Asadin nisin ta braktisin edhe diplomatët. Momenti kur rebelët shkatërrojnë një tank të qeverisë (VIDEO)

12 Korrik 2012, 11:34Politika TEMA

Ambasadori sirian në Irak ka dezertuar duke u bashkuar me opozitën. Ai u bëri thirrje politikanëve dhe ushtarakëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

Sipas BBC, Nawaf Fares është i pari diplomat i lartë sirian që braktis presidentin Asad.

Qeveria është përgjigjur duke e shkarkuar nga posti.

Ndërkohë vendet e Perëndimit po bëjnë thirrje që OKB të forcojë sanksionet ndaj Sirisë. Ata janë gati për të dërguar një mision të dytë vëzhgues në Siri.

Luftimet vazhdojnë në vend. Një video është postuar në YouTube, ku shihet se si shkatërrohet një tank rus i Sirisë. Ai goditet nga një minë antitank, ndërsa ngjarja mesa duket është filmuar nga rebelët në distancë. Mendohet se ekipi i tankut ka vdekur. Ngjarja ndodhi pranë kufirit me Turqinë.

http://youtu.be/ZED54lqrUeg

3 komente në “Asadin nisin ta braktisin edhe diplomatët. Momenti kur rebelët shkatërrojnë një tank të qeverisë (VIDEO)”

  1. Nje grup skraparllinjsh says:

    Ndonje lajm nga Lilua?
    Si po e perjeton situaten ne Siri?
    Aman TemA, na njoftoni se jemi ne merak per shendetin e Lilos!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html

  2. Artur Duka says:

    Siria – Skenar vellavrasjeje qe nxitet aq me shume nga interesat e kunderta te fuqive te medha !

  3. Martin says:

    pervec se mund te jene trembur, dhe me shume mundesi te jene shkaterruar zinxhiret, te jeni te sigurte se asgje se ka gjetur ekuipazhin e tankut… persa i perket moralit, a kane bythe te vazhdojne me… per kete s’di ca te them!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje