Topi takon trojkën e ambasadorëve, merr vlerësime për rolin e tij si president

11 Korrik 2012, 13:20Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi priti sot në mesditë trojkën e ambadorëve, ndoshta në atë që mund të quhet takimi i fundit mes tyre, pasi në një njoftim të presidencës thuhet se ata kanë vlerësuar rolin e tij gjatë këtyre viteve si president.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një takim të veçantë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Aleksander Arvizu, me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart. Ambasadorët Aleksander Arvizu, Etore Sekui dhe Eugen Volfart vlerësuan rolin moderator, pozitiv dhe konstruktiv të Presidentit Topi si respektues i Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe si simbol i unitetit të popullit duke shprehur mirënjohen edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer e të frytshëm që kanë gëzuar me Kreun e Shtetit shqiptar gjatë mandatit të tij presidencial,” thuhet në njoftimin e presidencës.

Në takim u diskutua edhe për situatën politike në vend dhe nevojën e përfundimit të reformave siç janë reforma zgjedhore, gjyqësore dhe ajo parlamentare si dhe heqja e imuniteteve.

“Realizimi me sukses i këtyre reformave do të ishte jetik dhe tepër i rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe garantimin e votës së lirë të qytetarëve, për ndarjen dhe ekuilibrimin e pushteteve, për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese si dhe për vetë të ardhmen integruese të Shqipërisë”, tha Topi.

Po sot paradite, Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi edhe një takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nikolas Kanon.

11 komente në “Topi takon trojkën e ambasadorëve, merr vlerësime për rolin e tij si president”

    1. TAM-TAM says:

      A KJO TRESHE E TROJKES NDERKOMBETARE CFARE RREGJIMI NA INSTALOI PERFUNDIMISHT, RREGJIMIN E MALOKEVE, RREGJIMIN E INJORANTEVE, RREGJIMIN E VJEDHJES, RREGJIMIN EVRASJES, RREGJIMIN E INSTITUCIONEVE ME MILITANTEE TE PAAFTE, RREGJIMIN E MAFIAS, A THUA SE CFARE TJETER ME SHUME DUAN TE NA INSTALOJNE QE TI AFROHEMI E TJA KALOJME RREGJIMIT TE ENVER HOXHES. MALLKUAR QOFSHIN ATA TE TRE NDER BREZA DHE SHEFAT E TYRE KUDO QOFSHIN NE EUROPE A AMERIKE, SEPSE NA INSTALUAN PROVINCIALIZMIN E JO DEMOKRACINE.

    2. shqiponja says:

      Nje kerkese kisha per gazetarin qe ka shkruar kete artikull dhe te tjere qe perdorin fjalen ‘trojka’ per treshen e ambasadoreve.
      A ka mundesi te perdorni fjalen shqipe ‘treshe’ ne vend te fjales se huaj ‘trojka’? Nuk dukeni aspak te vecante duke perdorur fjale te huaja ne vend te fjaleve shqipe por thjesht dukeni per te ardhur keq!

  1. Topi do te marre ate çka ka mbjelle keto 5 vite. Topi ne pergjithesi e kaloje mire si president, por dhe sikur te mos kishte fare president nuk do te perbente ndonje mungese sepse do te ishte njelloje dhe pa president. Ajo qe ka perfituar Topi gjate presidences se tije jane dy partite pa kurrfare elektorati dhe pa kurrfare te ardhemje sepse Berisha ja u nxori kallajen ende pa u formuar. Topi nuk do te kuijtohet per xheste te keqija apo te mira ne presidence, por ama mbas 2 apo 3 viteve do te harrohet qe ka qene president, bile do kete nga ata qe sdo te besojne kurre se Bamir Topi na paskesh qene dhe President.

  2. mister x says:

    e di gjithe shqiperia qe ishe, je dhe do mbetesh kukull e saliut. Je nje bur jo burrë !

  3. Boston U S A says:

    E per cilin nuk kane dhene vleresime te mira trojka.Saliu edhe pse vrau u quajt “burre shteti”edhe pse zgjodhi presidentin ne kundershtim me orjentimet e dhena nga trojka,mori pershendetje,edhe pse e pane me syte e tyre qe vodhi votat,prap i quajten mje hap para e nuk thane nje fjale kunder Berishes.Mendoj se nuk duhen marr seriozisht ne disa raste si keto takime lamtumire.Si mendoni se Saliu e falenderoi me zemer ambasadorin Danes me gjithe ato kritika te bera per qeverine! Jo mo,mos e dhente zoti.

  4. Bujari says:

    Pa ty Arvizu nuk bejme dote ju na po na q….. po talleni me popullin tone.

  5. Delli USA says:

    Trojka me surrogate,cfar thot sot nuk thot neser,mbeshteti nje kriminel si Sali Vicidoli.

  6. Varu teneqet. says:

    Qe kur vleresimet per presidentin i japin te huajt. Epo nuk kane faj keta, me kete bordello qe eshte katandisur Shqiperia, eshte me se normale qe Shqiptaret nuk kane te drejte qe te vleresojne ish-“presidentin” e tyre kukull.

    Bir Selmani i nenes, ke te qaj me pare i thone kesaj.

  7. loni says:

    more dekuraten si nje presidend,,dede frikacak kukull qe nuk foli asnjehere per ngjarjet e shqiperise gjate gjithe kohes se tij si president,,sidomos gerdecin qe ishte fai dhe korrupsjoni qeveritar,,dhe per kete arsye kurvat ambasador i dhane dekuraten si nje president pule,,nuk me duhet mua asnje justifikim kur ky nuk foli asnjehere hapur per ceshtjet e drejtesise kur ato ishin te gjitha te korruptuara,,ne djall o bamir leshi,,i more ato pronat e tua dhe tani po ikensi nje njeri i ndershem zagar…

  8. LORA says:

    Qyshse u vu ne fronin e presidentit,kam qene e bindur se B.Topit nuk do
    t’i dilte era e qelbur e votes se trafikuar parlamentare, qe e polli.Ja tek jemi pese vjet me pas tek levdohet nga trojka kurvare,per rolin e tij te dudumit, qe e ka permbushur misionin kushtetues te kreut te shtetit,duke folur me heshtjen e tij.
    Nuk do te me shqitet kurre nga kujtesa qe kreun e forcave te armatosura
    ( b.topin) nuk e ngau asnje;qofte nga pozita,qofte nga media,qofte nga opozita,per pergjegesine e tij penale ne poshterimin qe iu be ushtrise ne aferen kriminale te Gerdecit.Uroj qe ndonje dite te hapet e hetohet serozisht ky defter,per rolin dhe zullumin i tij ne krimin shteteror ne Gerdec.
    Nuk me ka ardhur fare keq,kur dr.dhjeramani,e etiketoi “horr bulevardi” ,sepse ai nuk qe asnje dite kreu i shtetit te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje