Berisha: PS të mbështesë nismën për imunitetin. Pagat në Shqipëri po parakalojnë vendet e BE

9 Korrik 2012, 13:42Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e grupit parlamentar duke folur për vendimin e marrë në qeveri për rritjen e pagave.

Berisha tha se rritja e pagave është bërë pa marrë para borxh. Ai shtoi se kjo rritje vjen në një vit me një tremujor të parë shumë të vështirë.

“Rritja e rrogave është bërë dhe bëhet duke mos marrë qoftë edhe një qindarkë borxh. 3 mujori i parë i vitit regjistrohet si nga më të vështirët, për disa arsye, njëra prej tyre dimri i thellë që paralizoi të gjithë Shqipërinë. Faktori i dytë ishte thatësira e rëndë. Digat kanë qenë në nivelet më të ulëta historike tyre. Por performanca e mirë e tremujorit të dytë bëri që të marrim vendimin për rritjen e rrogave,” tha Berisha.

Kryeministri tha se vendet e rajonit po ulin pagat me 40 përqind, kurse Shqipëria po parakalon vendet e BE për pagë mesatare.

“Vende të zhvilluara në rajon kanë vendosur të ulin me 40 përqind rrogat e pensionet. Shqipëria lë pas me rrogë mesatare dy vende të BE dhe vitin që vjen do lërë edhe më shumë se kaq me këtë trend,” tha Berisha.

Edhe pse ambasadori danez tha se në Shqipëri ka shumë pak korporata ndërkombëtare të angazhuara direkt, Berisha foli për investime të huaja që kanë kapur vlerën 1 miliard dollarë për një vit.

“1 miliard dollarë investime janë dëshmi e krijimit të dhjetëra mijëra vendeve të punës në këtë vend. Një vend pune konvertohet zakonisht me 10 mijë euro. E vërteta është se Shqipëria në saj të investimeve të fuqishme që merr është një papunësi të kontrollueshme. Duhet të kemi parasysh se në dallim nga shumë vende të tjera kemi dy faktorë që ndikojnë tek punësimi. Faktori i parë natyrisht janë qytetarët që hyjnë në moshën e punësimit në qytete dhe faktori i dytë është lëvizja e lirë,” tha Berisha.

Më pas kryeministri foli për reformat politike. Ai tha se me PS është rënë dakord që 20 përqind e numërimit të jetë elektronik.

“Më shumë duhet të kemi besim tek njeriu se tek high- tech-u,” tha Berisha.

Kryeministri nuk foli asnjë fjalë për KQZ-në, por kapërceu tek çështja e imunitetit. Berisha u bazua në disa raportime të medias se PS e ka kushtëzuar votimin për imunitetin me kërkesën që gjykatësit e gjykatave të larta të votohen me 3/5 e votave.

“Një çështje madhore në diskutim është çështja e imunitetit. Unë e ftoj edhe njëherë zotin Rama të vendosë për heqjen e imunitetit pasi mazhoranca e ka dorëzuar në Kuvend variantin për ndryshimin e Kushtetutës. Unë e kuptoj që kundër këtij vendimi janë absolutisht ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Dhe frikë nga vetja e tyre kanë ata që përzihen në gjëra që nuk duhet të pëzihen. Unë e ftoj zotin Rama ta votojë pasi ne kemi zgjedhur në parlament variantin që ka kërkuar opozita,” tha Berisha.

“Pretendimet për votimin e gjykatësve me 3/5, do të thotë të tallesh dhe ta bllokosh këtë proces.

Mbajtjen e imunitetit e bën për interes strikt të një grupi në kupolën e partisë.

Të gjitha palët të votojnë dhe të heqin këtë lak që rëndon qytetarët dhe institucionet shqiptare. Shpresoj që ato lajme, të dala nga shtypi, do dëshiroja shumë të jenë lajme të stisura dhe jo të vërteta. Ne kemi paraqitur në parlament variantin që ka mbështetur opozita, kemi hequr dorë nga varianti ynë,” vijoi kryeministri.

Berisha tha se shpreson se opozita do të votojë dy projektligje në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

“Qeveria do sjellë tek ju në kuadër të luftës kundër korrupsionit, dy ligje të amenduara plotësisht, ligji kundër konfliktit të interesit dhe për deklarimin e pasurive. Këto ligje janë hartuar me pjesëmarrjen aktive të institucioneve respektive. Ne do bëjmë gjithçka për të thelluar procesin e transparencës. Uroj që këto ligje të mbështeten nga opozita.”

40 komente në “Berisha: PS të mbështesë nismën për imunitetin. Pagat në Shqipëri po parakalojnë vendet e BE”

  1. hahahaha says:

    hahahahaha talje leshrash hahahahaha

    1. Vlora says:

      …….i mbylli spitalet psiqatrike.

      ska ku te kurohet.

      1. labushi says:

        Te jem i sinqerte,i ndjek programet ne TV.
        packa se kohe e pa kohe neper ekrane del Saliu.
        nejse,cfare nuk e ze njeriun dhe nuk i heq…
        Ulem,dhe ngaqe nipcja me do shume,kuptohet qe edhe une
        ashtu bej,vjen dhe me ulet ne preher…
        Ajde te keqen babushi i them;do shim me ze dhe figure
        xhaxha plakun Sali…
        nuk me thote asnje fjale,por mbeshtet koken dhe e ze gjumi.
        mendoj se e bene per te me lene mua te qete gjate kohes se lajmeve….
        Nje dite kur ndodhi ndryshe,arrita ta kuptoje veprimin e tij.
        …U ula dhe sot per cudi e kerkova une nipcen qe
        te vinte ne preherin tim…
        Arber i them;Ajde tek babushi….
        Jo gjyshi !-me thote,-Nuk me vjen gjume!!!

    2. Stelari Spelar says:

      Rritje te tilla pafsh edhe ne familjen e fare e fisin tend o i biri i Rams.
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html

  2. fieri says:

    NUK E LEXOVA TE GJITH ARTIKULLIN U NDALOVA SA LEXOVA PAGAT NE SHQIPRI KALOJN BE.NUK E KUPTOJ SE SA BUDALLENJ JEMI QE KEMI NJE KRYEMINISTER TE TILL. NUKESHT VETEM VRASES DHE KURRUPSIONIST POR DHE RROT PALLE NGA MENDJA.KY FLET PA PIK KUPTIMI DHE MENDON SE SHQIPTARET JAN GOMER TA BESOJN KETO QE THOT.MALOKET E BESOJN HAN PERSH ME BUK TE THAT DHE THOJN RROFT DEMOKRACIA.KAM PATUR NJE NE FSHAT KUR ISHA NE SHQIP HANTE BUK ME DHALL DHE JETONTE NE NJE KASOLL SI KAFSHET DHE RROBAT TE GRISURA DHE VDISTE PER SALEN.NUK E DI PSE?VDEKJA E SALIUT. DHE BUDALLENJVE TE SALES I THEM ZGJOHUNI SE SALA ESHT VETEM PER VETE OR BUDALLENJ PO E SHET SHQIPRIN GRUAN E KA SERBE NUK E RRUAN PER JU O TE TRASH

    1. frog says:

      Shiko se e keqja me e madhe e Shqiperise (dhe ajo qe me ben te humb shpresen) nuk eshte Sala por pjesa e madhe e popullsise qe ose eshte plotesisht indiferente ose me te vertete i beson keto qe thote Sala. Une nuk e shpjegoj dot ndryshe gjithe ato vota qe mori PD-ja ne zgjedhjet lokale pas shkaterrimit te shtetit, Gerdecit, 21 Janarit etj. Ne nje vend ku popullsia gjykon dhe ka njefare ndergjegje qytetarie, popullsia do reagonte per te mbrojtur vendin dhe demokracine dhe nje parti si PD-ja duhet te ishte zhdukur. Me vjen keq kur e them por per shkak te shqiptareve Shqiperia nuk ka per t’u bere as demokratike dhe as europiane.

  3. Elsa Pema says:

    Lum ne!!!!

  4. rroku says:

    ky eshte hajvan komplet, rujna zot

    1. xha Jaho (me rroge te ngritur zgubthi) says:

      Hajvan, hajvan, por nje popull i tere ne qafe e mban!
      Kane ndryshuar kohet. Ne kohet e lashta, njerzit u hipnin hajvaneve, sot hajvanet u hipin njerzve. Na befshin mire, se i kemi hallall.

  5. apostol says:

    do vijne emigrante gjermane te punojne ne shqiperi se paguhet mire

  6. Tirona says:

    o Zot,ky paska ikur per lesh nga trute.

  7. Elsa Pema says:

    Lum ne o Tema jep komentin!!!!!

  8. sotir zahoaliaj says:

    Berisha te na tregoje sa borxhe gjeti kur erdhi ne pushtet me 90 . Me sa e la me 97, Sa borxhe gjeti me 2005 .me sa borxhe jemi tani dhe ne se bilancet jane pozitive le te beje krahasime per pagat duke llogaritur cmimet.Shqipetaret le ta shohin gjendjen secili ne shtepine e tije .Kush eshte me mire te thote rrofte Berisha dhe votat le tja jap ,kush nuk eshte me mire ti flase mendjes se do ta kalojme dhe Greqine persa i perket borxheve .Sugjeroj cdo shqiptar te lexoje intervisten e ambasadorit Danez dhe pastaj TE VEPROJE TANI.

  9. bato says:

    Ky pi ndonje alkol para se te dali te flasi,apo ka harru me pi ilacet?
    Pagat po parakalojne vendet e Be , ky eshte trap fare po tall leshte me popullin e me te gjithe kundershtaret e me te gjithe bashke ato qe e perkrahin!
    Cmimet dhe niveli i jeteses jane njesoj si ne vendet e be,biles biles ka dhe disa artikuj qe jane me shtrejnte se ne vendet e BE ,dhe mbi te gjitha rrogat jane 3 fish me te uleta se diku ne nje shtet tjeter ne bashkimin europian,dhe nese nuk ka rroge ka ndihme ka perkrahje qe nuk te le te vdesesh per buke,por aty dhe te punosh me nje rroge 3 fish me te ulet se ne BE nuk ija del dot nje familje prej 4 personash sepse gjysmen e rroges edo drita e uje,mos eka per pagat e Politikaneve dhe hajduteve ky fjalen se nuk po e kuptoj !
    Trap Salen bashke me gjith stafin e tij duhet ta perzejme dhe me shkelma se po ija ul koken shqipetareve duke i poshteruar cdo dite !

  10. bas al says:

    o sali palla njerezit marrin 70mije leke te vjetera ne muaj pencion dhe vetem ilacet u kushtojne 150 mije leke te vjetera futja kot ore idiot ,une demokrat jam por per ty kurre nuk votoj ti je enveri i dyte ik tani lere politiken dhe lerja rinise shqipetare

  11. ismeti says:

    e vertet asht qfar pallet ky gomar asnji kryminister europian nuk vjedh sa ky serbofil

  12. FROJD says:

    OMS(organizata boterore e mjekesise)E ALARMUAR PER GJENDJEN SHENDETESOR TE KRYEMINISTRIT ‘DIXHITAL’,ARRORRIT SALI.
    Ne baze te atyre qe thote:”Tre mujori i pare(Janar,Shkurt,Mars) i ketij viti i renduar per DIMRIN E THELLE e THATESIREN e RENDE”.GJENDJA ESHTE E RENDUAR E NUK ARRIN TE KONCEPTOJE JO VETEM STINET E VITIT POR AS TEMPERATUREN E TRUPIT QE INFLUENCOHET NGA AJO E TRURIT.

    P.S-NJE QELQE UJE NE BATHORE(Norvegji)KUSHTON 2 HERE ME SHUME EDHE SE NE SAHARA PA LE NE VENDET FQINJ TE MESDHEUT.

  13. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Berisha do te vazhdoj te flase marrezira sepse kemi nje popull qe hesht dhe eshte i kenaqur me marrezirat e Berishes, pra fajin e ka populli.

  14. Divers says:

    eshte e vertete qe pensionet jane te vogla dhe Saliu i rit nga pak cdo vit,po Edi dhe P S cfare thone po te vijne ne pushtet?Nuk po u ndihet zeri , ja keto jane ceshtje madhore te opozites dhe jo dokra te tipit e shiti te serbi e shiti te greku e shiti te miku etj.

  15. hajriu says:

    Po ti me keq ke me e çuar gjendjen se ne radhe te pare ke bllokuar ndertimin , pa permendur gomrlleqet e tjera or idiot.

  16. historia says:

    PS+PD=PKSH.

  17. Eri says:

    Nen udheheqjen e lavdishme te Partise, populli yne po shkon nga fitorja ne fitorje!!!!

  18. Ore po ky kaq injorant e di popullin,a jeton ne shqiperi ky apo jo…ky halucinant delikuent,si o paska parakaluar vendet europian per pagat…kur vetem ‘akompanjament'(asistence-shoqerim),nje plak qe s’ka punuar nje dite ne jete te saj,merr rreth 800 euro ne muaj e nenea ime qe ka punuar 42vjet ne bujqesi merr 70 euro ne muaj,ne do na beje ky budallenj……

  19. NjeQytetarOptimist says:

    “Pretendimet për votimin e gjykatësve me 3/5, do të thotë të tallesh dhe ta bllokosh këtë proces.

    Pretendimet ?!?! More zoteri, nuk mund ta interpretosh c’fare thote Kushtetuta=LIGJ I VENDIT ne nje “pretendim” te cilido kujt ti ke ambicie per ta shkaterruar…Ky eshte gjith problemi i medias shqiptare, qe kur Gadafi thyen kushtetuten dhe do te ndryshoje ligje pa opoziten, MEDIA SHQIPTARE i quan “Pretendime” te saj sipas ketij muhaxhedini…Jo or zoteri jo, s’duhen toleruar gjera te tilla ku shkelja e ligjit transformohet ne nje “pretendim” per te tjeret…Te tjerat qe thote ky jane pordha me rigon…Nuk e kupton asnjeri qe jep sinjale qe do te thyej Kushtetuten dhe provokon reagimin publik..

  20. "SHQIPERIA KURRE NUK BEHET" says:

    …. Cfare do qe te thuhet, e verteta thote “SHQIPERIA KURRE NUK BEHET”.

  21. Denisi says:

    Vapa e madhe e paska bere te sajen!!!!!!!!

  22. .... PER DHJAM QENI says:

    Shqiptare pyesin kur Ky shpellar do harroje anti-plumbin pa veshur dhe te shkoje per “dhjam qeni”.

  23. Sala says:

    Po ky paska pjerdhur fare nga trute e kokes.

  24. kond iuk says:

    Sa e ke rrogen te Berisha ne Shqiperi nje ne BE i shpenzon per te blere letra per te fshire b….Po ti vjedhe ,vret e pret si te doje qejfi dhe ke tre miljon qe te jane nenshtruar ty dhe opozites shqiptare.

  25. Xha Barka says:

    Pirdh te lirohesh o Sali, se shume je fryre!!!

  26. Edmond says:

    Eshte interesante qe shqiptaret shkojne si turme nga nje krah. Si nuk shikon nje koment me logjike te shendoshe ketu por vetem komente nga komentues ekstremisht te nje krahu. Mos valle nuk i publikojne ato komente. Uroj te jete keshtu ndryshe ky fenomen eshte vertete shqetesues pasi dobesimi i gjykimit dhe gjykimi ne turme eshte e keqja me e madhe qe mund ti ndodhe nje grupi njerezish.

    1. ruga berat -kelcyr says:

      Te lutem redaksi jepu te drejt edhe atyre qe kane arsyen e duhur per te vleresuar gjendjen e Shqiperis ,si ky me siper .

  27. realisti says:

    Zahoaliaj:
    Per skjarim:Shqiperija akoma sot shlyen borxhet qe la qeverija e PPSH-s:Rusise,Kines,Vjetnamit etj..Borxhi qe kjo qeveri ka sot eshte i njejte me borxhin qe qeverija socialiste ne vitin 2005.
    Kryeartikulli dhe artikulli,sikur i transformon shum fjalet e thena ne te vertete…

  28. denis says:

    ky ka pjerdh fare ose i duket se kane pjerdhe shqiptare cfare thote ky injorante more shqiperia po i len mbrapa vendet e BE me rroga hajde injorante hajde shqipria as vendet me te varfra te afrikes nuk len dot mbrapa pa le te BE nje police private ne shqiperi merr 150 mije lek te vjetra ne muaj e pyes nje police private nje tek spitali nene terza sa rroge ke ne muaj po cfare rroge tha more se nuk ka rrog as jete ketu po ku te mbytemi 150 mije te vjetra tha marr ne muaj te thote pak ky injoranti kryeminister se ne cilin vend te europes
    nje police private(security) mere rroge 110 euro ne muaj kjo as ne afrike nuk ndodhe pa le me ne vende te BE
    po i ka zane shqiptaret saliu dhe tall bythen me ta tashi mire e ka se shqiptaret votojne sali k…. e ram k…

  29. Treviso says:

    O kafsha e VIçidolit, per 10 mije euro uh vij deri sonte ne vendin tim dhe pse je ti drejtues qeverie.
    Kur do te mbaroje kjo historia jote se çmende nje popull me gomarlleqet qe nxjerr. O dallkauk, thirri mendjes se po te le fare. Po kur ke pasur ndoj here men ti.

  30. of says:

    ooooouuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    ky njeri duhet te hyj ne librin guines per mashtrimet qe mundohet te bej. **se vetem ky i beson vetvetes**

  31. shqiptari says:

    Ne kohen e komunizmit,u denuan,u vrane,u masakruan nga ish liderit komunist te rangut te larte.
    Keto 20 vjete,te shkretet ish te denuarit politike-politike i thencin(nje pjese)kerkojne leket.Se kundershtaret i kane haruar,por kure i shikojne jua paguajen dhe kafen.
    Kjo eshte shqiperia,dhe pse ky moster,mos te thote qe shqiperia me e mira ne Evrope.Se te burgosurit,haruan kamzhikun,por kerkojne demshperblimin.Se nderi dhe karakteri i zevendeson me ato pake euro.

  32. Ndoc Sukaj says:

    Kryeministri i Shqiperise ka te drejte qe po refuzon te fuse Shqiperine ne Europe, me zhvillimin galopant ekonomik nuk leverdis me te bashkohemi ekonomikisht dhe politikisht me europen.

  33. shpatar says:

    Kush ka qene mesuesi i gjuhes shqipe per Saliun?.Ne se rrone duhet denuar .Si na e paska lene kete flori te mos shprehet qarte shqip.Dhe me keq! Kush i ka dhene titullin e larte Doktor profesor?.Thua te kete shkare me qe meret me politike!Pse i thash keto .Analizoni shprehjen :
    Pagat ne Shqiperi parakalojne vendet e Europes.Ta zbertheje Topalli qe po studjone rishikimin e gjuhes sipas udhezimeve te Saliut.

  34. ndrea says:

    KU eshte ndryshimi:”-Vendi yne ecen perpara me aritje madheshtore pa i njojtur krizat e botes kapitaliso- revizioniste.”Ne ja kaluam vendeve te bashkimit europian me rrogat e pensione pa e njohur krizen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje