facebook.com/bledi.mane
1./Fajin na e kanë gjithmonë komshinjtë
Taksi, taksi!-bërtisja fort atë mëngjes fundqershori në krye të bulevardit Cherni Vrah në Sofie. Isha zgjuar vonë e më duhej të shkoja sa më shpejt në konferencën ku më kishin ftuar ndërsa mbaja në dorë adresën e venusë, kërkoja që taksia e parë të më çonte vërtik. Nga përroi i makinave që dukej sikur vozitnin dremitshim, u shkëput e qëndroi para këmbëve të mia një Volkswagen Golf G60, i lodhur, por lyer me një të verdhë feksëse që t’i shpartallonte sytë, madje edhe ëndrrat që kishe parë një natë më parë.
U futa në makinën e vogël e pa u rehatuar mirë në sediljen e pasme, shtanga dhe nisa të qesh pavullnetshëm. Fytyra pllaqi dhe koka e madhe qerose e taksixhiut lëshoi në mua hijen gjigande si të një eklipsi spartan e megjithë “errësirën” e krijuar, unë vetëm qeshja. Taksixhiu i atij mëngjesi të nxehtë ishte kopja e Ilir Metës në çdo detaj. Pasi i dhashë adresën e kundroja si të isha një kalama naiv dhe zgjasja kokën ta këqyrja me detaje nga këmbët deri lart te qafa e trashë pala-pala. Raftet e memories time u hapën rrufeshëm dhe do ti që kjo mendja ime e djallëzuar përtypte ato çka kisha lexuar më parë rreth pushtimit të zonës së Skraparit nga Mbreti Bullgar Boris në vitet 852-889. Një antropolog i sprovuar mund të dallojë fare lehtë në pamjen, fizikun, peshën dhe tiparet e kryelësëistit Meta mbeturinat e pushtuesve sllavë që iu dyndën kryesisht Antipatresë së lashtë dhe rrethinave të saj. Madje duke i shtuar këtij fakti edhe toponimet e emrave bullgarë si çorovodë (i,e pafajshme), poliçan (bllok shënimesh), çepan (bir i vegjëlisë) të mbushet mendja spontanisht se stërgjyshet e Ilirit do të kenë bërë kërdinë tek shkonin rastësisht pranë burimit të fshatit dhe vonoheshin ngase iu lagnin me ujë buzët ushtarëve të plagosur bullgarë…
Mes kësaj vape të regjur korriku harxhoj kot kohën me ADN-në e Lil bullgarit, ndërkohë që harrova tu them se kjo ishte vizita im e tretë në Sofje. Dhe mbeta i hutuar vërtetë jo vetëm nga format e kokës e bythës së taksixhiut, por edhe nga progresi që ky vend tashmë anëtar i Bashkimit Evropian kishte bërë. Plot 19 vjet më parë kisha qenë atje dhe ndryshimet drastike ishin të prekshme, të prekshme, të prekshme. Njerëz që silleshin dhe respektonin njëri-tjetrin me njerzillëk. Nuk iknin nga dyqani, bari, kinemaja pa marrë edhe faturën për shërbimin që paguanin. Semafori i kuq për ta ishte një NDAL! gjigand dhe askush nuk e luante sumën deri sa jeshilja të ta bënte me sy. 19 vjet me radhë kishin ndryshuar 9 qeverisje e kryeministra të ndryshëm e madje edhe mbretit të tyre Simeon i kishin dhënë shansin të kryeministronte. Kishin hedhur pas krahësh kolapsin dhe krizën financiare të 1997, të cilën e kishin sheshuar me durim, punë, sakrifica e konsensus por jo si ne me bomba dore, mitraloza dhe antitanke. Janë anëtarë të vërtetë NATO-je dhe nga Bashkimi Evropian marrin e japin me fisnikëri si të barabartë mes të barabartëve. Qarkullojnë përherë fytyra të reja jo vetëm në politikë dhe është i vetmi vend në rajon që ka shifrën më të lartë të investimeve të huaja, e cila për periudhën janar-mars 2012 kap shifrën e 236.8 milionë eurove ose rreth 0.8% të GDP. Kryeministri i tyre aktual Boyko Borisov një tjetër trupmadh e kokëderr, ish kampion karateje, pavarësisht se ende është energjik dhe me fizik të fortë, nuk ka menduar e as ka tentuar të tallet me opozitën e t’i vjedhë votat sepse sedra apo ndoshta Brukseli ia shkulin veshin.(?)
Ngjitur, andej nga perëndimi i Bullgarisë një shtet i sajuar multinacional si Maqedonia mbahet më këmbë me oksigjenin e një krenarie artificiale. Me një kryeministër shtatshkurtër, i cili shkon në raport të drejtë me hartën e shtetit të tij, por që me një ego të madhe po ia del mbanë të kopjojë paksa Aleksandrin e Madh të vjedhur. Nikola Gruevski për të gjashtin vit radhazi po ia del të sundojë mbi shqiptarizmën e përçarë maqedonase dhe mban nën kontroll jo vetëm ekonominë modeste të vendit, por edhe harmoninë e sforcuar etniko-fetare. Premtoi se do ia ndryshonte pamjen kryeqytetit të tij të vogël dhe me financa të mëdha ndërtoi përmendoret e kolosëve të historisë e ndërkohë po stukon kalbësirat otomane dhe ato të ish Jugosllavisë që i aviten vetë Shkupit. Ky Gruevski ynë viçidols na çau trapin vjet çdo mëngjes tek mashtronte se 100 vjetori i pavarësisë do e gjente Tiranën me parlament dhe stadium kombëtar të ri, por ia futi pordhës aq kot sa trembi madje edhe Erla zëdhënësen, të cilës nuk ka kush t’ia valëvisë flamurin këtë përvjetor sepse vazhdon të jetë ende beqare.
Kudo të vazhdosh udhëtimin nëpër gadishull sheh qeveri të cilat përligjin sakrificat e popullit të tyre e nëse vetë populli zhgënjehet e nuk i voton më, mbyllin gojën, ulin kokën dhe ikin pa u ndjerë e nuk shfaqen më. Më tipik është rasti i Serbisë plëngprishëse, e cila i shkaktoi peninsulës luftëra të përgjakshme, shkatërroi vende e shuajti qindra mijëra njerëz, por kurrë nuk ua vodhi qytetarëve të saj votat dhe vullnetin. E mbani mend besoj, tek NATO bombardonte Serbinë më 1999-n si kundërpeshë të reprezaljes ndaj Kosovës, por populli atje i qëndroi vitalisht besnik Sllobodan mavrisë. Vetëm një vit më vonë teksa situata ishte qetësuar në rajon, vetë serbët e qëruan me votë të lirë e nuk përtuan t’ia çonin peshqesh Hagës për krimet e bëra. Sot Serbia tallet me bashkësinë ndërkombëtare dhe si zgjebja në grahmat e fundit i ka puçrrosur Kosovës lëkurën e shputës së këmbëve dhe nuk e le kollaj rehat, por e acaron mjaftueshëm. Po me votë të lirë e të drejtë kjo Shkije largoi nga presidenca një moderator si Tadiç, ndërkohë që asnjë arbenristan nuk u shfaq këqëzëve të Beogradit të bënte ironikun, lapanjozin dhe të fortin me kutitë e shenjta të votimeve.
Më në jug, këtej poshtë këmbëve tona në Greqinë cipëplasur të Samaras, politikani i ri i pa konsumuar dhe gjysmë idealisti Aleksis Cipras i së majtës Syriza menaxhon plot vitalitet akumulimin e shtresës së mesme greke, e deri para pak kohësh la pa gjumë Berlin, Paris e Bruksel. Shtrëngoi fort prej bolesh bankierë, bursistë e burokratë evropianë financash dhe u dha shenjë të mos masturbojnë më kaq hapur e kaq halldupçe me paratë dhe mundin e jo vetëm grekërve sepse askush nuk parashikon dot më fatin e kapitalizmit konservator.
Qysh pas vizitës time të fundit në Bullgarinë e 1993-shit jo vetëm kjo e fundit ka ndryshuar, por gjithë gadishulli pavarësisht luftërave, gjakut, spermës, lindjeve, vdekjeve, luksit dhe mizerjes ka evoluuar. Ka evoluuar duke ndryshuar fytyrë, stil, liderë, profil, mirëqenie. Ka ndryshuar politikisht, gjeopolitikisht, financiarisht, mentalisht. Këtej nga ne qysh nga 1993 zgërdheshet fytyra e njëjtë e Berishës, Liria zonjë e parë e dytë dhe e tretë, Zhani Cikon e kemi ende dhe dirigjent dhe balerin, Ardit Gjebrea nuk ka shans të lëshojë mikrofonin nga dora, Nexhmija ende gjallë edhe fizikisht edhe nëpër librat e Fahri Qerata Balliut. Shqipëria nuk ka ndryshuar, ende shtriqet si aristokrate e rëndë mbi sixhadet e Stambollit… ah po se desh harrova. Njoftohemi që ka ndryshime: Ilir Meta nuk është më deputet i Skraparit, por i Ndroqit, Blendi Fevziut i kanë rënë floku, por i është shtuar pasuria. Ndërsa Sandër Frangaj nuk është ende në burg i rrasur prej Berishës. Sandri ka gjetur një gjysëm milet budalla, të cilit i mban në burg mendjen tek ia shpëlan çdo natë me lajmet e Andit (jo të Bushatit, por të Andi Bejtjas).
2./ Albatrosi i deteve të Tropojës
Turp është, por u kërkoj ndjesë. Dalldia e vapës më shtyu të marr një makinë llogaritëse dhe të bëj disa hesape të vogla. Bilanc statistikash le të them më mirë. Kureshtja më detyroi të bëj disa kalkulime kanibaleske thjesht për t’i mbyllur gojën komunitetit ndërkombëtar. Më duket sikur Siria na e kaloi pakëz me vrasjet këto muajt e fundit, por u gabova. Konflikti atje nisi më 2011-n paqësisht me disa lëndime të papërfillshme popullate. Ne i këputëm 4 që në janar. Në Homs dhe Qal’at Samaan u ngritën pushkët e para dhe 2011 u mbyll me rreth 60 civilë të vrarë ndërsa vitin që shkoi ne dolëm mirë fare. 354 të vdekur i kishim vetëm nga aksidentet rrugore, ndërsa vrasje dhe plagosje të rënda patëm aty diku te rreth 124 copë. Pra për 2011 na vjen keq, por e dashur Siri të kemi lenë pas…
Këtë vit progres raporti i vrasjeve, aksidenteve dhe poshtërsive po njeh rritje porsi ekonomia gjermane. Aksidentet dhe gjakmarrja të zbardhin faqen. Madje sot kishim një krim të freskët andej nga Kukësi për të mos përmendur vrasjen e 17 vjeçares Marie Cuku, e cila u vra si burrneshë pas shpine nga disa cuba që janë fshehur ala te ferra. Ka një progres të lehtë nga Siria, veçanërisht masakra e 34 fëmijëve në qytetin Hula na la pakëz mbrapa, por mos harrojmë se vogëlushët u vranë nga të rriturit. Vrasja e një 13 vjeçari nga një tjetër 13 vjeçar me thikë në zemër në Mallakastër, rrëmbimi i makinës në Durrës me një vocërrak 1 vjeçar në të apo vdekja e një fëmije tjetër 2 vjeçar që ra në kanal me makinën e prindërve të tij dhe këta të fundit ngaqë ishin tapë harruan që e kishin me vete, i shtojnë goxha pikë në renditje Shqipërisë…
Rekordet tona i kemi për marshallah. Bëni durim, edhe pak ditë bëni durim kur të lëshohet ujku, truplidhuri, i freskëti, energjiku, cipëplasuri, i njomi fidan, heroi ynë i gjallë i pakallur, babi i Xenit hundë shkabonjë dhe babi i Argitës me sytë me qese, lëkurëvaruri i Brakës, AI që edhe këtë behar me not ka për të shkuar nga Dhër(miu) në Lecce të Italisë të bëjë shurrën atje, të pijë një kafe e të kthehet përsëri me not këtu.
Dil e shfaqju Mesdheut o shpatullgjerë i Albanisë, dil e thyej rekorde o tigri i tokës së shqiponjave. Dil e shpartalloi rekordet se ky është korriku yt i fundit. Dil noto i lirë se mot te 313 nuk ka as legena, as kova uji e jo më pishina o albatros i deteve të Tropojës.
Pa komente shtese zoti Mane!
I Kemi thene tashme fjalet e mira inkurajuese ?
Vazhdo te shkruash se na mungon!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Ne taksi paska gjet Meten! Po kur shkove ne bodello gjete ndonje madame qe i ngjante Monkes???
Blendi je Mendje e Mprehte, e holle dhe teper Pjellore, por nuk te kupton kush aty ne Albanistan, e kupton ti qe atij vendi ja kan Djeg Filizen???? e kane Shkatrru Shkollen, Dijen, Kulturen, Edukaten sepse keshtu Sali Pashai sundon me mire. Nuk dalin Nuk ka me Shtrese Intelektuale, kupton a jo???? Injoranti po pati 1 lug Kos dhe 1 kafshate buke rri urte e sben ze, sepse kaq hapsire mendore ka. edhe aty ne Albanistan vetem Injorantet qe dun Pashain e tyre qe dun Baben si dikur Haxhi Qamili Turqine, kan mbet. Jemi bere per meshire dhe tu fal cdo dit ne Zot se mos ai i Madherishmi ben ndonje Mrekulli.
hahahaha public enemy whith spiky hair . Edhe pse e urrej me têrê qenjen time Ilir Meten, portretizimin qe i bên ky lopcari Mane êshte sikur nje pêrralle qe spontanisht e c’pikê per te mashtruar femijet
Lopcar zoti Mane???Nqs ai eshte lopcar,ti c’je?
Ta them une cje;je nje koqe kandari e shpartalluar nga sifilizi ,trap!
Posi s’e kupton o korcar qe ky ramy eshte ilir meta qe shkruan me emra robotesh jo koqe kanari po koker ka…iii
Sigurisht qe dhe mbi ne si popullrendon nje pjese e madhe e fajit per kete corbe te prishur qe eshte gatuar ketu tek ne.Ne presim ti ngihet Rames apo Nanos dje qe te cohen e te rrezojne fashistin Sali.Kermave si Saliu apo atyre para dhe pas tij, duhet t’ia u gjejme vete vendin.Po cfare pret ketu kur rina e ka menjen te haje fara,sindikatat jane inekzistente,dhe elitat nje pjese e inkriminuar,nje pjese e pergjumur dhe frikesuar.Perderisa Saliu nuk po rezohet me revolucion,une personalisht nuk kam besim se qeveria pasardhese do te beje ndonje gje te mire.Sigurisht qe do te jete me mire se qeverisja e talebanit Sali me zvarraniket e tij,por perseri do te kemi te njejtat probleme.Fytyrat e qelbura qe sot po ia pine gjak e palce ketij vendi,neser perseri do ti shohim si te ftuar ne emisionet e Fevziut apo Sokol Balles.Ky vend nuk mund te ndryshohet pa nje revolucion rrenjesor dhe pa nje burgosje te te gjithe fajtoreve kryesore te kesaj katrahure.Me duket nje mision i pamundur.
Figura e pershkruar me sakte ne kete shkrim, eshte padyshim ajo e Lil Metes! Po me Monen pse nuk merresh pak o Bledi?!
O Blendi nxitohesh kur thua qe udheheqesi yne i nderuar nuk do te kete ku te notoje kur te shkoje tek 313.Ne te gjithe bashke qe na digjet zemra per te si nje grusht i vetem,do te shkojme atje çdo dite te bejme shurren,duke krijuar keshtu ne kete menyre nje pishine me permasa olimpike per udheheqesin tone dhe zvarraniket e tij.Te pellcasin nga inati pastaj keta punisto-mafjozet qe jane anti tunel,kur ta shikojne udheheqesin duke u lare.
Bukur shkruan o Blendi Mane!
Shqiperia ka nevoje per djem te guximshem si ty!
Kisha vetm nje verejtje per titullin:
Albatrosi eshte nje zog i lire i deteve, si pulbardha!…
Saliu yne eshte morri i Viçidolit,
Cjap i zgjebosur i shpellave,
Kameleon dhe genjeshtar i peshtire!
Kriminel dhe Hajdut i pacipe!
Varrmihsi me i felliqur i Shqiperise, i ekonomise dhe i kultures se saj!
Ne keto 100 vjetet e fundit Shqiperia nuk ka patur politikan sharlatan me te poshter se ky M o n s t e r !…
1-sh!!! Vetem zgjidhja pak Deus Ex Machina…
Po ku ma ke gjet o Bled?!!
I madh je, fiks fare ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/ilir-meta-lsi-ja.html
Fuqishem aty. Tigri i Shqiperise Sal-ndoka#i…
Dil e shfaqju Mesdheut o shpatullgjerë i Albanisë, dil e thyej rekorde o tigri i tokës së shqiponjave. Dil e shpartalloi rekordet se ky është korriku yt i fundit. Dil noto i lirë se mot te 313 nuk ka as legena, as kova uji e jo më pishina o albatros i deteve të Tropojës.
SHRESOJ DHE LUTEM QE TE BEHET REALITET. BRAVO BLEDI!
nuk ka koment i gjithi ky shkrim,por pershkrim i jashtzakonshem
Dil e shfaqju Mesdheut o shpatullgjerë i Albanisë, dil e thyej rekorde o tigri i tokës së shqiponjave. Dil e shpartalloi rekordet se ky është korriku yt i fundit. Dil noto i lirë se mot te 313 nuk ka as legena, as kova uji e jo më pishina o albatros i deteve të Tropojës.
Urime Bledi
More Bledi dy tri gjera do te them po qe se me lejon
1-Golf G60 nuk e di se kur eshte shpikur.Ka shkue deri tek Golf 7 apo golf 8 por te Golf G60 do te duhen spaku edhe 6 shekuj nejse.
2-More per aksidentet nuk po te kuptoj mire mos do te thuash se kur ecin me shpejtesi makinat dhe aksidentohen mos shofer eshte Berisha.Po po te ishte Kryeminister idhudhi yt Rama athua ndalohen aksidentet?
3-Po te jete kryeminister Rama ai djaloshi kriminel ne Ballsh do te ishte i edukuar dhe paqesor si dhe te tjeret qe vriten?
4-Mesoje nje gje :Pakica Deshton.Ti je pakice e kalue pakices.
Me te peshtire se Sala jane qelbesirat dhe ushtaret e ndyre qe e ndjekin nga mbrapa, maloke si puna jote! Ju jeni mallkimi i atij vendi…
Sali Berisha sapo ktheu patkonjt nga dielli.
jo jo, ishte shpatullgjeri Berisha qe po shkelte diellin me patkonjte e kalit.
Je i vetmi qe i jep spaten pleres berisha, vazhdo keshtu hapur fare jo si ca qe ne e mer te etikes bejne sikur e thumbojne
Po maloku i Vicidolit e ndertoj stadiumin e Ri,biles edhe emrin nuk i’a vuri Qemal Stafa,por se nga gjeti 1 malok andej nga shpellat dhe i vuni emrin e tij.
Megjithate kete stadium madheshtor qe ndertoj BARBARI e prishi si gjithmon ED RAMA qe eshte i shitur ke greket,edhe ke serbet,edhe ke Koreano Verioret.Ai e prishi stadiumin e ri qy ndertoj maloku,por maloku nuk jepet.Gojet e liga thone se maloku ka me e ndertue perseri,eksluzivisht per 100 vjetorin e Pavarsise te ketij kombi Krenar,te Lashte dhe Sypatrembur.
Ka me e ndertue Ai BARBAR,me degjoni mue.
Asht i beses ai,kur jep fjalen,ther dhe djalen(Xenin) ai Shkerdhate.
E ka ba Sheqerja te beses,por edhe uji,malet,pemet si dhe fakti qe po te kesh lind ne Shqiperine e Siperme behesh Automatikisht njeri me Bese.
dean
na te veriut jena me bese,mire e thu.
Une po te themi dicka,ne 1000 serbe me ngel gjalle,te jesh i sigurt se ata do te jetojne te lire e te gezum me ne.Mjaft ti bien doret bajraktarit te Vucidolit ene puna ka marr fund.Nuset ja u japim vete,tokat po,mjaft te jap urdhen i madhi.
pranda ene nave na te Kosoves e dona fort salni berishen.Se ai ka qene ene asht shum patriot.
Hahahha…………,Fiks fare.
Kallanxhiu i permetit di te kallaisi shum mire genjeshtrat.I kallais aq mire sa ato ne dukje duken sikur zizellojne per te mos them se shkelqejne dhe kur ti mendon se se eshte kaaisur dhe nuk duhet te kesh merak per te mbushur ate pjate bakri shum shpejt ti shikon se ne ate pjaten e kallaisur shikohet Oksidi i bakrit qe te ben me dhimjbe barku po qe se nuk te vdes.Po zoterote ashtu “eshte” ai Skrapari ne kohen e pushtimit te Borisit nuk ishte i mbushur me shqiptar,biles cdo njeri qe jeton atje jane mbetje te Bullgarise se borisit dhe vetem ai permeti kallanxhinjve eshte shqiptar dhe tjetra me e rendesishme eshte se berisha do te notoj edhe 4 vjet te tjera MBAS KETIJ VITI DHE SHPRESOJ SE TI ME EDVININ ORTODOKS TE MOS VRISNI VETEN.
Ty duhet me te kap prej veshesh, ti je nje njeri i keq, do te te cojme te mbash sapunin ke Spaci ne 2013.
Duku atehere mos u fshi, por mos u bej merak, kena per te te gjet.
o SKRAPar-G,o raki-G,me Permetin,kot sa merresh,se respektohet nga Velipoja ne Ksamil.Sa per BLED MANEN,mos e kruaj shume,eshte PUBLIC ENEMY,ti je bajgaxhi Çepani..Mjere ju kur tu ike
Iliri ne PeQIN,ku do vini o barkpangopur?PERMETAREVE U RROFSHI ZALLAT,SE DHE ATE KANIONIN E OSUMIT UA U MBYTEN KTO 2 VITET E FUNDIT ME LENGARICEN…JU DHE TROPOJANET KENI DICKA TJETER VEC KOALICIONIT,PINI RAKI KUMBULLE SI GOMARI KUR NGELENI PA PUNE,DHE RRIHNI GRATE NE SHPI…O TE MJERE,LANI CMERSIN KUR TE FLISNI PER PERMETIN TJETER HERE
O Mentar jeni me te vertete fatkeqesia e ketij kombi.Vetem Saliun mos iu prekin,se edhe per nenen tuaj nuk do te kercenit perpjete keshtu.Je nje produkt i jashtqitjes se qenit Sali.A e shikoni si eshte katandisur Shqiperia mor kafshe prehistorike?Le qe ca harxhoj dhe frymen kot me ty une.Ju edhe morrave qe keni ne koke u keni shkaktuar trauma marramendese nga kokeboshesia tuaj.
ja edhe nji kang e re popullore:
kush ma ha rroten e k****
Ilir Meta i Skraparit
kush mi rrun bolet e mija
Sal Berish Demokracija
kush e han k*** me dhembe
Lulzim Basha me te jeme
kush punon me rrota preshi
Jozefina sokoleshi
kush qeron kokat e peshkut
JOzefina e Shkoderleshkut
kush ma merr si akullore
PD-istja me gojore
Po pse nuk e thua troç o Bled Trimi.Ne jemi populli me mut muti,me i dhjere se nuk ka se si qe per 20 vjet e kusur viçidolsi po na i leron dhe ne akoma s’bejme gje tjeter vetem lexojm e komentojm.Jane te ralle TRIMA si ti o Bled s ne si komb vetem nje gje dime.NE TE HAM ….. dhe kaq.
Me ne fund Shqipëria ka nje Gazetar te drejt, te guximshem qe ngren zerin e se vertetes! Urime Gazetar, me plot kuptimin e fjales, e jo si qaftulat, bythrrullurit, buzesilikonet, cipeplasurat e cipeplasurit dashnore e dashnore politikanesh……. pseudoanliste, servile lepires te kulcedres se tropojes
sa kam qesh o Bledi,
sikur ta quaje edhe -Sandokani i Tropojes- me gjithe citat qe e rethojne , do ta kishe kompletu me mire artikullin.
Je i madh Bledi
bravo Bledi…ke stil te vecant te shkruari jo si ai adashi jot ke klani qe e perserit titullin e emisjonit 15 here,kujton i shkreti sikur ne sja kuptoim
nuk e kuptoj ca t ka bo sala qe e paraqet kaq te mir bythqirin!
kur ta lem naj dite tja qim rracen kac ,horizontalisht,paralelisht,me stil peshku dhe pamje nga deti.
nuk o burri keq .trropojont jan te beses ne pergjithesi e keshtu duhet te jet edhe sali fiaqiri,babi xenit
nuk
Ja ke leru mire babes se Xenit,ketij njeriu te pa cipe, qe me siguri e jema e ka zene me gomar, mbasi i ngjan shume.Ky lloj robi me emrin Sali nuk njeh as turp as nder,keshtu qe nuk ka asgje te perbashket me njeriun,prandaj dhe perligja me gomarin eshte normale.Aferim i kjofte Vicidolit qe i ka krijur rrethanat e nderzimit.
Bledi, je shume I mire ne te thighs shkrimet Jo vetem per temat “djegese” qe kap por dhe fshikullimen qe u Ben personazheve.. Te uroj jete te gjate bashke me ekipin e TEMES.
Je I vecante ne Cdo drejtim qe perfshin gazetaria.
Urime
pamvarsish cili eshte opinioni yne per neandethalin e vucidolit,,,ky djali shkruan budallalliqe’si hartimet a nje nxense te fillores
Eshte e bukur Bullgaria o Bled.
Kam qene vjet per pushime me pelqeu shume.
Atje nuk pellet hoxha gjithe diten allahu akbar me lal prandaj jane ndryshe.
Permetar me b..e te ka bere nena. Je njesh! Mos u ndal!
Je fantastik. Na jesh shprese shoku. Bravo
Pidary demokratis:
Lexojeni kete debil qe perfaqson esencen e shumices se komentueseve te mesiperm.Mos e thente zoti te bine Shqiptaret ne duaret e ketyre goje ndyreve.Manen dhe shoket e tij koha do ti marre perpara e do ti fshije nga faqa e dheut,sa shenje e nishan nuk do tu mbese mbi dhe.Ndersa emrin e Berishes qe e mohoi dhe kontribojne ne shembjen e diktatures barbare komuniste,qe antarsoi Shqiperine ne NATO,qe ne vend te telave me gjemba i dha vizat popullit shqiptare,qe ndertoi rrugen e kombit dhe po ben vendin kandidat per ne B.Europjan,qe si asnjehere ne historine e saj shqiperija u vizitua nga nje president Amerikan(Bushi)i cili shpalli PAMVARSINE e Kosoves me ne mes te Tiranes e tj.e tj.do shkruhet me shkroja te arta te pashlyeshme ne historine e Shqiperise e te popullit shqiptare.Vazhdoni ju e gajasuni dhe bejani qejfin njeri tjeterit me derdellisjet tuaja…
kush meret me shqiptaret e ka nje hall o interes,sepse meqe jemi nje vend i marum me kohe te themi qe nga 44-tra e ketej,kur te behemi do vije fundi botes,ma do mendja investimi i manes ne publicistike do dali diku me ndonje levizje politike,me thene te drejten nuk me ben pershtypje kto lloj pershkrimesh te cilat i kemi parasysh cdo dite,dhe do ti kemi ne te ardhmen
Kur nje popull ve ne krye nje kriminel ,qe e kish perzene me pushke,nuk meriton fat tjeter.
O, Tomorri i Berattit!. Ju në komentin që bëni për artikullin madhështor të Manes, thoni:”… Ne si komb vetëm një gjë dimë: Ne të hamë dhe kaq!”…
Mendoj se e ke lënë pa kok frazën sepse ne dimë dhe anën tjetër të medaljes: ” Dhe të dhjesim.” Hahaha…! Si të dukem o mik, jam pak dialektik..? Të mjertët ne që na mutosi një Sërbo rus i neveritëshm..
sbesoj sot te lexoj gje me te mire
hahahahahahahahhaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahaaaaaaaaaaaa
Bled Permetari do te te bejme qytetar nderi te Vlores
ec te vdeksha.Je 1111shhhhhhhhh
“E mbani mend besoj, tek NATO bombardonte Serbinë më 1999-n si kundërpeshë të reprezaljes ndaj Kosovës, por populli atje i qëndroi vitalisht besnik Sllobodan mavrisë. Vetëm një vit më vonë teksa situata ishte qetësuar në rajon, vetë serbët e qëruan me votë të lirë e nuk përtuan t’ia çonin peshqesh Hagës për krimet e bëra. Sot Serbia tallet me bashkësinë ndërkombëtare dhe si zgjebja në grahmat e fundit i ka puçrrosur Kosovës lëkurën e shputës së këmbëve dhe nuk e le kollaj rehat, por e acaron mjaftueshëm. Po me votë të lirë e të drejtë kjo Shkije largoi nga presidenca një moderator si Tadiç, ndërkohë që asnjë arbenristan nuk u shfaq këqëzëve të Beogradit të bënte ironikun, lapanjozin dhe të fortin me kutitë e shenjta të votimeve.”
Besoj se per politiken shqiptare e salen ne vecanti mund te kesh informacione ramiste shume te sakta por sa i perket serbeve ja ke futur jo kot por kot fare. ne fill me le pershtypjen e nje analisti dinjtoz por me kete qe the per serbet e tregove veten qe je nje 08/15 analist, si gjithe analistet medioker e deri tek koqet te politizuar shqiptar.
O Bledi je shume i mire por ki parasysh nje thenie te te ndjerit IZET VERCISHTI”NUK PYET HALEJA NGA PORDHET”…….
bled je nje talles k*** me 5 yje. bravo te qofte se kshu e duan keta.
SHKRUANI RRALLE,POR GODITNI NE SHENJE, ZOTI MANE .JENI I LEXUAR DHE MIREPRITUR NGA LEXUESIT (Hiq menjane ca srvile te verbuar nga cipeplasuri dhe lekurvaruri Berisha).MIRPO JA KENI NGRENE PAK MERITAT BERISHES : AI ESHTE NJE NOTAR I MIRE . KA MUNDESI DHE DO TA BEJE, QE ME NOT PER NE lECCE, NUK DO TE SHKOJE TE PSHURRE VETEM NJE HERE,POR DY HERE, SEPSE KETU NE SHQIPERI E KA NDOTUR AMBJENTIN AQ KEQ SA MINISTRI I MJEDISIT ,MEDIU, S’MUND TE BEJE DOT GJE.
Dikush ka shkruar qe po te jete Rama nuk do ndodhin aksidente, ndosha do ndodhin por ne qofte se ky Rama nuk regullon sinjalistikat ne rruge, nuk ve ligj qe po shkele semaforin ben burg, qe po nuk respektove kembesorin se eshte ai mbreti i vijave te bardha jo shoferi me nje hekurishte 4000 kubik, qe po preve pyje me shum se do mbjellesh, do hash te satme, qe po peshkove me dinamit ne dete do ta plasin ne bythe, pra po s’ beri keto per te na qetesu e siguru jeten, te vej ne fund te oborrit dhe AI
Ok. Na shkruaj cdo dite nje shkrim te ngjashem. Na e ben diten me te BUKUR
perle
shum shkrim i arrir do kisha kurreshtjen te shkruje dicka te till edhe per te majtet e shqipris se edhe aty mund te gjesh material shum , s ka lezet te shahen vetem keta se fundja i gjith populli e di ca tipash jane.
gjithsesi dy shkrimet e fundit shum te arrira
Jemi me ty ne te gjithe artikullin tend, vec nje gje nuk mund te rri pa ta thene, sa me pak fjale te huaja si per shembull. Nuk ke pse e perdor fjalen bullgare “Ilir”. Ne vend te kesaj fjale kemi fjalen e bukur shqipe “mut i prishur”. Me fal per vrejtjen por e them per te miren e popullit shqiptar.
Pershkrimi juaj eshte shume i sakte.Vicidolli SALI eshte padyshim pergjegjesi kryesore per gjithecka ka ndodhur me pushtetin e tije.UJKU UJKU PO CAKALLI PO BEN KERDINE. Bjeru derrave ,ju beni pjese ne grupin e gazetarve qe se behen as sa gishtat e njeres dore. Ju respektoje per guximin dhe menyren e trajtimit te problemeve me mendje te hapur,ndonse jam i mendimit qe me perdorimin e fjalve erotike te jeshe pak me i kujdeseshem.
thjeshte i papam
Nuk dua te merrem me pjesen e akuzave qe i ben Z. Mane atyre tipave te politikes me siper. Desha vetem miqesissht ta ftoj te reflektoje dhe here tjeter te mos beje komente per pamjen fizike te bukur ose shemtuar te njerezve, sekjo e shmeton gazetarine. Te gjithe kemi te meta ose kemi te aferm me te meta fizike. Mbase Z. Mane eshte per vete ka bukurine e Apollonit poor besoj se nuk mjafton. Nejse z. mane, komplimente si vezhgues i holle e i zoti qe keni arritur ta shihni taksistin bullgar edhe nga b*tha vec te tjerash. S’dua ta mendoj si ceshtje preferencash…
haaa je i madh BLEDI
Bledi, une jam fiksuar me artikujt e tu! Je “search-i” im i pare ne gazeten tema, dhe nuk zhgenjehem asnjehere nga artikujt e tua!
Ky artikull ishte serisht godites… nuk resht se lexuar paragraphin e fundit
“Dil e shfaqju Mesdheut o shpatullgjerë i Albanisë, dil e thyej rekorde o tigri i tokës së shqiponjave. Dil e shpartalloi rekordet se ky është korriku yt i fundit. Dil noto i lirë se mot te 313 nuk ka as legena, as kova uji e jo më pishina o albatros i deteve të Tropojës.”
A thua, do vi dita qe ky njeri te futet me vertete ne burg? A thua do kemi ndonje politikan kaq te guximshem sa te fusi kete njeri ne burg? Per mua, dhe besoj per shume shqiptare te tjere, dita kur ky njeri te futej ne burg do ishte nje dite qe te gjithe mund te fillonim te merrnim fryme lirshem dhe te fillonim te shpresonim per nje Shqiperi me te mire! Vetem nese futet ky njeri ne burg, mund te kete shpresa se ky shtet mund te rimekembet!