Rreth pasioneve për histori të Fevziut dhe Berishës

10 Korrik 2012, 18:38Politika TEMA

Nga Auron Tare

 

Chatin Saraçi të akuzon ty, Ahmet Zogu, si një tradhtar i vendit tënd, si një hajdut dhe vrasës. Për armiqtë e tu personalë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ti organizoje vrasjen e tyre dhe shumë nga viktimat që zgjodhe tashmë kanë vdekur.

Alesandro Lesona (ministri i Qeverisë së Musolinit), një mik im në atë kohë, të ka paguar 4 milion paund anglez nga 1925 deri më 1931. Edhe unë kisha të drejtë të veproja, unë nuk të kërkova kurrë pjesën time. Ato para siç e di gjithkush në Shqipëri janë larë nga gjaku i patrioteve Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e qindra të tjerë”- Letra e Chatin Saraçit për ish- Mbretin Zog i Parë

 

Blendi Fevziu boti dje një shkrim mbi debatin që ka ditë që ka pushtuar disa nga gazetat e përditshme shqiptare: rishikimi i historisë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Shkrimi, i cili sigurisht i drejtohej të gjithë atyre që reaguan nga fjala e Kryeministrit Berisha, ndër të cilët edhe unë, është realist dhe pjesë- pjesë i saktë. Por gjithsesi do të thosha që Fevziu ka harruar apo qëllimisht i është shmangur thelbit të debatit. Pyetja është: A ka të drejtë një Kryeministër, kushdo qoftë ai, të mbledhë historianët e këtij vendi dhe tu japë udhëzime se si duhet të shkruhet historia? Mendoj se ky veprim i nxituar dhe arrogant ndaj historisë është thelbi i debatit dhe arsyeja se përse disa personazhe që shkruajnë për historinë reaguan fort. Përtej shmangies së debatit të fundit mbi tregtinë e armëve të një institucioni shtetëror, Kryeministri i vendit arriti që edhe kësaj here të tërhiqte vëmendjen e publikut me interpretimet e tij mbi ngjarje të caktuara të historisë shqiptare.

Keto foto e terrorizojne

Ashtu si Fevziu, unë besoj se historia e Shqipërisë është mjaft e manipuluar dhe e instrumentalizuar për qëllime politike. Historianët e periudhës komuniste errësuan mjaft figura me kontribute për historinë për shkaqe të lidhura ngushtë me politikën e kohës. Askush nuk mund të harroje se si në librat tanë të shkollës, ne nxënësit që mësonim histori, fshinim me bojë fytyrat e atyre që diktatura i eliminonte pa mëshirë nga radhët e saj. Figura të ndritura të nacionalizmës shqiptare me kontribute në historinë shqiptare nuk përmendeshin kurrë nga historiografia komuniste. Liderë komunistë, të cilët kishin luftuar me armë në dorë për idealin e tyre, papritmas shndërroheshin në tradhtarë. Kur Lasgush Poradeci i madh vdiq, shumëkush në shkollën time u habit. Ne e dinim atë të vdekur prej kohësh dhe ja papritur mësuam një dite se diktatura e kishte mbajtur Lasgushin të fshehur nga rinia që e lexonte me endje. I gjithë ky manipulim zyrtar i historisë bëri atë që psikologjia e shqiptarit sot kundrejt të kaluarës së vet të jetë dyshuese.

I neveritur deri në kulm nga ky manipulim masiv i historisë së shqiptarëve, personalisht për vite me radhë jam munduar të mësoj historinë e vendit tim nga bashkëkohës të huaj të paanshëm apo protagonistë në ngjarje historike. Kam lexuar dhe kërkuar në arkivat e botës për të parë një histori ndryshe të Shqipërisë dhe kam gjetur një histori larg ndikimeve politike dhe egocentrizmit të liderëve shqiptarë, të cilët janë përpjekur dhunshëm të imponojnë rolin e tyre. Për këtë arsye ndërhyrja e pak ditëve më parë nga Berisha në rishikimin e historisë mu duk e pavend dhe jo e natyrshme. Ndërhyrja e politikës në punët e historisë mban akoma njerëzit në llogore ideologjike duke penguar rishikimin normal të shumë figurave dhe ngjarje të rëndësishme të kohës. Sot pas 20 vjetësh në liri mendimi është shumë e turpshme që historianë dhe zëra publikë pranë oborrit të pushtetit të vazhdojnë me të njëjtin stil dhe mënyrë të manipulojnë historinë e shqiptarëve.

Me të drejtë Fevziu për të disatën herë kërkon publikisht që figura e Ahmet Zogut të rishikohet. Jam nga ata që e kam mbështetur këtë mendim. Është shumë e vërtetë që historiografia komuniste ka qenë e pamëshirshme me figurën e Zogut. Tashmë nga distanca e viteve, brezat e rinj kanë nevojë të mësojnë për figurën reale të ish- Mbretit Shqiptar. Por a nuk do të ishte në nderin e Zogut që ky rishikim t’i bëhej nga historianet e pa politizuar shqiptarë, që edhe ai si shumë figura të tjera të zinte vendin që meriton? Përse politika e kësaj qeverie kërkon me dhunë ta vendosë Zogun në piedestale që nuk i meriton? A është e hijshme që Kryeministri i sotëm, i cili 15 vite më parë i përzuri djalin Zogut, ashtu si dikur edhe Duçja, tashmë kërkon t’i ngrejë një bust në mes të Tiranës? Bust në mes të Tiranës për çfarë? Nëse Enver Hoxha i kërkonte aleatëve pas Luftës rikthimin e Zogut si kriminel lufte, a nuk ishte përzënia e Zogut të ri nga Hotel Dajti dhe rrethimi i tij me SHIK-un e famshëm një turp i ngjashëm? Nëse deklarata e Zogut mbi mospranimin e zbarkimit italian në Shqipëri tregon formalisht mosaprovimin e tij për këtë pushtim, a nuk ishte politika e tij ajo që i shiti vendin Italisë fashiste? Mjafton të lexosh fjalët e ish mikut të tij të ngushtë, Çatin Saraçi, për të kuptuar se piedestali që kërkojnë ta hipin me zor Ahmet beun e Matit nuk e mban dot. E thënë me fjalët e Konicës, “nëse kërkojmë t’i japim seriozitet Monarkisë, le t’i lëmë karnavalet mënjanë”. Zogu ka vendin e tij në histori. Le t’ia japim me dinjitet dhe jo me përdhunë.

Fevziu ka shumë të drejtë mbi ekzagjerimin e “Markës” Qemal Stafa. Është e kuptueshme që historiografia komuniste e përdori sakrificën e të riut shkodran për propagande. Ashtu siç la në hije sakrificën e shumë të rinjve të tjerë shqiptarë që lanë jetën në luftë për atë që besonin. Por a nuk është e turpshme që 5 të rinj malësorë, që sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në një Shqipëri më të mirë, t’u hidhet statuja në plehra? A nuk është politika e sotme, e cila me frymën revanshiste kërkon të turpërojë një qytet me kulture si Shkodra duke përdhosur bustin e 5 heronjve të Vigut? A nuk po vepron qeveria jonë ashtu si dikur propaganda komuniste duke zhdukur çdo gjurmë të idealizmit shqiptar për faktin se ky idealizëm u shfrytëzua për propagandë nga regjimi komunist? Po ç’faj kanë 5 djemtë malësorë, të cilët dhanë jetën për një Shqipëri tjetër, shumë ndryshe nga ajo që Hoxha ndërtoi dhe shumë më tjetër se ajo që Berisha po grabit sot?

Fevziu pyet nëse kulti i Qemal Stafës është i ekzagjeruar. Mendoj se PO dhe se vendosja e një numri objektesh emrin e Qemal Stafës është i tepruar. Megjithatë kanë kaluar mbi 20 vjet dhe askush deri më tani nuk i ka tentuar të vendosë një balancë të ndershme pa revansh politik të emrave mbi një sërë rrugësh dhe monumentesh jo vetëm në Tiranë. Heqja e emrit të rrugës së “4 Shkurtit” për shembull, e cila tenton të fshijë nga kujtesa masakrën që trupat kosovare nën udhëheqësin pro gjerman Xhafer Deva, bënë në Tiranë është një turp për Bashkinë e Tiranës, e cila e filloi punën e saj duke falsifikuar historinë e kryeqytetit. Nëse teprimi me emrat e heronjve të Luftës është real, a nuk është fshirja nga memoria historike e ngjarjeve të Luftës po aq i dëmshëm?

Fevziu pyet nëse mundet të ketë paralele midis komunistëve Qemal Stafës dhe Mustafa Gjinishit? A është fati tragjik i Mustafa Gjinishit, i vrarë pas shpine nga shokët e tij të Luftës, i denjë për një përmendore në Tiranë? Unë nuk e di, por di nga arkivat britanike të hapura për këdo se një komunist i vendosur si Gjinishi, i cili pasi përfshihet në listat e MIR britanik në Beograd me rekomandimin e Kryezinjve, trajnohet në përdorimin e shifrës sekrete, të shkrimit me bojë të padukshme, i jepet një pseudonim i cili citohet shpesh nga Radio Londra dhe i dërgohen para nga zyra e SOE ne Stamboll. A ka ndryshim midis Stafës dhe Gjinishit? Çdo lexues mund të nxjerrë përfundimin vetë.

Një tjetër pikë interesante ku Fevziu e orienton shkrimin e tij janë radiogramet e Misioneve Britanike në Shqipëri. Sigurisht puna e Misioneve Britanike duhet pare dhe gjykuar në tërësinë e tyre. Misionet Britanike kishin disa funksione pranë grupeve që operonin, Misionet Ushtarake, por edhe oficerët e Shërbimit Sekret, dokumentet e të cilëve deri më tani janë shumë pak të studiuara. Kabllogramet e tyre nuk janë e vërteta, por analiza dhe gjykime të ngjarjeve, të cilat linin gjurmë në zhvillimet e vrullshme të asaj kohe. Prandaj vetëm studimi i tyre në tërësi do të bëjë të mundur sjelljen e përfundimeve realiste mbi gjykimin që britanikët i bënin faktorëve politike shqiptare. Ja për shembull se si i verifikonte burimet e veta SIS britanik mbi disa figura që Kryeministri ynë i ka për zemër.

Në dosjen e SIS, materialit te mbledhur nga Zbulimi Italian.

“Gani Bej Kryeziu, ish- kapiten i ushtrisë jugosllave, i kthyer në Shqipëri me 1924 me Zogun, më pas u emërua prefekt i Kukësit. Mbante lidhje të vazhdueshme me autoritetet serbe… Pas vrasjes së të vëllait, Ceno Bej, rekrutohet nga shërbimet jugosllave. Gjithmonë një pro serb që ka dëmtuar interesat shqiptare me aktivitetin e tij. Është rekrutuar nga ‘Inteligent Service’ anglez dhe ka organizuar një bandë prej 300 vetash në bashkëpunim me një oficer anglez duke penetruar ne Shqipëri, deri në Shalë. Ka informacion se për këtë aktivitet ka marrë 12 milionë dinarë… Jeton tashmë në Beograd me të vëllanë, Hasanin dhe me vëllanë e vogël, Said një komunist i ri që ka studiuar në Paris”- Dosja WO204/9559

 

-SIS ka bashkangjitur dëshminë e saj të verifikimit:

“Sipas burimeve tona në Ministrinë e Jashtme Jugosllave, Gani Beu merrte 10 mijë dinarë në muaj nga burime sekrete të kësaj Ministrie” (Arkivi Britanik, TNA Dosja HS 7/212).

 

Këto dhe plot të tjera janë dëshmitë e arkivave britanike të kohës për disa nga figurat që Kryeministri ynë i propozon historisë për tu vendosur në piedestalin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. A ka të drejtë? Le ta gjykojnë shqiptarët, por si qytetar i këtij vendi refuzoj të zhytem në llucën e injorancës dhe manipulimit historik që politikanët tanë kërkojnë të na imponojnë. Prandaj rreshtohem përkrah Fevziut me idenë për të mos lejuar për hir të fëmijëve tanë vazhdimin e manipulimit të historisë së shqiptarëve.

48 komente në “Rreth pasioneve për histori të Fevziut dhe Berishës”

  1. tradhetaret says:

    per fevzon do te ishte mire qe STADIUMIT qemal stsfa, ti vihet emri i esat TOPTANIT. E PO kur u be dhe FEVZO historian ???? kesaj i thone te kesh 2 BYTHE, NJE TA çash e nje ta mbash

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Qellimi i tyre eshte i qarte, te ndyjne gjithshka munden.
      Nje cudi me ben:
      Perse nuk e abandonojne gazetaret me integritet studion e ketij dallkauku!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

      1. teuta says:

        Po përse këto 20 vjet nuk kanë shërbyer për ta nxjerrë shqiptarin nga letargjia e skllavërisë mendore? Mbi të gjitha, sepse nuk ka marrë fund monopoli i partive mbi jetën politiko-shoqërore si dhe ai i liderëve mbi partitë politike. Si edhe në të kaluarën komuniste, lideri, partia, pushteti partiak vazhdon të luajë një rol mbizotërues në formësimin e fatit të njeriut. Nëse i bindesh partisë, ke përfitime. Nëse nuk i bindesh ke privacione. Dhe në shumicën e rasteve bëhet fjalë për bukën e gojës, për vendin e punës, për çatinë e shtëpisë, për mbijetesën biologjike të personit. Natyrisht ka edhe një shtresë shumë të vogël që me partinë në pushtet, e lidhin biznese dhe milionat e një pasurimi korruptiv dhe përrallor. Dhe nuk mund të mos pyesim përsëri: Po përse partitë, liderët ruajnë një ndikim kaq të madh mbi jetën e shqiptarit, ndikim që është fatal në jetën e tyre si në kohën e PPSH? Sepse nuk ka drejtësi – është përgjigjja. Pushtetet politike absolute formësohen kudo ku mungon drejtësia. Gjithë favoret që i krijojnë pushtetet politike mbështetësve të tyre, votuesve të tyre, bazohen në dhunën mbi kampin kundërshtar, mbi dhunimin e së drejtës për ata që nuk janë me partinë dhe pushtetin e radhës. Në mungesë të drejtësisë, shqiptari nuk e shikon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive te ligji, te gjykata, por te paria dhe pushteti i radhës që kanë vënë nën thundër edhe gjykatën. Edhe ai që është në opozitë dhe vuan padrejtësitë nuk shpreson te ligji dhe drejtësia. Shpresa e tij është që një ditë, partia e tij të rikthehet në pushtet. Shpresa e tij nuk është drejtësia por hakmarrja, rivendikimi i të drejtave të dhunuara që në mungesë të drejtësisë mund të rivendikohen vetëm me anë të një padrejtësie të re. Dhunim i pushtetit të drejtësisë, kapja e tij, është mjeti me anë të cilit partitë mbajnë shqiptarët të lidhur pas karrocës së tyre, duke mos i lejuar të bëhen qytetarë të lirë, krenarë dhe kurajozë. Prandaj edhe të aftë për të protestuar për liritë dhe të drejtat. Është naivitet që këtë zbrazëti qytetarie, këtë pasivitet dhe mungesë proteste, të mos ta shikosh si një nga rrjedhojat më katastrofike të mungesës së pushtetit të drejtësisë në këto 20 e kusur vjet! Qytetari është njeri i lirë dhe rrënja që ushqen lirinë dhe të drejtat e qytetarit është drejtësia. Pritja këtë rrënjë dhe nuk do ketë më qytetarë, por skllevër të bindur. Mbille dhe rrite drejtësinë e pavarur dhe ajo do ushqejë e rritë qytetarë! Mjerisht këtë të vërtetë, më mirë se kushdo, e dinë sundimtarët!

        1. Shqiponja says:

          Analize shume e sakte!

  2. Ben Chicago says:

    plaku i rjedhur leshon tymnaja per te fshehur deshtimet dhe vjedhjet e familjes

  3. kitara e thyer says:

    me bere qe te nxere nga biploteka e babait librin ,rreziku anglo amerikane per shqiperine. dhe kete ta them sinqerisht. kur ta mbaroje do lexoj, shenime per lindjen e mesme. iu erdhi koha te jene interesante dhe te marin vlera analitike. titistet le ta leme per me mbrapa . ej more komandant ta prishen klonin, kur edhe nje dele binte ne sinjal kishte njerez qe coheshin nga gjumi, ndersa tani po e grabisin shqiperine dhe nuk e rruan askush. per kenaqesine e publikut, mbasi te shesin armatimin shqipetare, do imbushin tynelet me ritjen e kerpudhes, do dhihemi me pica proshut kerpudhe.

  4. Ramy says:

    pamvaresisht se fevzo eshte uturak i saliut para disa viteve ka bere emision per zogollin duke folur per vrasjet e patrioteve per faljen e vermoshit dhe shen naumit serbeve
    per braktisjen e vendit me 7 prill 1939

  5. Drenica e Kuqe says:

    Te lumte pena z. Auron Tare! Te pergezon Drenica, kjo pjese etike dhe etnike e Shqiperise Veriore, te ciles i takon edhe i madhi atdhetar, Hasan Prishtina dhe burra tjere si Azem e Shote Galica,Shaban Polluzha, Mehmet Gradica e deri te Adem Jashari i UÇKse.
    Paç faqen e bardhe!

    Drenica e Kuqe

  6. 21janari says:

    Te lumte Auron, po kontribuon edhe ti se bashku me Favzon qe ta beni shoqerine shqiptare me provinciale se ç’eshte ku gjithkush jep “mendime” per cdo gje dhe si ti vije per mbare. Kur do te japesh “mendime te vlera” per ujitjen e misrit me pika apo per shfrytezimin e berthamave te shalqinit?

  7. toni says:

    Jam i sigurte se nese thuhet historia e vertete, Enver Hoxha na dal hero kombetar,uroj ta kem gabim po me sa po shikojme e po degjojme drejt atij perfundimi po shkojme.flm

  8. flamur says:

    po ti asgje se ke haberin se cpo flet re,vetem nje pyetje kam meqe ti po dije te verteten,PSE qeveria shqiptare qe deri tani na beri njerez dhe po perpiqet te mbroje dhe te bashkoje trojet shqiptare don tani te na humbi historine???????

    1. miri says:

      Tani u be njeri flamuri.
      Duhet te urojme ditelindjen o Muli, o njeri i “ri”

  9. martin says:

    Po ku ka humbur more vellezer Arben Duka se vetem ai i vjen hakut ketij Blendit kopili i Fevzijve i Toptaneve apo se di kujt.E quajti bukur ai Blend Hallatja.Ha Ha Ha

  10. lili says:

    te marrish textin e saracit si deshmi e nje te vertet eshte po ashtu nje gabim historik:ai ishte bashkpunetor i paguar nga anglezet kunder Zogut,sepse anglezet kane vepruar kunder shqipnise n’ate kohe mbasi churchilli ka pasur pranuar ndamjen e shqiperise ndermjet serbise e grekise!prandaj kur mbreti nuk u perkrah ne te vertet nga anglezet,edhe kur ne na duket se po si me abaz kupin!Kjo vlen edhe per misionet angloamerikan ne shqiperi te cilat ishin po ashtu vetem nje menyre per te asgjesuar nationalistet shqiptare
    Pra duhet ende qe te kerkoni ,Zotni auron,

    1. Cakalli7 says:

      u marka me histori analfabetja nga gjermania, merhaba mahmudije

  11. KOLONJA says:

    Zoti Auron ! SHkrimi juaj eshte shume domethenes dhe realist.Je i nderuar per faktin e botimit te letres s z. Saraci drejtuar mbretit.Po ashtu dhe dokumentat e arkivit Angles ku hidhet drite mbi Mustafa Gjinishin.Si duket zoti Fevziu i ka lexuar,po nuk i interesojne ti publikoje.Megjithese ke shkruar me fakte te mbeshtetura ne dokumenta arkivore,po per nje person qe ben komente me emrin Ibrahimi,je nje lugat i Enver Hoxhes dhe te ka mbetur Stalini ne bark. Te faleminderit per mireekuptimin.

  12. anila says:

    Shkrimi shume korekt. autori nuk ka pasur asnje deshire te shaje dhe te lavderoje dike. thjesht ka sjelle fakte bazuar ne shkrimet e shumta qe ka bere per kete.
    ne se dikush mendon ndryshe ta kundershtoje me fakte. pse duhet share pse shkruan ndryshe nga mendimet e dikujt tjeter

  13. xeni says:

    u pa kjo pune…nuk eshte e veshtire t’i qeverisesh shqiptaret, por eshte e kote….

  14. shkodrani says:

    ma mire dote ishte te flitej per deshmoret qe dhane jeten per atdheun si Mujo Ulqinaku dhe jo ato qe ne momente te veshtira u larguan duke vjedhur edhe arin e shqiptareve si puna e Zogut…

  15. kristo says:

    sa i ngjan saliut fevziu .di ndonjeri ndonje lidhje te vjeter se nuk ka mundesi.

  16. mirel says:

    Shkrim shume i mire i Auron Tares.
    Dhe jam dakort me Anilen, ai paraqet faktet dhe gjykimet ia le publikut, pse e shani apo nuk ju pelqen cfare degjoni.
    Per tuafet mbreteria eshte zgjidhja, dhe tju shash mbretin eshte mekat.
    Per kriminelet Kyrezinjte jane Berisha me shoke dhe tju vesh vendin tek tabela e krimit do te thote qe dhe Berisha aty do perfundoje, ne koshin e plerave te historise.
    Thjesht bandes Berishiane nuk i vjen mire.
    Populli e di qe zogu ka qene tradhetar, qe Esat Pasha ka qene tradhetar, qe kryeziu ka qene tradhetar, qe Berisha eshte krye tradhetar.
    Mos i ruhet Berisha ndonje dokumenti arkiv sekret?
    Do ti vije koha.

  17. byli says:

    Lexoni librin e patriotit Xhelal Staravecka “Perpara gjygjit te historise” dhe aty do te gjeni te gjithe bemat e “patrioteve” te Fevziut. Nga Zogu, Abaz Kupi, Ali Kelcyra, Abaz Ermenji, Isa Toska, Mustafa Kruja, Jup Kazazi, Shefqet Verlaci,Bektash Cakrani, Imzot Bumçi e tjere. Ai tregon kush jane tradhetaret dhe kush jane atdhetaret e vertete, kush e ka dashur Shqiperine.

    1. sofra says:

      a eshte pdf ne ndonje vend?

  18. IVAN says:

    dhe kur te shuhesh nen dhe te zi….dhe kur te behesh balte dhe hi..do mbushim pocet dhe do ngreme dolli….dhe do shohim qe ti do ngjallesh si lugat i zi ….o dhenderi i Milices Serbe o Sali……Beqir Valteri i cili u perpoq ta vriste Ahmet Zogun se ja kish vrare xhaxhane shpetoj mire se sipas tradites duhet ti thoshte zogut [te fala xhaxhai]por zogu ja coi koburen lart dhe shpetoi me disa gervishtje…mbasi iku ne shtepi urdheroj Osman Gazepin qe te rethonte parlamentin ku deputetet e opozites te dorezoheshin….kurse trupat e muharem bajraktarit dhe fiqri dines kishin zene vend afer xhamise qendrore te tiranes….komandanti ushtarak i tiranes major xhelal preveza dhe komandanti i xhandermarise major shefqet korca nuk pranuan te mernin urdher nga ahmet zogu perkundrazi i dhane urdher trupave te tyre te zbonin osman gazepin nga rethimi i parlamentit …duke pare qe ushteria dhe xhandermeria ishin kunder tyre u dorezuan,kurse nje batalion me ushtare u dergua tek ura e tujanit dhe ndaloi 2000 mercenare qe vinin prej mati te ndihmonin zogun si dhe ndoloi 2000 mercenare te tjere qe vinin nga dibra….me 25 dhjetor 1924 ahmet zogu u kethye ne krye tenje ushterie mercenaresh rusesh te organizuar dhe te armatosur nga jugosllavet….restaurimi i a.zogut perkrahej nga gjithe fqinjet e cifligareve feudale te cilet shpresonin se ahmet zogu prijsi i cifligareve do te ndihmonte per te plotesuar planet e coptimit te shqiperise midis tyre…ahmet zogu beri disa korigjime te kufirit ne dobi te jugosllavise …i dha minoritetit grekte shqiperise jugore disa koncesione…zogu beri dhe koncesione ushtarake,bankare dhe ne shfrytezimin e naftes Italise….keshtu qe Shqiperia u be praktikisht vasale e Italise…ky pra eshte mbreti qe shiti dhe vodhi gjithe paret e shtetit dhe tani inderuari i vicidolit don ti ngreje bust dhe me c;rast apo se me 20 prill 1924 vrau djalin nga Libohova Avni Rustemin trimin qe vrau tradhetarin Esat Pashe Toptanin mu ne zemer te Frances ne Paris …po keti ku do ja besh bustin o dhender serb..leri historianet te bejne istorine dhe jo ti mesosh ti …se nuk ke brume per kete pune…tung…

  19. Tomorr Shpiragu says:

    Shkrim i mire,kurajoz dhe ne kohen e duhur!Te gjitha keto,per dijeni,Enver Hoxha i ka ditur dhe shume mire!Si dhe qysh i ka ditur(Edhe Tare di shume me pak,per kete e siguroj)kjo mbetet enigme!Mustafa Gjinishi dhe dil tek Sali Berisha,nuk diskutohet Zogu qe nuk ka asnje vlere patriotike dhe z.Tare ben gabim qe e mban linjen e mesatarizmit per Zogun;sepse ke ditarin e Musolinit te sapobotuar i cili e la mbret Zogun;e dinte mire qe punonte per Serbine,por u be edhe i Anglezeve,dhe per kete agjenturizem te dubluar ne ditar Musolini shkruan se”Anglia te shikoje kolonite e saj,ne e kemi fqinje Shqiperine dhe nuk lejojme ketu koloni te Anglise…Me duket pjese ka botuar vjet edhe gazeta “Telegraf”nga ditari sekret!Por kjo nuk ka rendesi sepse do nje Sali(Jago me pardesy te bardhe i Jagos se Beogradit qe edhe Hoxhen e manipuloi per te mos u ngritur Kosova!Jane 200 agjente te UDB te deklaruar nga shtypi ne Ballkan!Sa mund te kete pasur dhe ka Tirana!Hoxha e pranon sepse eshte KGB qe dogji agjentin e Beogradit Koci Xoxe,duke ja thene Stalini Enverit,pasi u zu me Titon(lexo librin me dokumenta sekrete tashme te hapura KGB)Kush u vu drejtues pas Koci Xoxe,sepse nuk mund te imagjinohet te mbetej vendi bosh.Ajo qe ka ndodhur ne Shqiperi pas ardhjes se Alise si sekretar i KQPPSH,(per politiken)eshte nje drame e tmerrshme e Shqiperise,sepse pas viteve ’60 ne aspektin e brendshem kemi nje baterdi te vertete kriminale,thike me dy presa,mund te quhet Alia!Mbeshteste dhe shkaterronte dyfish!Qe nga zhdukja e fese,(Enveri e kish lejuar)me 1967,ne prizmin e revolucionarizimit te jetes se rinise dhe gruas,zakoneve prapanike,shkaterroi lirine e besimit!Vrau komuniste nacionaliste liberale e konservatore…Hoxha nxiste per Kosoven shkrimtaret,artistet,Alia pergatiste kasaphanen e pleniumit te IV ku per maskim,mori vet nje vrejtje,kur dhe raportin grupi i tij ja pergatiti Enverit!Enveri vertet diktator i diktatures se proletarjatet,ka pergjegjesi ekstreme,per rrjeten qe i ngriti Banda e Veriut(aspak malesoret vigane qe i ngriten qindra kenge,me shume se Jugu!Sepse Enveri shihte Kosoven dhe Isuf Gervalla z.Tare,si qytetar,eshte pika referuese qe ndan banden e Ramizit,Saliut,Patozit,e kompani spiunesh ne PD,nga Enveri dhe plejada e gjithe te ekzekutuareve,te interrnuareve politike,te burgosurve dhe te keqtrajtuareve!Kur te vish ne kete pike te nxehte te historise tragjike te Shqiperise se djeshme dhe te sotme,do te kuptosh perse kurre Ramiz Alia,nuk perkujtoi Isuf Gervallen!Kurre Sali Berisha nuk tha nje fjale,nuk beri nje solemnitet a te tregoje si sot perralla spiunesh antishqiptare,bandite te vjeter dhe te rinje te Beogradit te gjithe,per Isuf Gervallen,Haxhi Zeken dhe te tjere!Kjo nuk mund te thuhet per Enver Hoxhen,thuaji sa te duash diktator me zerin e Saliut.Ai mbrojti Isuf Gervallen dhe meqe ke pare dokumenta,shih per keto me te fundit ne Brograd dhe lexo gazeten Borba te asaj kohe c’thote kunder Enverit dhe Gervalles irredentist kosovar!Kerko te mesosh dhe shkruash si qytetare i lire,edhe per komplitin ndaj Adem Jasharit nga Tirana,besohet nga nje zyre kryesore e selise me flamur te zi,PD!Mundet nga ajo zyre u telefonua edhe per Hajdarin,por kjo nuk ka lidhje sepse vone,pas gafave Hajdari denoncoi kallamin e gjate te Ramizit ne PD.(shiko edhe ketu shtypin e kohes)Pra,nyja tashme eshte plotsisht e gjetur!Qendrimet dhe analizat,para dhe pas Gervalles!Udhekryqi ku rri agjenturizmi shqiptar ne sherbim te serbeve i cili shkaterroi Shqiperine,ne menyre qe Kosova te mos kerkonte liri e bashkim me Shqiperine e cila ishte zezone prej vrasjeve,interrnimeve,luftes se klasave,varferise qe mori kulmezim me tufezat e vetpranuara te Ramizit!Por kemi ikjen e Kines,mospranimin e lidhjes me Gjermanine…qe kur shqiptari kosovar te kujtonte Shqiperi,te puthte me vrap Titon,Milloshevicin!Mos iu dridh asnjehere temave me qendrim ne dy karrike nga opinioni qe mund te keqinterpretoje dhe zhurmeria e njerzve te paguar te bandes qe edhe sot drejton me vrasje te njejta dhe korrupsion diskreditues Shqiperine!Nuk ka dy te verteta,as dy te drejta,thote latini i lashte!E verteta eshte vetem nje!Une e kam gjetur,Alia dhe pasardhesi i tij pardesybardhe jane tragjedia e Shqiperise reale!E Shqiperise brenda dhe jashte kufijve te territorit 28 mije kilometer!Hoxha i “kapur”(nuk mund te likujdohesh per vet famen e tij ne popull qe u pa ne varrimin solemn)Ne morem tragjedite e renda,varferine,interrnimet,vrasjet;Kosova lirine e madhe!Ky eshte i vetmi ngushellim kombetar edhe pse ende banda e Veriut,agjenture e vjeter e serbise eshte ne qeverisje!Ketu nuk eshte vendi,por e ardhmja do zbardh gjithshka!Ajo qe ben banditi kriminel i bandes se Veriut qe vrau me ’97;ne Gerdec dhe 21 janar;per reabilitim spiunesh eshte nje perpjekje e dhunshme qe kete here nuk do kaloje!Kombi eshte zgjuar dhe do perndrit vetveten shume shpejt duke u dhene edhe vleresimin e vertete atdhetareve te Kombit dhe agjenteve te te huajeve ne vendin tone ende te mjere!Besoj se si qytetar edhe une,ne koment ju bej nje vrejtje per te pare mire te verteten e vertete qe eshte vetem nje!

  20. edi says:

    Yes mister comunist from tepelena

  21. alban says:

    Urime Auron,megjithese je pak konfuz ne parimet ose principet nga nisesh per te qene objektiv ne shikimin e historis.Si autodidakt qe je ke rruge per te bere.

  22. pse? says:

    blendi fevziu do bledi manen e jo auron taren. ai bled permetari ia gjen telat fevzos se qeverise. o bled mane trafikanti, nje here ne muaj nuk do beje keq tia qendisje ketij fontamasit se na eshte bere bashke me doktorin si buka e perditshme plot maja qe mezi e blejme cdo dite

  23. foti says:

    saliu ,balliu ,fevziu… ‘XHONTURQ’.

  24. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    Mr. Tare,

    Nje verejtje te vogel por te rendesishme.

    Nuk eshte korrekte te thuash qe :
    “Ne mengjez laj syte dhe ngrihem nga krevati.”
    Korrekte eshte , “Ne mengjez ngrihem nga krevati dhe laj syte.”
    Pra fillimisht duhet te ngrihesh nga krevati dhe te lash syte.

    Tani ju konkretisht thoni qe :(copy&paste)
    “Kam lexuar dhe kërkuar në arkivat e botës…”
    mendoj qe duhet te thoni :
    “Kam kerkuar dhe lexuar ne arkivat e botes…”

    Pershendetje te sinqerta nga

    Agimi.

    1. miri says:

      Agim, keto jane korrigjime me vlere per historine.
      Shume mire qe i ve ne dukje.

  25. berisha 2017 says:

    Auron djali, komunizmi duhet zhdukur nga mendja e shqiptareve, duhet te hiqen emrat e rrugeve, shkollave, stadiumeve etj. Komunizmi i solli te keqiat Shqiperise dhe Shqiptareve. (nuk mund te shkruajne apo te japin mend per historine e shqiperise, perfituesit (baballaret, femijet apo niperit) e ketij rregjimi te urryer qe u vendos ne 1945.

  26. KOLONJA says:

    Sipas komentuesit me emrin IBRAHIMI, edhe ju o Tomorr Shpiragu qenkeni nje lugat i Enver Hoxhes dhe paske Stalinin ne bark.Keshtu jam quajtur edhe une pas nje komenti te bere per shkrimin e FEVZIUT te gazeta “Panorama”,prandaj mos u sekelldise shume.Kur nuk ke fakte ke fjale koti dhe ofendime. Faleminderit per mirekuptimin.

  27. jevi says:

    Zoti Auron me gjith respektin qe kam per shkrimet e tua dua te bej nje vrejtje per ty dhe gjithe te tjeret qe duan te shkruajn historin.Ne keta 100 vjet te shtetit shqiptar 50 vjet jane dominuar nga Enver Hoxha te cilin e anash kaloni.Pse?Nga kush keni frike te thuhet e verteta?Ne kete forme ne skemi per te bere histori kurre.Sot pyesin ,a do fetohet 100 vjetori i shtetit shqiptar?Pergjigja ime do te ishte,JO.PSE?Sepse ne te gjithe duam te kemi nga nje dore ne PIEDESTAL,te themi qe ,une kam ber historin.

  28. korcari says:

    Nga thertorja tek dosjet britanike, goxha kercim Auron djali.

  29. ismeti says:

    ky vrasesi fevziu a po faqe ziu edhe ky gomari salo vetem nji kan te perbashket se jan ne sherbim te SERBIS

  30. rolandb says:

    Ku ishte e reja qe sillte ky artikull? Apo u be deti kos dhe hajt te behemi te gjithe gazetare dhe historiane.

    Ka shkruar gjithe kete carcaf per te na treguar qe edhe ai rreshtohet per krahe Fevziut. E cfare pastaj?

    Ah po, do te tregoj qe edhe ai ke marre tube-in per te shkuar ne Kew qe te lexoje arkivat britanike. Per kete, bravo!!!

  31. Pisha flamur! says:

    Tomorr Shpiragut. Ti nuk ke bërë koment, por sintezën reale të tradhëtis permanente, shekullore anti shqiptare e realizuar nga banda e tmerrshëme e veriut me në krye agjentin e sofistikuar Ramiz Alia dhe Gjeneralin Sërbo- Rus Sali Berishën.z-Tomorr! jeni shumë i pregatitur, dhe i iformuar, prandaj dilni hapur me një seri artikujsh realë ku të dekospironi tradhëtin e lartë në këto momente kritike për kombin. E kuptoj rrezikun, por kjo është lufta finale me tradhëtarin më të shëmtuar të Sërbis dhe don sakrifica. Populli sidomos patriotët Kosovarë janë të pa iformuar dhe të manipuluar nga Gjenerali i Viçitolit ose shqiptaro vrasësi. flm

  32. cer njerz te kqinj qe paskan ken shqiptart mer jahu?!
    gjithanej spiunlli.!!!
    qysh ne koh te lashta kan pas spiunu njani tjetrin kta kopuka..
    dhe natyrisht ,spiun te te hujve..
    te lindjes apo perndimit ..
    si more nuk hoqen dor nga vasaliteti shpirtnor karshi te hujve??
    po pse more shqiptare e ulni veten aq shume duke u bere dylbere te te hujve??
    Perjashto skenderbeun dhe enver hoxhen qe u bene kundra te hujve dhe per shqipnin(enveri e coji ne ekstrem fare,se gjergj kastrioti te pakten mbajti kontakte me perndimin dhe u lidh me ta,por enveri preu cdo lidhje me jasht,sikur shqipnija ishte planet me vete mo),pra vec atyre te mesipermve te gjith shqiptart e tjere puthador sherbtor dylber vasal te te huajve jane,
    shif salen tash ti. “cun i amerikes” !!! se mos vec sala.te tan shqiptart te shesin ke amerikani edhe falas fare e jo per fitim qe po se po. ketu nuk ka ndonje gje kundra miqve amerikane por ne fillim duaj njeriun tend e pastaj tjetrin me tej. eshte parim amerikan ky qe ata e zbatojn per veten e tyre,dhe kur shofin qe shqiptart jane jo te ketij parimi,sadoqe u intereson atyre vete ,sepse perfitojne si amerikane qe jane,prapseprap ndjenja qe u krijohet per shqiptaret eshte si ndjenja qe ka fermeri per qenin e tij sherbyes besnik…(humbje respekti..)
    dhe dalin me frazat “qen sulmi”..per ndonje shqiptar te njohur deputet demokrat.
    por kane edhe frazat
    “qen mbrojtje”,”zagar”,”kulish”,qenush”,”kone”,”qen i rrahur”
    “qen qe hungerin”,”qen i lidhur”,”syqen”,”llapaqen”,”qen i terbuar”(sala),”qen stani”,”qen shpelle”,”qen ujk”,”lukuni qensh”(cecenet),”qen birucash”(burgaxhinjt shqiptare),”te q*** qence”(prostitutat shqiptare)…………
    jane disa shprehje e epitete keto qe u pershtaten te gjith shqiptarve dhe shqiptareve kudo ne planet dhe qe mbushin dosjet e sherbimeve te fshehta perndimore kur flitet per “miqte shqiptare”……..
    ikni o shqiptare dhe mblidhni mendjen se lat nam.
    i gjith planeti ju perbuz si qenije te cuditshme midis njeriut dhe majmunit,apo midis normalit dhe te cmendurit..

  33. me vjen keq qe po e them por sa me shume kohe kalon dhe sa me shume dokumente hapen,del se enver hoxha paska pas te drejt me ata qe i luftoi dhe ne pergjithsi me kete popull qe “diktoi”………..

  34. e ardhmja says:

    Auron djali je i sakte dhe bashkekohor,pamvaresisht ndonje bythlepirje te vogel ndaj pushtetit te sotem,qe kerkon domosdoshmerish sipas urdherave qe ka marre nga axhentura serbe per ta shbere shqiperine dhe historine e saj.Keta plhera ,kjo jashteqitje e kombi tone duhet te pergjigjet para popullit se ligjet dhe institucionet tona ligjzbatuese te rruajn prapanicen,jane kthyer ne qendra spiunazhi te Grekut,Serbit,Italjanit deri dhe Turkut.Mallkuar qofshin keta bij bushtrash.

  35. kasemi detroi says:

    Auroni flet sakte dhe me dokumenta. eshte e trupshme qe ndonje komentues sahanlepires i pushteteit hedh kunja per te. Auroni ka guxim dhe eshte nga te paktet qe i ka sherbyer historise se shqiperise. mos harroni historine e Kanalit te KOrfuzit dhe zbulimeve qe ka bere auroni per ndricimin e kesaj te vertete. eshte i vetmi qe ka perballuar te gjithe kete histori dhe askush nga historianet nuk foli per ta mbeshtetur.

    e paket ju eshte dukur qe ai te fajesoje Angline me dokumenta te pa kundershtueshme dhe shteti i vet te mos e perkrahe?

    ne ketu ne diaspore kemi respektin me maksimal per punen e auronit

    1. mirel says:

      Shume e drejte kasem.
      Ne marrim me shume informacion per skandalet qe ben Berisha me banda, dhe bejem gallate me to, ndersa per njerezit e ndershem dhe patriote te vertete si puna e Auronit degjojme shume pak.
      Turp per ata qe veprojne ne kete menyre.
      Tregojne sa mbarpsht jane.

  36. TOPTANI says:

    QE PREJ SHEKUJSH RRON ETHENA
    QINGJI I URTE PI DY NENA ,
    JU NUK DINI ME TE RENE ,
    PI S E R V I L I GJITHE KOPENE …
    KY ESHTE NIPI I ESAT PASH TOPTANIT , QE NDAU KOSOVEN , E SHITI SHQIPERINE .

  37. Tomorr Shpiragu says:

    Pisha flamur,faleminderit per konsidersten!Eshte shkruajtur rrembimthi,dhe eshte vetem nje grimce tradhetie qe ka nyje GORDIANE,Irredentistet kosovare te vrare ne Gjermani nga UDB!Aty eshte pika kulminante e padukshmerise,fshehjes se bandes se Veriut(kujdes,vella,mos ta ngaterrojme me malesoret tane atdhetare gjer ne sublim te jetes)agjenture serbe ne koke te Byrose Politike te ish PPSH;qe spostoi “butesisht”Hoxhen duke i ngarkuar vetem shkrimet e veprave qe ai duket e ka pranuar spostimin nga neglizhenca a humbja e shendetit i cili i eshte pershpejtuar me rrezim qellimisht dhe per kete ka dokumenta qe z.Auron mund t’i shikoje!Alia beri”krushqi”per eklipsim dhe si Saliu qe sot ka veshur antiplumb,Alia kishte antiplumb ne gjoks Enverin.Alia bente cdo raport,konsultim,udhezim dhe “bindete”Enverin te lexonte materjalin(Natyrisht ndonjehere,Enveri hiqte e vinte ndonje pasazh vetemertimor)Gjermania mbrojti irredentistet kosovare dhe goditi ish Jugosllavine hapur(shiko shtypin e atyre ditve ne Gjermani)Enveri i mbrojti hapur Gervallen,Zeken etj…mori hapur familjen e Gervalles ne Tirane gje qe shkaktoi reagim te ashper tek jugosllavet(lexo Borben)Juvosllavet shperthyen vrere te zi ne shtyp kunder Enver Hoxhes dhe ai fuqishem u kunderpergjigj si shqiptar i pamposhtur,komunist nacionalist i vendosur!Ka shume ketu…por erdhi Alia,mes vrasjeve,gjakut te “shokeve”te tij komuniste kokeprere a burgosur humbetirave te Spacit,bashke me shqiptare jokomuniste “armiq”te “socializmit”dhe”Partise”,që nga lufta clirimtare qe eshte vertete epope e ndritshme qe na vendos me merite ne bllokun antifashist!Por,duheshin,keto kasaphana,varferi dhe prishja e planeve te Hoxhes me industrine,bujqesine,hidrocentralet qe edhe sot nuk jane tejkaluar;duheshin menxyrat e Bandes se Veriut qe shqiptaret kosovare,kur te kujtonin Shqiperi,te iiknin si prej djallit,dhe te mbaheshin forte tek Jugosllavia dhe perqafonin Titon,Milloshevicin,si kam thene!”Enver Hoxha qe ne vitet ’60 investonte irredentistet kosovare ne Zvicer,Gjermani dhe Belgjike!”Nuk e them une.E thote nje historian kontemporan,Prof Prievac,ne universitetin e Bolonjes ne nje liber per luften ne Kosove!(me sakt ne shtyp nje here tjeter)Cdo te thote kjo per mbeshtetesit e Bandes se Veriut qe sot,pasi erdhi me projekt dhe pardesy te ish sigurimit te shtetit,percare ne dy pjese nga Alia,pas likujdimit te Hysni Kapos ne France dhe Mehmet Shehut(z.Tare le te kerkoje te gjeje burime kush e shkroi se pari:”SINOPTIKEN kunder “vetvrasjes”(jevtushenko ka thene se kurre nuk ka vetvraje,por vetem vrasje)te ish kryeministrit Mehmet Shehu?Z.Tare dhe te tjere”realiste”le te hetojne se ne letren qe M.Shehu ka lene i shkruan Hoxhes paster(per mua ai eshte vetvrare)per Jagon qe eshte Ramizi dhe kete kerrkush nuk mund ta mohoje,pa u bere pre e bemave atdhetare dhe jo te Mehmet Shehut)Jagua eshte Ramizi qe jo rastesisht solli Jagon me pardesy te bardhe duke bere nje fallsitet total levizjen e studenteve qe,mjerisht,ishte dhe do mbetet nje levizje e ish sigurimit te shtetit.Jo vetem sepse kete e thote Les Valesa ne kujtimet e tij ne 20 vjetor te renies se Murit te Berlinit,no vetem se e thote zonja e hekurt qe drejton Gjermanine,Merkel,por dhe ish kryeministri italian i athershem Andreoti…Dy te paret jane te botuar ne”La Repubblica”,ato dite,Andreoti dhe interviste ne Rai-2.Ka shume te tjera,plotsisht te dokumentuara per Banden e Veriut qe kapi”rob”diktatorin,te cilit kurrsesi nuk mund t’i mohohet Lufta Clirimtare,por nuk mund t’i falet lufta e klasave,kasaphana e Bandes…Por ai pruri Kinen qe politika e Ramizit e largoi se po forcohej ushtarakisht vendi…Ai orjentoi lidhjen me Gjermanine..Nuk eshte e vertete?Perse nuk e permend te pakten kete cdo shqiptar qe ndihet vertet Kuq e Zi,atdhetar?Gervalla nyja qe vendos etapen e dyte te bandes,aksionin final pothuaj hapur per marrjen e drejtimit perfundimtar te Shtetit shqiptar per te penguar zjarrin e ndezur ne Kosove dhe planin “SHPERTHIMI”.Auron Tare,si qytetar mund ta hetoje,si ne kete etape te Bandes se Veriut,ku eleminoi Kapon “kapò”,Shehun pengese dhe pershpejtoi ikjen nga”zoti”te Hoxhes!Ketu ka nje cudi berje prej Alise!Asnjehere nuk lartesoi Gervallen dhe mbushi me buste te merzitshem te Enverit gjithe Shqiperine!(Hoxha thuaji sa te duash diktator,nuk pranoi bust ne shesh dhe ka dokumenta qe Fevziu antiEnver i paqarte,duhet ti kish vendosur,si vendosi Plasarin qe bursen e kish nga Enveri…Nuk eshte e nevojshme te nesh enverist(FISI im nga nena jane te persekutuar)dhe une ne diktature,ne Peshkepi te Vlores kam luftuar dhe mbrojtur nje familje atdhetare,e neperkembur nga lufta e klasave dhe per kete ka dokumenta dhe deshmitare….Por jo vetem Alia,por dhe Berisha nuk e perkujtuan kurre Gervallen,njeriu qe nxiti irredentizmin ne Kosove dhe pruri me vdekjen e tij e te shokeve heroike demonstratat e medha ne Kosove,ne vitet ’80!Perse dhe Berisha harroi kete legjende kosovare qe Beogradi e vrau mizorisht ne Gjermani?Cka ndodhur ketu?A mund te pranohet me teorikisht se Alia,Berisha,klani i tyre i perbindshem qe shkaterruan Shqiperine qe nga viti 1960(Krushovi duket kur nuk pranoi ne mbledhje 1961,per ngritjen e Murit(Ah,perseri muri nga shtetet ngritur,nga shtetet shembur!)Aline,dinte kush ishte ai dhe kujt i sherbente…Përse Berisha,ky tragjikomik i madh gjysem shqiptar familja e gjysem sllave;kur paska ndihmuar Kosoven,paska harruar Gervallen,Zeken dhe A.Jasharin e ma kujtuar nga marazi…i moszbulimit!Si ka mundesi ka 20 vjet ndersa kujton Esad Toptanin dhurusin e Shkodres Malit te zi(kemi nje mal me dokumenta antishqiptarie nga burime te huaja)Zogun qe eshte nje tjeter antishqiptar dhe vrases se pervec atyre vrasjeve me Luigj Gurakuq,Bac Bajram,Hasan Prishtine te veriut ka varur Hekuran Manekun ne Fier,vrau legjenden e Skraparit dhe Shqiperise Riza Cerova,gjakun e te cilit e shkeli horri i politikes dhe korrupsionit Ilir Meta!Zogu eshte vetshpallur mbret dhe nuk ka lavdi as si nenpunes shteti,pasi shteti duhej te ishte bere ndryshe,modern dhe i drejte per te gjithe!Ndaj vleresimi qe Berisha kerkon ti beje Zogut per te ulur Ismail Qemalin,Bajram Currin,Hasan Prishtinen,Luigj Gurakuqin,Riza Ceroven ben pjese tek nyja GORDIANE e Isuf Gervalles qe ai dhe banda e tij kriminale,antishqiptare dhe plotsisht mizore,i shkaktuan Shqiperise,Kosoves,Camerise:gjithe kombit shqiptar!Kur Berisha te pyetet perse per 20 vjet harroi Gervallen,ai qe do ta pyes mund te prese edhe nyjen GORDIANE kokolepsur fort,per te frenuar Kosoven,bashkimin kombetar!Nuk eshte fare e nevojshme te jesh enverist te flasesh te verteten per Zogun qe ka thjesht kohen qe e quajme zogiste,Enverin e luftes,punes dhe lirise,Ramizi,i varferise,mizorise e tradhetise,Saliu i shkaterrimit te vlerave,korrupsionit dhe serish tradhetise!Z.Tare shkruan mire,por thellimi ne ceshtjet kardinale,me ftohtesi,fakte dhe atdhedashuri do e nxjerr ne nje rruge qe shume pak studiues e kane pare,le me qytetaret e thjeshte!Pa mburrje,kjo nuk eshte shikimi im i vetem ne”3D”,por dhe i gjithe atyre qe vertet jane te preokupuar te shkojne tek “enigmat”qe fatkeqeisht dhe mjerisht ne shqiptaret i kemi te shumta dhe prej te ashtuquajturve shqiptare!…Faleminderit,z.Pisha Flamur!Tjeter here me shume,me ftohte,me bindshem!E verteta vuan,por kurre s’mungon!thote populli.

  38. Ca.Usa says:

    Tomorr Shpiragu,
    te gjithe genjejme nga pak dhe fantazojme e fluturojme nganjehere neper enderra,por ti qenke kampjon e thyeke cdo rekord ne kete drejtim…Jepi kon vetes,o zoeteri se mendjen e njeriut nje qime e ndane nga lajthitja..

    1. Tomorr Shpiragu says:

      Ca.Usa.Respektoj te foluren tuaj shqip,qe e kuptoj,por jo injorancen tuaj te mosnjohjes se fakteve!Nuk besoj se fyej si ju me fjalen injorance qe ne shqipen zyrtare do te thote padije!Kjo eshte me e madhe se sa hapsira tek ju,si ka thene per te paditurit Ajzhtajni!…

  39. Maja e hekurave says:

    Ca usa,pa shpjego nyjen perse Berisha 20 vjet kurre nuk permendi Gervallen ti qe qenke i pamarrosur por antishqiptar ne Amerike?Une do te lexoj argumenta,jo pordhe te tuat o “amerikan”sllav qe di shqip!Shpejt do shikosh ku do ngrihet Gervalla dhe ku do perfundoje Sala!…Gjithe spiunet nje fund kane!Mundet dhe ju! FLM T.Shpiragu!Jam kthjelluar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje