Ndalohet të fusë në Britani çantën e saj iguana

4 Gusht 2012, 11:27Lifestyle TEMA
Ndalohet të fusë në Britani çantën e saj iguana

Një britanike u ndalua në aeroport, pasi po kthehej nga Maroku. Autoritetet doganore i konfiskuan asaj një çantë, që ishte bërë me lëkurë iguane.

Sipas tyre, lëkura e kësaj kafshe përfshihet në listën e kafshëve të rrezikuara dhe është e paligjshme që të futet në Britani.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar të gjithë turistët britanikë që të mos sjellin në vend çanta me lëkurën e kafshëve të rrezikuara.

“Mesazhi im i thjeshtë është: mos e bëni,” deklaroi një zyrtar i aeroporteve.

Ai tha se gjëja më e paktë që mund të bëjnë është sekuestrimi, por mund të ketë edhe padi për këtë çështje.

“Thjesht pse e blini legalisht në një vend, nuk do thotë se mund ta fusni në Britani,” deklaroi zyrtari.

6 komente në “Ndalohet të fusë në Britani çantën e saj iguana”

  1. Albana Mustafaraj says:

    Po gjysma e materialeve te pasarelave te modes me lekure kafshesh ne rrezik jane. perse nuk ndalojne pasarelat keta?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/07/john-galliano-fall-2012.html

  2. templari_antishpellar says:

    Fusin ne Britani Putinin Alievin Berishen dhe ndalokan nje cante me lekure iguana. Qesharake

    1. Goni Tr says:

      hahaha, i madh je templar shpellar ?

    2. Agroni, Detroit, Michiga,USA. says:

      templar-shpellar…fillimisht te admiroj per idene e diskutimit te jot.
      Do te ishte shume dhe shume dhe shume e qarte (per mua)sikur te thoje :
      ” Fusin brenda Berishen dhe ndalokan nje cante me lekure iguana.”
      Mendoj une qe efekti kunder Berishes do te ishte maksimal..por ju e ndani efektin edhe me Putinin (le te themi se nuk e njoh shume mire) , gjithashtu me Alievin (le te themi se nuk e njoh shume mire ) dhe keshtu forca goditese kunder Berishes ndahet.

      Megjithate…te lumte pere idene…kam qeshur ha ha ha…

  3. hahaha says:

    vetem saliu eshte burre/mut shteti qe mund te ndaloje pasarelat!

  4. myvela dervisha says:

    budallalleqe !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje