INTERVISTA/ Puto: Berisha po tenton të ngrejë më lart Ahmet Zogun se Ismail Qemalin

11 Korrik 2012, 12:48Politika TEMA

Historiani i njohur, Arben Puto, flet për një tendencë të rrezikshme të Berishës, për të ngritur më lart Ahmet Zogun se Ismail Qemalin. Puto flet për Sali Berishën që vepron njësoj si Enver Hoxha, jo vetëm sa i përket historisë. Puto thotë se teza e Berishës se rezistencën në Shqipëri e bënë britanikët është në përputhje me tezat greke, që shqiptarët nuk kanë ndërgjegje kombëtare.

 

Në programin e qeverisë për 100 vjetorin e Pavarësisë Kryeministri u referohet ngjarjeve dhe figurave historike. Si e mendoni?

Në radhë të parë duhet thënë se përse i bën këto referime, cila është arsyeja, se këto ndërhyrje nuk janë e para herë që ndodhin. Mendoj se ato kanë së pari si qëllim të krijojnë një zjarrmi debatesh, shashka tymuese që të mbulojnë qeverisjen e korruptuar të një pushteti të uzurpuar. Pra, një zhvendosje vëmendje nga problemet më akute të vendit. Së dyti, janë një mënyrë për të konsoliduar aleancat elektorale, një përpjekje për të mos lënë asnjë votë të firojë, përveç atyre metodave të tjera që i dimë të gjithë. Pra, historia vihet në funksion të politikës së ditës, thjesht manipulohet. Kjo vihet re sidomos të “furçat” që i bëhen pa u kursyer figurës së Zogut. Duke ndjekur metodat e vjetra ai përshkruhet vetëm si engjëll, dhe kundërshtarët e tij si djaj. Duhet kujtuar këtu se vite më parë kur pasardhësi i tij zbriste në aeroportin e Rinasit, dhe kur nuk ishte në aleancë me Berishën, ai u zbua nga “toka mëmë” pa shumë temenara. Tani është ndryshe, “ruajalistët” janë në koalicionin qeverisës dhe Zogu duhet pikturuar si “hero i kombit”. Në fund të fundit është edhe një prirje “antikomuniste” anakronike që përshkon botëkuptimin e kryeministrit dhe që tregon se i ka ngelur ora në mitingjet e viteve 1991-92.  “Tezat” e kryeministrit më lënë edhe një përshtypje tjetër. Më duket sikur i ka “me të dëgjuar” ato që thotë, dhe jo “me të lexuar”. Janë kaq amatoreske saqë po të mos ishte në pozicionin që ka nuk do t’ia vlente të merreshim. Por, ka edhe diçka më serioze në këtë “histori me historinë”.

 

Cila është kjo?

Ajo që më shqetëson mua më shumë është fakti që një kryeministër ndërhyn në studimet historike duke përcaktuar linjat e qëndrimit. Kjo nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë në shoqëritë demokratike. Dhe ende më shqetësuesja është se asnjë nga institucionet akademike nuk ngre as zërin më të vogël kundër këtyre “urdhrave” nga lart. Kjo tregon se si organet e tjera shtetërore, edhe institucionet akademike, universiteti, janë komplet të bindur dhe të nënshtruar ndaj autoritetit të kryeministrit. Më keq akoma, duket se kanë edhe frikë, dhe ky është thelbi, që po kthehet frika (sigurisht një frikë e llojit “demokratik”) dhe mendimi se “është më mirë të mos merresh me qeverinë”. Kjo çdo gjë mund të jetë, por jo karakteristikë e një shoqërie demokratike.

 

Le të kthehemi te fillimi i pyetjes…

Sigurisht. Prej disa kohësh tanimë është shfaqur një tendencë ngulmuese për ndërhyrje të vrazhdë të politikës në histori. Mund të mendoja se ajo kohë kishte kaluar dhe nuk do të kthehej më. Për fat të keq është një valë në ngritje që synon të mohojë dhe të denigrojë arritjet serioze të historiografisë. Eshtë si më parë, është i pari i vendit kryeministri Berisha që ka marrë përsipër të përmbysë historinë me “tezat” e tij. Ndërhyrjen në histori po e bën pjesë të programit të qeverisë në vështrim të 100 vjetorit të pavarësisë. Veç shumë fushave të tjera, ai pretendon se e zotëron edhe këtë lëndë. Mund të dijë shumë gjëra (p.sh. kokën e Ali Pashës që duhet bashkuar me trupin, ja një ide e mirë). Mund të dijë edhe shumë të tjera, por edhe aq sa di, dhe pretendon të dijë, nuk është bërë pjesë e formimit të tij. Nuk ka kulturë historike dhe hyn në histori si një elefant në një dyqan me qelqurina. Dhe shkel e thyen me putrat e rënda dhe pastaj del me “tezat” e tij.

Në kohën e tij Enver Hoxha shkroi një artikull për kryengritjen e Shqipërisë së Mesme të Haxhi Qamilit. Më të zellshmit hartonin edhe udhëzime të përgjithshme në emër të “shokut Enver”. Kurse ky ka marrë përsipër të ribëjë gjithë historinë.

 

Në fjalën e tij në Komitetin për përgatitjen e 100 vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri ndalet veçanërisht në Luftën Nacionalçlirimtare?

Po, duket se në qendër të fushatës së tij po vë historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare. Eshtë një qasje e re. E fillon me këto fjalë: “rezistenca e armatosur në Luftën e II Botërore përbën një nga faqet më të ndritura të historisë sonë dhe është gabim fatal të vihet në dyshim rëndësia e saj që e rreshton Shqipërinë në anën e Koalicionit anti-fashist”. Mund të duket sikur ka reflektuar dhe bën një vlerësim  të ri që nuk e kemi njohur më parë. Kjo vetëm në aparencë. Bëhet pyetja: Kush e bëri këtë luftë? E bënë, e organizuan misionarët britanikë të ardhur nga larg. Nuk mund të quhet veçse përçartje e radhës thirrja që u bën veteranëve që të pranojnë se “Brigada e parë partizane u krijua nga anglezët në Vithkuq”. Rrjedhimisht populli shqiptar, rinia shqiptare ishte mish për top për interesa të huaja në këtë luftë të organizuar nga anglezët.

Me këtë tezë, që e quan një risi në historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare, Berisha bashkohet me tezën greke të përsëritur disa herë. P.sh. për Luftën e Vlorës, grekët patën thënë se vetë shqiptarët nuk kanë ndërgjegje kombëtare, nuk mund të jenë të aftë për rezistencë kundër pushtuesve. Lufta e Vlorës “ishte organizuar” prej italianëve për të penguar pretendimet greke mbi Shqipërinë jugore. Për rezistencën kundër pushtuesve nazi-fashistë e njëjta gjë. Kryeministri grek Caldaris në Konferencën e Paqes në Paris 1946 deklaronte nga tribuna e saj se në Shqipëri “nuk ka lëvizje të vërtetë rezistence. Shqiptarët nuk janë të aftë, kanë qenë vetëm disa aksione të izoluara të disa bandave të nxitura e të organizuara nga jashtë”.

Pra, shqiptarët arritën të ngrinin një ushtri të vërtetë, por nëse “u rreshtuan në emrin e mirë të historisë” këtë e bënë misionarët anglezë. Nuk mund ta mbyllë veçse me një skandal që poshtëron kujtimin e dëshmorëve të luftës. E ka kapur me Qemal Stafën, dëshmorin 20 vjeçar, simbol i rinisë antifashiste që u vra me armë në dorë. Thotë që ka respekt, por…nuk luante mirë futboll. Prandaj t’i hiqet emri nga stadiumi… po se po, por edhe nga ndonjë rrugë dhe shkollë.

Mund të dukej se Berisha ka reflektuar dhe ka arritur ta vlerësojë LNC, por ai e fillon me misionarët britanikë që organizojnë Brigadën e I në Vithkuq dhe e mbaron me përdhosjen e kujtimit të dëshmorëve. Po e bën jo vetëm me fjalë. Kryebashkiaku i Tiranës, doemos me urdhër të tij, i ka hequr emrin rrugës së dëshmorëve të 4 shkurtit, për ta zëvendësuar atë me një figurë që nuk i përket ngjarjes. I. Rugova mund të gjente vend gjetkë.

 

Një çështje tjetër që ka të bëjë me 100 vjetorin është ajo e monumenteve që do të ngrihen për nder të Pavarësisë. Cili është mendimi juaj?

Së pari, nuk janë propozime, janë vendime që i merr vetë ose në rrethin e ngushtë të atyre që i thonë “amin”. Nuk rezulton të jetë përfillur mendimi i artistëve. Ajo që bie në sy për monumentet është vënia e I. Qemalit dhe A. Zogut në një plan, madje me një tendencë të pafshehur për ta ngritur mbretin në një shkallë më të lartë. Kjo do të ishte një zgjidhje arbitrare në kundërshtim me vlerën historike të veprës së njërit apo të tjetrit. I. Qemali hap një faqe të re në histori, hedh themelet e shtetit të ri, është kryetar i qeverisë së parë kombëtare. Nuk arriti të qeverisë, nuk e lanë. Zgjodhën E. Toptanin që do ta nxjerrë Shqipërinë në pazar. A. Zogu e shfaqi qysh herët shijen për pushtet. Bajraktar adoleshent hyn në politikë dhe bëri një karrierë të rrufeshme. Hedh një gur në themelet dhe konsolidon shtetin kombëtar, i cili nga ide kthehet në realitet. Zogu qeveris si president, pastaj si mbret sundon me pushtet diktatorial për 20 vjet. Sundimi i tij ka pika të errëta. Pas një largimi të parë në qershor 1924, ai rikthehet shpejt në dhjetor me ndihmë nga jashtë, me ushtarë jugosllavë dhe mercenarë bjellogardistë. Për këtë ai lidh një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin serb Pashiç në gusht 1924. Merr ndihmën, por jep, së pari Shën Naumin dhe, së dyti, angazhohet të mos lejojë e të godasë irredentizmin kosovar. Këtij angazhimi i qëndron strikt gjatë gjithë kohës së tij. Vret Bajram Currin në 1925 dhe Hasan Prishtinën në Selanik në 1933. Likuidon edhe Luigj Gurakuqin në 1925 në Bari, nga frika se mos i nxjerr telashe me Italinë. Mund të bëhet pyetja se pse nuk flitet edhe kaq shumë për Gurakuqin që ka qenë dorë e djathtë e I. Qemalit gjatë veprimtarisë së Qeverisë së Përkohshme brenda dhe jashtë? Përgjigja është e thjeshtë: sepse L. Gurakuqi është vrarë nga Zogu. Angazhimi i Zogut kundër irredentizmit ka edhe një aspekt tjetër. Gjatë gjithë kohës së tij ai nuk ka ndërmarrë asnjë aksion në Lidhjen e Kombeve për të denoncuar genocidin serb në Kosovë, planet e vitit 1938 për dëbimin e popullsisë së saj për në Turqi. Kemi kërkuar në Arkivin e Ministrisë së Jashtme. Nuk kemi gjetur asnjë raport të Legatës shqiptare në Beograd me informacion mbi gjendjen në Kosovë. Dhe sot Zogu propagandohet si mbrojtësi më i vendosur i çështjes së Kosovës.

Në politikën e jashtme Zogu i falet Italisë. Për çdo traktat që lidh merr miliona nën dorë, “senza ricevuta”, siç shënohej në dokumentet diplomatike italiane. Bën shpërdorime marramendëse, beqaria e gjatë kushton shumë. Në vend popullsia, sidomos në veri, vuan urie. E mbyll karrierën me aktin më të ulët, me braktisjen e vendit në prill 1939, që e njollos rëndë figurën e tij, njollosje që nuk do t’i fshihet kurrë. Saliu bën sikur harron ato që ka thënë. Por i kujtojmë se dikur nuk i kursente sulmet kundër Zogut mbret që e braktisi “vendin në prag të okupacionit”, “ndërsa sot nuk përton të shkojë edhe në Burrel për të inauguruar me fanfarë monumentin e “Nalt Madhnisë” (S. Minxhozi, Java, 30.VI.2012). Braktisja e la Shqipërinë pa pavarësinë, por edhe pa përfaqësim në arenën ndërkombëtare. Në mërgim Zogu u quajt mbret i ikur, që ia dha pa shkrepur vendin okupatorit. Ai e humbi statusin dhe u trajtua si emigrant, person privat. Në Angli ku qëndroi gjatë luftës i vunë si kusht “të mos zhvillonte asnjë veprimtari politike”. Për pasojë Shqipëria nuk kishte asnjë përfaqësi politike, siç kishin vendet e tjera të okupuara të Ballkanit me “qeveritë e mërguara” të vendosura në Londër. Dhe Saliu thotë se mbreti i shpallte luftë Italisë nga Parisi.

 

Si e shikoni këtë prezencë kaq aktive në aktivitetet që i kushtohen 100 vjetorit?

Berisha zë tani vendin e udhëheqësit. Ai sillet dhe vepron si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror. Dhe ka eksperiencë. I ka mësuar metodat që herët në nivelin e ulët të sekretarit të një fakulteti, kurse tani po i përdor në nivelin më të lartë të Sekretarit të Parë të KQ.

Nuk mund të quhet i tepruar ky titull deri sa ka përqendruar gjithë pushtetin. Eshtë në krye të një ekzekutivi. Institucionet e pavarura janë në vartësi të tij të plotë. Janë dy prej tyre që i vlejnë më shumë. Së pari, janë zgjedhjet, të cilat janë kthyer në instrumentin kryesor për të mbajtur gjatë një pushtet me rekord falimentar. Eshtë virtuoz në deformimin dhe degradimin e procesit elektoral, ka zgjedhur mirë njerëzit, me Ristanin në krye.

Në parti autoriteti i tij është i padiskutueshëm. Na sjell të vërteta deputeti PD-ist Mark Marku, ai që dukej fanatik në mbrojtjen e vijës së partisë. Dëshmon se nuk ka kurrfarë debati, nuk guxon njeri t’i dalë përpara. Ka edhe të tjerë si Marku në parti, por Berisha ua qep gojën, “i shantazhon jo vetëm me dosjet e Sigurimit, por edhe me ato të korrupsionit”. D.m.th i lë të vjedhin, por u bën dosjen.

Eshtë me vend të hiqen edhe nja dy paralele të tjera me të kaluarën. Shihet se po ngrihet kulti i Berishës. Organizon mitingje, manifestime me nxënës të shkollave dhe me punonjës të nxjerrë nga zyrat. Pritet dhe përcillet me brohoritje e ovacione, me këngë e valle, duke skanduar emrin e udhëheqësit të ngazëllyer. Dhe ai ndez turmën me oratorinë populiste. TV e ndjek kudo brenda e jashtë shtetit, okazioni më i preferuar janë inaugurimet e tuneleve, rrugët e mëdha e të vogla, së shpejti edhe importi i plehrave. Kulti i ka dhënë krahë Berishës, ai e ndjen veten mbi të gjithë. Fjala e tij është ligj për çdo gjë dhe për çdo fushë. Shikoni një mbledhje të qeverisë, ministrat e rreshtuar dhe kryeministri që hyn si komandant. Nuk i lë ministrat të flasin, flet vetë dhe broçkullis kodrat pas bregut, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie. Repertori është i gjatë, por mjafton të përmendim zhvillimin e lartë të ekonomisë shqiptare, që vjen e dyta pas asaj gjermane, turizmin që nuk e ka shokun në Ballkan (apo në Evropë?!), plantacionet bimore e frutore që do ta bëjnë Shqipërinë një kopsht të lulëzuar, sidomos me importin e plehrave.

Një aspekt tjetër i gjendjes aktuale është izolimi. Sigurisht jo mbyllje hermetike, një izolim ndryshe, por prapë izolim. Më kot mburret kryeministri për hyrjen në NATO dhe për qarkullimin pa viza. Ato kanë rëndësinë e tyre. Por objektivi kryesor është integrimi evropian, anëtarësimi në BE. Atentatet e përsëritura kundër shtetit ligjor, ngjarjet tragjike të Gërdecit dhe 21 janarit kanë sjellë dështimin e kandidaturës dy herë. Këtyre u shtohet tani së fundi edhe “shansi i humbur” i zgjedhjes së presidentit konsensual. Sipas çdo gjase na pret një dështim i tretë.

Megjithatë, ky nuk është meraku i Berishës. Ai e ndjen veten komod jashtë BE-së. Ai e ushtron pushtetin si do vetë, duke shpërfillur mbikqyrjen e organizmave evropiane, të cilat  e kanë kuptuar, por  të zëna tani siç janë tani me krizën e rëndë në Eurozonë, janë pajtuar.

 

Cili është mendimi juaj për Konferencën që do të mbahet në Tiranë më 26 nëntor?

Së pari, nuk është caktuar kot kjo datë. Eshtë ajo e “shpalljes së pavarësisë” së Tiranës që i paraprin asaj të Vlorës. Duan t’ia marrin Vlorës ngjarjen e madhe. Pra, në këto terma anakronikë bëhet “rishikimi I historisë”.

Për sa i takon vetë Konferencës ajo nuk duhet të jetë thjesht një mbledhje solemne, duhet të jetë një Konferencë shkencore që të bëjë një bilanc. Mund të mbahen referate e kumtesa për tema historike. Nuk përjashtohet që të ndërhyjë aty edhe politika për të përmbushur porositë e Berishës. Përjashtimi i Rexhep Qoses dhe ndërhyrja e Berishës të japin një ide se ç’mund të jetë kjo Konferencë.

Eshtë e natyrshme që 100 vjetori të përkujtohet jo vetëm për Pavarësinë, por edhe për kurorëzimin e saj me kthesën tjetër historike, asaj të demokracisë.

Pyetja e madhe e madhe që shtrohet sot është: a është demokraci kjo që po jetojmë? Padyshim nuk është diktaturë, por nuk është as demokraci. Nuk mund të konceptohet regjim demokratik një pushtet që shkel parimet bazë të sistemit, kap të gjitha institucionet, lejon korrupsionin e niveleve të larta, shkel të drejtat e njeriut, të marrë jetë siç bëri në 21 janar kur shtiu direkt mbi turmën, duke vrarë katër qytetarë të pafajshëm. Dhe nëse nuk ka ndonjë fajtor për këto akte të rënda, pushteti do ta ndjejë veten të plotfuqishëm për të vendosur për çdo gjë në mënyrë të patrazuar, madje edhe për çështje të tilla se si duhet të shkruhet historia. Mënyra se si kërkohet të ndërhyhet në histori është pasqyrë direkte e natyrës së një pushteti.

Në këtë shkrim jam i ndërgjegjshëm se kam kaluar ndonjë cak. Por është mëkat që 100 vjetori ta gjejë vendin në një situatë të tillë të pasigurt, nën një pushtet të uzurpuar autokratik, në një tranzicion të gjatë që nuk e lë vendin të mbërrijë finishin tjetër historik, atë të vendosjes së demokracisë me të gjitha vlerat e saj.

 

Dhe së fundi si e konceptoni ju “rishkrimin e historisë”?

Në radhë të parë desha të them se ky që kërkohet nuk është rishkrim, por është “riideologjizim”, pra po e përsëris është vënie e historisë në funksion të interesave të politikës së ditës. Nuk mund të ketë “rishkrim të historisë” kur atë e kërkon politika. “Rishkrimi I historisë” nuk është një akt politik, ai do të jetë një proces I gjatë. Nuk mund të ketë “rishkrim të historisë” në një vend kur historia nuk është e ndarë prerazi nga politika dhe e qetë të ndjekë rrugën e saj të zhvillimit. Nuk mund të ketë “rishkrim të historisë” në një vend kur sa herë ndërrohen pushtetet ndërrohen edhe drejtuesit e institucioneve shkencore, madje deri edhe tekstet e historisë. Edhe në këtë sens Berisha ia kalon çdo njeriu me “reformat” e tij bolshevike. Nuk mund të bëhet “rishkrimi i historisë” me “historianë” që deri në 1990 e bënin fërtele Zogun dhe thurnin himne për “brigadat partizane” dhe pas 1990 e ngrenë Zogun në piedestal dhe I përkulen me respekt “brigadave heroike balliste”. Unë shpresën e kam te brezi i ri. Do të ndodhë gradualisht kur të krijohen kushtet e nevojshme, kur të forcohet shkolla, që nga nivelet më të ulëta e deri te ato më të larta, kur nxënësit të mësojnë me tekste serioze, kur të ketë mësues të depolitizuar dhe të apasionuar, kur të krijohen kushte që studiuesit shqiptarë të punojnë në paqe dhe jo të jenë të kërcënuar me vendin e punës për arsye të ideve të tyre. Historianët e rinj para së gjithash duhet të dinë të punojnë më dokumentet, të jenë vetëm përballë atyre, dhe t’i vendosin ngjarjet dhe personazhet e historikë në kontekstet e tyre kohore. Talenti i një historiani duket kur shpjegon saktë mentalitetin e kohës për të cilën studion. Historiografia shqiptare e periudhës së komunizmit ka arritje të rëndësishme, dhe nuk mund të mohohen. Sigurisht do të ketë kritika për të, por kritika të mos jetë mohim, të jetë shpjegim. Këtu do të citoja një historian shqiptar tejet serioz, dhe antikomunist, si Stavro Skëndi, i cili thoshte se “unë historiografinë komuniste nuk e mohoj, por e shoh me sy kritik”. Kontributi i historiografisë shqiptare të periudhës së komunizmit duhet marrë shumë seriozisht, në të gjitha aspektet e tij. Pra, edhe kritika ndaj një historiografie ka nevojë për një nivel të lartë profesional dhe nuk mund të bëhet me fushata, siç jemi mësuar deri tani, dhe më keq akoma nuk mund të bëhet me urdhra nga lart.

*shqiptarja.com

36 komente në “INTERVISTA/ Puto: Berisha po tenton të ngrejë më lart Ahmet Zogun se Ismail Qemalin”

  1. E xanun! says:

    Shqiperia asht e xanun!

    1. Albogentivlora says:

      Ore le te flase maloku sa te doje se ata qe e degjojne jane pakica e kesaj popullsie, ku shumica prej tyre jane analfabete. Ismail Bej Vlora eshte dhe do te mbetet babai i ketij populli. Pervit do ta nderojme ne Vlore ku dhe nga shpalli pavaresine per kete komb. Ata qe nuk arrijne ta kuptojne, jane thjesht injorante dhe antishqiptare. Sa per mbretin zog, nuk ka pse ta rishkruajne historine se tashme e dime te gjithe. Eshte e faktuar.

      1. pavaresia says:

        Tani e kuptoj pse ish rektori i Universitetit
        “Ismail Qemali” ne Vlore, Tanush Shaska,hodhi idene
        rrugacerore per heqjen e ketij emeri te madh…
        Paska qene porosi e Vandalit Berisha…
        Turp ne se eshte keshtu,nje pinjoll i shaskajve,
        te katandiset ne nje Fende berishjane…

    2. misionari says:

      …jo nuk asht xanun Shqiperia, ajo do te rroje ne shekuj, por asht xanun Prof. Kristaq Prifti, asht xanun Prof. Xhelal Gjecovi, Prof. Beqir Meta, Prof. Muharrem Dezhgiu qe harram iu bafte buka qe u ka dhane populli shqiptar.

  2. Dean says:

    Nuk i plas shume atij as per Zogun dhe as per Ismail Qemalin,asaj KAFSHE Shpellash.
    Ajo qe ben me DINAKERI,BARBARI i Vicidolit,eshte qe te nxise dhe stimuloj ndjenjat e gegve ne Luften e ”drejt” per DOMINIMIN e Shqiperise nga ”shqiptaret origjinal” te veriut.Me kete menyre,hedh ne LUFTE shqiptaret dhe SUNDON i qete,KAFSHA PERVERSE e Vicidolit,pa sa per historine nuk i plas menderja atij BARBARI.

  3. Vlora says:

    “nje budalla hedh nje gure ne lum,, dhe 100 te mencur se nxjerin dot”.

    POPULLI.

  4. Toni.I. says:

    Tè jap plotèsisht tè drejtè Z.ARBEN por nè SHqipèrinè tonè
    tradhtarèt duan mè shumè tradhètarin me tè njèjta detyra frymzohen
    vrasin-presin pèr karrike.

  5. Andrea says:

    Eshte nje periudhe e veshtire per popullin dhe sidomos historise se tij.Debati i ndezur kohet e fundit nga k/ministri per rishikimin e historise eshte nje maskarade mbarekombetare qe ky bandit i pa skrupullt hedh balte mbi gjakun e atyre qe dhane jeten per liri.Nuk besoj se mund te kete vend ne bote qe historine ta bejne politikanet te cilet me nderhyrjet e tyre brutale shkaterojne historine e nje kombi.Ne qofte se dyshohet per manipulime ne historine e bere ne kohen e diktatures(qe pa dyshim ka te meta)atehere le te ngrihet nje grup akademikesh ,historianesh qe te shkeputur nga politika dhe ndikimi i saj qe nen driten e fakteve te reja,arkivave ne vendet e huaja etj.te hedhin drite mbi historine reale te ketij shteti te prosvalur ne keto 22 vjet.Mire eshte qe te shpjegohet se kush quhet tradheti ndaj kombit pasi ketu fillon edhe historia e vertete per nje komb.Cilet kane qene ata qe kane sakrifikuar per kete komb dhe cilet jane munduar qe ta shkaterojne kjo duke u bazuar ne kushtet e redhanat qe kane qene ne ate kohe.Eshte e pa mundur te mohosh luften e pare boterore dhe sakrificat e asaj periudhe.Gjithashtu nuk mohohet dot lufta e dyte boterore dhe fitimtaret e kriminelet e asaj kohe,gjithashtu nuk mund te mohohet dot lufta e ftohte mbas ndarjes mes perendimit dhe lindies te predominuara nga superfuqite.Ne jemi nje vend i vogel por me nje histori te lavdishme qe mbas luftes krijuam nje shtet per tu levderuar,me dinjitet e te respektuar.Cilat qene difektet,ku gabuan dhe kush na katandise ne kete gjendie qe jemi sot me duket se nuk do shume per tu kuptuar.Eshte nje lidhje e hershme e qarqeve shoveniste.apo organizatave ekstremiste qe ndikojne dukshem mbi politikanet tane pa taban,pa ndjenja kombetare qe me teper i pershtaten nje cobani injorant qe ja le kopene ujqerve per ta shqyer.Historia do patriote,njeres me zemer per ti dale zot vendit dhe jo kacake mali per te bere pazare per perfitime familiare.

  6. Likja says:

    Zogu, Enver dhe Sali Shpella te gjithe Agjent Britanik qe nga fillimi i karrieres se tyre politike….

  7. Mihallaq Furxhi says:

    Interviste qe flet shume,
    Shoqeria civile duhet te bjere ne rezonance me te tilla mendime dhe ide,duhet ta thyeje friken.
    Do ti lutesha shume te gjithe Keshillit Bashkiak dhe kryetarit te bashkise se qytetit, Vlores heroike te Ismail Qemalit qe me 28 Nentor sigurisht do te organizoje nje aktivitet madheshtor,
    te ftoje ne kete aktivitet te gjithe Akademiket dhe shkencetaret me te mire te vendit.
    Patjeter do te desha te perfshiheshin ne kete aktivitet krah per krah Ismail Kadare,Rexhep Qosja,Arben Puto,Luan Omari e shume te tjere qe kane kontribuar shume per kete vend.
    Jane historianet ata qe duhet ta formulojne jo ta deformojne historine.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

    1. Erion says:

      Ore Mihallaq po lere Luan Omarin se deri sa shiti Bariun tek Enveri historin e Shqiperis e shet per nje pjate supe!

    2. Erion says:

      Ore Mihallaq po lere Omarin se drei sa i fali Bahriun Enverit historin e Shqiperis e fal per nje pjate supe1

  8. ismeti says:

    shum normale se sot shqipria udhehiqet nga tradhtaret ,eddhe ket don ta bej ky gomar maloku po historia mbetet histori, keta tradhtaret shkojn e vin po ismil qemaili mbetet

  9. racionali says:

    Ne prill te 1992 kur parlamenti votoi per presidentin e republikes,gazetarja Zamira Koleci po transmetonte direkt nga parlamenti nepermjet radio tiranes,duke numeruar me ze votat e hedhura 92-93-94-95-se.Mallkuar qofte ky moment,sepse nga ai cast Sali Berisha do te mendonte se si mos te zbriste me nga FRON MBRETEROR pamvarsisht cmimit qe do te kishte qendrimi aty.Jo nje here,por 100 here ky kafshe e djeg shqiperine mjafton qe te rrije aty.Jo 3000 (mije) njerez por 300 000 (treqindmije) ka per borxh te vrase ky kafshe mjafton qe te rrije aty.Jo me ZOGUN–apo HARABELIN,jo me klanin e ZEMUNIT–por edhe me klanin e MAJMUNIT ky kryekriminel ben aleance mjafton qe te rrije aty.Jo me Ilir FLORIRIN por edhe me MUSOLININ ky kafshe ben aleance per te ndejtur aty.Jo me FATOS NANON por edhe me NONEN e FATOSIT ky kafshe ben “aleance”,mjafton qe te rrije aty .Jo me Frangajn,Cupin,Ceken,Imamin,Rulin,Pollon,dhe te gjithe ata qe i ka rrahur ,share vrare e perdhunuar,vete si persona por eshe familjaret e tyre,ky kafshe ben “aleance”mjafton qe te rrije aty.Ky kafshe ben “aleannce” me E.Hoxhen,me Perendimin,me boten arabe,me azerbajxhanin,turqit…………….mjafton qe te rrije aty .Ky kafshe mos u duket cudi qe ben “ALEANCE” edhe me Edi Ramen,duke e lavderuar si nje njeri qe nuk e ka pare ndonjehere kombi yne,mjafton qe Edi ta lere aty ku eshte.Une kete kafshe e kam mbeshtetur me 1992 per ndryshim e sistemit.Mallkuar qofte kontributi i im qe kam dhene per ty.Mallkuar qofshi gjithe ju frikacake ,sevile,spiune,renegate,tradhetare te popullit Shqiptar,qe i sherbeni nje kryekrimineli si ky.Ju Intelektuale,ndekombetare ju te tjere gazetare,ju…………qe ndihmoni nje kryekriminel qe te dhunoje nje popull jeni po kaq vrases sac eshte e gjithe banda e tij .Merr nje mesim me ne fund zoti Arvizu se si funksionoi KOMUNIZMI ne Shqiperi.Keta jane te gjithe Enver Hoxha.

    1. SQ says:

      Jam shume dakort me ty “racionali”. Historia do i vertetoje krimet fizike e spirituale qe ky monster po i ben kombit shqiptar. Mallkuar qofte Saliu dhe klani i tij. Hakmarrja e popullit vonon por nuk harron!!!

  10. DRITE MIGJENIT says:

    FATKEQESIJA SE KJO ‘FARE E KEQE’HIDHET NE TOKE DJERR(‘te virgjer’)
    ‘Ndryshimet’ e çakerdisura te historise,simbologjise e tere se kaluares perbejne fatkeqesi e aqe me teper kur i gjejne brezat shqipetare ne situato jo dhe aqe komode e veòanerisht brezin e se ardhmes.
    Ne nje kohe kur tere mendimi intelektual e shkencor boteror meren me ekonomine e ‘ushqimin’ e perditshem te popujve nje ‘grup njerezish te Neandertalit’ kerkojne ta ushqejne kete popull me ‘virtualen’ pupulizmin,historine simbolet e kokat apo pllakat prej çimentoje te vendosurra neper rruge.
    POSHTERSIJA ANTISHQIPETARE -qendron ne ate qe kjo ‘fare’ mbillet ne toka e breza indiferente apo te pa ‘ditur’.SHQIPERIJA KA POPULLSI TE PLAKUR,MOSHA E PROFESOR pUTOS PO NA LE VEPREN POR SMUND TA MBROJNE ATE PAS VDEKJES,ATE DUHET TA MBROJNE BREZAT.Brezi i ri 30-40 vjeçar gjysma jashte i largohet shqipetarizmit çdo dite e me teper,gjysma brenda ka ‘halle’ te tjera shumica e tregohet indiferente ndaj historise e se shkuares e per rrjedhoje arrijme ne postulatin,,PA TE SHKUAREN SMUND TE KETE TE ARDHME’.SHTETI PO GODET TE ARDHMEN PER TE JETUAR SA ME GJATE TE TASHMEN.

  11. mirel says:

    Ka nje zgjidhje:
    Festa e Pavaresise do behet ne Vlore dhe pike,.
    Gjithe Shqiperia do mblidhet aty.
    Zogu do goditet me gure , ne mos do hiqet zvarre si u hoq busti e Enver Hoxhes.
    Dhe ta beje mire serv(b)i i qelbur bilancin e 100 vjetorit.

  12. Mentari says:

    Ndonese kam respekt per cdo akademik te shquar shqiptar por ne disa komente te zotit Puta une por ka edhe shum shqiptar qe nuk pajtohen me naivitetin apo urrejtjen Jugiste qe ka ky zoteri per ish Themeluesin e shtetit shqiptar zotin Ahmet Zogu dhe ja pse.Po pse Ahmet zogu dhe ushtria e athershme e tij do te thndalonte ushtrine e Duces qe te mos pushtetonte shqiperine? Nuk eshte akuze ajo pse iku Zogu kur shqiperia u pushtu por eshte naivitet inteligjence?Tjeter eshte pse ky zoti Puto kur akuzon Zogun qe qeveria e tij nuk e hapi gojen kur shqiptaret e kosoves i shperngulte Serbia per ne Turqi.Po eshte e drejte por ke harruar ore zoteri se te njejtin gje beri edhe ai Guvernatori i Turqise ismail Qemali me 1913 kur Grekret pushtuan janinen,nuk e hapi gojen hic fare,pse nuk e thua ate histori?Tjeter eshte asnjehere nuk e kritikon grushtin e shtetit qe ose me mir eshkaterrimin e shtetit shqiptar qe beri Fan Noli me kacaket e tjere kunder ketij Kombi sepse po te mos kishte ndodhur ajo nuk kishte pse Zogu te merrte Mercenare te huaj dhe keto taktika i kane perdorur te gjith Mbreterit e larguar ne te gjith Europen.Nuk eshte akuze pse zogu mori mercenare kosovare (shqiptare)per te rifituar ate karrike qe ja kishte dhene populli shqiptar me voten e tij dhe kacaket ja moren me grusht shteti.Persa i perket Shen Naunit ai Puto e din me mire sesa cdo njeri tjeter se ai u shkembye me fshatin Lin dhe rrugen e Qaf thanes.Rivendosja e emrit dhe e merites se Ahmet zogut qe themeloj shtetin e pare shqiptar nuk e erreson Falamurngritesin e Vlores Ismail Qemalin qe nuk qeverise asnje dit kete shqiperi por vinte verdall Europes per “keshilla Serbe” se asnje keshille kundra serbe nuk mori ne cdo vend qe shkoj.Ahmet Zogu eshte babi i shtetit te pare shqiptar dhe jo Ambasaori shetites Ismail qemali

    1. beni says:

      Ahmet Zogu te na rruaje tajaren se nuk e ka vendin te burrat e nderuar te Historise, po te tradhetaret.
      Per juve po tju thuash te verteten te vini targen :komunist.

      Aq te prishur mendshe e te palyre jeni.
      Cdo gje doni ta manipuloni ne te kundert.

    2. Shefqet Cela says:

      Nuk mund te prisnim ndonje llogjike tjeter te ketij “mentari” pa mend.
      E ka treguar veten e vet me se nje here.
      Krahasoka Shen Naumin me rrethinat; me nje fshat si Lini.
      Na prralliska se Zogu erdhi ne fuqi nga ushtare kosovare (shqiptare), kur e di edhe bufi qe qene bjellogardiste ruse.
      Na justifikoka tradhetine e “mbretit” te veteshpallur, pa gjak mbreteror; duke ja mbathur si frikacak me ca valixhe te renda. Nuk ju skuq faqja nga trimarija dhe rezistenca e nje kapteri, qe ju dhims atdheu dhe vdiq si burrat duke luftuar. Jeta e tij vlente shume me shume se nje mbretuc qesharak frikacak.
      Marrezija e tije arrin kulmin kur i referohet Ataturkut, qe nuk protestoi per pushtimin e Janines nga greket. Une e kuptoj ku e ka burimin kjo marrezi: vellazerija me turqit, sipas Saliut.
      Sa per atdhetarin akademik, Arben Puto, mund te them se nuk e ndotin dot jargavitjet e njerezve te tille.
      Per intervisten, megjithate, do sugjeroja vetem nje korigjim: Elefandi eshte nje teprim. Vertet shkaterron si nje elefand, por eshte nje xhuxh i mbushur me djallezi dhe mekate.
      Rrespekt te thelle per te!

  13. voica says:

    Citohet diku aty, gjate intervistes, qe mendimet(historike) Saliu yne i merr vete dhe rrethi i ngushte perreth tij i thone “amin”.
    -Sa keq e ndjej veten kur mendoj qe ne kete rreth nder te paret ne lidhje me kete ceshtje eshte dhe Neritan Ceka: d.m.th. Ceka i thote “ok” Sales per cdo brockull qe keput ky per ceshtje historie. Shume trishtuese, shume…

  14. Zogu dhe Berisha nuk do ti shpetojne "denimit" says:

    Satrapi-Zog njeriu kriminel qe mori pushtetin me dhune.
    Sal Bisha njeriu qe me dhune dhe pazare kerkon te shese Shqiperine per te sunduar.

  15. illyricum says:

    Normale, do te behet mbret i shqiptareve tani Saliu, nuk e kuptoni ju?!!
    Me referendum e fiton, numeron, numeron….. Ristani!!!!

  16. Erion says:

    Oh oh Puto ai qe i beri apologjine Enver Hoxhes sot po del ne mbrojtje te I Qemalit. Puto je komplet i manipuluar dhe si studius i falimentuar, prit Ramen ( nese vjen) qe te kesh ze ne studime, se gjithe karrieren tende duhet t’ja dedikosh Enverit dhe servilizmit tend!

  17. ZOGU DHE BERISHA NUK DO TI SHPETOJNE "DENIMIT HISTORIK says:

    Zogu dhe Berisha nuk do ti shpetojne “denimit” — 11 Korrik, 2012 në 4:24 pm

    SATRAPI-ZOG NJERIU KRIMINEL QE MORI PUSHTETIN ME DHUNE.
    SAL BISHA NJERIU QE ME DHUNE DHE PAZARE KERKON TE SHESE SHQIPERINE PER TE SUNDUAR.

  18. tironci says:

    Nuk e kuptoj kete profesorin.
    Osht ai qe per 50 vjet u ka thone shqiptareve se anijet angleze ne Kanalin e Korfuzit i kone hesh ne ere anglezet ose minat gjermone, tashi do me na mushe menjen se osht studius e pavarun.
    Ka shkru per Dullen tone jeten e tashi do me na thone se osht i pavarun.
    Keto lloj robsh nuk nrrojne as kur jone nje hap prej vorrit.
    Turp i modh!!!!

  19. Shpresa says:

    Zoti Puto na thuaj ëfar shërbimi ke kryer Hamit Meli,për Ilir Hoxhen dhe ku ndodhet tani ai?

  20. vlora_1912 says:

    Zogu mund te kete merita ne zhvillimin e shtetit te pare shqiptar, por meritat e tij erresohen shume me menyren se si edhri ne fuqi dhe fakti qe ja mbathi si frikacak, dhe si hajdut me nje pjese te pasurise se shiptareve, ne kohen kur populli dhe vendi kishin nevoje me shume se kurre.

  21. tourkofagos says:

    pune korrakesh,sikter milet……..

    1. beni says:

      e mori karjoli, e ke ngrene racionin e mengjesit?

  22. e verteta says:

    Puto !? Nje enverist puro 24 gradesh,i cili qe i shkathet te manovroi e te ndertoi fole edhe pas shembjes se sistemit te tij te adhuruar,ku vegjetoi duke pertypur pa turp cdo kafshate qe i vihej perpara…

  23. lili says:

    Pseudohistorian Puto nuk e ka fort punen me Zogun ,po ma shume me punen e tij 70vjeçare:aq sa lartesohet puna e Zogut aq behet mut historia e Putos,prandaj ky lufton me shpirt (enverist qe ka) kunder rivleresimit te mbretit Zog!
    ama sot pas ma shume se 70vjet prape hija e Zogut po e shqeteson pseudohistoranin tone:kjo per cdo historian te vertet do te duje me ngre shume pyetje pse kjo hije eshte ende kaq e fuqishme ne kujtesen e shqiptareve!

    1. beni says:

      Ja debilat, te etiketojne ende me targen e enverizmit po te jesh i sakte ne histori.
      Natyrisht qe historia ka dhe nje kosh plerash, ku bashke me Zogun dhe Berishen do futen dhe shume te tjere, per fat te keq.

    2. shpatar says:

      Paska lene shume gomer Mbreteria e Zogut.Ti o lili e ke emrin tamem me ate qe ne i thoshnim karroca e licit.Se cfare eshte karroca e licit pyete se do ta kuptosh.Fjalet qe thua per Profesor Puton futi ne xhepin e hajdutit dhe tradhetarit Zogu.Nxorret koken se po shihni Zogun e ri Sali.Kini te drejte se Saliu po bene me shume se cka bere Zogu.Por mos harro .Si me nje apo me dy epiteti nuk te hiqet.Ze ne goje se eshte komunist si Enveri.Le ta marrim te qene.Po me shpjego pak a ke degjuar ndonje tradheti apo vjedhje nga ky Profesor.Punoje gjithe jeten ne boten e shkences ku dhe njihet ne arenen nderkombetare dhe po pleqerron ne nje banese shume te zakonshme.Po Zogu dhe ata qe vijne nga pas a e di si kane jetuar dhe jetojne?.lili gjeje ndonje Mbret tjeter se dhe ky qe po pretendon te njejtin epitet ka .

  24. mekaniku says:

    Ka te drejt profesor se me ate popull te vdekur, dhe me nje opozit te turpshme, ose pal me shtetin mos prit gje tjeter,ne SHqiprin ton tani, esht ulur kembe kryq ASFALIA GREKE, dhe UDBja Jugosllave,dhe ju i nderuar dhe shum i rrespektuar profesor, e dini me mir se te gjith SHqiptaret qe zogun ne pushtet ne shqipri e solli ushtria jugosllave,SALI gruan gjith ashtu e ka jugosllave,ISMAIL BEUN I NGELET VETEM TURQIS TA KTHEJ NE IDENTITET, SE NE SHQIPRI ESHT FARE JETIM,profesor te gjith ata burra shteti dhe atdhetar qe i kan ber nder SHqiptarve dhe kombit, sot me shum se kurr jan te perbuzur nga vet shqiptaret,mund te themi me plot gojen esht koha me e turpshme e kombit shqiptar,

  25. Kostika says:

    Koha e zogut nuk eshte e larget. Pamvaresisht se cfare kemi lexuar, nga tregimet e gjysherve e baballareve tane, kohen e zogut e paraqesin mjaft mizerabel,ku sundonte varferia,malarja,analfabetizmi. Disa antare te ish partise se tij e paraqesin si kohe te arte, ku sundonte drejtesia. Nuk eshte keshtu.Edhe pse kishte nje kushtetute te perkthyer nga perendimi, ajo zbatoheshe me dy standarte. Zogu privatizoj prona per vete dhe ju fali obortareve prona, qe ishte prone e popullit. Ai braktisi vendin,duke vjedhur floririn, dhe tani pushtetaret tane i ngrene monumente dhe nipin e tij e mbajne si keshilltar, sikur shqiperia ka mbetur per mendjen e ketij pinjolli qe kur e degjon te flase shqip te ngjalle neveri.
    Zoterinj, mos e lodhni popullin per nje periudhe jo shume e larget dhe qe njihet nga tregimet e gjysherve tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje