(E PERDITESUAR)- Ekspertët e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë arritur konsensusin për çështjet e mbetura pezull, duke i dhënë kështu fund reformës në limitet e kohës.
Mësohet se është rënë dakord për riformatimin e KQZ-së në shtator të këtij viti.
Po ashtu dy anëtarët e KQZ kanë të drejtë të kërkojnë transparencën e materialeve zgjedhore, një çështje që ndezi zgjedhjet e vitit 2009. Sipas mazhorancës kjo ishte një bombë që do të shkatërronte zgjedhjet dhe për këtë arsye palët kanë përcaktuar në mënyrë të qartë definicionin, se çfarë quhet provë dhe si lidhet ajo me faktet. Dy anëtarët do të kenë të drejtë të hapin kutitë bazuar vetëm mbi këtë koncept, duke eliminuar mundësitë e abuzimit gjatë procesit zgjedhor.
Në zgjedhjet e 2013, në qarkun e Tiranës do të aplikohet identifikim elektronik i votuesve, ndërsa në qarkun e Fierit do të aplikohet numërimi elektronik i votave.
Me shumë kuriozitet ishte pritur mënyra se si do formulohej zgjedhja e kryetarit të KQZ.
Burimet bëjnë me dije se ai do zgjidhet me konkurs me mandat katërvjeçar.
Gjithkush që mendon se plotëson kriteret e mëposhtme, do të dërgojë kandidaturën e tij në Komisionin e Ligjeve. Ky i fundit do të përzgjedhë dy kandidatura me shumicë të cilësuar. Të dy kandidaturat do të shkojnë në Kuvend. Aty emri do të votohet me shumicë të thjeshtë. Nëse kjo nuk arrihet Komisioni i Ligjeve përzgjedh 4 kandidatët me mbështetjen më të madhe. Më pas vetëm opozita ka të drejtën e skartimit të dy prej tyre dhe parlamenti voton mes dy kandidatëve që mbeten.
Përbërja e KQZ-së
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë.
2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:
a) të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet pune,të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë shërbyer në 5 vitet e fundit si pjestar në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.
Zgjedhja e kryetarit
Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Në këtë listë nuk mund të përfshihen ose nëse janë përfshirë përjashtohen, kandidatët e propozuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Pas verifikimit të kritereve zbatohet procedura si më poshtë:
a) komisioni përzgjedh për t’iu paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të anëtarëve të komisionit, por jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatet që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë;
b) nëse shumicën e cilësuar sipas germës “b” nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit pas zbatimit të germës “a”;
c) kur gjatë zbatimit të germës “a” dhe “b” dy apo më shumë kandidatë gëzojnë të njëjtën mbështetje përzgjedhja e tyre bëhet me short.
ç) përfaqësuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur sipas germës “b”. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim.
d) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
U mbars mali dhe polli nje mije. Produktin e kesaj “dashurie” midis PS dhe PD do ta shohim ne 2013….kam frike se do dale kopil.
Cdo reforme qe ndalon vjedhjen e votes eshte e mirepritur. Po per te mbrojtur votat e Shqiptareve duhet punuar shume si nga qytetaret, nga partite, dmth opozita se qevgeria eshte hajduti, ashtu edhe nga palo ambasadoret qe aprovojne sa here cmendet Saliu.
E ke thene shume sakt , qe çdo reforme qe ndalon vjedhjen e votes eshte e mirepritur. Por problemi eshte se kjo eshte nje reforme qe lejon, biles e perforcon vjedhjen por vetem per keto dy parti , ku PS-ja do vjedhe aleatet e saj dhe PD-ja do vjedh gjithashtu aleatet e saj siç kane bere kahera. Me pak llafe , u mbars mali dhe polli nje mije. Doja te te thoja qe duke ditur qe Sa’li ka aftesi te medha manipulimi dhe njekohesisht ka te gjithe institucionet pas vetes , mendoj se ka me ja fut edhe kete radhe Edushkes.E vetmja zgjidhje ishte kontrolli elektronik i kartave te identitetit , numerimi elektronik dhe korrigjimi kombetar.
Me reforme a pa reforme Sali Qenit i ka ardhu fundi ? ?
@ hajriu – “nje mi” dhe jo “nje mije”, se kush i mban edhe 1000 me buke pastaj :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html
Epo hajt per hajer. Tani po te arrinin te arrestonin edhe kryehajdutin Sali do te mund te kishte zgjedhje te lira ne kete vend.
Obobo dridhu Sali !!! E hengre me duket, ta shtyne doren e tani do ikesh sic te ka lezet, si qeni i zgjebosur.
Te nderuar miq mos harroni cka deklaruar Dritero Agolli ne parlament”Sa te pi une tekjen e rakise,sa te mendoje Dokle batutetn,sa ti referohet profesori ( Servet Pellumbi)Marksizem-Leninizmit ,Sali Berisha e ka zbatuar vendimin epatre dhe ka kaluar tek i dyti.Keshtu qe mos ju rrej mendja se Sali Berisha nuk e ka gjetur mepare ilacin se si do vjedhe prape,pamvaresisht5 pikave idiote qe ka miratuar.
Do kete zgjedhje te drejta ky vend ndonjeheere???
Me Wolfarthin dhe Saliun gjasat jane qe jo, po kjo nuk domethene qe demokracia te mos luftoje kunder ketyre e te tjere manpulusve zgejdhore e te fitoje ne fund. Per kete popull e kan mbushur kupen prej kohesh
“Gjithkush që mendon se plotëson kriteret e mëposhtme, ……… Aty emri do të votohet me shumicë të thjeshtë.
me një fjalë PIRDHI NË TË MUHABETIT!
këtë radhë kali i trojës së berishës,është shpërbërja e falangës PD në legjione FRD,A KZ dhe çdo të sjellë tos qorri!legjionet do të bashkohen në fund me PDnë!
përveç të humburit të madh të përhershëm POPULLIT,do të kemi dhe një humbës tjetër të madh!LSI,parafina e qiririt të saj do të mbarojë pak para fillimit të zgjedhjeve!
Nje reforme e re dhe shpresojme te jete aq e mire sa te duhet per te rrezuar diktarin.
berishes me ne fund ia futen te dyja kembet ne nje kepuce, por kjo nuk do te thote se tani duhet ta fleme mendjen per zgjedhjet e 2013. sot berisha ka frike me shume se kurre nga humbja sepse po te mos jete ne pushtet ai, familja e tij, ministrat etj, etj, neser hane burgun. prandaj eshte e sigurt qe do te beje gjithcka per ti vjedhur prape zgjedhjet.
A mund te behet konkurs ne komisionin e ligjeve me kryetar Rusmajlin?
Shume e paqarte kjo ceshtje!
saliut po i vjen fundi. e leshoi dhe ristanin.
Ku ishe?asgjekundi.
Keshtu shkojne punet, kur lejon te te fryjne ne vesh te huajt.
Ore socialiste syleshe, po a e dini se cfare keni gatuar me keto qe jeni marre vesh. Dhe nje njeri ithjeshte si une e kupton kete batak.
Qe tani shpalleni humbjen, dhe ne qe shpresojme tek ju.
Pika dhe ju qe ia hedh salikrimineli ne shkronja……
d) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
kush i ka me shume se gjysmen e votave ne parlament-sala me meten
3 ps do ti kete 3 pd do ti kete plus kryetari me shumice te zgjedhur (pd+lsi)ta futi edhe nje here sala o ed se shumica e votave en kqz perseri voton per rezultatin e votimeve
Pèr mendimin tim marrveshja nqs mund ti themi marrveshje èshtè e njèllojtè si mè parè mjafton pika e fundit “d” tè lezoni ku shkuhet.
Kryetari i KQZ-sè zgjidhet kandidati qè merr mè shumè se gjysma e votave
tè Deputetève tè Kuvendit,votimin e dimè tè gjithè si funksjonon tek
Parlamenti i deputetève nè SHQIPèRI dmth fiton gjithmonè PD –
Partija e Danglarève.
Dobici fle tek germa b). b) nëse shumicën e cilësuar sipas germës “b” nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit pas zbatimit të germës “a”;
Do te jete e njejta gje si zgjedhja e presidentit. N e tre raunde me 84 vota , ne raundin e katert me 50 vota.Eshte i zgjuar SRB-i.
Ja cfare budallenjsh ka PS.Pastaj thone, ou si na e hodhe perseri SRB-i (Sali Ram Berisha)
Nuk e di se jam i qarte apo jo por me duket se zgjedhja e kryetarit eshte nje mimiature e sajuar keq e te ashtuquajturit proces “ne fryme e ne germe te kushtetutes per zgjidhjen e presidentit,Pak me thjeshte sipas meje:Ne komisionin e ligjeve PD mbeshtet kandidatet e vet, PS mbeshtet kandidatet e vet KONKLUZIONI = SKA KONSENSUS, ska kandidature qe merr 2/3 rrjedhimisht kalojme ne piken B) PERDERISA SKA SHUMICE ME 2/3 per nje ose disa atehere zgjedhim 4 nga ata qe kane marre me shume pelqime, qe supozohet te jene apriori 2 nga PD dhe 2 nga PS,shkon lista per votim ne seance dhe atehere kemi piken D) qe thote kryetari zgjidhet perseri RISTANI me 71.PERFUNDIMISHT NQS PS eshte e bindur se i FITON zgjedhjet dhe me RISTON kryetar (makar vellain e vet , kjo ska rendesi se ketij vendi nuk i kane munguar kure servilet dhe lepiresit e bytheve te pushtetit)ben mire te votoje cdo ligj qe i bie Sala dhe te mos lufoje kot me mullinjte e eres si Don Kishoti, ne rast te kundert nese kjo ceshte (ajo e KQZ dhe e Krytarit te saj(do te jete percaktuese per fatet e zgjedhjeve atehere ky ish vertet momenti per te mos toleruar.Se ndryshe ky popull eshte teper i lodhur dhe i pergjakur per te protestuar perseri per voten e lire
Konkurs si ai per president. I drejte i rregullt dhe i pa kundershtueshem.
Genjeheni ….
Berisha do ushtroje presion mbi “konkursin” per njeriun qe kerkon Ai ashtu si me Lul Bashen.
SHPELLARI JA U FUTI PRAPE. ME JA PASE INATIN POR DUHET ME JA THANE ATE QE MERITON. ESHTE I ZOTI SHPELLARI.
Késhtu siç éshté paraqitur kjo e quajtur reformé, asgjé s’paska ndryshuar. Saliu prapé ka mundési té emérojé népérmjet palo par-
lamentit ristanin e radhés, pér té vjedhur zgjedhjet e radhés.
Béni reforma sa té doni, nxirrni ligje sa té doni asgjé nuk ka pér té ndryshuar derisa né krye té shtetit té jeté Saliu dhe me punét e shtetit (pérfshiré edhe zgjedhjet) té merren mercenarét e tij.
ANALIZE : Kjo ” Reforme ” tregon qarte se PS ka kapitullu. Rruga e PS tashme eshte e qarte. PS do jete perseri edhe 4 vite te tjera ne opozite. Edi Rama do largohet dalengadale nga drejtimi i PS … Do zgjidhet nje kryetar tjeter e keshtu Berisha do jete i sigurte edhe per 4 vite te tjera ne pushtet.
Deri ketu Berisha dhe OSBE i kane bere mire llogarite.
E vetmja llogari qe nuk munden ta bejne eshte nese Shqiptaret do pranojne te durojne Sali Berishen perseri !!!
Shqiptaret duhet ta braktisin Edi Ramen dhe PS per nje motiv fare te thjeshte : Edi rama po shet demokracine nje diktatori perse ne duhet te besojme te Rama ??? Harrojeni PS harrojeni Edi Ramen !!!
Antaret e thjeshte te PS duhet ta kapin ne fyt Edi Ramen per keto trathtina qe ai ben diten per diell !!!
Nga ana praktike per ne mbetet AK …
Une dua te bej thjesht detyren time. AK duhet te denoncoje kete reforme ne keto pika :
1. – Ristani nuk u ndeshkua per vjedhjet qe beri keshtu qe kushdo qe do e zevendesoje e ka te sigurte se nuk do kete probleme me drejtesine.
2. – Kryetari i KQZ do zgjidhet perseti nga Berisha !!! Nuk ka kuptim pasi nje Ristan tjeter eshte e thjeshte per ta gjetur ne Shqiperi !
3. – Zgjedhjet elektronike vetem ne Fier ne nje vend qe Berisha nuk ka fituar kurre !!!
4. – Pas 21 vite diktature e Berishes nga ku e 15 vite jane Berishe & OSBE ne kryeqitetin Shqiptar votohet me Pasaporte – Leter Njoftim –
5. Eshte turp i madh per BE qe ta lene Shkodren nen meshiren e sulmeve te Sali Berishes. Duhej Shkodra te ishte qyteti pilot per votimin elektronik. Perfaqsues te PD per 18 vite e kane qeverisur Bashkine Shkoder. Vetem nje mandat ka qene i Ballit Kombetar 1997. Shkodra eshte simboli i persekucionit komunist ne gjithe Europen. 45 vite te PPSH + 18 vite te komunistit Berisha = 63 vite. Per 63 vite ne Shkoder nuk zhvillohen zgjedhje te lira turp, turp, turp i madh !
Shkodra tregon qarte se sa demolraci ka ne Shqiperi.
6. – Deshtimi total turpi i Europes quhet OSBE. Vetem ne Shqiperi Populli Voton e partite politike ( PD e PS ) numrojne !!! Nese turpi i Europes ka nje emer qe quhet OSBE turpi i OSBE quhet KQZ !!!