Aksident në aksin Tiranë- Lezhë, humbet jetën një 10 vjeçare nga Kosova

9 Korrik 2012, 22:49Politika TEMA

Një vajzë 10 vjeçare nga Kosova humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë- Lezhë. Mësohet se viktima po udhëtonte në makinë me nënën e saj, e cila drejtonte mjetin. Viktima është D.A, kurse e plagosur ka mbetur nëna e saj, Ismete Arifi, 35 vjeç. Mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga ndërkohë që ato po udhëtonin drejt Shëngjinit.

Policia ka thënë se aksidenti mund të ketë ardhur nga shpejtësia e lartë, por dyshimet janë se mungesa e sinjalistikës ka sjellë këtë ngjarje tragjike.

13 komente në “Aksident në aksin Tiranë- Lezhë, humbet jetën një 10 vjeçare nga Kosova”

  1. Bato says:

    Nuk jane dyshimet por eshte e sigurte qe jane rruget e keqija dhe sinjalistika ,se te jete per shpejtesi nuk mund te heci shpejte nje nene duke qene dhe me te femijen e saj ,me vjen shume keq per kete tragjedi dhe per ate femije qe sa i kishte filluar jeta !

  2. Uarda says:

    Une cuditem se ku e marrin keta njerez guximin dhe vijne per pushime ne Shqiperi! Nuk e shikojne ata qe ketu eshte lufte? Nuk e dine ata qe personi qe ka per detyre te siguroje jeten e tyre quhet Flamur Noka dhe eshte gazi i botes? Po ikni o te uruar dhe harxhojini ato euro ne ndonje vend tjeter, lereni patriotizmin per te tjera gjera…

    1. Shqiptari says:

      Keni shume te drejte Uarda! Une kam disa miq jashte shtetit dhe sa here qe vijne ketu, nuk e ngajne makinen fare sepse kane frike nga ky trafik i cmandur!

    2. shqiptari says:

      Pse jeni kaq nihiliste?
      Kjo sjellje na ka lene 3 milione ne 10000 vitet e fundit.
      Nga e dini ju se nuk ishte shpejte makina?

      Une jam anti qen/Sali, por nuk duhet mohuar vendi.

      Nese zonja fatkeqe do te kishte respektuar kufizimet e shpejtesise ne rruge, jam i bindur se nuk do ti kishte ndodhur fatkeqesia.

      Perpiquni ta doni atdheun, te pakten ne 100 vjetor.

  3. shqiponja says:

    Lajm shume i dhimbshem. Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte!

  4. raimondi says:

    Oh sa gjynaf , e shkreta vajze, do vente ne plazh … –Po si ka mundesi ?

    Ndoshta femija nuk ka pasur ripin e sigurimit te vendosur, se me rip nuk mund te pesonte gje …..

    Fatkeqsi e madhe te te iki femija nga duart ashtu….

    Ah, keto ruget tona po marin ne qafe njerezit e thjeshte …

    !

    Ngushellimet me te sinqerta familjes !

    1. Dea says:

      falemnderit per ngushllime <3 un jam vajza e halles se viktimes

  5. salistalin says:

    Prape shoferlleku shqiptar u dallua si kurre ndonjehere.

  6. Shqip says:

    Sinjalistika është inekzistente dhe në ato raste kur është ndonjë tabel e vuajtur e shtrembëruar ato nuk janë fluroshente dhe nuk kryejnë asnjë funksion natën. Kanë vënë nga një copë llamarin të lyer me bojë, ose në rastet më të shumta janë tabela të kohës së monizmit që i kishin stoqe në magazina.

  7. besimi avdyli says:

    un jam kusheriri i ismete arifit dhe per mbesen qe humbijeten ne aksiden ky lajm ishte shum tragjik ngushlime familjes arifi besimi gjermani per ndryshe nga fshati begunc

  8. valentin jetishi says:

    ishte nje dite teper e keqe dhe tragjike.e shkreta vajze,me dhimbset vertete shume.ngushllime (zoti ne xhenet)

  9. Dea says:

    kjo ishte vajza e halles time diolinda arifi e cila vdiq.ata kane qene duke ardhur nga franca per ne shengjin.halla ime kishte humbur kontrollin dhe ku diolinda kishe mbetur pa ndjenja pasi qe kishte dalur nga vetura ku kishte perfunduar ne mes te rruges.ajo kishte vdekur ne vend.ky rast ka ndodhur ne mbremje.vajza eshte e lindur me 22.04.2002-10.07.2012 u prehte ne paqe ky engjull i vogel.do na mungoj gjithmone

    ME RRESPKET vajza e halles se viktimes <3

  10. Agron Ajdini says:

    ngushellime Familja arifi Une jam Agron Ajdini une jam kan ne veture me ismete arifi tragjedi e madhe zoti ne xhennet ishalla shum shum mu ka dhimt edhe kam ismete tete ngushelime teta ismete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje