FRD hap degën në Elbasan. Oketa: Mazhoranca ka humbur identitetin dhe besimin e qytetarëve

9 Korrik 2012, 20:35Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike hodhi një tjetër hap drejt konkretizimit të projektit të saj politik duke hapur degën e saj në Elbasan. Qindra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme mirëpritën Frymën e Re Demokratike dhe shprehën mbështetjen e tyre për këtë alternativë bashkëkohore.

Aktiviteti u organizua në teatrin “Skampa”, ku u përshëndet nga Kryetari i Grupit Nismëtar të FRD-së, z.Gazmend Oketa.

“Ne mblidhemi për t’i dhënë qytetarëve të Elbasanit një alternativë të re dhe moderne, e cila do të përfaqësojë të gjithë ata që nuk pajtohen me politikën aktuale të mazhorancës, që ka humbur krejtësisht identitetin dhe besimin e qytetarëve, ashtu dhe të opozitës, e cila ofron gjysmën tjetër simetrike të tablosë politike në vend”, deklaroi Oketa.

Duke bërë një retrospektivë në vitet e tranzicionit, Oketa u shpreh, se “…fatëkeqësisht Shqipëria gjendet dhe sot në një tranzicion të lodhshëm e të pafund, në kërkim të ndërtimit të shtetit demokratik, në një moment ku ëndrra e të rinjve dhe studentëve të sotëm, është identike me atë tonën, 22 vjet më parë”.

“Ne duam një politikë ndryshe, ne duam një politikë ku premtimet që do të jepen, të mbahen”, u shpreh në fjalën e saj Ksenja Karaj, studente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Serxho Brelashi, i sapodiplomuar në Francë, deklaroi se Fryma e Re Demokratike lindi si nevojë për mirëfunksionimin e demokracisë në vend. Arti Kovaçi, koordinator për qarkun e Elbasanin deklaroi se “Elbasani i dijes ka qenë përherë përkrahës i të resë, i idealeve të larta dhe nuk mund të ishte ndryshe dhe në mbështetjen e padyshuar ndaj alternativës së FRD-së.”

8 komente në “FRD hap degën në Elbasan. Oketa: Mazhoranca ka humbur identitetin dhe besimin e qytetarëve”

  1. agim says:

    Te pakteen sa per seriozitet ne keto mbledhje te flasin shqiptaret e jo te huajt,te huaj po quaj kete Serxho Brelashi,spanjoll a cka eshte ky apo Ksenjara Karaj grek a po cfar eshte ky.
    Me duket se ne Elbasan ka shqiptar pse nuk kane folur aty

    1. Ramy says:

      Mr Oketa e ke besimin e gjithê Socialisteve se Demokartet nuk ua varin me, as ty as Topolakit, dolet jashtqitje PS-je

    2. Bamiri gomone e Berishes says:

      Partia e TROPOJANEVE e drejtuar nga bamiri eshte futur per te mbajt ne loje dhe pushtet berishen. po pse me sander biberajn dhe sali shehun do rezoj berishen ky

      1. shpetimi says:

        E sakte!
        Nje parti te pakenaqurish nga Berisha,
        dhe PER ME TEPER,
        DESHTAKESH SHEMBULLORE NE POSTET QE KANE PASUR(
        le te kujtojme Topin, Oketen, etj).

  2. pirati detit says:

    ka humbur besimin e qytetareve, po jo te oketes perderisa vazhdon ta votoje …

  3. J.Faiku says:

    Mazhoranca nje per nje duhet te dalin para gjyqit te popullit tu vihet ne vend nderi i shqiptareve,te vene mend c’do shqiptar qe meret me politike ngaqe e dijne politiken vetem menyre per tu pasuruar.
    C’do antar i qeverise se Saliut eshte mekatar i mbytur ne mekate per pafundesi gafash qe i miratonin doktor adhamudhit.

  4. ilir says:

    rrofte presdenti qe zgjodhet

  5. Jo more? says:

    Me verte e ke ti? Po sa vjet t’u desh per ta mesuar? Ka dy mundesi zoteri, ose je i mefshte ose i korruptuar si ata. Mos e bej popullin idiot se di t’ju lexoje mire juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje