Sajmir Tahiri, letër Haxhinastos: A e ka shlyer ACR gjobën e shtyrë nga Ruli dhe sa investime ka bërë në Bulqizë?

9 Korrik 2012, 16:30Politika TEMA
Sajmir Tahiri, letër Haxhinastos: A e ka shlyer ACR gjobën e

Nënkryetari i Grupit të deputetëve të PS, Saimir Tahiri, i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ku kërkohet informacion nëse gjoba prej 1.639.163 Euro është paguar nga kompania ACR që operon në Bulqizë.

Në 9 korrik të 3 vjetëve më parë ministri Ruli nënshkroi një marrëveshje me kompaninë ACR me objekt rishpërndarjen kohore të shlyerjes së kësaj gjobe nga ACR. Ndërsa në datë 08.07.2009, ACR kërkoi nga Ministri Ruli shtyrjen e shlyerjes së gjobës, gjë që u formalizua në marrëveshjen e nënshkruar vetëm një ditë më pas ndërmjet Ministrit Ruli dhe kompanisë ACR.

3 vjet më vonë deputeti socialist ngre katër pyetje drejtuar ministrit të METE.

 

“Pak ditë më parë humbi jetën një tjetër minator në galeritë e minierave të Bulqizës, duke çuar në 70 numrin e minatorëve që vriten në errësirën e galerive. Fëmijë mbeten jetim e familje vazhdojnë enden mes katër rrugëve sepse kanë humbur prindin, vëllain a të afërmin në një cikël vrasjesh që tashmë janë kthyer ngjarje thuajse të zakonshme në kalendar.

Ndërkohë që pasuria minerare vazhdon të shfrytëzohet pa asnjë kriter, paligjshmëria dhe bandat mafioze kanë pushtuar Bulqizën dhe zonat minerare, të gjitha këto nën hundën e shtetit e të strukturave shtetërore, të cilat me dhe për Bulqizën, me e pakta bëjnë sehir, për të mos thënë që janë të implikuara thellësisht në veprimtari kriminale.

Sot 3 vjet më parë (dt. 09.07.2009), Ministri Ruli nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë ACR me objekt rishpërndarjen kohore të shlyerjes së gjobës së ACR prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre euro).

Në dt. 08.07.2009, ACR kërkoi nga Ministri Ruli shtyrjen e shlyerjes së gjobës, gjë që u formalizua në marrëveshjen e nënshkruar vetëm një ditë më pas ndërmjet Ministrit Ruli dhe kompanisë ACR.

Ju kujtoj këtu se ACR u gjobit nga METE për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve për investime të parashikuara në Marrëveshjen Koncesionare të ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 8590, dt. 23.03.2000 dhe Ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001.

Edhe pse kjo marrëveshje nuk u miratua kurrë në Parlament duke vënë në dyshim serioz ligjshmërinë e veprimeve të Ministrit Ruli, sot pas egzaktësisht 3 vjetësh nga nënshkrimi i saj, kërkoj informacion lidhur me efektin ligjor dhe zbatimin e saj nga Kompania ACR dhe METE në lidhje me shlyerjen e gjobës së ACR ndaj shtetit.

Në këto rrethana, në ushtrim të detyrës time si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë;

Në mbështetje të nenit 48 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet se “Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtoj kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj”;

Në mbështetje të nenit 8 të ligjit “Për Statusin e Deputetit”, në të cilin parashikohet se “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, të ministrave ose drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe të çdo institucioni tjetër në administratën shtetërore e të qeverisjes vendore. Drejtuesit ose stafet e tyre janë te detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës”;

Kërkoj informacion të detajuar e të plotë për çështjet e poshtëshënuara:

1.    Sot pas 3 vjetësh nga Marrëveshja Ruli – ACR, a është likuiduar tërësisht vlera e gjobës së vendosur nga METE ndaj ACR në masën prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre Euro)?

2.    Në qoftë se jo, cilat janë arsyet që kanë penguar ACR të paguajë detyrimet ndaj shtetit?

3.    A janë përmbushur detyrimet për investime në ngarkim të ACR në përputhje me kushtet dhe afatet e parashikuara nga marrëveshja koncesionare, mospërmbushja e të cilave pasoi me gjobitjen e ACR në masën e sipërpërmendur?

4.    Sa është totali investimeve të realizuara nga koncesionari deri më sot, në zbatim të marrëveshjes koncesionare të Bulqizës?

16 komente në “Sajmir Tahiri, letër Haxhinastos: A e ka shlyer ACR gjobën e shtyrë nga Ruli dhe sa investime ka bërë në Bulqizë?”

  1. usa men says:

    Keto veprime dhe kjo strategji e opozites eshte qesharake dhe tregon shkallen e larte te degradimit te saj.Eshte njelloj sikur keci sajmir ti dergoje nje leter ujkut haxhinasto ose arushes berishe qe ti tregojne
    se sa qengja, derrkuce, keca apo gomare kane ngrene,daten,vendin dhe numrin e vendimit te keshillit te kafsheve te pyllit.
    Opozita me keto veprime:
    -justifikon rrogen qe marrin ne parlament duke bere keto zhurma sikur po bejne namin.
    -tregon se eshte e paafte te marre apo te mbaje pushtetin dhe ne kete rast dhe ambasadoret preferojne te mbeshtesin nje vrases qe i ben zap popullin biles dhe duke e toleruar dhe mbeshtetur berishen per masakren e 21 janarit se sa t’ja japin pushtetin disa pulave si puna e tahirit, braces
    apo gjirafes edi rama qe u dhje ne breke pas 21 janarit.
    Berisha duhet ti ngreje nje lapidar ketyre impotenteve qe as viagrat nuk i bejne me efekt.Kete e tregoi dhe historia e Nanos qe prapa i vijne viagrat..
    -tregon se me veprimet dhe mos veprimet e saj eshte bashkfajtore me qeverine ne shkaterrimin perfundimtar te shtetit dhe dinjitetit te shqiptarve.
    -neveri dhe perbuzje per kete opozite impotente.

    1. martin says:

      Ai i thote dhe shkruan keto, per te na treguar ne, popullit qe nuk mundemi ta marrim kete informacion, c’po ndodh. Po ju doni qe opozita te marre kallashin ne dore dhe ketu te behet revolucioni arab = perseri nje 97 tjeter. Hajde injorance, hajde!

      1. raimondi says:

        Ca eshte kjo opozite qesharake qe merret me letra anonime , si Jovan Bregu qemoti ?

        Opozita te therasi popullin ne proteste per vdekjet e njepasnjeshme qe ndodhin ne miniere .

        Per keto ceshtje behet protesta, jo bej protesta se vodhi Meta

        Aty po vriten perdite njerez nga korupsioni ne Miniera, ndersa opozita ben hartime

        –Ndaj duhet patjeter te behen protesta te fuqishme kunder qeverise..

    2. getozoari says:

      O AKZ-ja, po ik o burre beni ndonje pune se mbetet forumeve. Ju doni opopzite Sali kunder Saliu qe te dale Kreshniku gjasme i mire. Futja kot. Shqiptaret duan europen, jo Salinj e Kreshnike te tjere. mire jemi me kete opozite. pa merak, do i sjellim ne pushtet vitin qe vjen. Me voten e tte gjtihe popullit.

      1. ermaku says:

        Kjo qeeri do nej hu te madh. PS eshte e vetmja alternative ne ket vend. Shume shpejt jo me ne opozite, PS do provoj se eshte vertet nje force e gatshme per te ardhmen e vendin.

    3. elinksar says:

      PS po ben nje fushate shume humane kunder kesaj qeverie. Megjithese njerezit do te donin dicka me te ashper, besoj se si alternative qeverisese PS po e tregon veten ne lartesin e sfidave te vendit

    4. ilo says:

      Vendi ka nevoje per ndryshim qytetar, pra cilesor, jo per nje tjeter maskarade politike. Besoj se PS po ben punen, ndersa P|D po shkon drejt monarkise se qelbur. Nuk ka vend per krahasime, ne 2013 vota eshte pergjegjesia e cdo shqiptari. Dhe cdo vote eshte kunder berishes qe tani.

    5. anduena says:

      NMdersa shume e kritikojne ket stil opozitarizmi, mua me peklqen qe ka sot nje force ne Shqiperi e cila do te shtyje qytetaret te marrin ne dore vendin, jo ti genjeje ata qe ta ndjekin e votojn ate. Kjo duhet vlersuar gjithmon.

    6. dritani says:

      Duka par cilsin e sharjeve dhe te argumentave kunder (qe mungojn plotsisht) besoj se Saimiri dhe opozita e Rames po i sigurojn vetes nje fitore te pakundeshtushme vitin qe vjen. Te gjith jane kunder Berishes, sa dhe ata qe e dun mbi kok, nuk din me ca me thon per ta mbrojt.

    7. raimondi says:

      Bravo Usa man , ke folur shume bukur
      –Je plotesisht i sakte –Me te vertete opozite impotente –Ja ke gjetur fjalen tamam

  2. Edmond says:

    Ty me imunitet e po te vene gjoba pa lere kur te ta heqin imunitetin ca do te te bejne o kalama bythe. Neper bote politikane te rinj quhen ata rreth te 40-tave. ne jemi shtet teper i avancuar dhe ska problem qe veme adoleshente ne politike. (nga dy krahet them.)

    1. Latif Dreqi says:

      e po ne s’jemi si bota, ehu jemi perpara..Tek ne mbaron shkollen, dhe 23 vjec fap behesh deputet, politikan, minister..Ka plot te tille qe kane puna e vetme qe kane bere ne jete eshte ajo e ‘politikanit’..Kjo eshte kalbezimi i shoqerise..Personalisht kame mendimin qe Shqiperia vuan paksa nga ‘rinia’..Te gjithe drejtuesit tane kane qene te rinj, te paditur, te papjekur, turravrap, pa ide, plot dengla. Vetem I.Qemali qe plak dhe ate se lane. Te tjeret nga Zogu, i cili qe diku 25 vjec kur u be minsiter e krye-m, Hoxha-32 vjec, Berisha diku 45 vjec, Nano-37, Meta 28, Majko-29..e me radhe..Mos te flasim per prapavijen pastaj..

    2. adddaggg says:

      Forca Saimiri!!!
      Vendi ka nevoje per te rinj si ty dhe Erioni, jo per Bogdanovice e Berishomuntra te tjere.

    3. besabese says:

      Ore SALIU dru do, po jo dryu nga nje deputet a dy. SALIU do drurin e gjithe popullit, nje hu te shtrember e gjith gunga qe te mos e harroje kurre as ai e as ndonje tjeter qe mendon si ai. PS duhet ta levize kete hu, kunder Saliut dhe ne 2013 do te jet lehtesisht ne krye te vendit.

    4. y says:

      Ore pervec Saliut jan dhe ca ndyrsira qe dun dry online, po ku tij gjesh. neper ministrira fshihen tgjith, po shume shpejt do mbesin pa pun

  3. ligji says:

    Vetem kete prirje ka Tahiri dhe kete zanat din…te genjeje e te shpife per gjithcka.Keshtu e kupton ay te berit politike,mos i vini faj.E keni degjuar ndonjehetre te beje dicka tjeter vertete per tu vlersuar?Ay ben politike vetem per te ca militante si komentuesit e mesiperm te cileve u pelqen si shum te genjehen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje