SHENIM/ Kjo është humnera!

9 Korrik 2012, 17:44Politika TEMA
SHENIM/ Kjo është humnera!

Kur e keni dëgjuar për herë të fundit kryeministrin shqiptar që të flasë për një vend demokratik, të lirë, ligjor, të drejtë? Natyrisht nuk mbahet mend sepse gjithmonë flet për ekonominë. Nuk ka rëndësi kush i del përpara, ai sërish flet në ajër. Njëherë thotë se jemi si Gjermania për ekonominë, më pas thotë se kemi lënë pas një duzinë vendesh të BE për ndërtimet, kurse sot tha se për pagat i kemi lënë pas disa vende të BE.

Dukej që kishte merak t’i përgjigjej në mënyrë indirekte ambasadorit danez, që lëshoi disa bomba në një intervistë të dhënë për revistën JAVA. Ai deklaroi se ekonomia është drejt humnerës për shkak të borxheve, ndërkohë që arka e shtetit është bosh. Po ashtu ambasadori danez tha se kompanitë e huaja nuk afrohen në vend për shkak të korrupsionit.

Berisha pikërisht sot tha se për një vit Shqipëria ka marrë plot 1 miliard dollarë investime të huaja. Tani të kuptohemi, nuk e tha Berisha, e kishte thënë një raport i huaj. Se ky kryeministri ynë bashkë me Boden nuk kanë as shifër e statistikë, por duhet t’ua thotë ndonjë Artan Hoxhë se sa i ke investimet e huaja. Berisha tha se këto 1 miliard dollarë investime janë edhe vende pune. Sipas tij, një vend pune është pak a shumë 10 mijë dollarë. Kupto: në Shqipëri janë hapur 100 mijë vende të reja pune në një vit. Pastaj vetë tha se rritja e punësimit është e moderuar.

Më vonë doli INSTAT dhe deklaroi rënien ekonomike, por pa pranuar recesionin. Deklaroi se punësimi në Shqipëri është rritur me nja … 1 mijë vende që nga viti 2005, kur Berisha erdhi në pushtet. Dhe kur e thotë INSTAT që ka rënie ekonomike, duhet të ketë ndodhur gjëma. Ndërtimi dhe industria, dy sektorë të rëndësishëm janë në rënie të madhe, ndërkohë që shumë dobët paraqitet edhe sektori i telekomunikacioneve. Me pak fjalë Shqipëria dixhitale, për të cilën Berisha flet çdo ditë.

Kjo është humnera!

30 komente në “SHENIM/ Kjo është humnera!”

  1. volluna says:

    psikopati te con ne humner pa shaka,,,

      1. Albogentivlora says:

        Dhe me e keqja eshte se shqiptaret jane te kenaqur dhe nuk e cajne shume koken. Nuk di ca te besh te qeshesh apo te qash. Ngrihuni ore mortjemedhenj se jeta eshte e shkurter. Ca jete po beni ju more ku as buke nuk po hani dot. Edhe qeni po ben jete me te mire. Jazek u qofte komb i ndyre!

    1. getozoari says:

      Mekati ekonomik eshte me i rendi per shqiptaret. Sidomos per ata me te varfrit. Berisha e ka shkaterruar nje here ekonomine, dhe tani ja doli me sukses qe ta shkaterroje per here te dyte. Ishalla nuk i jepen me mundesi se kushedi cben pastaj.

    2. N.VJOSA says:

      Nje Person qe eshte i pa afte,
      ai perpiqet te fsheh Paaftesine e vet!….
      Berisha nuk di te merret me punet konkrete te organizimit dhe drejtimit te Qeverise
      Dhe gjithe kohen merret me kritikat qe i behen!
      Sa me Edi Ramen,…
      Sa me Ambasadoret!….
      Pastaj atje ku punet shkojne keq, fillon dhe genjen haptas!
      Dhe genjen rendshem!…
      Dhe thote broçkulla qe si ha as derri!…
      Flet per arrore!…
      Flet per Lajthi si i lajthitur!….
      Flet per Pjeshka… Se i pelqejne shume pjeshket,….sidomos ato te Lapardhase!…
      Flet se do ndertoje superfuqi energjitike te vogel!!!!…
      Flet per te sjelle korent nga Ukrahina , kur nuk ka fare linje trasmetimi energjie!…
      Flet se do ndertoje Central Atomik!…
      Pastaj thote do ndertoje centrale me Ere!….
      Pastaj thote do ndertoje Skavicen!….
      Pastaj thote se ja ka kaluar Europes!…
      Pastaj thote se do beje zgjedhjet me te mira dhe nje te treten e tyre i manipulon!….
      Pastaj thote Shqiperine do ta beje Zvicer!….
      Pastaj thote do korigjojme Historine!….
      Pastaj thote do ndryshojme Normen e gjuhes unifikuar!….
      Pastaj thote……e çfare nuk thote!,,,
      E te tjera e te tjera!…
      Dhe ne fund e mbylll me….
      JAM SHUME I GEZUM QE MARRR PJESE NE HIDHËRIMIN TUJ……
      Medet, medet!….
      Per nje kohe te shkurter, siç e ka zene, Saliu yne, po nuk iu ndal dora, do ta shese komplet Shqiperine!
      Per 20 vjet Popullsia eshte pergjysmuar!
      Te tjere shqiptare pregatiten te ikin pas te afermve!….
      Detin e shiti,
      Minierat i shiti,
      Naften e shiti,
      Hidrocentralet po pregatitet ti shese!
      Popullin e ka leshuar si bagetite, krahu i punes shitet per pese leke!….
      SALI BERISHA= VARRMIHSI I SHQIPERISE DHE I KOMBIT SHQIPTAR !
      O njerez te mire, te largojme me çdo kusht,
      Vrasesin e Shqiperise,
      Politikanin kriminel dhe tradhetar,
      me te flliqur te ketij shekullit te fundit brenda Kombit shqiptar!….

      1. NjeQytetarOptimist says:

        E the shume mire Vjosa ne fillim…Nje person qe eshte i paafte, mundohet te fsheh paaftesine e tij dhe flet budalliqe me thes per kastile qe njerezit mos te flasin per kete specie dhe bemat qe ai krijon..Eshte nje person tipik Komunist i Bllokut qe eshte ngritur ne karrieren e tij duke u servilosur dhe spiunuar komshiun..Mentalitet i vjeter komunist me parrullen: “Nje mbrojtje e mire eshte nje kundrasulm ndaj opozitarit”..Mentalitete thashethemaxhiu, shpifjesh dhe batutash ironizie..Duke krijuar nje bande rreth tij (dhe i imunizuar nga ajo qe beri ne 97) i eshte bere mendja top qe ne ate vend nuk e ndeshkon me njeri..Por nga ana tjeter brravo i qofte…Se ne fund te fundit i merr aq vota sa te manipuloj te tjerat..Jemi popull shume i prapambetur dhe me kapacitet shoqeror te dobet…Me e keqja eshte se korrupsjoni eshte bere si tabu dhe ka hyre ne enet e gjakut te kesaj shoqerie dhe do nje ose dy gjenerata te ndryshoj…

  2. maloku says:

    Artan spiuni! Artan spiuni!

  3. Latif Dreqi says:

    Bujqesia, si e keni bujqesine, po lerini telekomunikacionet o ju dhjefsha mu ne to, a thua po shtyhen per shpatullash Nokia me Samsungun ketu!!!Bujqesine ore bujqesine, e cila merr nga buxheti i shtetit, disa here me pak se ministria e mbrojtjes!!!E pastaj peshkimin, blegtorine, pyjetarine..
    Shqipot vec beton dine te hedhin..

    1. Altini says:

      ç’bujqesi thua ore Latif Dreqi. mos na e akuzo kryeministrin kot. nuk e ke marre vesh ti qe po na e shkaterron karkaleci bujqesine? aaa nuk eshte faji i tij ky..!!!!!!!!!!

    2. Cakalli7 says:

      =po te shisnim gjarpinj ne kine, do na dilte mire se fushat jane pa mbjelle per shkak te karburantit edhe per shkak se gruri nga ukraina eshte me i lire. Po rrofte globalizmi se ai na ndalon te ndihmojme bujeqeinse tone me dogane e suvnecione, me quani komunsit tani o kurvat trushpelare te ameriqenit. Cfare vendi jemi ne idustrial apo bujqesor apo sherbimesh. Cili sektor ka zhvillim ne kete vend ku leket e buxhetit edhe per 10 vitet qe vine do hidhen ne borxhin e nje rruge qe “u mbarua” para 4 vitesh?

  4. kelmendasi says:

    pjesa me e thelle e kesaj humnere eshte kur kete kryemonster e therrasin
    kryeminister edhe kur e kritikojne eshajne apo e mallkojne;
    I DASHUR YNE ZOTI KRYEMINISTER JU JENI VRASES GJAKFTOHTE.JU DUAM SHUME.

  5. Cecua me bicak says:

    Te mbaruarit mendojne se ka jete edhe ne fund te humneres. Le ta provojne se do mbeten te kenaqur.

  6. vlora_1912 says:

    Fatkesia me e madhe eshte shume mendojne, besojne dhe ndjekin nje njeri teveqel qe nuk ka njohori dhe kapacitet te drejtoj nje vend. Vendi thjeshte drejtohet nga kaosi, rrumpalla dhe ligji i xhungles. Ata qe e ndjekin kete njeri (SB) jane nen nivelin e tij.

  7. zum zum says:

    per sa kohe ky popull sy lesh ,ghumash ,farangrenes si zoghte nuk deghon
    sepse eshte shurdhe ,nuk shikon sepse miopia eshte ne fazen e fundit
    sulltani do tallet dhe do flase si i do qejfi
    historia shqiptare kjo eshte .asnjehere nuk kemi luftuar per nje jete me te mire prandaj e meritojme te ngopemi me luge bosh

    faleminderit ambasadorit danez

  8. veriori says:

    perdite e me shum po na bluan ne mullirin e tije ky katrani,, eshte ber mjeshter genjeshtrash dhe per fatin tone te keq shumica e njerezve e besojne kete genjeshtare dinamik, aq poshte ka ren vendi jone sa kete e kupton me se mire nese do bredhesh dy tre ore ne tiranen tone ,, do gjesh dhjetra femra per marshalla nga pamja qe do te te vardisen per nje pes mije lekesh ,, jo se kete e kan deshire ato po mbijetesa e tyre arrin gjer aty sa duhet patjeter te shesin trupin ,,, a ka me keq se kaq,, me varferi se kaq, me mizerje se kaq , me rritje ekonomike kryeministrore se kaq,, shqiperia jone po behet dite per dite me shum si mozambikuy se sa po i afrohet europes

  9. Shpirag says:

    Sot ne gazeten italiane”la repubblica”ministri famemadh gjerman i financave Schäuble,ka dhene nje interviste te jashtzakonshme per me te madhen spanjolle”El Pais”Schäuble thote se edhe Gjermania nga kriza tanime eshte frenuar dhe eshte ne recesion.Demi eshte 10 miliarde euro(shiko sa trasparent qe flet)por i rekuperuahem nese vende me minus si Italia,Spanja rekuperojne veshtiresite shpejt.Ai thote hapur qe prej kater vjetesh gjithe Europa eshte ne krize!Natyrisht te rinjte te mos friksohen nga e ardhmja dhe BE thote ai sepse do dime te dalim nga kriza!Mu kujtuan pordhet e dellit te shqiptareve,Berisha,ne vendin e te cilit nje puntor merr 150 euro rroge mujore dhe pensionistet edhe me keq!Qesha kur kujtova trasparencen e Schäuble dhe idjotesite e Berishes qe duhej te kishte dhene nja dhjete here dorheqje,per katastrofen ekonomike ku eshte vendi!Nuk di si ja beni aty me rrogat qe merrni,kur cmimet jane shume te larta!Duhet nje aleance e madhe ta hiqni kete kellire kryeminister te Ramizit,ju nxiu jeten ju aty dhe na poshteron ne ketej emigrimit!Duhet aleance e madhe te hiqni qelbesiren sepse ka vrare dhe eshte si qeni qe leh kur kafshon njerzit!Kete ben…veasjet e tij jane makabre dhe te padenuara.Dje ne Itali,perfundoi gjyqi kunder policise se Genoves qe rrahu protestuesit ne nje shkolle me arsyen se kishin prishur rendin dhe kishin arme!U denuan te gjithe policet!Mero lexo “Il secolo XIX,”osé sot “La repubblica”fq.18.E jashtzakonshme ta krahasosh me krimin e veasjeve te Saliut!Ja si shkruhet ne gazete:”Gjate G8 ne Xhenova,me 21 korrik 2001,125 agjente te policise hyjne ne shkollen Diaz,rrahin 61 persona dhe arrestojne 93,sepse kishin marre pjese ne manifestime,djegur makina dhe plagosur police.Me 13 nentor 2008,ceshtja del ne gjyq,pasi qytetaret e rrahur dhe arrestuar pas ngjarjes G8 ben padite.Gjykata denoi 13 agjente te policise.Por gjykata e apelit ku shkoi ceshtja denoi 25 police nga 28 te akuzuar,me 18 maj 2010.Me 5 korrik 2012,pra dite me pare edhe kasacioni e miratoi denimin perfundimtar.Te nesermen e vendimit ne kasacion nderoriten nga puna dhe detyra te gjithe pjesmarrsit ne ate baterdi shnjerzore te rrahurash,si e quan shtypi(nuk patì te vdekur)por patì nje ne proteste per te cilin u denua rende(vdiq me pas nga semundje e pasherueshme)polici qe vrau pa urdher,per”vetmbrojtje”fizike!Nderpriten nga detyra edhe funksionaret e larte te policise italiane:Giovani Luperi,Francesco Gratteri dhe Gilberto Caldarozzi.Nje odise e gjate,qe po’ te krahasohet me vrasjet,rrahjet dhe provokimet e policise shqiptare me 21 janar eshte nje asgje!Ne kete periudhe edhe Amnisty international kishte deklaruar se”Me e madhja goditje e demokracise ne Perendim”Denimet e policeve qe goditen protestuesit e G8 shkojne nga 4 gjer ne shtate vjet duke demshperblyer rende edhe te lenduarit!Mund ta riformulini me mire kete shkrim paralelitik me denimet qe jane kerkuar apo dhene per 21 janarin ne Tirane dhe kohe te tjera e vende te tjera,ku policia e Saliut mbushur me maloke(nuk ka te beje me fyerje per malesoret tane vigane e te drejte)qurrasher e te palare nje jave me veshjet qe u qelbin nga djersa kur hypin ne autobusat e Unazes…Veruni ne print perballe morrave police maloke te Saliut,te binden se si denohesh ne Europe qe godises jo vetem te pafajshmin,por dhe protestuesin qe ka te drejte te protestoje edhe fuqishem!…Edhe ky,mesigur eshte per Berishen dhe banden e tij antishqiptare,sukses kur policia rreh qytetare protestues ne proteste e sidomos me pas dhe madje vret edhe kater ne bulevard!Tragjedite shqiptare nuk paaskan fund me kete pjelle te Ramizit qe shume nga te rrahurit e ngriten ne piedestal marrezine!…

  10. gjinkalla says:

    Kur flet per demokraci edhe putinian-saliu, qe vetem demokracin e
    nuk e njef ky,

  11. ASNJE se beson SALIUN, ATA qe e ‘besojne’ kane interesa. çdo shqiptare e sheh ekonomine duke bere nje xhiro ne trege.

  12. kitara e thyer says:

    n.josa, me fal por ka poshteruar ate pjese te shoqerise qe eshte me shendeteshmja dhe me atdhedashese. pa pune, pa dinjitet, pa personalitet duke ju imponuar qe te ushqehen tek therimet e detit te korupsionit te familjes dhe aleancave te tij kriminale. kjo eshte drame. dhe kjo shtrese duhet ti jape pergjigjen e merituar me dhe pa opozite te tipit gjethe lazarati.

  13. PER ATA qe HARRUAN PIRAMIDAT says:

    97 duhej te ishte mesim per SHQIPOT, KUSH NUK MESON ME KEQ E PESON.
    GEZUAR POPULL TRIM??????????????????????????????????????

  14. Edmond says:

    Ne fakt kompanite e huaja afrohen ne vend per shkak te korrupsionit.
    Ti danez thuaj qe me ane te korrupsionit qeveria i zgjedh investitoret por ama mos thuaj qe nuk afrohen se ne nuk jetojme ne Kine.

    Gjithsesi cfare i jep te drejte nje ambasadori qe te flase per shqiperine si ekspert ekonomie dhe te udhezoje e nxise popullin duke i treguar ne menyre direkte se si te veproje. Mendoj qe po shkel shum ligje nderkombetare. Nuk i lejohet askujt, madje as shqiptarve qe te veprojne ne menyre te tille.

  15. rroku says:

    Eshte per te ardhur keq qe nje gazete serioze si Tema jep koment te tille aspak profesional dhe konfuz. Nuk me duket profesionale te hedhesh disa rreshta pa kuptim dhe pa lidhje, ku nuk merret vesh se ku fillon informacioni i vertete dhe ku mbaron ai. Nese gazetari i ketij lajmi mjaftohet me ate qe shau qeverine dhe Berishen dhe e ka bere detyren, kjo me duket aspak bindese dhe serioze. Me mire Tema te mare intervista dhe komente nga ekonomiste profesioniste se sa te hidhen disa fjali pa llogjike, pa fakte dhe te pa argumentuara.
    Per me teper, kjo ben konfuze gjithe lexuesit, sidomos ato qe nuk dine asgje nga ekonomia si puna ime.

    1. Edmond says:

      Mesa shoh Tema po ndjek ate idene qe pl;umbi del me plumb. Po i pershtatet marrezise shqiptare dhe logjikes histerike te tyre duke e fryre ne maksimum qe me pas te gjithe ta kuptojne qe jane gabim dhe te reflektojne.

    2. nastradini says:

      IK O RROKU DHE PYET KALAMAJTE PER EKONOMINE E SALIUT!

      O Rroku dhe vellezerit e tij, nuk ka pse te zoritesh kaqe shume per te kerkuar dhe hulumtuar “ekonomistet profesioniste”, sepse informacioni i VERTETE per ekonomine e Saliut, fillon qe kur hap frigoriferin dhe shiqon se cfare ka brenda. Pyeti edhe kalamajte tu, se ata marin vesh me shume nga ekonomia e Saliut sesa babai i tyre Rroku-Froku. Sepse o Rroku-Froku ekonomia ne ZHVILLIM ne Bote matet me BEGATI dhe jo me VARFERI. Saliu po perpiqet qe VARFERI-ne ta paraqeso si BEGATI-ne. Keto FINTE i ka mesuar nga miku i tij Enver Hoxha kur ishte Sekretar i Partise se Punes. Po ka edhe rreth vetes DINOSAURE prehistorie si Bode-Sude-Piramida dhe Genc-Ruli-Qylaxhiu, dhenderi i Eleni-Pashkos-Nimfomania, te cilet i japin mendje si te mashtroje miletin, qe ta paraqese “KURVEN” si nje “NUSE TE VIRGJER”. Prandaj nastradini te keshillon:

      IK O RROKU DHE PYET KALAMAJTE PER EKONOMINE E SALIUT!

  16. Drenica e Kuqe says:

    Kjo eshte kolera “shqiptare” qe quhet Sali Berisha me Company!!….

    Drenica e Kuqe

  17. ajax says:

    Kam qene ushtar ne fillim te 90.nje oficeri im thoshte kapteri ne ushtri eshte me i demshem se karcaleci ne bujqesi dhe sala ja ka kaluar dhe kapterit dhe karcalecit.

  18. Cur Gjeloshi says:

    o i madhi Skenderbe,
    shumë ke vra e shumë ke prè,
    si s’ mendove pak për ne!
    Vrave t’ mirin e le horrin;
    Sal Berishen me t’rujt vorrin ?

  19. populli says:

    sala ka 20 vjet qe na mbyti me fjalimet e tij se vendi ka plot suksese dhe ska marre asnjehere nderime , lot dhe mirenjohje nga populli..nderkohe qe ambasadori danez beri vec nje interviste ne te cilen kritikoi me zgjuarsi dhe mencuari e ne perfundim morri aq shume respekt…gjejeni ku eshte ndryshimi…

  20. Deni says:

    Kriminel i ndyre.

  21. Shahin Kolonja says:

    MJAFTON TE KEMI POLITIKANE ‘TE MEDHENJ’
    Kaq meritojme,ne edhe kur kemi qene pa breke ne B…e therrisnim ‘tjetrin’ agabej.Ne kemi 22 vjet qe nga i porsalinduri e deri tek ‘DUN BI U-te’ e parlamentit flasim per ‘POLITIKE’.
    KA NJERI TE ME THOTE SOT SE A KA NDONJE SHQIPETAR 30-40 VJEçAR QE TE THUHET ESHTE EKONOMIST I MIRE, OSE CILAT JANE POLITIKAT EKONOMIKE QE JANE BERE NE KETO 22 VJET PERVEÇ KRIMIT TE FUTJES SE POLITIKES NE BIZNES?
    Ketu nuk diskutohet e majte apo e djathte ketu diskutohet per nivele intelektuale qe trembin edhe gomaret.e imagjinojne shqipetaret te ardhmen e ketij vendi qe ne keto 22 vjet jo vetem nuk eshte bere asgje mbas shkaterrimit te bazes egzistuese ekonomike por nuk flitet as per nje lloj treguesi te prodhimit,punesimit,eksportit e tere treguesve financiare pa u futur ne ‘eksportimin e kapitaleve te vjedhura e te ndereshme jashte ku nuk paguhet as taksa e as ndjekje penale.
    Po te citosh shprehjen e Marksit(qe sot studjohet ne tere boten ekonomike si pike referimi)”politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise”del nje idjot kryeminister e te thote qe nuk do kthejme marksizmin ne shqiperi.P le kur ka edhe ndonje shurranjoz te ‘majte’ qe edhe per liderin e tyre me emrin RAMA qe edhe pse eshte provuar direkt ne pune si pushtetar e ka dhene ato qe ka dhene,ai nuk eshte politikan si FATOSI.
    NE PERFUNDIMISHT NUK DUAM EKONOMI,BUKE,TE ARDHME PER FEMIJET TANE E STANDARTE TE MIREQENJES TE PAKTEN TE VENDEVE TE BALLKANIT,NE NGOPEMI ME POLITIKANE E NUK HIDHEROHEMI NGA VARFERIJA E FEMIJEVE TANE POR KENAQEMI ME PASURITE E FEMIJEVE TE ‘POLITIKANEVE’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje