Drejtuesit e Shtëpisë së Pushimit të Policisë në Durrës, e njohur ndryshe si “Kavalishenca”, kanë urdhëruar nënën e Presidentit të sapozgjedhur, Bujar Nishani, të ndërpresë qëndrimin në shtëpinë e pushimit të policëve për shkak se u duhej dhoma për dikë tjetër.
Një burim nga drejtoria e Shtëpisë së Pushimit të Policisë, i tha korrespodentit të gazetës Tema në Durrës se ditën e martë, drejtori i kësaj qendre, Musli Shala, pas kërkesës së ministrit të Brendshëm, Flamur Noka i ka kërkuar zonjës Nishani(nënës së Bujar Nishanit), të lëshojë dhomën në të cilën pushonte. Por, skandali është thelluar pasi për zbatimin e urdhrit nuk pranonte askush të angazhohej nga personeli dhe atë e kanë marrë përsipër dy kuzhinierët e qendrës së pushimit, të cilët i kanë kërkuar zonjës Nishani lirimin e dhomës.
Zonja Nishani nuk ka rezistuar edhe pse është çuditur nga vendimi dhe ka komunikuar me Drejtorinë e pritjes për të shkuar tek blloku i vilave të qeverisë.
Burime pranë Drejtorisë së Kavalishencës bëjnë të ditur se zoti Shala, drejtor i kësaj qendre, ka qenë i pushuar nga Bujar Nishani dy muaj më parë dhe gjesti ndaj nënës së tij është një shenjë hakmarrje. Sapo ministri i ri Noka i ka kërkuar një nder për një familje nga Kukësi, e cila kërkon të pushojë në Kavalishencë , Shala ia ka plotësuar menjëherë, duke u hakmarrë ndaj nënës së presidentit në detyrë. Nuk dihet nëse Noka do ta anulojë urdhrin e Nishanit për pushim të këtij drejtori ose jo, por ai shpreson të shtyjë dhe këtë verë si drejtor i Kavalishencës.
Zoti Nishani nuk ka reaguar ndaj këtij gjesti dhe ka sistemuar prindërit e tij në vilat e qeverisë, ku i takon të pushojë familja e Presidentit.
OOOHHH sa mire me qene LAAAARG kesaj SHqiperie e ketyre palo shqipetareve !
E ka ba Musliu ne kok te vet se Muli ka ken i xanun tuj u stervit!
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html
S’jane shqiptare.Jane Kuksian.
Shiko ti c’a thote artikulli,kish ardh 1 familje nga Kuksi,or taj.
Po pse i takon te pushojne atje? Apo se paguajne me shume taksa se une?A, harrova, ata jane te zinj dhe une jam i bardhe! Shtet legenash, pune Shalesh e shalaresh.
Lajm i sajuar alla tema
SA shqetesim na qenka qe nje funderine e shoqerise durrsake qe per fatin tone te zi i biri, rojtari i E. Hoxhes, monumentit, shpellari e beri presidente per turpin e tije por edhe tonin…..qe kjo mesimore na qenka larguar nga kavalishewnca qe i biri i saja e mbante gjithe vitin ne dispozicion te vete, dhe pa paguar asgje, ky skub pra na beri te na vij keqe per nje palo nene dhe grua por qe ka shansin te jetoi ne vila te bllokut…..u kthyen enveristet, ta dini……
Nuk e perkrah veprimin e drejtorit servil te konvaleshences dhe nuk jame per debimin nga dhoma ne kohen e pushimeve te asnje njriu por me duket e pakuptueshme se pse prinderit e cdo politikani bejne pushimet ne nje vend ku realisht duhet ti bejne piunonjesit e dikasterit te ministrise se policise ( se tani nuk i dime as emrin kesaj ministrie}. Habitem me faktin se zonja spaska bere asnje fjale por kerkoje te vinte te bente pushimet ne drjtorine e pritjes ne vilat e bllokut po themi. Po pse prone private e ka mamaja e presidentit qe nuk eshte akoma ne detyre ate dhome. Kur presidenti te jete ne detyre atehere i takon zonjes qe te pushoje ne vilat e ish bllokut. Pse ore ska hotele apo vende te tjera private qe na u dashka te na i beje pushimet me sa me pake leke te jete e mundur mamaja e presidentit te ardhshem.
Nuk eshte me pak leke, por eshte pa leke fare. QYL ne turqisht ode FREE ne anglisht. Une personalisht njoh familje qe vene nga Amerika dhe i bejne pushimet ne Kavalishence. Kur kthehen e tregojne edhe me mburrje ku kane qene, dhe ke kane pare. Nje nder ta eshte edhe vellai i Ponit.
Duket nuk kanë lekë dhe shkojnë të pushojnë bashkë me policët.
Fatkeqësisht është sëmundje e përhapur dhe shikon që njerëz të ndryshëm, pa asnjë lidhje me policinë apo ushtrinë shkojnë e bëjnë pushimet në kavalishencat e tyre, ndërkohë që vetë policat apo ushtarakët paguajnë privatin të paktën 30. 000 lekë të reja në 15 ditsh për pushime.
Le të kujtoj këtu se rroga e policave të thjeshtë shkon te 35.000 lekë dhe e ushtarakëve te 40.000. Gjithsesi është turp për ata që kërkojnë të shkojnë në vende të tilla për pak lekë më pak të harxhuara , si edhe për eprorët që i lejojnë gjëra të tilla të ndodhin.
Po nëna e Nishanit ta kishte folur me të birin para se të shkonte në kovalishencë. Duket, me sa thotë artikulli, se ajo e kishte filluar pushimin , por u detyrua ta ndërpresë. Dmth ajo kishte shkuar aty si në shtëpinë e vet, si te tokat e të atit. Se sikur është dhe nga Durrësi me banim.
Nqs ngjarja është siç shkruhet në sipër, më i sikletosur duhet të jetë vetë presidenti i sapozgjedhur !
Filluan qente e SRB-it ti skermitin dhembet njeri tjetrit…
gje normale:vilat nuk jane per baben ,nanen motrat dhenoret e nipat e ku ta di une kujt i teket me ardhe aty kur presidenti vete as nuk eshte aty… Privilegj nuk ka ne Republike!do kursejme pak ma shume keshtu e pushimet do t’i bejne aty ata qe veret i sherbejne shtetit!
duhet me kursye or tej se le qe nuk na ngelen lek per te vjedh po na duhet me pague kestin mujor te rruges patriotike
hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahzhagagzhahhahaajajajajajajaahahahahahahahahaha
po ky shtet shkerdhate ca buxheti ka x vilat…?????
Kavalishenca ka pronare familje te vjetra durrsake qe kane 22 vjet qe nuk i marrin dot pronat e tyre se shteti i quan si repart ushtarak.
Vine ca zorraxhinj dhe shijojn pronat e durrsakeve pa paguar asgje.
Shqiperi vend i mallkuar!
Akoma ka vila e kavalishenca per bllokqente?A nuk u dalin pasurit qe kane vjedhur?Edhe turpet s’kane te sosur.