell te hapur. Me keta maskarenj qe na qeverisin xhanem nuk eshte se mund te presesh shume me teper.

      1. ceni says:

        Sali Berisha eshte vrases dhe hajdut.
        Pse doni me per Belulin?
        Aq mjafton, pse te prisni derisa tju lere pa gje te gjitheve.

    4. erisaxixa says:

      Eshte e pafalshme per Saliun qe INSTATi te kete dale nga linja e te kete pranuar dicka. Duhet ndryshuar menjehere drejtori. SSSSSSSKAPE SALIIIII!!

    5. getozoari says:

      Ekonomia dhe gjithcka jane ne renie e do te vazhdojne te bien derisa te bjere Saliu. Vetem atehere do ta kuptojme te gjithwe se sa keq eshte katandisur ekonomia. Ne 2013 cdo vote kunder ketij hajduti qe po vjedh cmund perpara se te ktheje kembet nga dielli.

    6. p789 says:

      Ore po qe na vjedhin mire na e bejne, kur nuk ngrihemi te gjithe tu biem edhe neve, Ridvanit me shoke, mire na e bejne. na vjedhin perdite, ne rrime e presim te flase ndonje ambasador.

    7. W.O.W says:

      Saliu eshte hajdut i certifikuar nderkombetarisht. Ai nuk dallon midis vullnetit te shqiptareve, pasurise se tyre te perbashket apo private apo qofte edhe midis institucioneve. I do te gjitha makuti, qe i mbetshin ne gryke.

    8. saliplehra says:

      Bjerini more atij qenit Doktor se ju ka semurur te gjitheve e nuk e dini me sa cfare eshte e mire a e keqe. Po ju rrenoi per te dyten here. Si nuk mesuat kurre xhanem????

    9. NGA FITORJA NE FITORJE says:

      NGA FITORJA NE FITORJE, ME LRT SE NE KOMUNIZMIN E ENVER HOXHES!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

    10. anduena says:

      Se shpejti, Edi Rama do te jete kryeminister dhe dicka do te filloje te ndryshoje. Por se shpejti nuk mjafton gjithmone, dhe kunder qeveris duhet te ngrihen te gjithe shqiptaret qe tani. Neser mund te jet shume vone…

    11. alban says:

      Na vrane e na prene sikur ishim njerez te huaj e Jo shqiptare. Ata qe drejtojne kete vend si toke te pushtuar, e prone private te tyre. Ku ishe ne 21 janar?

  2. Faku says:

    Hajde reagim i tmerrshem ,hajde.
    Ku do te gjeje vend berisha i shkrete te fshihet nga nevriket e cartun te opozites ?Apo nuk eshte i rrezikshem ky BEQOJA.
    O ilir beqja i PS(PARTIA SPURDHJAKEVE)
    nuk i duhet kujt ne shqiperi renia ekonomike perpara renies se atyre 4 protestueve qe i thirret ju ne shesh dhe i braktiset ne menyren me te urryer te mundeshme.
    -Pakti arvizu-rama per te harruar 21 janarin ne kembim te karrikes se k/m
    2013 nuk do ta kete jeten e gjate.Keto barcaletat me realizim planesh tremujore po e dekonspirojne kete marreveshje.Shqetesimet dhe brengat e edi rames per rrezikun e zhdukjes se kastravecave te detit nuk mund ta mbulojne zhdukjen e te drejtes per proteste te ketij populli qe eshte alfa e demokracise.

  3. alexsis tsipras says:

    vetem nje edi rama ska cben ,ju opzitaret e tjere jeni te

    stimuluar idiota

    1. a says:

      EDI RAMA nuk eshte vetem. I gjithe populli i ketij vendi eshte me te, megjithese jane ata njerez qe nuk i shikon te protestojne ne rrugen apo te komentojne ne blogje. Ata do te jene fundi i sigurt i Berishes, dhe shume shpejt do ta tregojn veten, se jan me shume se sa mund te bleje kjo qeveri e krimbur hajdutash.

  4. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    ASHTU ESHTE ORE BEQJA TE GJITHE GENJEJNE VETEM PS E THOTE TE VERTETETN

  5. INSTAT says:

    ne kohen e enverit punonim per 1 KG mish. po sot per sa KG mish punojme????????????

  6. leone-53 says:

    Po shtoj nje fakt “te vogel”:Edhe pse jetojme jashte ne emmigrantet, qe mund te jemi mbi 300000 familje te pakten, paguajme aty ne Shqiperi lek per ate qe nuk konsumojme si drita, uje, pastrim gjelberim etj ,etj taksa te padrejta. A nuk eshte nje e ardhur kjo per ekonomine shqiptare?.Po sikur te organizohemi ne per kete padrejtesi(qe format e organizimit sot ne kohen e internetit kane kosto zero) cfare do te ndothe me ekonomine shqiptare? Ta shikojme?

  7. e verteta says:

    Si hidhen e kercejne keta ish sigurimsat qe jane fshehur andej neper bote nga frika se demokracija do tu kerkonte llogari per bemat qe kane lene ne Shqiperi gjate sundimit gjakatar te tyre…Aty mbahuni ju se Rama do do tu nxjerre ne drite juve dhe ekonomine shqiptare…Edhe genjeshtrat kan nje kufi,zoteri,sepse keto kaq te tepruara sic i beni ju,mbi kurrizin tuaj kthehen…
    Iliri para se te na flase per hallet e ekonomise, te na tregoi me pare se si ia arriti te marre ato rreth 180.000 euro nga shoku i partise se bashkise se Durresit per nje “tender”qe e “fitoi”nderkohe qe ishte deputet,e qe me ligje konsiderohet krim e vjedhje…?

  8. Ura e Bunes says:

    Bravo Leone 53!Nje ide origjinale!Te pershendes!Perse duhet paguar,vertet?Nuk eshte vjedhje?Askush emigrant te mos paguaj per mafjen qeveritare!Tema te hap nje rubrike per keto gjera dhe ne te flasim hapur dhe me solidaritet per te verteten e vjedhjes!Duhen ndihmuar bashkatdhetaret tane ne Shqiperi qe vuajne Sali shpellen !Emigrimi duhet te thote fjalen e vet per keto vjedhje dhe mashtrime,per varferine dhe rrogat e qelbura sa per tre dite pune ne Itali!

  9. Den says:

    HAA HAAAA NJE DITE DEL SUL BUSHATI SOT DEL HAMIT BEQJA E KU JENI
    CUNAT E BABALLAREVE I VETMI VEND NE EU E LINDJES KU JANA RICIKLUAR
    FEMIJET E KRIMINILEVE TE SISTEMIT ME CNJEREZOR E QESHARAK NE BOTE.

    1. rrapohekali says:

      Ik mor Debil i tere. Te gjithe demokratet nje muhabet leshi keni, sikur kjo ju jep te drejten qe te vidhni gjithcka. Komunistin e keni Komunister, filloni spastrimet qe aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje