Nga Taulant Balla
Deputeti socialist, Taulant Balla, shprehet se nuk është heqja e imunitetit ajo që e pengon luftën ndaj korrupsionit, por vullneti politik. Si shembull ai ka marrë djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin, që pavarësisht pasurimit të jashtëzakonshëm dhe përfshirjen e tij në afera të ndryshme, askush nuk e ka hetuar.
Prej muajsh kemi shprehur dakordësinë tonë për të kufizuar imunitetin dhe tashmë amendamentet e dakordësuara mund të jenë gati për tu përfshirë në paketën e ndryshimeve kushtetuese të këtij viti.
Ne besojmë që ndërhyrja në Kushtetutë është një proces që mund të bëhet vetëm një herë, jo vetëm brenda një viti, por një herë në katër apo pesë vjet.
Të paktën ky është edhe modeli dhe kjo është eksperienca edhe e vendeve të tjera.
Paketa e sivjetshme e ndryshimeve kushtetuese nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit.
Sepse korrupsioni në Shqipëri nuk mbrohet nga imuniteti, po nga Saliu dhe nga drejtësia e marrë peng nga Saliu.
Suksesi i luftës kundër korrupsionit nuk varet nga kufizimi apo heqja e imunitetit, por nga ditët e mbetura të Sali Berishës.
Çdo ditë që kalon Shqipëria nën sundimin e Sali Berishës është një ditë më shumë nën sundimin e korrupsionit.
I them sot çdo qytetari shqiptar se deri kur të rrëzojmë me votën e popullit qershorin e ardhshëm sundimin e Sali Berishës, Shqipëria do të jetë për fat të keq nën sundimin e korrupsionit, edhe nëse në gusht, shtator, apo tetor kufizohet imuniteti.
E di Sali Berisha që ty të lëviz amperi kur të përmendim Shkëlzenin, por Kushtetuta nuk thotë që fëmijët e kryeministrit kanë imunitetet.
E megjithëse pa imunitet, Shkëlzeni yt në Shqipërinë e marrë peng nën sundimin tënd është “mjelësi lopëve të zeza të korrupsionit në Shqipëri, madje po mjel qumësht edhe nga demat”.
Çfarë imuniteti e ka penguar prokurorinë apo ILDKP të hetojë mënyrën e pasurimit të djalit të Sali Berishës, i cili fiton brenda një viti sa buxhetet e përbashkëta të bashkive Librazhd, Përrenjas, Bulqizë, Gramsh.
Nuk ka qenë imuniteti, por dhuna institucionale dhe kërcënimi banal i Sali Berishës për lavire dhe horra bulevardi.
Qytetarë shqiptarë, Sali Berisha, familja, ministrat e tij, po i largojnë nga Shqipëria paratë e vjedhura nga korrupsioni.
Largojnë pothuajse çdo javë me avion nga Shqipëria shuma marramendëse parash kesh.
Do t’i merrnin edhe puset e naftës, minierat, lumenjtë dhe hidrocentralet, tokat në bregdet, po të kishin mundësi t’i transportonin jashtë Shqipërisë, por për fat të mirë këto pasuri të të gjithë shqiptarëve janë këtu.
As nuk mund t’i çojnë jashtë dhe as nuk mund t’i likuidojnë deri në qershorin e ardhshëm.
Do t’ia kthejmë shqiptarëve.
Do të hetojmë në çdo bankë dhe në çdo kasafortë, në Shqipëri dhe kudo në botë, dhe do t’i kthejmë shqiptarëve edhe paratë e vjedhura.
I them sot Sali Berishës që edhe licencën e Lotarisë Kombëtare, për të cilën more më shumë ti kesh në Vienë, sesa do të marrë Ministria e Financave, ne do t’ia kthejmë shqiptarëve.
Austrian Loteries është nën hetim për korrupsion në vendin e saj, ndërsa në Shqipëri blen 100 herë më lirë licencën sesa në Austri. Pra këtu jo vetëm që duhet hetuar, por duhet bllokuar me çdo kusht.
Dua t’i drejtohem sot edhe kësaj kompanie dhe i them se ne do të kërkojmë një hetim të plotë për korrupsion ndaj këtij subjekti.
Një hetim të plotë në Shqipëri, në Austri dhe kudo gjetkë janë zhvilluar biseda, janë bërë pagesa dhe janë dhënë ryshfete.
Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat.
I them sot kompanisë Austrian Loteries që tender-komedia e Ridvan Bodes nuk vlen, ndërsa licencën që kanë ra dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve.
Nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’iu merret një pronë publike prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka ra dakord Zeni.
I them edhe bosit të kompanisë Austrian Loteries zotit Friedrich Shtikler, se do të hetohet njëlloj edhe në Shqipëri, ashtu siç po hetohet aktualisht në vendin e tij në Austri, sepse vitin tjetër nuk do të jetë më Zeni me imunitetin e babit.
I them sot edhe Ridvan Bodes, hiq dorë Ridvan nga tender-komeditë e paracaktuara, se nuk do të qasin as në Rakickë më me gjithë këto paudhësi që po bën.
“Çfarë imuniteti e ka penguar prokurorinë apo ILDKP të hetojë pasurimin e Shkëlzen Berishës”
IMUNITETI I BABËS!kush tjetër!
ashtu si ka ndihmuar për tiu dhënë tenderat,shtruar rrugët,shtrimin e ujsjellësit,shitjen e zonave ushtareke e shumë e shumë të tjera!
për shkërdhenin rroftë baba,për një pjesë të kosovarëve rroftë baca!
te jene te verteta ato qe thone gojet e liga per te?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
shpresojme vetem te mbani fjalen.
se pas zgjedhjeve te 13 vijne te tjerat me radhe,2015,2017.
populli nuk haron.
Po,ç’qeshor o Taulant.Ky kafshe kryeminister duhet rrezuar nje ore e me pare,se po e late deri ne qeshor,do t’ia u jape vete me deshire ai,sepse nuk do te kete mbetur gje tjeter per te vjedhur e privatizuar.Sa per ate rikthimin e pasurive te vjedhura,shpresoj te jete e vertete,por me duket ca si e pamundur qe gjithe keto vite keta vampire qe na kane vjedhur te mos kene mbuluar gjurmet e vjedhjeve te tyre.I dine te gjitha marifetet e humbjes se gjurmeve keta mafjoze.Si veshtire me duket qe te gjenden fijet e oktapodit shqiptar.Mgjith shpresoj te jete ashtu sic thoni ju.
Andej nga ne ne Gjirokaster i thone se e ka penguar Pilli i Lirise.
Po PSE O BURRE DO PRISNI DERI NE QERSHORIN E ARDHSHEM??
sa qershore e korrikë kemi pritur e kaluar aq të mira qofshin!dhe tjetri do të hikë si të më parshmit,por të paktën të shfryjmë dufin!tjetër stë lë rama me bo!
Fitues imagjinare te PS-se! Nuk jeni as te paret as te fundit, qe premtoni brockulla te tilla. E filluat me Fatos kumarxhiun dhe nuk e di se me ke do ta perfundoni. Fitoni nje here zgjedhjet, pastaj te shohim, sesa k….qe keni te prishni kontrata me firma te huaja. Jo me vone se kjo deklarate e sotme, ambasadoret e vendeve perkatese do te kerkojne garanci per vazhdimin e “investimeve” te fuqishme nga kompanite e vendeve te tyre. Na tregoni nje here me llogjike te ftohte dhe argumente se si do t´i anulloni kontratat te cilat juridikisht jane brenda normave. Prandaj mos filloni te hidhni edhe ju bomba me tym, per te bindur delet e PS-se dhe perkrahesit e tyre se ju jeni e vetmja parti qe do na zgjidhka rrumpallen e krijuar ne Shqiperi, pjese e se ciles eshte edhe PS-ja. Ju jeni qeni qe leh, po nuk te ha. Deri tani keni bere nje vrime ne uje, duke filluar qe nga dita kur u futet (ose ju futen) ne parlament. Me ju po tallen jo vetem Sala dhe shumica e shqiptareve, por edhe te ashtuquajturit miq nderkombetare, qe nuk i rref palla se cfare premton Rama, Brace, …….. dhe Balla.
Sa serb i shemtuar. Tema kujdes me keto foto se na ngjallin urrejtje. Jemi njerez te mire ne shpirt prandaj…
Jo amperi ti luje salikalit por avash avash po e lejne ene trute(ngeli t’u I ra te fiket nga krizat e nervave,neurotic qe merr ilace nga koleget neurolog per fillesat e delirit te madheshtise.etj……..) po te jeni te zgjute ju te PS zbulojini ku I kane fut leket e pasurite kto familje zorraxhish qe u bene zengjin me pasurite e ketij vendi qe qelb iu bofshin deri 7 brezash.Gjejini o balla leket se kur te vini ne pushtet do e gjeni arken e ketij vendi jo me lek por me m….
taulant mire i thua keto , por duhet edhe te veproni, seju flisni dhe ata makutet bejne miliarda se keshtu ndodhi edhe ne greqi, te gjithe e dinin qe politikanet vidhnin dhe asnjgje nuk behej, derisa na doli ish ministri i mbrojtjes se greqis me vila anemban botes dhe para kesh te vjedhura, dhe jo vetem ai, llafe kemi njezet vjet qe degjojme……….!!
Taulant! Ke ngelur nga te paktet qe te pakten ben me korrektese detyren tende(ne opozite). Kontratat prishen edhe me nderkombetaret,edhe te kopsitura juridikisht pamvaresisht se ne komentin e tij bla-bla qenka tra-la-la pretendon fiximin njehere e pergjithmone! Duhet te jete te grupi Zamos.
Z. balla,zgjoje pak nga gjumi kryetarin se po pret si teotia e Konfucit kufomen e kundershtarit politik ne breg te lumit. Kujtoji se kufomen e tij nuk duan shqiptaret ta presin ,duan ta kthejne vete ne nje kufome politike sepse po q qelb gjithe vendin ,kudo qe shkel.Thuaj kryetarit dhe nje gje tjeter: Zgjedhjet e parakoheshme duhet ti kishte kerkuar me kohe,apo pret te na rrenojne komplet e pastaj te fitoje per bythen e vet. Cdo dite ka skandale qe mund te bjere cdo qeveri tjeter ne cdo vend te europes,por mre kusht qe ka nje opozite ne krye te detyres!
DUHET SHPERNDARE PARLAMENTU ‘WIKILLIKS’,KRIMI MBESHTETET NGA JASHTE
Qendrimi i ‘opozites’ nuk justifikohet te vegjetoje pa kerkuar çdo dite zgjedhje te parakoheshme ,OSE KORRUPSIONI FLE EDHE NE ‘GJIRIN E SAJ’KU ME PARE FLININ BABALLARET E KORRUPSIONIT ILIRJANET ME EMRAT FATOS E TERE NDJEKESIT E TYRE.TOG FJALT ‘PRESIDENT’,IMUNITET”STATUS’INTEGRIM,INTRIGIM JANE PJESE E PROJEKTIT PER TA MBAJTUR GJALLE KRIMIN E KORRUPSIONIN QE POPULLI I LODHUR TE MOS NGREJE KOKE KURRE.
-PARLAMENT ME 50 BURRA SHQIPETARE JO ME TEPER SE 2 HERE TE ZGJEDHUR NGA POPULLI-KUSH NDIHET SHQIPETAR E ME VLERA TE LARTA ETIKO MORALE POR KA ME TEPER SE 2 LEGJISLATURA TE KANDIDOJE I PA VARUR.PO NUK PRITEM TE TAKOJME FUNDIN E PUSIT.
Keshtu premtonte sala dikur,qe do ua merrte te gjitha pasurite bllokmenve e bijve te enverit(por lundronte dhe”lundron”ne varken komunisto-mafjoze,pa ju trembur qerpiku)do zoti e keni me ime(megjithe mend)zoti balla!atehere do merrni 70% te votave jam i sigurte.
O deputete socialist pse mereni me llafe Bodja po mer vilen e dyte ne austri dhe ju prisni qeshorin tjeter qe te veproni nga ne kesaj i thone prite gomar te mbij bar.
kjo qeveri nuk do rezuar me votime…boll —-jo ‘.. ky sali berisha duhet te largohet me ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME….EDI RAMA te thote po ka ”’bythe”’ose te hapi krahun….
U ndje dhe Taulanti? Do i ken mbyll ndonje biznes qe fillon e hakerrehet…
Po nuk u fut ne burg Shkelzeni bashke me familjen e Berishes …kurre nuk ka per te marre pushtet opozita. Nuk e dime a kane me fuqi ata qe kemi akome neper gjykata gjyqtare, sepse tani qe na iku dhe Topi … nuk ka njeri me fuqi te beje padhesi, sepse Saliu te fut ne burg dhe te fut dhe dajak. Ejj hajde fol me demokratet tani, do te zevendesojne dhe fshesaxhijte te gjithe ne presidence, shik, kryeprekurori, gjykaten e larte e kudo. Tani keta te pa udhe na lane lakuriq fare… Eh çna bere more Edi se te kishim Fatosin do ta kishte biseduar me Saliun ai qe te na linte dhe ne nja tre vjet qeveri. Tani ska me as nje shprese manipulimi qe te fitojme dhe ky uruar popull ka lajthitur fare mbas Saliut. ja ka prishur mendjen Saliu me Naton dhe Europen, me rruget, spitalet shkollat, ujin, dritat, jetesen e çdo gje tjeter qe nuk e kishin ne 2005 dhe sot e kane. Ehhh Edi çna bere.
Taulant,
Mos more shok se trondite dhe trembe boten!kur ke thene ndonjehere te verteta,o shoku Taulant,qe te besojme se po e thua sot?Te vetmen cilsi qe ju i njihni politikes eshte genjeshtra.Por politika ka edhe cilsi te tjera o fshatar genjeshtar.Kuptohet kush jan ata qe mund tu besojne,ose bejne sikur u besojne juve,sic jan komentuesit e me siperm,si nje far brigada8s i kohes se partizanllekut,apo nje far “dua pune”,te cilit nje djalosh,qe kujtedo tjeter do ti binte ne sy bukurija dhe pastertija e asaj fytyre,atij i duket e shpifur…Keto jeni ju qe pretendoni te ktheheni perseri ne pushtet dhe “ta ndrisni”