Dhori Kule: Akuzat ndaj meje, sulm personal i Irfan Hysenbelliut

11 Korrik 2012, 10:46Politika TEMA

Rektori i Universiteti të Tiranës, Dhori Kule, ka hedhur poshtë pretendimet se ndaj tij ka një raport për abuzime financiare nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në emisionin “Tonight”,  Kule tha se ekziston një raport i KLSH-së, por me asnjë akuzë ndaj tij. Të gjithë këtë amulli ai e ka konsideruar një konflikt interesash për marrjen e godinës së konviktit të Gjuhëve të Huaja mes UT dhe një sipërmarrje private (kompanive mediatike të Irfan Hysenbelliut). Kule ka qenë i prerë dhe në lidhje me universitetet private, duke u shprehur se duhen lejuar dhe mbështetur vetëm ato që vijnë me resurse në shërbim të shoqërisë.

 

Keni qenë publik në media për disa akuza për abuzime nga KLSH, ekziston raporti?

Nuk ka asnjë akuzë, KLSH ka një raport, por asnjë akuzë. Media që donte të merrte sipërmarrjen për godinën e Gjuhëve të Huaja ka spekuluar me këtë fakt. Ka një të vërtetë vetëm me pagesën e pedagogëve për ngarkesat mësimore, pedagogët e brendshëm tejkalonin ngarkesën e orëve të përcaktuara dhe këtë e përcakton kodi i punës që duhen paguar, por nuk është shkelje. Në universitete publike nuk janë rektorët që merren me financat, është këshilli i administrimit që e bën diçka të tillë që ka 17 veta, ku 8 janë të emëruar nga ministri. Makina apo çdo gjë tjetër i është përcaktuar një shumë për tu blerë, janë kryer procedurat që verifikohen nga strukturat përkatëse shtetërore dhe kaq. I bëj thirrje publike kreut të KLSH që këtë situatë të mos e lërë në amulli, nëse ka shkelje ta çojë çështjen në Prokurori. Problemi është i mbyllur se nuk qëndrojnë të tilla akuza, unë e di se pse bëhet kjo.

I gjithë problemi është i një biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Unë i kam thënë gjatë takimit me të që kjo godinë ishte kërkuar prej nesh, pasi më herët më kishin thënë që ka pak nxënës dhe e kam bërë një kërkesë verbale në Bashki. Unë e kam marrë vesh nga media që po ndodh procesi i privatizimit, më pas i bëmë një kërkesë Kryeministrit që godinën ta marrë UT.

 

Ka një lidhje kjo situatë me Lotarinë Kombëtare?
Jo.

 

Është e çuditshme kjo që ju informoheni nga media, ka një mungesë transparece në këtë mes, duke qenë se jeni anëtar i Këshillit bashkiak?

Nuk e di si ka ecur kjo punë. Kjo media nuk u mor me probleme akademike, por me çështje biznesi. Nuk është e drejtë që një biznes të marrë objekte publike. Edukimi privati duhet të vijë me resurse, se në të kundërt ç`përfituam prej tyre, jo të marrin hapësirat tona.

7 komente në “Dhori Kule: Akuzat ndaj meje, sulm personal i Irfan Hysenbelliut”

  1. webapp says:

    ik o Dhori Culo….

  2. Sinani says:

    “Nuk është e drejtë që një biznes të marrë objekte publike. Edukimi privati duhet të vijë me resurse, se në të kundërt ç`përfituam prej tyre, jo të marrin hapësirat tona”. Keshtu thote profesor Dhori dhe ka shume te drejte. Ky eshte dhe thelbi i debatit. Pronat e shtetit duhet te merren dhe te menaxhohen nga entet shteterore dhe jo tu jepen per nje cope buke privateve. Po ketu po na ndodhin ca gjera te cuditshme. Psh. Irfan Hysenbelliu eshte bere i zgjuar!

  3. melesh says:

    ky irfani eshte nje kllaun por eshte edhe pjese e klanit berisha…ka universitetin luarasi.por edhe dhorua nuk eshte me i paket nga maskaralleqet.keshtu qe eshte perplasje maskarenjsh dhe ne kete rast hengshin kokat e njeri tjetrit thote populli.Amen!

  4. Laura says:

    Dgori Kules, shko vidh edhe ca dite qe te kan mbetur….

  5. Fred says:

    Legen ti dhe legena ata qe te sulmojne, ne vendin e Mutit nuk i beson njeri historite me Sapun

  6. Studenti says:

    Hajt mos e rruaj o Dhori se Hysenbelliu nje turkoshak me teper eshte. E kane shume te vogel bishtin keta! Vazhdo aty ku je , se po ben nje pune te mrekullueshme dhe te lavderueshme.

    Universiteti te do, te ka zgjedhur dhe do te mbeshtesi deri ne fund, per gjerat e mira qe ke bere. Mbaje drejt timonin, dhe mos e caj trapin fare.

  7. Arben says:

    Ti Kulo je nje langaraq grigje qe nuk njef limite monetare a morale…nje turp je ti dhe compania jote e ‘akademikeve’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje