Tritoli ‘rikthehet’ në modë. Pronari i lokalit të hedhur në erë: Do bëj vetëgjyqësi me bandën e gjobëvënësve

12 Korrik 2012, 10:32Politika TEMA

Nuk është vetëm Fushë- Kruja që tronditet rregullisht nga shpërthimet e tritolit. Kësaj here edhe Tirana e Pogradeci janë tronditur nga shpërthimet.

Një sasi eksplozivi shpërtheu në orën 3.00 të mëngjesit të sotëm në një apartament pranë “21 Dhjetorit”, në Tiranë.

Eksplozivi ishte vendosur në katin e gjashte të një pallati. Shpërthimi ka ndodhur në derën e apartamentit të çiftit Gani dhe Shpresa Qatipi.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale, por jo viktima. Janë dëmtuar edhe apartamentet e tjera pranë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik në gjithë zonën.

Policia që po heton ka si pistë kryesore hakmarrjen ndaj çiftit, të cilët janë të njohur për mashtrim, ndërsa dyshohet se janë përfshirë edhe në trafikimin e dy femrave.

Ndërkohë, një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar në Pogradec, ku është hedhur ne erë lokali i ish- futbollistit të qytetit, Gjergji Leka. Ky i fundit thotë se e di shumë mirë se kush e ka bërë këtë krim. Ai akuzon një bandë gjobëvënëse në qytet, të cilët nuk ngacmohen nga organet e drejtësisë. “Kjo ngjarje e ka fillesën më herët, kur dy persona më vonë gjobë 4 mijë euro, të cilën nuk e pagova. Ata donin lekët, por unë i denoncova dhe ata u arrestuan. Tani po hakmerren me mua. Por jo vetëm me mua, por edhe me familjen time. Ata më morën peng djalin dhe ma mbajtën peng disa orë nën kërcënimin e thikës, pasi dolën nga burgu. Kjo vetëm për tu hakmarrë ndaj meje. Nusen e djalit ma kërcënuan në rrugë. Plus të tjera dhe të tjera. Sot më vendosën tritol, nesër më vrasin fare,” thotë Gjergj Leka për GSH.

Ai thotë se rruga e vetme që i ka mbetur është vetëgjyqësia në një shtet që nuk funksionon.

Pas këtij rrëfimi të Lekës, mësohet se policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për shpërthimin e lokalit në Pogradec.

Andrea dhe Martin Olldashi, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç, banues ne lagjen nr 1 Pogradec dyshohet se janë autorë të shpërthimit të ndodhur rreth orës 02:30 të mesnatës së djeshme.

3 komente në “Tritoli ‘rikthehet’ në modë. Pronari i lokalit të hedhur në erë: Do bëj vetëgjyqësi me bandën e gjobëvënësve”

  1. NUk ka avokat qe i del ne mbrojtje Andrea dhe Martin Olldashit, prandaj i kerkojme kryeministrit Shqiperise z Sali Berisha dhe qeverise qe ka prangosur qindra grupe kriminale te rrezikshme… Shpresojme qe dhe kete bande morrash ta zhduke sa me shpejt. Qe te zhduken mostra te tilla eshte nje mirenjohje e madhe per gjithe kombin. Qe te vrasesh keta njerez zoti qe eshte lart te uron dhe te jep fat.

  2. Shqiperia ne BE .... ? says:

    Shqiperia ne BE ? ….
    Europa dhe Bota do kete probleme, pasi asnje vend ne rruzull nuk ka njerez shpellash qe mbajne me dhune pushtetin.

  3. kaluli says:

    Policia që po heton ka si pistë kryesore hakmarrjen ndaj çiftit, të cilët janë të njohur për mashtrim, ndërsa dyshohet se janë përfshirë edhe në trafikimin e dy femrave

    Cifti i njohur per gjtihe keto vepra penale dhe shijon jeten ne liri.
    Vend Muti!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje