Deputeti socialist dhe njëherësh nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ilir Gjoni, tha sot para mediave se Ministria e Mbrojtjes është institucioni më i mbyllur, më abuziv dhe më i korruptuar.
“Refuzimet e përsëritura nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes për të mos pranuar mbikëqyrjen parlamentare janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit e cila, në gjykimin tonë, buron nga një kulturë mbisunduese papërgjegjshmërie para ligjit, fodullëku korruptiv dhe pandëshkueshmërie. Për Këshillin e Miliarderëve të Saliut më shumë vlerë ka diskrecioni i tyre sesa ligji.
Është për të ardhur keq dhe njëkohësisht është alarmante që Ministria jonë e Mbrojtjes e cila përfaqëson vendin tonë në organizatën e NATO, e cila, në themel e parim bazë të saj ka transparencën, kontrollin civil mbi forcat e armatosura dhe respektimin e ligjit, të jetë institucioni më i mbyllur, më abuziv, e më i korruptuar që cënon rëndë jo vetëm imazhin e vendit dhe dëmton ndjeshëm integrimin dhe arritjen e standardeve të NATO të Forcave tona të Armatosura, por dhe vetë NATO-n si të tërë. Kjo është një kosto që shqiptarët s’kanë përse ta paguajnë,” tha Gjoni.
Deputeti socialist tha se Imami përpara se të akuzojë opozitën si të lidhur me bizneset serbe, duhet të pyesë se cili është partneri serb në bizneset e gruas së kreut të SHIU. Sërish Gjoni hodhi dyshime për përgjime të paautorizuara nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Indiciet e qarta të dhëna nga disa burime siç janë media, vetë punonjësit e institucioneve të sigurisë, deklaratat e herëpashershme të zyrtarëve të lartë siç ishte rasti i Berishës me 21 janar kur deklaroi se i vetmi burim i informacionit kishte qenë SHIU, dhe vetë fakti që Ministria pengon mbikëqyrjen e parlamentit, na forcojnë bindjen se elementë të caktuar të kësaj ministrie kanë dalë jashtë kornizave ligjore e kushtetuese duke u përfshirë në tregti korruptive armësh e municionesh, madje ndoshta deri në përdorimin e strukturave të specializuara të kësaj ministrie për kryerjen e aktiviteteve të rënda antikushtetuesve siç mund të jenë dhe përgjimet e paautorizuara. Ministri Imami para se të dalë me deklarata publike bën mirë të pyesë ish drejtuesin e SHIU-t apo bashkëshorten e tij se kush është partneri serb në një prej kompanive ku ajo zotëron aksione që tregton municione e armatime shqiptare,” tha Gjoni.
“Ministria e Mbrojtjes nuk është pronë as e Saliut e as e Arbenit. Ajo i përket gjithë shqiptarëve, është simbol i unitetit tonë. Ajo ka qenë dhe duhet të jetë krenaria e vendit. Ushtarakët dhe nëpunësit e përkushtuar të këtij dikasteri nuk e meritojnë këtë damkë antikushtetuese që po u vënë drejtuesit e papërgjegjshëm të saj. Dua të garantoj qytetarët shqiptarë se do apo nuk do Ministri i Mbrojtjes apo Saliu, deputetët e Kuvendit do ta kryejnë detyrën e tyre. Komisioni i Sigurisë edhe në mbledhjen e djeshme rikonfirmoi vullnetin e tij për të ushtruar funksionet e veta siç ja njeh ligji e Kushtetuta për ta rifutur në hullitë kushtetuese këtë institucion kaq të rëndësishëm të shtetit që është kapur nga një klan abuziv e antikushtetues.”
Pershendetje,
Ju pergezoj per punen qe beni ne pergjithesi,por me brengose fakti pse perdorni aq shume terme sllave,si per shembull trojka,pse nuk thoni treshi? Pastaj ka edhe fjale tjera qe kam hasur por jo ketu momentalisht.Ne pergjithesi ne mediat shqiptare perdoren shume shprehje te huaja,sidomos sllave.E dime fare mire qe gjuha shqipe eshte nene e te gjitha gjuheve ne Europe sidomos,e ne sot marim shrehje sllave.Ju lutmi,pa keqkuptime,ju di media ne pergjithese shamngjuni ketyre shprehjeve,se gjenratat e reja i mesojne edhe prej jush keto fjale,duke menduar se jan te shqipes.Pastaj disa mbiemra te disa politkaneve apo artistve te ndryshem,si edhe te disa sportisteve qe i perdorni ne te pashquar.Ta permendi nje shmebull,Thaci takon Tadiq,pse jo Tadiqin? Duke shpresuar se nuk me keni keqkuptuar ju pershendes perzemerisht dhe suksese ne pune.
Keta i dine te tera!!!
Pse i bini rreth e rreth?!!
Pse valle, thoni se shqiptaret e besojne djalin e Xhelil Gjonit dhe nipin e Hysni Kapos per cka thote? Apo, ndoshta ndokush nuk e di se edhe aktori-minister vjen po nga e njejta ane…? Perdite e me teper shqiptaret po e konfirmojne se e kane kuptuar qe, te dy te medhenjte (PD e PS) jane dy gjysmat e mutit te bere para 22 vitesh nga nena PPSH. Vetem alternativat e reja ne horizont do t’ua tregojne vendin vitin qe vjen…
Ilir Xhelil Gjoni djali ish kryeprokurorir te shqiperis qe pushkatoj , denoj mijera e mijera shqiptar te pafajshem
O tano po ja fut pordhes kot Xhelil Gjoni ka qene sekretar i pare e me vone antar i birose politike.
Na hengert me kete shprehje bajate grashe thashethemaxhije:”…TE NA SKJAROI…”.Te paskan hedhur ne fund te faqes se gazetes,o Gjoni,s’te paskan respektuar fare,megjithse je i biri i nje ish antari te byros se famshme politike…
Bujar,pershendetje!Shqetesimi juaj eshte shume me vend.Problemi i gjuhes duhet te jete shqetesimi nr.1 per cdo shqiptar.Por cfar mund te presesh nga deputetet tane kur dhe fjalen e pare “kuvend” ata e kane harruar.
Per Ilir Gjonin nuk kam e as k
Shume zhurme per asgje. Edhe kjo radhe do te shkoje si gjithe te tjerat, pasi vjen muaji Gusht dhe parlamenti shkon me leje. Kur te vije Shtatori harrojne se çkane dash te bejne, pasi çudia me e madhe 3 dite zgjate. Ky eshte injejti skenar kur ishte shoku Edi Rama Kryetar Bashkie qe vodhi sa deshi dhe nuk la komisionin parlamentar te kontrollonte. Ai atehere u mbrojte me megafone, kurse zoti Imami po mbrohet me heshtje. Te dy palet nga e njejta nene kane dale, nga nena Parti (PPSH). Ata na vjedhin dhe ne heshtim, mjaftohemi me ndonje koment dhe kaq. Mire na e bejne. Kete meritpjme. Na shane, na vrane dhe tani na vjedhin dhe ne heshtim. Nga presim te na mbroje? Nga te tjeret. Kesaj i thone prit gomare te bije bare. E pra le te presim.
Nga komentet del se per shqiptaret me e rendesishme eshte kush e ngre problemin dhe jo c’far shqetesimieshte per popullin.Ta gezojme kete bande qe na drejton.Turp per komente te tilla.