Vend grumbullimi ku romët depozitojnë mbeturinat plastike (shishe plastike e kanoçe) që mbledhin nga kazanët e plehrave të Tiranës, gjatë ditës së sotme është shndërruar në një vend “përleshje” mes policisë bashkiake dhe romëve, raporton A1Report. Rreth orës 11:00 të mesditës, në pikën e grumbullimit që ndodhet pas burgut 313, tek shinat e stacionit të trenit, ka mbërritur kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha, i shoqëruar me dhjetëra policë bashkiake, një fadromë dhe një kamion i madh, të cilët, pavarësisht kundërshtimeve të forta të romëve dhe të pronarit që kishte këtë pikë grumbullimi janë futur brenda saj dhe kanë marrë motorat që ndodheshin në atë moment në këtë pikë grumbullimi dhe mbeturinat. Madje, në këtë pikë ka pasur edhe një “përleshje” mes kreut të policisë bashkiake Hoxha, i cili ka nxjerrë shkopin e gomës dhe ka filluar t’i ofendojë vetë romët. Ndërkohë që disa prej romëve të pranishëm në këtë moment tensioni kanë regjistruar gjithçka, pamjet të cilat i disponon A1Report.
Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak. Ata thonë se aksioni ishte i paligjshëm, kurse dhuna është e patolerueshme. Në deklaratën e tyre thuhet se është kërcënuar edhe një anëtar i Këshillit Bashkiak, përfaqësues i opozitës.
“Këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës kanë marrë sot denoncime të shumta nga pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët shprehen të shqetësuar për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga ana e zyrtarëve me uniformë të bashkisë së Tiranës. Sipas tyre, gjatë ditës së sotme bashkia e Tiranës në mënyrë të dhunshme ka organizuar një aksion, duke iu sekuestruar mjete motorike dhe infrastrukturën ku ata ushtronin veprimtarinë e tyre, pranë stacionit të trenit, pa lajmëruar dhe pa iu dorëzuar një bazë ligjore për ndërhyrjen e tyre. Sipas denoncimeve, zyrtarët me uniformë të bashkisë kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom të pranishëm në këtë territor. Ndërsa kanë kërcënuar edhe një anëtar të këshillit bashkiak të Tiranës, i cili ndodhej në vendngjarje, si përfaqësues i mandatuar, në solidaritet të banorëve. Ne i kërkojmë menjëherë kryetarit të bashkisë së Tiranës të ndalë çdo veprim joligjor, të ndalë dhunën ndaj pjesëtarëve të komunitetit rom dhe të mbajë përgjegjësinë ndaj shantazhit dhe kërcënimeve që një zyrtar i policisë bashkiake ka kryer ndaj Florian Pullazit, anëtarit të këshillit bashkiak të Tiranës, përfaqësues i opozitës,” thuhet në deklaratën e tyre.
“I kërkojmë organizatave jo qeveritare dhe Avokatit të Popullit të denoncojnë aktet e dhunës dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, siç po ndodh ndaj komunitetit rom prej disa ditësh nga institucioni që është për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo për t’i dhunuar ata. Qytetarët e Tiranës po paguajnë çdo ditë kosto të rëndë për buzëqeshjen e djalit që vodhi zgjedhjet për të vazhduar vjedhjen dhe dhunën ndaj qytetarëve.”
Romët janë ankuar se në biznesin e tyre të mbledhjes së kanaçeve dhe plastikave do të ndërhyjë Kunati. 1 kg mbetje plastike në pikat e grumbullimit në Tiranë shitet me 30 lekë. Çdo njeri që grumbullon nga këto mbeturina, sipas përllogaritjeve fillestare përfiton 800 deri në 1 mijë lekë në ditë. Por, interesi në këtë treg është i madh për kompanitë e mëdha, pasi në tregjet europiane ku biznes lëviz sipas çmimit të bursës dhe një ton mbetje të riciklueshme shkon në 250 deri në 300 dollarë. Nuk dihet ende cila kompani është e interesuar në Shqipëri për të marrë monopolin e këtij tregu, i cili deri më tani ka njohur disa zhvillime modeste dhe të kufizuara.
Policia Bashkiake, Tirane!
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/07/fruta-zarzavate-dhe-plehra-tirana-2012.html
Ne mbrojtje te Luli Bashes se Bashkise
jam edhe une…
Shkembeva disa fjale me nje bashkeudhetar.
Ja Luli ishte sebepi.
-E shikon me thote: Si ky njeri ri vetem duke qeshur?
Po i them!-C,te keqe ka…
E jo a derezi ma kthene,nuk e kam aty,
por Ai eshte Gey!!!
-Ketu u “tensionova” dhe ashtu me ze te larte ju pergjigja:-
Zoteri ketu je ne gabim.Askush nuk ka te drejte
te futet ne privatesine e tjetrit…
Edhe une e di,madje e dine te gjithe
se Lulin e kemi te tille.
Por e mira eshte qe sejcili
ta administroje Bythen sipas deshires se vet.
ndaj une jam ne mbrojtje te tij…
ku eshte ilir meta qe vajti dhe ju kerkoi voten para zgjedhjeve ????
ai ju premtosi shume.
te dali tani si hajdut qe eshte, dhe tju japi shpjegime.
Keto veprima jan ne kundershtim te plot me direktivat e udheheqesit ton:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Ti shqepin ne dru, sa te mos u mbaje me kurrizi, mbase heres tjeter nuk e shesin voten per 5 mije leke…
mir ju a bejne.ne votimet e vjetshme tek bregu i lumit ose josiv pashko njesia 11 i conin me furgona per te votuar u jepnin 2000 lek. e mbani mend si u permbys rezultati kur u numeruan kutite e laprakes.
per kulture nuk duhetqe te kete njerez te cile zbrazin koshat e plerave por kur behet fjale per shqiptare cmund te presim
lajme me koti nuk ka
Ndoshta do ishte mire qe ai vendi atje te pastrohej, por dhuna eshte e patolerueshme aq me teper qe ka shume menyra per te zgjidhur nje problem. Pastaj, pse Lulka eshte treguar kaq i ashper me romet apo tani qe ju mori voten dhe “kaloi lumin tha ju dhjefsha kalin”. Eh shiteni perseri voten te dashur rome per 5 apo 2 leke dhe do te perfitoni shume nga Luleza.
edhe me PLERAT nuk te lene te hash buke, po sikur te shitej edhe MUTI KUSH do behej ‘ bosi’ i tije???????????????????’
Edhe romet duhet te behen qytetare te denje te shtetit shqipetare, nuk mund te perdorim dy sandarte… nje per romet dhe nje tjeter per popullsine tjeter… jo Shqiperia eshte shume etnike dhe zbaton ne menyre perfekte gjithe fete dhe kombesite. Kurre nuk mund te degjojme vetem romet per vite me radhe per ndihma nga me te ndryshmet. Boll me ndihma sociale me njerez qe jane te afte. Asistenca sociale te perdoret me efiçense per njerezit ne nevoje qe nuk jane te afte fizikisht per te punuar. Ndonje dite keta romet do te shkojne te flene ne spital se skane ku te shkojne…. jo zoteri romet le te vene ne te s…. se jemi te gjithe si romet pak a shume, por me sakrifica te medha po jetojme, me pune dhe stermundime…
Jam shume dakort me juve Gazetari Daresise, nuk shkon dot ne nje lagje apo rrugice te Tiranes pa te pare syri dhe shkelur kemba mbeturina. Mjaft me se nuk vazhdohet keshtu. Jetojme ne nje qytet me njerez te civilizuar dhe eshte minimumi qe mund te pretendojme per ta mbajtur te paster.