PS: Ta thërrasim popullin të votojë për president të zgjedhur nga populli apo të emëruar nga partia

9 Gusht 2012, 18:18Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, deklaroi sot se kryeministri Sali Berisha e lexon mbrapsht Kushtetutën kur thotë se mund të shkohet në referendum pa u kaluar më parë amendimet në Kuvend.

“Në kulmin e krizës ekonomike dhe të rritjes së kriminalitetit, kryeministri Berisha hedh në treg propozimin për referendum lidhur me kufizimin e imunitetit, sikur palët të mos kenë rënë dakord dhe për një çështje që Kushtetuta nuk ja mundëson, pa u shprehur Kuvendi me 2 të tretat e votave të gjithë anëtarëve të tij, pra pozitë dhe opozitë së bashku.

Berisha nuk e njeh dhe nuk e respekton Kushtetutën ndaj edhe e lexon së prapthi atë. Referendum për kufizimin e imunitetit, mund të bëhet kur palët kanë mendime të ndryshme për të. Por palët në fakt kanë qëndrime të njëjta për të.

Ndryshimi i Kushtetutës lidhur me imunitetit nuk mjafton për të luftuar korrupsionin. Ajo që ka rëndësi është reforma në drejtësi, procedura jopolitike në zgjedhjen e anëtarëve dhe Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, një prokurori e pavarur dhe e pashantazhuar, barazi i gjithë zyrtarëve, deputetëve dhe ministrave me çdo qytetar në rastet e  gjykimit penal të tyre,” tha Hysi.

Deputetja e PS tha megjithatë se socialistët janë të gatshëm të shkojnë në referendum për çështjen e imunitetit, për paketën e reformës në drejtësi, që e propozon PS dhe për importin e plehrave. Ajo nuk përmendi marrëveshjen e detit për shkak se e ka kuptuar se nuk mund të ketë referendum për çështje të tilla.

“Nëse vazhdon të këmbëngulë se nuk ka nevoja për reforma në drejtësi dhe për pavarësi të sistemin gjyqësor, nëse nuk është gati të diskutojë dhe të votojë në parlament  amendamentet kushtetuese që kufizojnë imunitetit dhe forcojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor, atëherë  lë të vendosim me votë në Kuvend për të shkuar në referendum popullor dhe për drejtësinë të vendosë vota popullore.

Duke qenë se Kushtetuta kërkon që kur ka më shumë se një referendum të votohet në një ditë, e ftojmë kryeministrin Berisha të shkojmë në referendum së bashku me atë kundër importimit të plehrave, kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi,” tha Hysi.

“Na vjen mirë që të ketë referendum për të marrë miratimin e ndryshimit kushtetues që ne vete kemi propozuar për imunitetin.  Padyshim do ta mbështesim dhe do t’u bëjmë thirrje qytetarëve të votojnë pro.

Por ky do të jetë një rast i shkëlqyer për të debatuar në sy të qytetarëve edhe ndryshimet e tjera që Berisha nuk do që t’i debatojë.

Le ta thërrasim popullin te votojë për President të zgjedhur nga populli apo President të emëruar nga partia në pushtet; për Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur me shumicë të cilësuar 3/5 në parlament apo për prokuror të partisë në pushtet; për gjykatës të zgjedhur po ashtu me 3/5 nga parlamenti apo të imponuar nga partia ne pushtet.

Le ta pyesim popullin për drejtësinë që kërkon me plot të drejtë dhe le të shohim si do përgjigjet ai!” vijoi deputetja socialiste.

10 komente në “PS: Ta thërrasim popullin të votojë për president të zgjedhur nga populli apo të emëruar nga partia”

  1. DANGALLI says:

    se mos dhate noi emer ju,gjumashet

    1. shpati says:

      Si gjithmone keta NGORDHALAQET E EDI RAMES 1000 hapa prapa Sali Berishes!!!
      Asnje IDE,ALTERNATIVE,PADI PENALE KUNDER KRIMEVE PA FUND etj,por vetem replika me deklaratat e Berishes!!!
      Sikur Berisha te ishte ne opozite dhe te kishte ne dore KAQ SKANDALE,KRIME DHE SHKELJE KUSHTETUESE APO FALJE TE DETIT SHQIPTAR,SIC KANE KETA OPOZITARET TANE SOT,DO T’U KISHTE VENE FLAKEN ME KOHE!!!
      KJO NUK ESHTE OPOZITE!!!
      IKU DIKTATURA KOMUNISTE ,ERDHI DIKTATURA FASHISTE!!!
      IKU ENVERI,ERDHI HITLERI!!!

    2. Vlora says:

      vendit po i del flaka, keta meren akoma me budallalleqet e berishes gjoja imunitetin.

  2. SALI GERDALLA says:

    Populli votoi ne 2007, 2009 po ju nuk e mbrojtet dot voten e popullit.
    Po tani qe Sali gerdalla i ka te gjitha pushtetet ne doren e tij?!!!
    SHUME KEQ PUNA!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html

  3. Andon says:

    Po qe presidenti te zgjidhet nga populli, pse e perdorni si kersenim ndaj Berishes, perse nuk e keni thene me pare?
    Presidenti duhet te zgjidhet nga populli, qe te mos bejne pazare oartite qe kane hyre ne parlament. Edhe keta perfaqesues te popullit, perfaqsojne pjese shume te vogla te popullit, familjet e tyre dmth.

  4. misionari says:

    PS duhet te kerkoje urgjentisht anullimin e nderhyrjeve te bera ne Kushtetute pas kompromisit Rama _Berisha me 21 prill 2008.

    1. DAJA says:

      Opozita ?????????????????????????????????

  5. Ngjalaaaa says:

    O zyshe deputete! Nje pyetje kam une. Po t’i kishte fituar zgjedhjet PS ne 2009 a di te me thuash si do ishte zgjedhur presidenti? Se me ckujtojme ne populli ishte i mencuri Edvin qe hapi rrugen per Nishanlline.

  6. Era says:

    Shpejt u kujtove moj PS e dashur. Sapo Berisha hodhi idene e referendumit per imunitetet u kujtua se edhe presidenti duhej te zgjidhet nga populli. O popull, sa here do flasim me emrin tend. PS-ja eshte kantadisur si kotec pulash, vetem kakarise dhe ndonjehere bene ndonje veze te prishur. Ne djalle vafte me gjithe politiken tuaj!!!!

  7. Jeku05 says:

    Doli dhe kjo zysha, sherberorja e fatnir xhafes. Po ik mi zyshe ske lidhje ti me politken. Me tipa si ty, shegushe e fatmir xhafen rri saliu 100 vjet ne pushtet. Mos u merrni me budalliqet e imunitetit por me hallet e verteta te shiptareve. Nuk kemi hall se ke do zgjedhne fatmir xhafa apo edi rama prokuror, por si do luftohet kjo qeveri. Me deklaratat tuaja fshin by…saliu. Thuaj dhe rames te bej ndonje ciu ciu dhe mire jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje